Kulturë
Ligor Luarasi: Korça, “Parisi i vogël”, me histori të madhe
E merkure, 14.04.2010, 07:18 PM
Flet piktori, kitaristi dhe ish-mësuesi Ligor Luarasi
Korça, “Parisi i vogël”, me histori të madhe
Nga Albert Zholi
Ku keni lindur dhe ç’fare kujtime keni nga fëminia?
Kam lindur në qytetin e Korçës. Kujtimet nga fëminia i kam të shumta sa ky shkrim nuk i plotëson dot. Ja disa nga to: - Dimri Korçar në fëmini është shumë mbresëlënës me cilsësitë e tij. E pëlqeja tepër bardhësinë e qytetit me dëborë aq sa në kl.të katërt të fillores kur u ndanë rolet e teatrit me temë STINET, me shumë dëshirë mora stinën e dimrit, nga dashuria për të. Me veglat e shtëpisë: sharrë, çekan, darë, etj dhe thura një ski që ngihej ulur ose barkazi për rrëshqitje. Dy këmbët e saj ja paisa me hekur për shkarje në akull. Me të në kodrën e Shëndëllisë atje ku është sot shkolla “STAVRI THEMELI” fillohej rrëshqitja sa delnim nga shkolla deri në mbrëmje kur dilnin nga puna punëtorët e Parkut të makinave. Rrëshqitja përfundonte afër staduimit tek busti i SKENDERBEUT. Nata na mblithte në shtëpi për të dëgjuar të sharat e prindërve ngaqë këpucët në majat e tyre shkallmoheshin duke gërvishtur akullin dhe dëborën me punën e tyre si freno dhe timon i skisë. Lëvizja në dëborë na skuqte faqet, gjaku lëvrinte në gjithë trupin, vërtet një shëndet fëminor i plotë.
Tjetër çfarë kujtoni në fëmininë tuaj?
Në moshë të njomë pata rastin për herë të parë të shoh ekspozitën e të madhit VANGJUSH MIO në Pallatin e Kulturës me pikturat origjinale të tij. Qetësia e sallës, më ndihmoi të shijoj plotësisht vlerat e ngjyrave të vajit aq sa një lloj rryme ndjenjash preku qënien time si një korent elektrik, duke pyetur veteveten si është e mundur që ngjyra të japë materien: dëborë, ujë, qiell, re, gur, gjethe,etj?.
Kur dola nga ekspozita m’u ngul në kokë ideja që ngjyrat paskan vlera të mëdha emocionuse, që në Korçë vetëm Mioja ja u dinte atë vlerë..
Një top leckash qepur nga prindrit tanë na bashkonte të gjithë femijët e mëhallës në sheshin e shtëpisë së Pionierëve. Luanim atje derisa topin e shqyenim nga gjuajtjet tona disa orë rrjesht pa u shlodhur me kepucët o sandalet e deformuara nga loja me top lecke. Dy kapitenet e skuadrave zgjidhnin përbërjen e tyre, s’kish bukuri më të madhe dhe aq origjinale për moshat tona me gjithë ato debate që ngjallte një top leckash..
Si mund ta përkufizoni Korçën me pak fjalë?
Eshtë pëkufizim i vështirë se duhen shumë fjalë, kur tani në moshën 70 vjeçare dijet për të s’kanë të sosur. Megjithëatë Korça ka mrekullitë e saj dhe fatkeqësitë e saj. Këto mrekulli i dhanë emrin dikur: “PARIS I VOGEL” sot në krahasim me qytetet e tjerë ka ngelur prapa, nga një izolim gjeofizik ndaj
gjithë qyteteve të Shqipërisë dhe nga një zhvillim, gati i shfrenuar vetëm për Tiranën. Më lehtë shkohet nga Amerika në Tiranë, se nga Tirana në Korçë. Sa më shpejt duhet çelur avioni Korçë Tiranë, që filloi dhe ngeci, pse e plakni Korçën?.
C’farë shkolle kini mbaruar?
Shkollën e mesme RAQI QIRINXHI Korçë, Institutin Pedagogjik dy vjecar, Aleksandër Xhuvani, Tiranë, në degën bio-gjeografi-kimi. Universitetin e Tiranës në degën bio-kimi për mësues të shkollës së mesme me korespondencë. (Xhaxhai im i dënuar politikisht më ndoqi prapa gjithë jetën në biografinë time sekrete nën diktaturë, se ku ishte faji im këtu edhe sot s’ma sqaroi njeri.) Më pas mbarova Liceun Artistik të Mbrëmjes pranë Pallatit V.Mio Korçë, në degën pikturë, pasi dilja nga puna..
Si e përkufizoni profesionin e mësuesit?
Të vështirë, delikat dhe të pa vlerësuar.
Kë do të quanit nxënësin perfekt?
Eshtë ai që me një edukatë dhe sjellje mbi mesataren nga një familje e rregullt vjen në shkollë për të mësuar jo për gjë tjetër.
Kur ke filluar vizatimet e para?
Që i vogël, kur në dyqanet antike të qytetit vareshin kartolinat e vitit të Ri dhe të Krishtlindjes që me vizatimet e tyre aq të ëmbla në ngjyra o prermbajtje ngacmonin ndjenjat e mia si fëmijë. Kjo më bëri të trokas në rrethin e pikturës së Shtëpisë së Pionierëve të Korçës, ku njoha dy nga njerëzit më të dashur të jetës sime, mësonjësit e parë të vizatimit. Mbi një letër vizatimi aq të bardhë më buronte në shpirt dhe mendje një ndjenjë kujdesi aq e madhe sa asgjëkundi tjetër s’më ndothte kështu. Pikërisht mbi atë pastërti duhej të hiqja vijat me laps prej nga fillonte një disiplinë e vërtetë vetëedukimi që më shoqëron gjithë jetën kur punoj mbi telajo. Ndërkohë moshatarët kalonin fëmininë nëpër sokaket e Korçës me detka dhe pulla poste o me ashike.Në shtëpinë e Pionierit pikturat e mia plotësuan ekspozitën që çelte ky rreth ç’do fund viti..Kjo ishte vërtet një nxitje e madhe në atë moshë. Prej atëhere dhe deri sot vizatoj, pikturoj, studioj artin figurativ sa të kem frymë. S’gjej liri më të madhe në jetë kur përziej ngjyrat për të gjetur tonin që dëshiroj, askush s’më fut hundët në këtë lloj pune.
Cfarë experience keni pasur në komunizëm me veprat e tua artistike?
Një eksperiencë më shumë trishtuse se sa optimiste, gati në greminë të jetës. Një peisazh nga fshati Sheqeras ku paraqitej qendra e fshatit fermë të Maliqit lindi nga realiteti.. Në rrugën e tij qëndrore kalonin skodat me rimorko të superngarkuara me panxhar sheqeri. Rruga me pluhur të thatë dhe të nxehtë nga dielli prapa makinës ngrinte në ajër dhe ulte në tokë një shtëllungë të madhe tymi, për shumë vite në qendër të fshatit. Ky pluhur nxiti ndjenjat e mia me domethënien përkatëse:
Fshatarëve dhe fëmijëve të shkollës, panxhari për shërbimet e tij ju merrte jetën për pak shpërblim dhe në rrugë mbetej pluhuri që ngrihej dhe ulej për vite të tëra në ç’do vjeshtë. Komisioni në Korçë me syzet e tij zmadhuse ma hoqi pikurën nga ekspozita duke thënë; të zhdukja pluhurin pastaj ta çoja përsëri para komisionit. Më pikturën nuk e çova, as e korigjova. Ky ishte një rast nga gjithë rastet pa hyrë në hollësira që më kostoi.Më tej me pikturën e Galileo Galileit mësova shumë sekrete të konceptit pozitë.
-Si filluat punë si piktor në amerikë dhe sa vepra keni krijuar?
Në një nga zyrat e punësimit, ishin varur në stendat e saj shumë fletë punësimi që tregonin llojin e punës, pagesën, kërkesat për punësim, etj. U ndala tek ajo që lidhej me pikturën. Plotësova formularin, u paraqita tek bosi i punës. Ai me stafin më testuan aftësitë dhe më punësuan për retushim portretesh me ngjyra speciale uji. Procesi quhej SPATJE. Firma kishte shumë punë, fotot me ngjyra ishin reth 70 cm me 50 cm. Një proces pune që në Shqipëri s’e kisha parë. Kam çelur dy ekspozita një në Bristol një në Filadefia, ku kam paraqitur (realizuar) rreth mbi 150 piktura.
-Kush është piktori juaj i preferuar dhe çfarë influence keni nga ai?
Brenda atdheut mbetet i madhi VANGJUSH MIO, jashtë tij mbetet i madhi PIKASO. Mio sepse është shumë i sinqertë dhe i ndershëm me penelatat e tij
Po kështu shumë i dashuruar me madhështinë e natyrës, etj. Pikasso, sepse këshillon të pikturojmë jo atë që shohim, por atë që ndjejmë. Më pëlqen filozofia e pikturës me fjalët: Piktura tregon, atë që njeriu se sheh, s’e ndjen, s’e dallon.
-Keni filluar një zhanër të ri arti, disi kritiko-politike, apo karaikaturë ne facebook. Cila është audience juaj me to?
Falë Amerikës së begatë dhe kampion në demokraci, kam gjetur këtu atë që atdheu s’ma lejoi apo mundësoi për 55 vite jete. Populli shqiptar është i stërlodhur nga leximet politike. Leximet politike të artit figurativ e pakësojnë këtë lodhje, dhe nuk ja kufizojnë opinionet e tij, sikundër bën fjalia ose shkrimi. Arti figurativ atje e ka bukurinë dhe vlerat në ndjeshmërinë që të nxit, fjalët për këtë ndjeshmëri po të duash i thua po të duash jo.
Por në shpirt dhe në mendje ai e la mesazhin e tij përmes figurave për atë që di ti “lexojë ato”. Populli shqiptar me hallet që ka, s’ka aq kohë të lexojë aq shumë sa kanë shpërthyer sot gjithë ato libra., kurse për ta pare një pikturë do më pak kohë.
Lexojnë kripë thatët jo ata që kripën e kanë qull nga uji.
Fjalën audiencë edhe fjalori i shqipes së sotme botim i vitit 2002, e saqron disi turbull. Sipas atij fjalori unë s’jam pranuar nga ndonjë përfaqesues i lartë i shtetit në ndonjë lloj audiencë. Gazetat KORIER TAIM tek pikturoja peisazhet amerikane kanë shkrojtur për mua, edhe në librin e përshtypjeve ruajdisa nga shkrimet e vizitorëve. Ndoshta këtë kërkon edhe pyetja tuaj.?
Cili ka qene pasioni numër një i jetës tuaj?
Ka qenë dhe mbetet e vërteta. Sipas filozofisë së lashtë greke mos gaboj:
“E dua Sokratin, por më shumë se të dua të vërtetën.” Të vërtetën studiova dhe spjegova rreth 40 vjet në shkencat e natyrës, ajo më pëlqen edhe në artet figurative edhe tani.
Jeni prezantuar si komentues ne disa gazeta shqiptare të përditëshme. Kur filluat të përfshiheni në fushën e politikës si komentues?
Me datë s’më kujitohet por kur media,kompjuteri,TV-ja, ma sollën atdheun në studion time falë mundësive që të jep SHBA, filloi edhe Universiteti im i fundit ai i medias në Shba. Ky Universitet më mundësoi të ndjej thellë plagët e Shqipërisë, duke thyer një traditë frike që na nguli e kaluara jonë dhe që për inerci vazhdonin ende në vatan, kam shprehur atë që më lejon ligji ilirisë së fjalës dhe mendimit, për të ndihmuar sado pak në dhimbjet që ka atdheu im. Tjetër punë që dashakeqësit të qepin fjalët: Po u bere ti të ndreqësh plagët e atdheut nga Amerika? Këta dashakeqës po të bëj ndonjë gabim ma bëjnë qimen tra. E kemi ne shqipot zilinë për përparimet e tjetrit, me konceptin:Vdis pa të të dua.
Cili është inspirimi juaj për librin “Fllad amerikan?”
Që kur shkela në Amerikë përshtypjet ishin të pa fund.Midis tyre një më dukej primare, njohja e shqiptarëve me jetën e Presidentëve amerikanë. Të gjithë e dimë sa kemi vuajtur dhe vuajmë për mungesë liderësh, burrash të vërtetë shtetërorë. Kjo më bëri të studioj jetën e 42 Presidentëve amerikanë dhe sa më parë ta lexojnë shqiptarët e pa fat që s’kanë studiuar. Një ligj i Kushtetutës amerikane i pa ndryshushëm thotë që: Asnjë President në Amerikë nuk qëndron më shumë se 8 vjet. Një ditë një shofer emigrant më tha se nuk e dinte këtë ligj dhe e gjeti tek ky libër..
Keni emigrauar në USA prej 14 vjetësh,cilat kanë qenë vështirësitë më të mëdha? Po gëzimet më të paharruara?
Vështirësia më e madhe ka qenë kristalizimi i konceptit se atdheu ku ke lindur ka fuqi të tillë tërheqëse sa edhe kur ke vuajtur, ai të merr në qafë me fuqinë e tij të terheqjes. Analoge si ai i burgosuri që pas lirimit nga burgu s’jetonte dot në jetën e lirë dhe dëshironte përsëri të rifutej në burg me dëshirë. Pas këtij zbulimi i thashë vetes se atdheun edhe nga larg mund ta ndihmosh dhe kur ai të ketë mbi gjithçka në praktikën e jetës. Drejtësinë, ndershmërinë, barazinë para ligjit, po mund të rikthehesh për të, jetuar në të. Gëzimi më i pa harruar është takimi i fëmijëve me gjak shqiptari nga i vëllai i atit tim Vasil PAKALIT. Jo vetëm që takova djalin e PASKALIT, por edhe fëmijët e fëmijëve të tij, të cilët diktatura na i ndalonte edhe me letra të komunikonim.Këtu lumturia mbetet kulminante, është një kapitull me vete.
Cfarë përfshirje keni me komunitetin tonë në Filadelfia?
Përfshirje të madhe jo vetëm si individ por dhe si familje. Me vajzën tonë Meri, hapëm takimet e para shqiptare gratis për emigrantët e prosa erdhur dhe të çoroditur nga befasitë e Amerikës. Celëm Kampin e parë të fëmijëve në pushimet verore, duke i edukuar me gjuhën, artin dhe besimin tek Zoti, tek porindërit, tek vetja. U regjistruan 130 fëmijë, aq sa edhe të huajt filluan të sjellin fëmijët e tyre. Emigrantët e brezave të mëparshëm ndihmuan për fondet e kampit të fëmijëve. Sot familja jonë është antare e shoqatës humanitare, shqiptaro-amerikane. Ne botuam edhe gazetën:”Emigranti shqiptar” për 6 vjet rresht një herë në muaj.
- C’farë është për ty Amerika?
Ne duam të kuptojmë të arthmen e botës pa varësisht sa vite duhen, një ide të tillë sot ta jep Amerika, kur jeton në të disa vite.
-Keni jetuar në komunizëm, tranzicion, demokraci,kapitalizëm, çfarë keni mësuar në ndryshimet mes këtyre sistemeve?
Pergjigja është e gjerë dhe e thellë, vështirë ta japësh shkurt. Me pak fjalë do shtoja se: Ky lloj njeriu mund të flasë ç’ishte komunizmi, ç’është tranzicioni, ç’është demokracia, ç’është kapitalizmi. Me pak fjalë komuizmi nga fjala komunë= e përbashkët, u nis që të mirat materiale të ishin të përbashkëta dhe në Tiranë u krijua dyqani i byroistëve, spitali i byroistëve, pra përfundoi vetëm për disa. Tranzicioni ynë është eksperiment i politikanëve pa eksperinecë në kurriz të popullit. Demokracia në Shqipëri s’dihet kur mund të mbrrijë.
Në Amerikë, u faktua që ishte populli ai që vulosi zgjedhjen e Presidentit të sotëm. Do të thotë që në SHBA, fjala Demos, e barabartë me fjalën popull, dhe kratos, baraz me pushtet, që nënkupton zbatim. Ishte pushteti i popullit përmes votimit të ndershëm që uli në fronin numër një të kombit, Presidentin Obama, edhe pse ai vjen nga minoritetet e këtij shteti.. Në Shqipëri s’mund ta mendosh që një minoritar të drejtojë Shqiperinë. Për kapitalizmin amerikan, me pak flalë u faktua që barqet bosh të shqiptarëve fukarenj, dhe më tej ju dha veturën, punën, pa zgjedhur kkolin e saj. Pra,duke ulur fodullëkun që ka shqiptari në vatan për të bërë disa lloj pune disa jo. Në Shqipëri tokat ende jane djerrë, në Amerikë toka s’ka nge për të qenë djerrë. Në Shqipëri të mbytin plerat, në SHBA, pastërtia të le mbresa në sajë të punëtorëve të pastrimit që vërtet paguhen.
-Keni realizuar krijuar një CD me këngë dhe serenata korçare, a keni plane për ta regjistruar në studio?
Serenata korçare është e pa vdekshme, ajo kaloi kufijtë e qytetit ku lindi. Kitara ime është trashëgim familjar nga im atë dhe ka histori me vete. Kasetën e realizova me mundësitë e mia, këtu në SHBA. Për më shumë ajo kërkon ndihmë, pasi pa ja rritur cilesitë s’e nxjer nga dera. Dhuratë prej prindërve në prizmin gjenetik kam pasur sensin artistik që kishin të dy prindërit e mi, këtë fakt e njoh saktë në sajë të ligjeve të Grigor Mendelit, pa hyrë në hollësitë përkatëse.
-Si i mbani lidhjet me Shqipërinë?
Media sot e beri globin e tokës një fshat gjigand. Shqipërinë e kam 24 orë në TV-I dhe 4 orë në kompjuter, e njoh atdheun më mirë se kur jetoja atje. Kjo nga që këtu s’jetoj vetëm për të ngrënë, urija, errësira, rrëmuja shtëpijake janë zhdukur në Amerikë për familjen nikoqire. Përmes komenteve në gazeta aq sa di dhe ndjej, apokuptoj, ja dërgoj atdheut mendimet e mia. Sa botohen kjo nuk varet vetem nga mua, ka shumë përgjigje pse botohen o pse s’botohen artikujt. Nuk shqetësohem për të, do bëj aq sa mund, por jo të rri duarkryq.