E merkure, 30.04.2025, 09:59 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Halil Gashi: Përfunduan takimet dy ditore tradicionale Takimet vëllazrore

E hene, 26.04.2010, 09:47 PM


Përfunduan takimet dy ditore tradicionale Takimet vëllazrore

 

Të lidhim fortë miqësit dhe fijet tona përbrenda kombit

 

Nga Halil Gashi

           

             Në dhjetëvjetorin e Shoqatës  se vllazërisë Kosovë-Malësi e madhe “Martin Dreshaj” edhe në kte vit u mbajtëmn takimet tradicionale “Takimet vëllazërore Kosovë Malësi e Tuzit”, në të cilin muarën pjesë ansamblet e këngve dhe valleve  “ Visarët e Krrabës” Tiranë, “ Shpetimi nga Medvegja, Majat e Karajfilave  Plavë dhe Guci si dhe ansamble, poet  dhe veprimtarë të kauzës shqiptare  nga Kosova.Afro 100 pjesëmarrës të ketij manifestimi  mbarëkombëtar   për dy ditë më rradhë prezentuan  para qytetarve të Pejës, Istogut dhe Deçanit ,tërë koloritin e vlerave dhe të trashigimisë kulturore  te trevave  shqiptare  nga Malësia e Tuzit,  Shkodra ,Tirana dhe Medvegja , pra nga trojet tona  gjithandej kahë  janë.

 

            Më defilimin në qëndër të komunës se Istogut dje filloi manifestimi tradicional“Kosovë Malësi e Tuzit”ku afro 100 pjesmarrës  nga trojet etnike shqiptare , pezenuan tërë atë koloritin e vlerave kuturore të shqipatreve më të gjitha specifikat që kanë krahina të ndryshme të trojeve tona.. Pjesëmarrësit e këtij  manifestimi i priti nënkryetari i komunës se Istogut  Haki Rugova i cili i pergzoi për vlerat e prezentuara duke shtuar se takime të tilla  janë gjithëherë në funksion të forcimit të lidhjeve të fijeve të kombit të cilat ishinë gjatë të shkëputura , apo vazhdojnë akoma të jenë të nadarë  duke aluduar në trevat e  Kosovës lindore . Kte Karvanë të vllazërisë shqiptare dje në Istog e përshendeti edhe Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe i përgzoi  pjesmarrësit dhe organizatorët për keto takime të cilat janë në funsionë forcimit të lidhjeve tona brenda  kombit.

Karëvani i Vllazërisë se ketij manifestimi në orët e pasditës vazhdoi prezentimin e tijë në Qëndrën e qytetit të Pejës, ku u pritën dhe u përshendetën  nga shumë qytetar Pejanë .Ata i priti dhe ju deshiroi mirësearrdhje edhe kreu i komunës se Pejës dr. Ali Berisha i cili vlersoi lartë kultivimin e vlerave tona kulturore të cilat më tërë diverzitetin e tyre na bejnë më të pasur shpirtërisht si një kombi cili në këto treva përherë ruajti më fanatizëm vlerat e tija më të cilat u identifikuam si shqiptar gjithëandej kah jemi, duke ju qëndruar të gjitha furtunave që dashten të na zhbijnë nga keto treve . Pjesëmarrësit e ketij manifestimi vuan buqeta lulësh pranë shtatores se Shkelzen Haradinaj në qëndër të qytetit duke u përkulur para të gjithë atyre që ranë në luftën çlirimin për e Kosovës. 

 

Në ditën e dytë ky karvan i vllëzërisë vizituan  Gllogjanin dhe në Kompleksin Memorial të deshmorve të kombit bënë homazhe dhe vuan kurora lulesh duke nderuar jetën dhe veprën e të gjithë atyre që ranë në altarinë e lirisë , ata të cilët më luftën e tyre bënë që fijet e kombit gjithë kah janë të lidhën fortë që ka berë të mundur  të jenë ata  sot këtu për te  nderuar jetën dhe  vepren e tyre.Më pas ata i bene vizitë familjes së madhe Haradinaj dhe i ndanë  një mirënjohje të veçantë   për sakrificën sublime  në sherbim të lirisë  së kombit  dhe Atdheut.

 Më koncertin e përbashkët të pjesmarrësve të ketij Kravani dhe të shoqërive kulturorë në Deçan , përfundoi ly takim dy ditor të cilët i falenderoi për vizitën komunës se Deçanit kryetari i kësaj komune  Rasim Selmanaj.

 Në fund të këtyre takimeve koordinatori i tyre Rrahman Jasharaj vlerson  se ky Manifestim Tradicional u mbajtë në kudër të shumë jubileve të kombit si dhe të dhjetëvjetorit të themelimit të Shoqatës  se vllazërisë Kosovë-Malësi e madhe “Martin Dreshaj” e cila për keto dhjetë  vitë të punës se sajë kishte motiv thelbësor që të ruajmë dhe kultivojmë vlerat tona  të trashigimisë kulturore, të lidhim fortë miqësit tona përbrenda kombit ,  edhe më ato pjesë të trupit tonë që kanë ngel tani më jashtë dy shteteve shqiptare , në Mal të zi dhe Maqedoni, të lidhim fijet tona edhe më mergatën tanë gjithëandej kah janë shqiptaret në Evropë dhe në veqanti në Amerikë ku atdhedashuria bëhët gjithënjë e me e madhe dhe krenaria të jesh shqiptar bëhët gjithnjë e me e fuqishme .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx