Kulturë
Cikël poetik nga Neki Lulaj
E premte, 23.04.2010, 09:56 PM
Neki Lulaj
KAHË
Gjatë tërë natës bredhi vetëm,
për t‘i vjelë,ato kujtimet e mia,
vjeshtë,dimër,acar e furtunë,
vite bore,greminë, robërije.!?
Plotë peisazhe,na qenka jeta,
bredha labirintheve gjithë kund,
gjurmë të pa shlyeshme, gjak e helm,
pranvera të shkurtëra kohë e brez.?…!
Strezi i borës ,humbte gjurmët,
vuajtje e bardhësi andej pa fund,
mllefi i vuajtjeve,me ngelën në shpirt
që nuk shlyhën kurrë jo kurrë!
Ato bashkë me mua,i bartë mbi supe jeta.?
s`ka gardhiqe mbi Oqeane,
ah qu treta në dhena të huaja,
pa gjuhë,pa hymn as pa flamur,…..!
GJYSHI IM
Gjyshi im,
ka një zemër të madhe,
sa tërë Alpet,
e bukura shqiptare.
Gjyshi im,
ka mjekërr të bardhë,
sikur Alpet tona,
në muajin janar…!
Gjyshi im
është si një Oqean,
herë është shumë i qetë,
e herë shumë lazdran…?
Gjyshi im,
i qetë dhe i heshtur,
ka zemër të madhe
sa të Nënë Terezës……!
Gjyshi im,
është si një Enciklopedi,
për rresht një shekull,
më rrëfen histori……
Gjyshin tim,
me syza të mëdha,
unë atë kam shpirt,
ai mua më ka gjan……!
ZËRI I KUSHTRIMIT
(Kushtuar të gjithë atyre që vranë frikën dhe armikut shekullor
ja këthyen pushkën dhe ranë dëshmor)
Ushtimë ndër male,
ishte pushka e juaj,
besë atdhetare,
ishte fjala e juaj.
Konak në male,
amanet ndër breza,
me luftu,kundër barbarëve,
dhe bishave të ikura nga ato stepa .!
Djersa e juaj,
vesë trëndafili,
gjaku i juaj,
bashkim kufiri…….!
Pushka e juaj,
e dridhi Moskën,
heroizmi i juaj
e tmerroi botën…!
Betimi i juaj,
krenari në përmendore
heroizmi i juaj,
i çliroi këto troje….!
Varret tuaja janë,
krenaria e jonë kombëtare,
pushoni të qetë,
ne trojët e lira shqiptare.!
(Prillit të 1999-të,dhe ekzodit të detyrueshëm shqiptar)
më thuaj
ti harrojmë
kullat tona,shekullore
të djegura flakë…
nga barbarija sllavore.
Kulmët tona
të rrënuara,
e oxhaqet e krenarisë
në këmbë qëndruan…..!
i bënë stihi robërisë,
veç për dhunë të sllavisë
ma rikujto
ndjekjën tonë
shumë të rëndë
për në vendin
e bekuar,
të shënjëntruar,
atje pra në,
vendin amë……!