Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ligor Luarasi: Korça, “Parisi i vogël”, me histori të madhe

| E merkure, 14.04.2010, 07:18 PM |


Flet piktori, kitaristi dhe  ish-mësuesi Ligor Luarasi 

 

Korça, “Parisi i vogël”, me histori të madhe

 

Nga Albert Zholi

 

Ku keni lindur dhe ç’fare kujtime keni nga fëminia?

 

Kam lindur në qytetin e Korçës. Kujtimet nga fëminia  i kam të shumta  sa ky shkrim nuk i plotëson dot.  Ja disa nga to:   -  Dimri  Korçar  në fëmini  është shumë mbresëlënës  me cilsësitë e tij. E pëlqeja tepër   bardhësinë e qytetit me dëborë aq sa në kl.të katërt  të fillores  kur u ndanë rolet e teatrit  me temë STINET,  me shumë dëshirë mora stinën e dimrit, nga dashuria për të. Me veglat e shtëpisë: sharrë, çekan, darë, etj dhe thura një ski që ngihej ulur ose barkazi  për rrëshqitje. Dy këmbët e saj ja paisa me hekur  për shkarje  në akull. Me të në kodrën e Shëndëllisë  atje ku është sot shkolla  “STAVRI THEMELI”  fillohej rrëshqitja  sa delnim nga shkolla deri në mbrëmje  kur dilnin nga puna punëtorët e  Parkut të makinave. Rrëshqitja përfundonte  afër staduimit  tek busti i SKENDERBEUT. Nata na mblithte në shtëpi  për të dëgjuar të sharat e prindërve  ngaqë këpucët në majat e tyre shkallmoheshin duke gërvishtur akullin dhe dëborën me punën e tyre si freno dhe timon  i skisë. Lëvizja në dëborë  na skuqte faqet, gjaku lëvrinte në gjithë trupin, vërtet një shëndet  fëminor i plotë.     

 

Tjetër çfarë kujtoni në fëmininë tuaj?

 

   moshë të njomë   pata rastin për herë të parë  të shoh  ekspozitën e të madhit VANGJUSH MIO  në Pallatin e Kulturës  me pikturat origjinale të tij.  Qetësia e sallës, më ndihmoi të shijoj   plotësisht  vlerat e ngjyrave të vajit  aq sa një lloj rryme  ndjenjash  preku qënien time  si një korent elektrik, duke pyetur veteveten  si është e mundur që ngjyra të japë  materien: dëborë, ujë, qiell, re, gur, gjethe,etj?.

Kur dola nga ekspozita  m’u ngul në kokë  ideja që ngjyrat  paskan vlera të mëdha  emocionuse, që në Korçë vetëm Mioja  ja u dinte  atë vlerë..

Një top  leckash  qepur  nga prindrit tanë  na bashkonte të gjithë femijët e mëhallës  në sheshin  e shtëpisë së Pionierëve. Luanim atje derisa topin e shqyenim nga  gjuajtjet tona  disa orë rrjesht  pa u shlodhur  me kepucët  o sandalet   e deformuara nga  loja me top lecke. Dy  kapitenet e skuadrave  zgjidhnin  përbërjen e tyre, s’kish bukuri më të madhe  dhe aq origjinale  për moshat tona  me gjithë ato debate që ngjallte  një top leckash..

 

Si mund ta përkufizoni Korçën me pak fjalë?

 

Eshtë pëkufizim i vështirë  se duhen shumë fjalë, kur   tani në moshën 70 vjeçare dijet për të s’kanë të sosur. Megjithëatë Korça  ka mrekullitë e saj  dhe fatkeqësitë e saj. Këto mrekulli i dhanë emrin dikur: “PARIS I VOGEL”  sot   në krahasim me qytetet e tjerë  ka ngelur prapa,  nga një izolim   gjeofizik  ndaj

gjithë qyteteve të Shqipërisë  dhe nga një zhvillim, gati i shfrenuar vetëm për Tiranën. Më lehtë shkohet nga Amerika në Tiranë, se nga Tirana në Korçë. Sa më shpejt duhet çelur  avioni  Korçë Tiranë, që filloi dhe ngeci, pse e plakni Korçën?.

 

C’farë shkolle kini mbaruar?

 

Shkollën e mesme  RAQI QIRINXHI   Korçë,  Institutin Pedagogjik  dy vjecar, Aleksandër Xhuvani, Tiranë, në degën bio-gjeografi-kimi.  Universitetin    e Tiranës  në degën bio-kimi  për mësues të shkollës së mesme  me korespondencë. (Xhaxhai im i dënuar politikisht  më ndoqi  prapa gjithë jetën në biografinë time sekrete nën diktaturë, se ku ishte faji im këtu  edhe sot  s’ma sqaroi njeri.) Më pas mbarova Liceun Artistik  të Mbrëmjes  pranë Pallatit  V.Mio Korçë, në degën pikturë, pasi dilja nga puna..

 

Si e përkufizoni profesionin e mësuesit?

 

Të vështirë, delikat  dhe të pa vlerësuar.

 

Kë do të quanit nxënësin perfekt?

 

Eshtë ai që me një edukatë  dhe sjellje  mbi mesataren nga një familje e rregullt vjen në shkollë për të mësuar jo për gjë tjetër.

 

Kur ke filluar  vizatimet e para? 

 

Që i vogël, kur në dyqanet antike  të qytetit  vareshin  kartolinat e vitit të Ri  dhe të Krishtlindjes që me vizatimet e tyre  aq të ëmbla në ngjyra o prermbajtje ngacmonin  ndjenjat e  mia si fëmijë. Kjo më bëri të trokas në rrethin e pikturës së Shtëpisë së Pionierëve  të Korçës, ku njoha dy nga njerëzit më të dashur të jetës sime, mësonjësit e parë të vizatimit. Mbi një letër vizatimi aq të bardhë më buronte në shpirt dhe mendje një ndjenjë kujdesi  aq e madhe sa asgjëkundi tjetër s’më  ndothte kështu. Pikërisht mbi atë pastërti  duhej të hiqja vijat me laps  prej nga fillonte një disiplinë  e vërtetë vetëedukimi  që më shoqëron gjithë jetën kur punoj mbi telajo. Ndërkohë moshatarët  kalonin fëmininë  nëpër sokaket  e Korçës me detka  dhe pulla poste o me ashike.Në shtëpinë e Pionierit  pikturat  e mia  plotësuan  ekspozitën që çelte ky rreth  ç’do fund  viti..Kjo ishte vërtet një nxitje e madhe në atë moshë. Prej atëhere dhe deri sot vizatoj, pikturoj, studioj artin  figurativ sa të kem frymë. S’gjej liri më të madhe në jetë  kur përziej ngjyrat për të gjetur tonin që dëshiroj, askush  s’më fut hundët në këtë lloj pune.

 

Cfarë experience keni pasur në komunizëm me veprat e tua artistike?

 

Një eksperiencë më shumë  trishtuse se sa  optimiste, gati në greminë të jetës. Një peisazh nga fshati Sheqeras ku paraqitej qendra e fshatit  fermë të Maliqit   lindi nga realiteti..  Në rrugën e tij qëndrore kalonin  skodat me rimorko të superngarkuara me panxhar sheqeri. Rruga me pluhur  të thatë dhe të nxehtë nga dielli prapa makinës ngrinte në ajër dhe ulte në tokë  një shtëllungë të madhe tymi, për shumë vite  në qendër të fshatit. Ky pluhur  nxiti  ndjenjat e mia  me domethënien përkatëse:

Fshatarëve  dhe fëmijëve të shkollës, panxhari për shërbimet e tij ju merrte  jetën  për pak shpërblim dhe në rrugë mbetej  pluhuri që  ngrihej dhe ulej për vite të tëra në ç’do vjeshtë. Komisioni  në Korçë  me syzet e tij zmadhuse   ma hoqi pikurën nga ekspozita  duke thënë; të zhdukja pluhurin pastaj ta çoja përsëri  para komisionit. Më pikturën nuk e çova, as e korigjova. Ky ishte një rast nga  gjithë rastet pa hyrë në hollësira që më kostoi.Më tej me pikturën e Galileo Galileit mësova shumë sekrete të konceptit pozitë.

 

-Si filluat punë si piktor në amerikë dhe sa vepra keni krijuar?

 

Në një nga zyrat e punësimit, ishin varur në stendat  e saj shumë fletë punësimi  që tregonin llojin e punës, pagesën, kërkesat  për punësim, etj. U ndala tek ajo  që lidhej me pikturën. Plotësova  formularin, u paraqita  tek bosi i  punës. Ai me stafin më testuan  aftësitë  dhe më punësuan  për retushim portretesh  me ngjyra speciale uji. Procesi quhej SPATJE. Firma  kishte shumë punë, fotot  me ngjyra ishin reth 70 cm me 50 cm. Një proces pune që në Shqipëri  s’e kisha parë.  Kam çelur dy ekspozita  një në Bristol një në Filadefia, ku kam paraqitur (realizuar) rreth mbi 150  piktura.

 

-Kush është piktori juaj i preferuar dhe çfarë influence keni nga ai?

 

Brenda atdheut  mbetet  i madhi VANGJUSH MIO, jashtë  tij mbetet  i madhi PIKASO.  Mio  sepse  është shumë i sinqertë  dhe  i ndershëm  me penelatat e tij

Po kështu shumë i dashuruar  me  madhështinë e natyrës, etj. Pikasso, sepse  këshillon të pikturojmë  jo atë që shohim, por atë që ndjejmë. Më pëlqen  filozofia  e pikturës  me fjalët: Piktura tregon, atë që njeriu se sheh, s’e ndjen, s’e dallon. 

 

-Keni filluar një zhanër të ri arti, disi kritiko-politike, apo karaikaturë ne facebook. Cila është audience juaj me to?

 

Falë Amerikës  së begatë  dhe  kampion në demokraci, kam gjetur  këtu atë që atdheu s’ma lejoi apo mundësoi  për 55 vite  jete. Populli shqiptar është i stërlodhur  nga leximet politike. Leximet  politike të artit figurativ e pakësojnë këtë lodhje, dhe nuk ja kufizojnë opinionet e tij, sikundër bën  fjalia  ose shkrimi. Arti figurativ atje e ka bukurinë  dhe vlerat në ndjeshmërinë që të nxit, fjalët për këtë ndjeshmëri  po të duash i thua po të duash jo.

Por  në shpirt  dhe në mendje ai e la mesazhin e tij  përmes  figurave  për atë që di ti “lexojë  ato”. Populli shqiptar me hallet që ka, s’ka aq kohë të lexojë aq shumë sa kanë shpërthyer sot  gjithë ato libra., kurse për ta pare një  pikturë do më pak kohë.

Lexojnë kripë thatët jo ata që kripën e kanë qull  nga uji.

Fjalën audiencë edhe fjalori i  shqipes së sotme botim i vitit 2002, e saqron  disi turbull.  Sipas atij fjalori unë s’jam pranuar nga ndonjë përfaqesues i lartë i shtetit në ndonjë lloj audiencë.  Gazetat  KORIER  TAIM  tek pikturoja  peisazhet amerikane kanë shkrojtur për mua, edhe në librin e përshtypjeve ruajdisa nga shkrimet  e vizitorëve. Ndoshta këtë kërkon edhe pyetja tuaj.?

 

Cili ka qene pasioni numër një i jetës tuaj?

 

   Ka qenë dhe mbetet  e vërteta.  Sipas  filozofisë   së lashtë greke mos gaboj:

“E dua Sokratin, por më shumë se të dua të vërtetën.”  Të vërtetën  studiova dhe spjegova rreth 40 vjet në shkencat e natyrës, ajo më pëlqen edhe në artet figurative edhe tani.

 

Jeni  prezantuar  si komentues  ne disa gazeta  shqiptare të përditëshme. Kur filluat të përfshiheni  në fushën e politikës si komentues?

 

Me datë s’më kujitohet  por kur media,kompjuteri,TV-ja, ma sollën atdheun në studion time falë mundësive që të jep SHBA,  filloi edhe  Universiteti im i fundit ai i medias në Shba. Ky Universitet më mundësoi  të ndjej  thellë plagët e Shqipërisë, duke thyer një traditë frike që na nguli e kaluara jonë  dhe që për inerci vazhdonin ende  në vatan, kam shprehur atë që më lejon ligji ilirisë së fjalës dhe mendimit, për të ndihmuar sado pak  në dhimbjet që ka atdheu im. Tjetër punë që dashakeqësit  të qepin fjalët: Po u bere ti të ndreqësh plagët e atdheut nga Amerika?  Këta dashakeqës  po të bëj ndonjë gabim ma bëjnë qimen tra. E kemi ne shqipot zilinë  për përparimet e tjetrit,  me konceptin:Vdis pa të të dua.

 

Cili është inspirimi juaj për librin “Fllad amerikan?”

 

Që kur shkela në Amerikë përshtypjet ishin  të pa fund.Midis tyre një më dukej primare, njohja e shqiptarëve  me jetën e Presidentëve amerikanë. Të gjithë e dimë  sa kemi vuajtur dhe vuajmë  për  mungesë liderësh, burrash të vërtetë shtetërorë. Kjo më bëri të studioj  jetën e 42 Presidentëve  amerikanë  dhe  sa më parë  ta lexojnë  shqiptarët   e pa fat që s’kanë studiuar.  Një ligj i Kushtetutës  amerikane  i pa ndryshushëm thotë që: Asnjë President në Amerikë nuk qëndron më shumë se 8 vjet. Një ditë një shofer emigrant më tha se nuk e dinte këtë ligj dhe e gjeti tek ky libër..

 

Keni emigrauar në USA prej 14 vjetësh,cilat kanë qenë vështirësitë më të mëdha? Po gëzimet më të paharruara?

 

Vështirësia më e madhe  ka qenë kristalizimi i konceptit se atdheu ku ke lindur ka fuqi të tillë  tërheqëse  sa edhe kur ke vuajtur, ai të merr në qafë  me fuqinë e tij të terheqjes.  Analoge si ai i burgosuri   që pas lirimit nga burgu   s’jetonte dot në jetën e lirë  dhe dëshironte përsëri të rifutej në burg me dëshirë. Pas këtij zbulimi i thashë vetes se atdheun  edhe nga larg mund ta ndihmosh  dhe kur ai të ketë mbi gjithçka në praktikën e jetës. Drejtësinë, ndershmërinë, barazinë para ligjit, po mund të rikthehesh për të, jetuar në të. Gëzimi më i pa harruar është takimi i fëmijëve me gjak shqiptari nga  i vëllai i atit tim Vasil   PAKALIT. Jo vetëm që takova djalin e PASKALIT, por  edhe fëmijët e fëmijëve të tij, të cilët diktatura  na i ndalonte edhe me letra të komunikonim.Këtu   lumturia mbetet kulminante, është një kapitull me vete.

 

Cfarë përfshirje keni me komunitetin tonë në Filadelfia?

 

Përfshirje të madhe  jo vetëm si individ por dhe si familje. Me vajzën tonë Meri, hapëm takimet e para shqiptare  gratis  për emigrantët e prosa erdhur  dhe të çoroditur  nga befasitë e Amerikës. Celëm Kampin e parë të fëmijëve në pushimet verore, duke  i edukuar me gjuhën, artin dhe besimin tek Zoti, tek porindërit, tek vetja. U regjistruan 130 fëmijë, aq sa edhe të huajt  filluan të sjellin fëmijët e tyre. Emigrantët e brezave të mëparshëm  ndihmuan për fondet e kampit të fëmijëve. Sot familja jonë është antare e  shoqatës humanitare, shqiptaro-amerikane. Ne botuam edhe gazetën:”Emigranti shqiptar” për 6 vjet  rresht një herë në muaj.

 

- C’farë është për ty Amerika?

 

Ne duam të kuptojmë  të arthmen  e botës  pa varësisht sa vite duhen, një ide të tillë  sot  ta jep Amerika, kur  jeton në të disa vite.

 

-Keni jetuar në komunizëm, tranzicion, demokraci,kapitalizëm, çfarë keni mësuar në ndryshimet mes këtyre sistemeve?

 

Pergjigja  është e gjerë  dhe e thellë, vështirë ta japësh  shkurt. Me pak fjalë  do shtoja se: Ky  lloj njeriu mund të flasë ç’ishte komunizmi, ç’është tranzicioni, ç’është demokracia, ç’është kapitalizmi.  Me pak fjalë  komuizmi nga fjala komunë= e përbashkët, u nis që të mirat materiale të ishin të përbashkëta  dhe në Tiranë  u krijua dyqani i  byroistëve, spitali i byroistëve, pra  përfundoi vetëm për disa. Tranzicioni  ynë  është  eksperiment  i politikanëve pa eksperinecë  në kurriz të popullit. Demokracia në Shqipëri  s’dihet kur mund të mbrrijë.

Në Amerikë, u faktua që ishte populli ai që vulosi zgjedhjen e Presidentit të sotëm. Do të thotë që në SHBA, fjala  Demos, e barabartë me fjalën popull, dhe kratos, baraz me pushtet, që nënkupton zbatim. Ishte pushteti i popullit  përmes  votimit  të ndershëm  që uli në  fronin numër një të kombit, Presidentin Obama, edhe pse ai  vjen  nga minoritetet e këtij shteti..  Në Shqipëri  s’mund ta mendosh që një minoritar të drejtojë Shqiperinë. Për kapitalizmin amerikan, me pak flalë u faktua që barqet bosh të shqiptarëve fukarenj, dhe më tej ju dha veturën, punën, pa zgjedhur kkolin e saj. Pra,duke  ulur  fodullëkun që ka shqiptari në vatan për të bërë   disa lloj pune disa jo. Në Shqipëri  tokat  ende jane djerrë, në Amerikë  toka s’ka nge për të qenë djerrë. Në Shqipëri të mbytin plerat, në SHBA,  pastërtia të le mbresa  në sajë të punëtorëve të pastrimit që vërtet paguhen.

 

-Keni realizuar krijuar një CD me këngë dhe serenata korçare, a keni plane  për ta regjistruar në studio?

 

Serenata korçare  është e pa vdekshme, ajo kaloi kufijtë e qytetit ku lindi. Kitara ime  është trashëgim  familjar nga im atë dhe ka histori me vete. Kasetën  e realizova  me mundësitë e mia, këtu në SHBA.  Për më shumë  ajo  kërkon  ndihmë,  pasi pa ja rritur cilesitë s’e  nxjer nga dera. Dhuratë prej prindërve në prizmin gjenetik  kam pasur  sensin artistik që kishin    dy prindërit e mi, këtë fakt e njoh saktë  në sajë të ligjeve të Grigor Mendelit, pa hyrë në hollësitë përkatëse.

 

-Si i mbani lidhjet me Shqipërinë?

 

Media sot e beri globin e tokës një fshat gjigand. Shqipërinë e kam 24 orë  në TV-I  dhe 4  orë në kompjuter, e njoh atdheun më mirë se kur jetoja atje. Kjo nga që këtu  s’jetoj vetëm për  të ngrënë, urija, errësira, rrëmuja shtëpijake  janë zhdukur në Amerikë  për familjen  nikoqire. Përmes  komenteve në gazeta  aq sa di  dhe ndjej, apokuptoj, ja dërgoj atdheut mendimet e mia. Sa botohen kjo nuk varet vetem nga  mua, ka shumë përgjigje  pse botohen o pse  s’botohen  artikujt. Nuk shqetësohem  për të, do bëj aq sa mund,  por jo të rri duarkryq.