E shtune, 03.05.2025, 09:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Salihu: Kursimi i shprehjes dhe fjalës së standardizuar

E merkure, 21.04.2010, 09:31 PM


KURSIMI I SHPREHJES DHE FJALËS SË STANDARDIZUAR

 

?Vdekja e paktë ? Shaip Emërllahu, botopi Flaka 2001

 

Nga Remzi Salihu

 

       Imazhi i sakrikificës dhe flijimit në këngëtimin refleksiv të përmbledhjes poetike ? Vdekja e paktë ? të poetit Shaip Emërllahu të çon të rrëngëllejshë mendime imperative, të qasjes, më të kujdesshme dhe më të nduardurshme për vlerësimin e poezisë së tij që kultivon. Andaj, në përgjithësi, kur individi merr për shqyrtim një libër të pa lexuar, gjithsesi se  vepra e preferuar në radhë të parë ia zgjon kureshtjen kërkimit lexuesit se në ç’far standardi të fiksimit poetik gjendet autori, ç’far motivesh dhe temash ngërthejnë poezitë e tij, madje si janë të ndara ciklet midis vetes nëpër libër? Madje ç’far gjuhe e figurash ngjeshën në njësinë  kuptimore të vargjeve  poetike? Për ta dhënë vertikalen kuptimore gjatë hapjes dhe mbylljes së kopertinave të një libri të lexuar, patjetër se duhet vërejtur pikësëpari titullin dhe ky titull ai përgjigjet tërësisë kuptimore të poezive. Gjithsesi në këtë lexim sugjestiv kuptimi, individi merr informim subjektiv për çdo libër. Por në këtë rast edhe libri poetik ? Vdekja e paktë ,? pak sa eksplicit për mua, i poetit Shaip Emërllahut, më jep dëshmi për të bërë klasifikim të veçantë, duke dhënë bindjen time të kriterit tek lexuesi me shenjat për minus apo plus të nivelit artistik.

Ky poet me çdo kusht tenton që poezisë së vet t’ia vesh satenin e ndjeshëm të atdhedashurisë. Kjo mbulesë patriotike që përcillet nëpër vargje shndrit bindshëm në vokacionin imagjinativ apelues në formë të rezistencës, ngase në kujtesën e poetit inkarnohet dashuria ndaj popullit në njërën anë dhe sakrifica tij për liri në anën tjetër. Kështu që komponenta kombëtare bëhet thelbi kryesor i motivacioneve nëpër filozofemat e thukta të  ngjeshura nëpër vargje. Finesat e veçanta të ndjeshmërisë së frymëzimeve i kthen në tema të përgjithshme të preferuara, këto të cilat e shoqërojnë po thuaj nëpër të gjitha vëllimet poetike. Të duket se poeti mbanë kronikë dëshmish për vitet, ngjarjet, që kanë ndodhur nëpër trungun shqiptarë gjatë shekujve. Ai ngarkohet me këto probleme ngase i takon atij brezi që mbi supet e tyre përjetonte politika gjenocidale të dhunës dhe të përndjekjeve të të rinjve gjatë viteve 81 të demonstratave. Kjo atmosferë e sakrificës do t’i ngulitet edhe në frymëzimet tjera të shumta të poezive. Brenga e lirisë së tij përgjithësohet dhe kalon në dhimbje sublime për ta parë vendin, atdheun të lirë. Kjo frymë poetike pak ose më shumë i mbërthente edhe autorë tjerë të gjeneratës së tij, kështu që temat dhe motivet huazoheshin nga imponimi imperativ i kohës.         

 

  Poeti lirinë e univerzalizonë, rruga e këngëtimit poetin çon në një vend, tokë të caktuar, mu aty ? ku bie Arbëria ?, e cila në trupin e saj të ngushtuar përjetoi mjaft ? luleplumbash ?, por mbijetoi nga faktori mbrojtës, ngase për njeriun edhe vdekja është e paktë, kur lufton për tokën, atdheun tij. Libri botohet në një kohë kur autori e ka të pamundur ikjen e tij nga ndodhitë historike dhe prezenca e kohës. Kjo kohë ia imponon këtë hise atdhetarie të disponimit e tij të merret me këto motive të luftës dhe të mbrojtjes së territorit të lashtë të qenësisë arbërore. Patosi këngëtimit patriotik poetin e futë në radhët e krijuesve të angazhuar, iluminist, që kujtesën e tyre e përmbushin me ideale të larta kombëtare. Kjo klimë e vetëdijes së lartë e kaplon edhe poetin Shaip Emërllahu, I cili në tërësinë e vëllimit poetik ? Vdekje e paktë ? dominon tërësisht atdhedashuria dhe figurat heroike kombëtare që u flijuan për atdhedashuri, Këtu kemi më pak poezi universale, të përgjithësuara, ngase poeti donë të nxjerr në shesh diçka tjetër në dritë, një histori, një sakrificë njerëzore, në një hapësirë e kohë të caktuar. Janë poezi të shkruara para dhe pas 2001. Dihet se nëpër këto rrugë  kaluan shumë kthesa historike të popullit. Njashtu edhe poeti ka qenë dëshmitar i këtyre ndodhive për të cilat gjithsesi se ka dashur të vë vulën e ndjenjës së tij me preokupimet dhe dashurinë e zjarrtë për ta parë popullin e vet të lirë dhe të barabartë në familjen evropiane. Prej poezisë paralajmëruese ? Udha e Drenicës ? që u kushtohet viktimave të masakrës së Drenicës e deri te poezia e fundit ? Maratona shqiptare ? poeti vrapon pa u lodhur anekënd trupit tërësorë të atdheut me frymëzimet e tij patriotike për të shpaluar dashuri e dhimbje për të rënët e popullit të tij. Këto vargje nuk thuhen  rastësisht, por poeti këtë disponim e bënë opsesion, që e përcjell gjatë tërë kohës. Natyrisht se bindja e tij është e lidhur ngushtë me këto ngjarje, dhe me çdo kusht kërkon nga vetja një prani më të madhe në këto tema e motive kombëtare. Kauza kombëtare kërkon energji dhe investim nga individë, poet, shkrimtar, pa të cilët nuk do shkonte përpara shoqëria. Në këtë drejtim të angazhimit lënë gjurmë e edhe poezitë e Shaip Emërllahut. Poeti gjeografinë shqiptare e sheh si sakrifikime shumëshekullore. Se për të është derdhur gjak për të mbetur gjallë fisi e populli. Në këtë përmbledhje nuk ka të bëj lexuesi me vargje euforike, por në to është ngjeshur fryma e sakrificës së një populli. Nga Jasharajt e Drenicës  e deri te  viktimat tjera të përgjithshme të luftës së fundit, janë mbërthyer motive të njëjta, nën ombrellën e zymtë të ciklit? Ku bie Arbëri ? këtu shihet qartë sipas autorit edhe përgjegjësia e çdo individi për sakrificë dhe flijim kombëtarë. Poeti në këtë cikël flet për ? natën e pistë ?, e cila kishte çelur letargji të zymtë mbi truallin stërgjyshve dhe me hijen  e saj të errtë, të vrazhdë donte të përmbyt dritën e lirisë, e cila përfshinë në vete edhe tërësinë truallit kombëtar. Autori të keqen e sheh si të përgjithësuar, gjithku e gjithkah, madje në çdo cipë të atdheut. E keqja dhe tmerri i luftës është e keqe e dëshmuar si në Vukovar, Bosnje, Toplicë, Çamëri. Kosovë e Tetovë. Pra poeti dhunën e përgjithëson si e keqe e përgjithshme dhe në kujtesën e tij ajo vjen si ndonjë kronikë e shëmtuar nëpër ekranet televizive, si ? plaçka masakre? , të ardhura nga pakuptimësia e mesjetës së errët, e cila të vret pas shpinës në këtë millennium , ku duhej me të drejtë të mbretëroj liria dhe paqa.

     Ciklin e dytë autori ua përkushton figurave të ndritura kombëtare, të cilët sipas tij duhet të qëndrojnë në ? Majën më të lartë të kujtesës ? , Poeti kujton njerëzit më të dashur të tij, të cilët vijnë nga të gjitha trojet etnike të kombit. Ai me dhimbje e dashuri do të këndoj për Jusuf e Bardh Gërvallën, Kadri Zekën e Sadudin Gjurën, Azem Hajdarin, Panajot Xhebelikon e Azem  Shkrelin, të cilët sakrifikuan jetën për liri e demokraci gjithëkombëtare. Kurse cikli i tretë sjell imazhin ironik të këngëtimit poetik. Poeti nga një provokim i rastësishëm që sjell një ? udhë pa krye e që shfrytëzohet nga krye pa udhë ?  vendos në spikamë një rrugëdalje meditative nga e keqja dhe e shëmtuara e kohës. Me anë të këtyre lojëra fjalësh u kundërvihet njollosjeve dhe shpifjeve. Gishtin tregues e zgjat në drejtim të së keqes dhe intrigës së formuar në qenien e njeriut, sepse ? damkat? e marra për të keq, janë gjurmë të ? neveritshme ? të ? rrënjëve të jetës’’, që nuk shlyhen , ngase ? oxhakun ? e traditës duhet ruajtur e kultivuar me kujdes, sepse korbi i këngëtimit të vrazhdë e kthen në zezonë, në nevojtore të hidhur, pa aromë e kthjelltësi të mjaftueshme, mu aty ku nuk ndalen edhe pëllumbat e dashurisë.

Për të bërë një vepër të mirë në jetë duhet kohë dhe hapësirë, por për një individ nuk mjafton vetëm një jetë mirëfilltë për të bërë e lënë diçka të mirë. Si duket poeti i jep vetes detyrë për të vënë një gurë në shtëpinë e madhe të bashkimit, e cili paragjykim atdhetar i kufirit të gjeografisë duhet të marrë formën e qëndrueshme të shekullit XXI, ku do të ? na gjej të natyrshëm në hapësirën e krahëve të ekuatorit ?, si trup i bashkuar në vete.  Në ciklin ? Dromca jete ?, poeti zhytet në thellësinë e ndjenjave të tij intime të shpalimit të jetës dhe rrethit ku jeton. Sepse aty luhet valsi më i sinqertë i syve që përkujton ? çeljen e kujtimit ?, për tingëllimën e dhëmbës, për ndjenjat e përshëndetjet, për mallin që ka hapur perden e kujtimit etj. Vargjet e këtij cikli janë dromca të thella intime, që shpalojnë dobësinë e zemrës, e cila nuk mund të kaloj pa gjykimin dhe acarimin që gjendet larg afrisë së prekjes së ? lagur të buzëve ? në lojën e pranvershme të afrisë së zemrës në lojën e madhe të dashurisë, ngase rruga e dashurisë ka udhë të gjatë ndjenjash dhe nuk i dihet fundi i ndjenjave në atë betejë të madhe zemrash të prekura nga malli i distancës  kohore.

Në ciklin ? Brezi im ? , rrugëtimi e nis shtegtimin imagjinativ të sakrificës jetësore. Për autorin ky brez përballet, apo pagëzohet, me vuajtjet dhe me pësimet e mëdha të  tyre, duke u ngjitur me guxim të lart dhe drejt kureshtjes së ? krenarisë ? së dukjes? , që në jetë sjellin përvojë mesazhi të bardhë për diellin e mëngjesit, i cili dilte i ngrirë  nga humnera e natës e që ua grinte rinisë rërën ndër këmbë nëpër ? shëtitoren e Prishtinës ?, me tymin lotsjellës, nëpër ato vite të zymta kur liria mungonte dhe në sofrën e shijes shtroheshin demonstratat  e studentëve dhe dashuria e lirisë së pritur me vite të tëra. Kjo ishte shpresa dhe dëshira kërkimit çlirimtar,  e cila ishte më e madhe se dashuriçkat që do ta flirtonin një të ri, apo atë brez që nuk shijonte, nëpër ato përmasa, rini të vërtetë. Ishin vite që duhej sakrifikuar nga diçka nga jeta, për një të ardhme më të mirë e më të begatshme. Ato vite të këtij brezi ishin të pagëzuara me pagjumësi brengash e trishtim rinorë, që në vitrinën e dëshirave rinore anashkalonte një jetë normale. Sepse jeta fisnikërohet kur ajo ka kuptimin e vet të rrjedhës së jetës normale. Vetëm atëherë ajo mund të marr formën dhe mesazhin e duhur. Për ndryshe diellin e mëngjesit të këtij brezi e anashkalonin ndjellësit e mjegullës së dhunës të këtij nënqielli të pa çliruar tërësisht.

Në ciklin ? Mollët e Tetovës ? poeti i kthehet rrënjës,  autoktonisë së prejardhjes së qenësisë së vet, e cila aq sa është e lashtë, po aq më shumë  të lidhë e të shëmbëllen në traditën dhe veçantinë e vet. Ai zhytet thellë në gjurmimet e gërmadhave  të lashta Ilire, për të dëshmuar lashtësinë e kësaj ane, duke e skalitur në vetëdijen e ngarkuar me mallin e, Ouneumit, vendlindjen e tij të lashtë, i cili nëpër supet e tij ka bartur ? koncerte ? të shumta ndodhish, si dëshmi të veçanta kohe. Ka mbetur  në vete e pa u përkulur gjatë rrebesheve të historisë dhe në vete ka trashëguar plagë lashtësie të shëruara me sakrifica e flijimesh të mëdha jetësore. Autori në këtë cikël mëton  të shpaloj autoktoninë e kësaj ane të lashtë. Kjo lashtësi ka veçorinë dhe aromën e vet karakteristike. ? Ajo është mollë Tetove që ka ngjyrën dhe erën e vet të kultivuar gjatë shekujve, madje ajo është aromë me shije të posaçme jete, e cila ka edhe brishtësinë e veçantë, që po nuk dite ta kafshosh t’i mpinë dhëmbët e pa përvojë të jetës. ?Shtangia e ëndrrës ? është tërësia ciklike e shtatë, që autori në meditimin e vet e ngjesh ëndrrën refleksive të vargjeve sikurse te cikli ? Brezi im ? , shtangimi i vetes në një vend të caktuar e të adhuruar ka vazhdimësinë e vet  në kujtesën e njerëzve, e cila bartet si  diçka e shenjtë. Nëse ajo vdekje bëhet për flijime të mira kombëtare, ajo atëherë bëhet kronologe e kujtesës së brezave gjatë shekujve, kurse çdo zhgjëndërr  përmbush dhe mbanë gjallë kuptimin e jetës. ? Maratona shqiptare ? është cikli i fundit i vëllimit poetik ? Vdekja e paktë ? të poetit Shaip Emërllahu. Ky cikël përmbyllë maratonën  ciklike të këtij libri, ku shihet qartë edhe porosia e pandërprerë në këtë vrap historie jetësore, duke lënë prapa mesjetën e vrazhdë të mbylljes së jetës në kornizat e një fuqie të sakatuar jetësore. Por kjo maratonë e gjatë duke u ngutur për të ndërruar ligjet normale të jetës kap edhe varre të pa dëshiruara në visin e poetit. Sepse gjeografia e visit, Arbëria, dukjen dhe hapjen e saj nuk mund ta bëj duke shkatërruar e lënë varre pas vetes me gërmadha të pakuptimta. Vetëm duke rrëzuar muret e ndarjes ajo do të bëhet më e afërt dhe më e dashur për të gjithë. Kurse ‘’kafshatëngrënësit’’ e tokës së huaj e kanë të pamundur kalimin në ? ditën e madhe ? dhe ? Motin e madh ? , që u del të huajve si barrikadë kuptimi të këtyre frymëve të reja që puhasin këtej pari. Frymë e cila nuk duron hegjemoni mbi tjetrin. Kurse oreksi fashist për zhdukjen e tjetrit, edhe pse sot ekziston në botë, e ka të pamundur veprimin me përmasa shkatërruese. Vetëdija e një populli sipas poetit Shaip Emërllahu ëndrrën e  vitit 1878 do ta realizoj, pasi vetëdija globale e një populli, shtegun e qenësisë së vet e ka mbajtur dhe ruajtur me sakrifica të mëdha jetësore. Poeti duke u përballur me këtë vetëdije, shpalon tërësinë kuptimore të njerëzve dhe realitetit ku jeton. Sepse muret e  ndarjes nuk kanë vlerë për maratonistët që etjen e kanë të madhe për të mbërritur me vrapin e gjatë shekullorë në cakun e caktuar të qëllimit.

     Vëllimi poetik ? Vdekja e paktë ? si sakrificë, si flijim, ka shpërthyer te autori si frymëzim dhe si nevojë priviligjuar  për të sfiduar kohën, e cila si e tillë ka qenë e ngarkuar me ndryshime të mëdha jetësore. Edhe pse libri fund e krye ka kuptimin e ekzistencës dhe të pranisë së individit me revoltën dhe stoicizmin e tij nëpër stuhi dhe vrull të kohës sonë. Me vetëdije iluministe, por me shprehje moderne e koncize autori bëhet dëshmitar i kthesave historike dhe ndryshimeve të rëndësishme shoqërore. Por çka e karaktizonë poezinë e këtij vëllimi poetik? Poeti tenton të krijoj një standardizim të këngëtimit poetik, duke kursyer shprehjen, bëhet i thuktë në thënien e mendimit, që do të thotë edhe pse temat dhe motivet që trajton Shaip Emërllahu ndeshen te shumë autorë tjerë. Këtë vëzhgim të këngëtimit të vet e sheh nga këndi i vet dhe gjithsesi në eliptiken e  tij të të shkruarit konciz ngërthen në vete autoktoninë e frymëzimit. Është autorë mjaft i kursyer në shprehje e fjalë dhe atë çka donë t’ia shtroj, servoj, lexuesit kërkon të jetë disi sa më i përmbledhur, i prerë. Ka poezi që u përngjanë vargjeve Haiki,  të cilat për nga struktura ndërtimore e vargut, nuk janë më të gjata  se shtatë vargje. Por ky kursim i shprehjes vjen si metodë e poezisë bashkëkohore moderne, e cila kërkon që me pak fjalë të thuhet sa më shumë. Sa duket këtë element Poeti Shaip Emërllahu  do me çdo kusht ta kultivoj e preferoj në poezinë e tij. Përdorimi i ironisë së lehtë, antitezat dhe hiperbolat bashkë me disa metafora të goditura japin profilimin e një poeti të angazhuar që përcjell ngjarjet e kohës me kujdes të veçantë. Vëllimi ? Vdekja e paktë ? po të kishte një kujdesie më të madh në renditjen ciklike, të cilat kanë në vete të njëjtat tema dhe motive të përafërta të shpërndarë nëpër tetë cikle dhe sipas mendimit tim  do të kishte qenë më mirë të ishin ndarë në katër ose pesë cikle. Megjithatë kjo përmbledhje të nxitë, josh  dhe të jep kureshtje për të kuptuar situatë dhe ndodhi që kanë medalje ndriçuese të kohës dhe për të kuptuar alinenë e shtegtimit të mendimit të këtij krijuesi, i cili pretendon me çdo kusht të bëj emër në letrat tona. Mund të ketë ndonjë lëshim të vogël, por si tërësi ky vëllim poetik ka nivelin e vet standard të realizuar artistikisht. Kam bindjen se Shaip Emërllahu nuk ngutet ta thotë fjalën e vet, sa për ta thënë. Ai ka kujdes me veten, andaj duhet të kërkoj hapa dhe latim më të sigurt për t’i mbetur besnik këtij zhanri që krijon.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx