E shtune, 27.04.2024, 06:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Mbi krijimtarin ë e poetit dhe publicistit Zeqir Lushaj

E shtune, 24.04.2010, 07:58 PM


MBI KRIJIMTARINE E POETIT DHE PUBLICISTIT ZEQIR LUSHAJ

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Emri i Zeqir Lushajt eshte hasur qe heret ne shtypin e kohes me publicistiken e tij,por edhe me krijime ne fushen e poezise,por ne kete zhaner me rralle.

Ai priti e priti shume gjate,eci pa u ndalur dhe akumuloi me dhjetra vjecare krijimtarine e tij,derisa te priste 60 vjetorin e lindjes e te botonte ne vitin 2009,6 librat e tij,nen okelion “ 6 libra ne 60 vjetor”,qe matematikisht I bie nje liber ne 10 vjecar,te pagezuara :

  1. Hija e vendlindjes,vjersha,
  2. Lisi i shkruar,vjersha,
  3. vdekja e varreve,vjersha,
  4. Dyqani i mendjes,shkrime publicistike,
  5. Pengjet,vjersherime,
  6. Fjala mbi tel,tekste kengesh popullore.

Zeqir Lushaj ka vite qe jeton e punon ne Amerike,e malli per vendlindjen,bjeshket,Grine,Tropojen dhe malesoret e ka pergojuar ne cdo varg e vjershe,duke stigmatizuar kurbetin…

 

Ndoshta fukaralleku,

( buka e gojes),

Na I dha rrugat.

 

Degdisja vazhdon –vazhdon,

Cdo dite e me shume,

Cdo dite e me larg.

 

E dhimshme,deri ne palce,

S’ka me shpirt ( ! ),

Ka…vec bark !

 

Libri i pare,Hija e vendlindjes,sic kuptohet edhe nga titulli,i dedikohet vendlindjes dhe shpalos kredon e tij :

Kam nderin,

Qe qyteti im,

Mban emrin e atij burri.

 

Kam nderin,

Kur them:

-Jam nga bajram Curri !

 

Apo te poezia “:Krenaria e fshatit tim”,ku citojme :

Mbas kaq vitesh mbush me mall,

Kthehem prap,plot dashuri,

Fatorino therret tek porta:

-Hajde shoke! – stacioni Gri!...

 

Ne oborr,tek shkolle e dashur,

Me con drejt rruge e fshatit,

Emir I saj Hasan Ahmeti,

Vra ne luften e Cabratit.

 

Nga stacioni,tek shtepia,

Tre here ndalem me nderim,

Para jush,te dashur vellezer,

Krenaria e fshatit tim.

 

Mbas kaq vitesh,mbush me mall,

Kthehem prap,plot dashuri,

Fatorino therret tek porta:

-          hajde,shoke ! – stacioni Gri !

 

Zeqir Lushaj,pinjoll i nje familjeje te njohur nga fshati Gri,lindi ne vitin 1949.Aty mbaroi edhe shkollen fillore,ndersa ate 7 vjecare ne fshatin fqinj,geghysen.Ne vitin 1967 mbaron shkollen pedagogjike ne Shkoder.Qe ate vit ,( maturant ),emir I Zeqirit shfaqet ne gazeten “Zeri i Rinise”,e me vone ne shtypin qendror shqiptar,pune e cila nuk u nderpre deri me tash,kur autori dhuroi “ 6 librat ne 60 vjetor”.

Mbas mbarimit te shkolles se mesme,punon disa kohe mesues ne Geghysen.Ne vitet 1970-1973 mbaron studimet e larta ne Institutin e Kultures Fizike “Vojo Kushi”ne Tirane.Ne qershor 1974 fillon pune redaktor ne gazeten “Zeri I Rinise”ne Tirane ku punon deri ne vitin 1977.pastaj kalon ne detyra te tjera me rinine dhe frontin.

Me gjithe detyrat shoqerore,Zeqiri mbeti gjithnje nje mik i mire i shtypit,nje bashkepunetor produktiv i tij.Pra ishte dhe vazhdon te jete me shume se nepunes,nje gazetar dhe publicist prodhimtar.

Qe nga viti 1998 Zeqir Lushaj jeton e punon ne Nju Xhersi te SHBA-se.Duke perifrazuar publicisti Sadri Rrahmani,keto fjale u shkruan”gur me gur” per Zeqir Lushajn,per te krijuar nj ide dhe nje prezatim te thjeshte te jetes dhe krijimtarise se tij te vrullshme.

Ne I urojme suksese ne krijimtari dhe kthim te shpejte ne vendlindje.

Ndaj duke kujtuar nje poezi me titull “Dy Ndocat”,po mbyllim kete kushtim me vargjet

 

Perpara kulles se Sadik Selmanit,

Qe me ndjenja te holla ,

Kane shkruar poetet,

 

Kerpurdha duken vilat ,

Ku u rriten Zeqiri e Nuredini,

E me zero te madhe

Shumezohet kuleta !

Shembull:

Dy vellezerit Nuredini e Zeqiri,

E dy Ndocat,

Gjetja e Papleka… 



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora