Kulturë
Demir Krasniqi: A do t’ vjen ndo ‘i herë ndo ‘i ditë
E enjte, 29.04.2010, 08:22 PM

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punës:
A do t’ vjen ndo ‘i  herë ndo ‘i  ditë ,
Kur do t’ dalim me shetitë ,
Prej një sheshi në një shesh –
Kur s’ do  t’  ketë lypsarë mes nesh ?!
Kur në shi , n’ akull e  n’ borë –
S’ do t’ ketë njerëz pa këmbë , pa dorë!...
Kur në  sheshe e  n’ rrugë të ngrira –
S’ do t’ ketë njerëz  me duar të shtrira !
Kur në rrugë t’ qytetit tim –
S’ do t’ ketë ma fëmijë jetimë !
Kur mbi rrugë me akull ngri –
S’ do t’ ketë nëna me fëmijë n’ gji!
Kur mbi akull e mbi asfalt –
Nuk do t’ shtrihen lypsarë sakat ,
Që me zë kërkojnë lëmoshë
Për t’ blerë bukë, për t’ u shëndoshë!
A do t’ vjen ndo  ‘i herë ndo ‘ i  mot –
N’ fytyrat  tona t’ mos ketë lot ?!
T’ mos ketë vuajtje e dhembshuri ,
Të ketë buzëqeshje e  dashuri ?!
A do t’ vjen ndo ‘i  kohë pa dhunë –
Kur s’ do t’ ketë njerëz të pa punë,
Kur s’ do t’ ketë sëmundje e uri ,
T’ ketë shëndet e lumturi ?!
A do t’ vjen ndo ‘i herë ndo ‘i shtet –
Kur rinia me fakultet
Nuk do t’ ikin në kurbet ,
Do t’ punojnë në vend të vet ?!
                                                Teksti, muzika dhe interpretimi:
Gjilan, më 29.04. 2010.    Demir KRASNIQI

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










