E marte, 30.04.2024, 10:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Diellza Krasniqi: Festa e Abetares në Nekofc të Drenasit

E hene, 26.04.2010, 09:56 PM


Festa e Abetares në Nekofc të Drenasit

 

Ishte ditë e Premte kur mua Mësuesja Nurie më kishte caktuar për ushtrime.

 

Ajo së bashku me disa nxënës kishte punuar disa kapela prej letres.

 

Ato do ti bartnin nxënësit që do të recitonin vjershen e shkronjave.

 

Pas disa minutash erdhi Mësuesja Meritë të cilen e dua shumë dhe me tha:

 

Nxanësja ime merre këte Skenar dhe shko në sallën ku rrinë arsimtarët që ta mësosh, sepse ti ke për ta udhëhequr programin për festën e abetares

 

sot. Unë shkova pa pritue fare dhe e mësova shumë mirë tekstin e shkruar.

 

Në sallë kishte ardhur edhe vëllau im dhe më shikonte se sa jam përgaditur. Pasi u bind se nuk kam tremë, i lumturë ai kishte dalur në koridorin e shkollës dhe ndihmonte duke fryer tollumbace për ta zbukuruar katin e parë dhe katin e dytë të shkolles tonë të re.

 

Ishin mbledhur të gjithë nxënësit e turnit të mbasditës dhe shumë prindër dhe pritnin me padurim fillimin e programit të kësaj feste.

 

Mësuesja më tha të bëhem gati dhe të filloi me moderimin. E përshendeta publikun dhe ftova klasen e parë të këndonin këngen e bylbylit, ciu- ciu.

 

Në vazhdim lexova emrin Endrit Kastrati i cili recitoi vjershen "Shkolla ime" dhe Flamur Plakaj që luajti bukurë me qifteli.

 

"Udhen e shkronjave " e lajmërova derisa nxënësit e klasës së parë pregaditeshin për të dalë prap në Skenë.

 

Me fytyrat e tyre pak të drojtura ata dukeshin shumë të bukurë. Në kapelat e tyre secili nga nxënësit e kishte shkronjën e vetë.

 

Pas kësaj paraqitje ata ia than prap të bashkuar edhe këngës për Abetaren. Mbas disa minutash filloi një gazmend shumë-shumë i mirë. Në ritmin e muzikës së mirë filluan te vallëzojnë klasat e para. Ata ishin të gëzuar dhe buzëqeshnin. Këto ishin momente të bukura që edhe unë me shoqet dhe shokët e klases time por edhe nxënësit tjerë, Mësuesit dhe prinderit e pranishem i përjetuam së bashku. Në fund të gjithë së bashku ,unë që moderova programin për herë të parë dhe ata që recituan, kënduan dhe vallezuan u pershendetem me duartrokitje të gjata nga të pranishmit.

 

Diellza Krasniqi,

nxënëse e klases IV,

Shkolla fillore "Bajram Curri"

në Nekofc të Drenasit

 

Këte përjetim timin e shkruajta me datën 16.04.2010 në ora 9 të mbrëmjes.    



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora