E premte, 02.05.2025, 01:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Manjola Brahaj

E hene, 19.04.2010, 09:14 PM


Manjola Brahaj ka lindur lindur me 14. 06. 1986 ne Tropoje.Ka kryer studimet e mesme atje, studimet e larta i ka kryer ne Tirane , fakulteti i Historise dhe i Filologjise, dega Gjuhe-Letersi.

Tani është me studime psuniversitare per letersi, profili teori dhe kritike.

Shkruan dhe boton artikuj dhe shkrime kritike ne shtypin kosovar dhe shqiptar. Jeton ne Tirane.

 

Pilo Zyba

 

 

VETËM UNË

 

Do të ta çmend sintaksën shpirt,

Dhe pse është kulla e fundit

Do të ta bëj rrush e kumbulla.

Veç pasthirrmat do t’i përdorësh.

Kallzuesit do të t’i pres në besë.

Kryefjalës s’do t’i lë dashnorë të tjerë.

Për ty do të ekzistojnë nëntëdhjetëenëntë

rrethanorë vendi

e gjashtedhjetëenëntë mënyre.

Me ty do të jetë si i marrrë

në një vend të vetëm, i pangopur,

vetori i vetës së parë.

 

 

***

 

Si Prometeu pas shkëmbit

të trupit tënd jam mbërthyer.

 

Gjithnjë si çekan kujtimesh

godas në po të njejtën pikë.

 

Kthehem tek ti.

 

Si shkaba të të ha zemrën

me gjithë mëlçi.

 

 

***

 

Hënën e kam ngrënë e kam bërë gjysmake

Detin e kam vrarë e lidhur si qen

Kujën e kam lëshuar në heshtjen e një nate

Statujat ia kam thyer Akropolit tënd.

 

Jam bërë plakë shtrigane që tremb

veç fëmijë e që s’ka miq, as bukë as fjalë.

Do lëshojë kujën prapë deri sa të çmend

të të mbyll në çmendinën e zemrës valë.

 

Mes skeleteve, kufomave të botës synxjerrë

Veç me ty do të jem më shumë se mish e gjak.

Do vë kujën heshtjen për të bjerrë

që në flokët e venave të biesh nga pak.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx