E shtune, 03.05.2025, 10:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Shkurtë Kadriu

E marte, 27.04.2010, 09:56 PM


Shkurtë Kadriu

 

 

MESKOHË

 

Po e zëmë së më mbyti breshka

Më shqyen lepujt e fjalës

Rrënqethtas zgjohet mendimi,

gllabëron të shenjtën kokë

ulkonjë e mbarimit të vjetër

më ngjitet lehtas për trupi

sytrembur më vështron

gojëhapur më gërrhet

me shpirtin ç’akorduar

plas kohën e shkuar

në hartën e grisur.

 

 

PEISAZH I KOHËVE TË HUMBURA

 

E vrap me kohën rrotullohet

nata e papagallit plak

sydremitur, seç flet hëna

mbytë mërzinë pak nga pak

Di të tremb dhe nje shtrëngim

lak a fyt e fyt në lak

Hapa rrugën përtej zjarrit

Vrap e vrap e vrap e vrap

Zhurmë e rrotës së mullirit

Gurgullimë e përroit plak

Më mbush zemrën plotë me hove

Rak e tak e tak e rak.

 

 

HUMBJE

 

E qyteti më bëhet X

rrugët më janë fjalë

përdridhur me vetminë

ndiqemi hë për hë…

…e skuqet jeta

në këmishën e krimbur

symbylltas luan fati

në natën e zezë

ëndërrat mjegullohen

e pikë shiu s’ka.

 

 

FRYMA E SHKRIMIT

 

Thyhet numëratore kafshimi

E pjerrtas rri koka!?

…në mur improvizim perdesh

shqyen shenjat e fshehta

që vidhen dora-dorës

Libri im ka kokë njeriu.

Po gërvishtemi keqas

Në kokrra ëndërrash

mbarimi ngulfat rrotullimin,

futur në shtratin e heshtjes

 

po më vdes ngapak poezia.

Shpirti im

nuk fal, as vargu im

e pritet, e s’pritet

Ehuuuuu

sa rrallë e sa mallë

po më vret shtegtimi…

 

 

NJËHERË

 

Kam humbur të jem kohë

Kështu po nis fillimi

E ditkam ta bind veten

Për të harruar jetësisht

Po pse m’u dashka kjo

Tjetërsimi s’përkon me mua

 

 

HIDHËRIMI

 

Një gotë ujë dhe mollën

Ta përbijë një jetë

Rrëzohen muret e shpirtit si letrat nga dora

kështu po nis fillimi

Pikon lot në shpirt

Si ta them nuk di

Nuk ka mbledhje, zbritje

 

 

Krejt çka mund të them

 

Se te dua vargu im i ri

Pse nise kështu?!

Pa zë... me zë

në rrugët e përbotshme

Njerëzia vazhdon jetën

Ata nuk na njohin, ata nuk na shohin

E ne mbysim heshtjen

Me hapat si në vrap

Tak e krak e rak e tak

Po zë nga goja s’qitëm

Ne jemi një e vetes i falet

Po... rruga ish e gjatë e hapat

Si në vrap...

 

 

TË JETOJ

 

Më mban të gjallë

qiell i reve të zeza

që shëtisin hapësirën time

mbuluar me gur të thyer

Mos ma ndal rrugën e nisur

aromë trëndafili

më thuaj përjetë të dua vetëm ty

të njohin shtatë palë qiej

se ne jemi Unë, Ti nuk ka mes nesh

Këtu pat dicka që vargut s’i pëlqeu

U degdisa në lisin që kurrë se kisha parë

Për hirë të poezisë

trishtimi im i vjetër

më lerë të jetoj.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx