E hene, 29.04.2024, 09:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Argur Krasniqi: Në Kleqkën heroike

E diele, 18.04.2010, 10:10 AM


Në Kleqkën heroike

 

Nga Argur Krasniqi

nxënës i klases se VII, në Shkollen fillore, Bajram Curri, në Nekofc

 

Një ditë Marsi të zakonshme,pasi e perfundova mësimin erdha nga shkolla në shtëpi gogja i lodhur dhe i uritur.

Bacin tim gyrbetqar e takova duke u qmallë me Donin dhe familjen e gjerë me deshiren që ta vizitonte sot Kleqken dhe dëshmoret e lirisë.Për derisa unë drekoja i vetem ndegjova se edhe baci ushtarë ishte i gatëshem të na shoqëronte. Deshira e jonë që edhe gjyshi dhe babi të na bashkangjiten nuk u realizua me arësyetimin se Kleqka nuk është larg dhe duhet të vizitohet shpesh. Prandaj mos humbni kohë dhe perjetoni qdo meter të kësaj shetie si diqka të veqant porositen ata që e njhnin mirë këte Kala.

Mè e thanë të verteten te dyt nuk donin me tregue se ishin te lodhur nga puna e fillimit te Pranveres. Këte e vërejta mirë dhe më erdhi keq për ata. Nuk ju thash asgjë më shumë, veqse me bacin gyrbetqar nuk e keni rrahur asnjeher kete rruge, dhe ulur ne Benzin e gjyshit do te pushoni dhe kënaqeni njëkohësisht.

Mos më e zgjatë më shumë unë së bashku me dy bacalokët u nisem nga oborri ynë,kaluam përballë shkolles së re të fshatit Nekofc, në drejtimin e fshatit Fushticë. Te kryqëzimi vazhduam anen e djathtë të rruges mirë të asfaltuar Komaran- Carralevë deri te lagjëja e Shurdhajve që gjindet në mes të fshatrave Resinofc dhe Baicë. Këtu këthyem prap në anen e djathtë në drejtim te fshatit që i përngjanë një qyteze që e ka emrin Shalë.

Dita ishte me diellë por nuk ishte e nxehtë, e unë e percillësha edhe veturen,biseden,natyren me bjeshket me perronin në mes. Ishte hera e parë që unë së bashku me gyrbetqarin dhe ushtarin udhetonim ne rrugen e re te asfaltit e cila ishte e punuar ne forme rrethi dhe i lidhë shumë fshatra por edhe komuna.

Rruges përpjete ndegjoja se këtu në te djathtë mund të shkohet në fshatin Divjakë të Lypjanit,ndërsa në anen e majtë pak me lartë gjendet fshati Javor i Therandes. Krejt lartë arritem tek shtepiat e para te fshatit te cilat ishin shumë por siq foli baci ushtarë janë të një familjes e të cilat gjat luftes se fundit ishin shtepitë dhe spitali i clirimtarëve.

Ai na tregoi për disa ngjarje që kishin ndodhur në atë kohë kur ishte ushtar, madje na e tregoj sakt shtëpinë ku ishin shëruar shumë te plagosur të ushtris qlirimtare të Kosoves. Jo larg shtepive mbërrijtem te varrezat e dëshmoreve .

 Aty ishte nje lapidar i lartë dhe i veshur me Mermer.

 Vendi i gjerë para varrezave ishte e shtruar me kocka te gurit ndersa Stema e UCK-ës ishte qëndisur bukur në dyer.

Ne u ndalem dhe ndrruam me të gjthë dëshmoret nga nje llaf. Lexova shumë emra ,e ne mesin e tyre Agim Celaj apo siq e quanin me nofken Coli dhe per te cilin baci nga gyrbeti me tregoi se ishte pershendet me familjen dhe miqet dhe kishte ardhë me i dalë zot atdheut të tij. Më ra në sy edhe emri i deshmorëve te fshatit tim Azem dhe Gani Kastrati, por edhe Ymer Alushani,Muhamet Gashi,Ismet Jashari-Kumanova dhe shumë të tjerë .

Kisha pershtypjen se lëkura me tërqethej e floket me rrinin thikë lart. Pulsin per te cilin baci im me ka thanë se tregon punen e Zemres herë e ndjejsha te shpejt e qe nuk mundesha me numrue ,her me pushojke fare.

 Një gjë dij me thanë se mushkëritë e mija harruan fare kojshinë, ato u kënaqen me ajrin e paster te Kleqkes dhe natyres për rreth. Nga ky vend shihej maja e Goleshit, Prishtina, Kastrioti, Drenasi, fshatrat e komunes së Klines, Malishevës, bjeshkët e Nemuna dhe ato të Sharit. Prej këtij vendi vazhduam deri në Fshatin e ri, Berishen e radiostacionit Kosova e lirë, pastai nëper Terpezë, Orllat, gryken e Llapushnikut ,Komaran e Kizharekë arrijtëm prap aty ku ishim nisë , në Nekofcin e bukurë.

Për falenderimin tim që edhe unë isha me bacalokët ,ata me than: duam prej teje nje përshkrim te kesaj rruge, ashtu siq ti din dhe ke mundesi. Ne fillim kjo me frigoi pak, por sot jam shumë i gëzuar që e kreva kete detyrë .Tani ju falenderohem atyre per shkrimin tim të cilin do të ja tregoi edhe kujdestarit tim të klasës dhe ne fund Kleqkes ja vura emrin :Liria.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora