E diele, 28.04.2024, 08:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Edona Beqiri

E diele, 25.04.2010, 12:24 PM


Edona Beqiri lindi me 25.10.1991 ne qytetin e bukur te Gjilanit.

Eshte nxenese e shkolles së mesme ekonomike Marin Barleti,dega, Banka dhe financa.

Ajo jeton me poezine, merr fryme me te, dhe ndjehet e dashuruar pas poezive.

Gje qe e ben te kete besim tek vetja dhe ta dojë me shume jeten dhe optimizmin jetesor.

Kjo e shtyn te luftoj per gjerat qe i do, pa pengesa apo komplekse...

 

Pilo Zyba

 

 

 

DERI SA TA BEJ TE VETEN…

 

Kur pashiten valet

dhe siperfaqja baraspeshohet me cepet,

nata mbulon çdo gje…

 

Vet shpirti e ndien te prekuren e lengshme,

e merr ne thellesi plot mister

ne thellesine e qiellit ku ska fund as fillim…

 

E kjo nate, nuk ishte si te tjerat

cdo gje e perpiu balta e gjalle

dhe me përfshiu pameshirshem ne dramën e saj

 

Buzeqeshje kot ...flisje kot

ta marr a mos ta marr, hamendje ne vete

kryesorja, me u ba vullneti yt…

 

Eja hyr ne mua

klithte uni i shkelur prapa bebëzave të mija akull,

kembekryq ulu ne zemren time

dhe ndize nje cigare te serte

beje tenden dhe ik...mos baj dert per boshllekun qe po len pas…

 

Ne mua u terbua Deti i Vrerit

e lumenjet qe rridhnin fuqishem teposhte,

filluan te shterren…

 

Me thuaj

Çfar mbeti pa u thene ne ate uragan shikimesh

ne ate pranvere te pa ardhur ... dashurie

 

Veç dritarja po rrinte e hapur,

hynte freskia e marsit pa u ndier

e ti u betove

para Henes genjeshtare,

dora ime me nuk te prek

 

Pastaj e more Yllin e deshires nga galaktika fqinje

e hodhe diku neper shtat pale qiej

premtove si shprazje karikatori

pa u kthye ky yll pas , me dore nuk te qas ...

 

Por ti u lige ,

me rrembeve mua plot krenari

dhe theve te shkretin betim

Kur hyre ne dere, dera u hap si susami

e ti mbete i hutuar ne pragun e saj

te gënjejnë syte çuno ...udha te humbi mes degesh ne pyll

 

Nga epshi i se djeshmes

kembet me dridheshin, por nuk u liga para teje

 

Si nje gjarper me mbështjelle ne bel

dhe sme le te shkoj

kafshoje cmendurisht betimin mbi lekuren time

deshira dhe vullneti luftonin fyta fut në syte e tu

 

Veç puthja që mu ngjit ne buze plot pertese dhe pendim

sikur ta kishe lënë peng për borxhe koti

 

E gjiri i bardhe u çel, por zemra u mbyll perjete

te ndjeva te ftohtë ne brendesi te asaj nate

ate cast me dukej sikur vije nga polet

ngushellimi im

krejt kete ftohtesi e more ne vete ... kur ike

 

Kur dole jasht ngjarjes

plot pendim u rrenqethe ne vete,

mornicat shiheshin nga larg kur po ikje

as mua nuk me ngrohe zemren që po ndrydhej ne vete

 

Ah, zemra nuk e çon gjakun deri as deri te zogu i kembeve

Që ishin lidhë nyje diku lart nen kulm

E ti

Dukeshe gure i forte qe fjalen nuk e kthen pas

misteri i bardhe të rrembeu djal

më shkele sert

tek po e shfryje egon tende siper gurit te zemres time….



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora