Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sami Islami: Unë mbramë kam qenë në hanë

| E hene, 12.04.2010, 09:20 PM |


Sami ISLAMI

 

UNË  MBRAMË  KAM QENË NË HANË

 

Në nji  mbramje kur ra freskia

Në park kishin dalë  fëmija

Ishte Kobi, Gresa , Zana...

Lunin tok te fontana

 

Në stol të parkut rrinte babi

Me të edhe vogëlushi,  Labi

Kurreshtar me mësu shumë gjana

Pyeti, si qëndron ashtu në qiell hana?

 

Babi filloi t’i shpjegonte

Po  ishte i vogël të kuptonte

Veç nji gja iu ngul në mendje

Se njrëzit kishin shku edhe atje  

 

Të nesërmen shkoi në shkollë pa përtim

Dhe u nis me vëllanë  me nxitim

Në orë të parë mësuesja i pyeti me rend

Se ku kishin qenë për vikend?

 

Njani tha isha te tezja,

Tjetri, te gjyshja në Arbanë

Kurse Labi pa ngurru,

Tha: Unë mbramë kam qenë në hanë!

 

Fëmijët tjerë ia plasën gazit

Labi ziente prej marazit

Pse qeshni, tha,   kjo asht e vërtetë

Kam shku me babin me raketë!

 

Mësuesja fëmijët për m’i qetësu,

Tha,  s’dihet,  Labi ndoshta në hanë ka shku!

Si thoni,  ta pysim edhe nji herë

A ishte në hanë dimër apo verë?

 

Londër, 11.04.2010