E shtune, 03.05.2025, 08:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Këze (Kozeta) Zylo: Argjendari shkodran, Pashko Berisha që i dhuroi Papa Gjon Palit të Dytë “Zonjën e Shkodrës"

E merkure, 28.04.2010, 09:59 PM


Argjendari shkodran, Pashko Berisha që i dhuroi Papa Gjon Palit të Dytë  “Zonjën e Shkodrës"

 

Ripublikohet me rastin e 17 vjetorit te vizites se pare te Atit te shenjte Papa Gjon Pali i Dyte.

 

Nga Këze (Kozeta) Zylo

 

            Rastesisht ne mjediset e kolegjit “Globe Institute” duke lexuar gazeten “Illyria” dhe nje nga artikujt e shumte te gazetarit te mirenjohur “Dalip Greca” me afrohet  prane tryezes se punes, nje student shqiptar. 

Duke diskutuar midis te tjerash per hallet e shumta, e vecanerisht per problemet qe hasim ne emigrim, veshtrimi i tij shtang ne fotografine e Prijesit shpirteror te botes, Papa Gjon Palit te Dyte, te ekspozuar ne gazeten “Illyria”. 

Me nje emocion te fuqishem dhe me fjale te arta filloi te me tregonte takimin e magjishem qe kishte pasur me Atin e Shenjte ne qytetin e lashte dhe mbrojtesen e krishterimit, Shkodren.

            Emocioni i tij me hyri gjer ne palce te shpirtit, dhe me nje fryme mblodha dhe mjaft studente te tjere rreth nesh, per te degjuar rrefimin e Z. Pashko Berisha, lindur ne Shkoder dhe me profesion argjendar.

            Ai tregoi se ishte takuar me Papen me 23 Prill 1993 me rastin e vizites se Tij ne Shkoder.

Studentet qe ndodheshin perreth, edhe pse  ishin te besimeve te ndryshme, e degjonin me endje te madhe. Pyetjet e tyre ishin nga me te ndryshmet.  Ja disa:

            Nje studente e huaj simpatike nga Ekuadori zonja Ramirez e pyet se si u ndjeve ne takim?

Argjendari me nje qetesi olimpike qe e karakterizon, u pergjegj se kam qene me gruan time dhe ishim shume te emocionuar, por qe ne momentin qe u gjendem perballe atij njeriu te madh, miresia dhe paqja qe rrezatonte ne figuren e tij ate dite, ne Kishen e madhe te Shkodres, solli tek ne nje paqe dhe qetesi te thelle shpirterore.

Fotografite e mrekullueshme me Papen, te cilat i ka dhuraten me te cmuar se sa punimet prej argjendi qe ka gati 31 vjet qe e ushtron kete profesion, kalonin dore me dore tek studentet e mrekulluar nga kjo bisede sa spontane aq dhe e ndjere.

            Nje student tjeter ish drejtor shkolle Z. Filip Peshtani e pyet se a te ndryshoi jeta pas takimit me Atin e Shenjte?

-Ai me lot ne sy thote se Bekimin qe me dha Papa, na ka shoqeruar dhe vazhdon te na shoqeroje familjen tone ne cdo dite te jetes.

Sa domethenese dhe kuptimplote jane keto pergjigje nga goja e nje besimtari katolik te ndershem Shkodran!

Z. Eduard Dilo pinjoll i familjes se shquar Dilo, nje student i apasionuar mbas historise dhe letersise shqiptare e pyet se sa kohe punove me dhuraten qe ja kushtove Papes?

Z. Pashko Berisha thote se e kishte filluar ne gjysmen e vitit 1989 dhe e kishte mbaruar ne fund te vitit 1989, plot gjashte muaj.

Nuk e kishja te lehte per ate kohe rrefen ai, te krijoja kete lloj vepre, duke ditur se edhe mund te rrezikohesha nga diktatura komuniste.

I jam mirenjohes gruas sime, motres e vellait me familjet e tyre te cilet kane ndikuar jashte mase per ta bere sa me te lehte realizimin e vepres.

            Nuk mund te rri pa permendur thote argjendari Pashko, dhe shoqerine e ngushte qe kishja une ne ndermarrjen artistike te Shkodres, te cilet e mbajten sekret, se neqoftese do te zbulohej punimi im “Zonja e Shkodres”, mund te me kushtonte dhe jeten.

Si rrjedhim, tregon argjendari, vepren une e realizova ne kushte shume te veshtira politike, por vullnesa e Zotit me ndihmoi qe kjo veper te realizohej pa shume probleme.

            Duke qene djal Shkodre, Zonja e Shkodres me kishte frymezuar hap pas hapi.

Dihet lidhja e forte shpirterore qe Papa kishte me zonjen e Shkodres dhe lutjet e thella qe ia drejtoi gjate gjithe jetes se tij, prandaj vendosa t’i dhuroj figuren e Zojes.

Nje e vecante tjeter me emrin e Zojes se Shkodres vazhdon ai, eshte kur Papa bekoi gurin e pare per rindertimin e Kishes Katolike te shkallmuar kazmerisht nga barbaret.

            Ndersa studenti humorist B.Gega me kenaqesi e pyet se ku e ke vendosur fotografine e Papes?

-Ai me nje buzeqeshje te thjeshte dhe me nje perulesi pergjigjet se e ka vendosur ne shtepi dhe ne dyqanin e tij te punes ketu ne New York.

Duke vazhdurar biseden me te e pyes se cfare ndjeve me humbjen e njeriut te madh me permasa boterore, Papa Gjon Palin e Dyte?

Ai shprehet se kesaj humbje te madhe i pergjigjem ne kete menyre:  “Mua prinderit me kane vdekur te rinj dhe po te kishja mundesi te zgjidhja per t’i ringjallur, prinderit apo Papen, une do te zgjidhja Atin e shenjte, si nje humanist, dhe luftetar i paepur kunder cdo dhunimi te te drejtave te njeriut ne bote”.

Z. Pashko ka dy femije, Jozefin e Kristianin, perkatesisht 15 e 9 vjec. 

Jozefi studjon ne vitin e pare te shkolles se mesme Frank Sinatra “Fine Arts” ndersa Kristiani eshte ne klasen e trete fillore.

Te dy jane te apasionuar pas artit te piktures.

            Z.Pashko duke qene i biri i nje mesuesi matematike dhe me pasion argjendarine, kuptohet qarte se kete profesion me shije te holle e mori nga tradita e tij familjare.

Po keshtu dhe nena e tij ka qene nje artizane shume e mire ne qendistari.

Ai pohon se eshte rritur ne nje familje te mbushur plot me shpirtin e shenjte dhe me besim te plote me Jezu Krishtin dhe mesimet e tij.

Kjo fryme vazhdon dhe ne familjen e re.  Ata shkojne rregullisht ne kishe se bashku me gruan dhe femijet e tij te mrekullueshem.

Biseda e ngrohte dhe spontane me argjendarin e mirenjohur Pashko Berisha do te ngelet ne kujtese per kohe te gjate nga bashkebiseduesit.

Duke perfunduar kete shkrim i uroj Pashkos dhe familjes se tij shendet, lumturi dhe e bekofte Zoti per tere jeten.

 



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx