E hene, 29.04.2024, 07:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Idriz Dakaj: M`kat i madh (Cikël poetik)

E shtune, 17.04.2010, 09:32 PM


Idriz Dakaj

 

 

M`kat i madh

 

Tani bota bënë çudi

Çpo ndodhë kështu në Arabi

Kaloi tani një vjet

Bota Arabe nuk e njeh Kosovën Shtet

 

Bota në fjalë,në Kosovë ka shumë emisarë

Më shumë punojnë për veti sesa për shqiptarë

Janë këta pantollshkurt e mjekërzi

Që lobojnë për botën tjetër e për xhami

 

Nuk e bëjnë shumë dert

A jeton Kosova nën Serbi apo si shtet

Janë të merakosur për shqiptarë

Ku do shkojnë kur nuk janë gjallë

 

Në xhehnem të kiametit

Apo në parajsë,me Hyria të xhehnetit

Për të arritë në xhehnet me Hyria

Duhet t`veprojmë si ka thënë Perëndia-thonë ata

 

Na sygjerojnë këta argat hije rëndë

Botës femër dorën mos me ia dhënë

Qoft ajo motër apo nënë

A ka n`botë më m`kat,të injorosh dorën e art

Dorën që përkund djepin

Dorën që lind e rritë fëmijë

Dorën që ep jetë,pastron shtepi

 

Këta argat fanatik,arab apo shqiptarë

Na dalin para edhe me një prrallë

Në baza gjindore na duan të ndarë

Të ndarë në festa për gëzime

Të ndarë në n`gushllime e varrime

 

Kujdesë shqiptarë,i bëni katër sy në ball

Argatët e huaj apo të vendit,hije rëndë

Duan të na kthejnë atje ku kemi qenë

Jo me faj tonë,

Por të okupatorëve shekullor

 

 

NUK GJETA TJETER DERE

 

Sot lajmëruan gazetat e televizori

Dha dorëheqje Melihate Tërmkolli

Kur po tërhiqej la edhe porosi

Të tërhiqen edhe kryetari me kryesi

 

Kurrë nuk e kam përkrahë

Koalicionin me ata që luftuan me shka

 

Nuk pata më durime

Kur UÇK-ja fitoi edhe në votime

 Për herë t´retë kur e fitoi edhe Gjilanin

U ndala në vend duke shikuar tavanin

 

Kur nuk gjeta tjetër derë

Dhash dorëheqje menjëherë

 

Më pyeten miqtë e shokët

Si e prite largimin e zonjës  Meli nga Kryesia

Mirë,nuk më zhgënjyen parashikimet e mia

Janë mbi dhjetë vjet që,e kam paraparë

Kështu  përfundojnë  gjithë ata që,

E penguan Luftën e Lirisë me barbarë

 

Rasti Tërmkolli,nuk është fillimi dhe as fundi

Po zgjohet qyteti,po zgjohet katundi

Po shkrihet akulli,po vjen pranvera

Ishalla edhe me dorëheqje tjera

 

Po, prap do vij dita

Kur edhe të tjerët do thonë:

Edhe unë ika

 

17.03.2010,Schönenberg-Kübel

 

 

Mirë e din Perëndia

 

Dhjetë mars dymijëedhjetë

Në Kosovë tërmet i lehtë

Për fat të mirë, jo tërmet i randë

Megjithatë Allahut du me i thanë

 

O Zot i gjithëfuqishëm,kur e krijove gjithësinë

Pse nuk e forcove Tokën më mirë

Që njerëzit tu mbi Tokë të jetojnë të lirë

Pa brenga, që një ditë Toka do i dridhë

 

Shumë hoxhallarë e besimtarë

Për këto dridhje që po e masakrojnë njerëzinë

Po e  fajsojnë  Perëndinë

Na dënoj thonë,,Perëndia

Se janë prish njerëzia

 

Mirë e din Alluhu së populli është i mirë

Natyra është ajo që s`ka mëshirë

Gjithëçka shkatërron në këtë jetë

Herë me vullkan e herë me tërmet

 

Kujdes hoxhallarë e besimtarë

Tragjeditë që i përjeton njerëzia

Nuk na vijnë nga Perëndia

Mos e bëni Allahun kriminel

E mbramja mirë nuk iu del

 

Toka e Kosovës si të tillë nuk u mbanë

Edhe Zoti nuk ju don

Hoxhallarë e besimtarë kujdes

Për dyqind shkallë të bëni kthesë

 

Dt.11.03.2010

Schönenberg-Kübel

 

 

Jeta në Kosovë-debat (1.04.2010)

 

Edhe një herë, përmes televizorit

Në opinion absurdet e Termkollit

 

Meli,absurdi i parë:

 

Qysh moj zonja Editë

Nuk të erdhi keq

Me na goditë

Për së gjallë të Ibrahimit

Iu bashkove Hashimit

 

Edita:

Iu bashkova nuk pata qare

Deshta t`i mbroj vlerat kombëtare

Në ldk nuk veproja dot e lirë

Byrokrati i partisë duartë më i kishte lidhë

 

Kuqi:

PDK-ja, dikur Ushtri Çlirimtare

Edhe tani është vlerë kombëtare

 

Unë Melit:

Kur Hashimi po e udhëheqte Luftën për lirinë e vatanit

I miri yt po i zhveshte dhëmbët para kasapit të Ballkanit

 

Z  Meli vazhdon absurdin e dytë

I cili edhe më shumë na habitë:

Ajo e krahasoj Kuqin me Slobën

Kur i tha: ti je ai që e djeg Kosovën Jeta në Kosovë-debat (1.04.2010)

 

 

Edhe një herë, përmes televizorit

Në opinion absurdet e termkollit

 

Meli,absurdi i parë:

 

Qysh moj zonja Editë

Nuk të erdhi keq

Me na goditë

Për së gjallë të Ibrahimit

Iu bashkove Hashimit

 

Edita:

Iu bashkova nuk pata qare

Deshta t`i mbroj vlerat kombëtare

Në ldk nuk veproja dot e lirë

Byrokrati i partisë duartë më i kishte lidhë

 

Kuqi:

PDK-ja, dikur Ushtri Çlirimtare

Edhe tani është vlerë kombëtare

 

Unë Melit:

Kur Hashimi po e udhëheqte Luftën për lirinë e vatanit

I miri yt po i zhveshte dhëmbët para kasapit të Ballkanit

 

Z  Meli vazhdon absurdin e dytë

I cili edhe më shumë na habitë:

Ajo e krahasoj Kuqin me Slobën

Kur i tha: ti je ai që e djeg Kosovën

Unë:

Thënja drejtuar Kuqit ishte e ndytë pa dyshim

Më habiti fakti që nuk pati reagim-vetëm Kuqi

 

Meli vazhdon me absurdin e tretë:

Të mirë janë,tha ajo, vetëm ata që kanë vdekë

Hajde-hajde mori marre

Dikush ka gjetë argat pa pare

 

Kundërshtarët e UÇK-së e lansuan këtë slloganë

Për manipulim në opinion

Të gjithë trimat e lirisë

Janë vra nga barbarët e Serbisë

 

Andaj ska kush tjetër ta udhëheq Kosovën

Vetëm ata që kanë mbetur me Rugovën

 

Schönenberg-

Kübelberg

 

03.04.2010

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora