Kulturë
Sami Islami: Unë mbramë kam qenë në hanë
E hene, 12.04.2010, 09:20 PM
Sami ISLAMI
UNË MBRAMË KAM QENË NË HANË
Në nji mbramje kur ra freskia
Në park kishin dalë fëmija
Ishte Kobi, Gresa , Zana...
Lunin tok te
Në stol të parkut rrinte babi
Me të edhe vogëlushi, Labi
Kurreshtar me mësu shumë gjana
Pyeti, si qëndron ashtu në qiell hana?
Babi filloi t’i shpjegonte
Po ishte i vogël të kuptonte
Veç nji gja iu ngul në mendje
Se njrëzit kishin shku edhe atje
Të nesërmen shkoi në shkollë pa përtim
Dhe u
Në orë të parë mësuesja i pyeti me rend
Se ku kishin qenë për vikend?
Njani tha isha te tezja,
Tjetri, te gjyshja në Arbanë
Kurse Labi pa ngurru,
Tha: Unë mbramë kam qenë në hanë!
Fëmijët tjerë ia plasën gazit
Labi ziente prej marazit
Pse qeshni, tha, kjo asht e vërtetë
Kam shku me babin me raketë!
Mësuesja fëmijët për m’i qetësu,
Tha, s’dihet, Labi ndoshta në hanë ka shku!
Si thoni, ta pysim edhe nji herë
A ishte në hanë dimër apo verë?
Londër, 11.04.2010