E premte, 02.05.2025, 02:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Ekrem Ajruli: Burri botës

E diele, 11.04.2010, 06:25 PM


Ekrem Ajruli - Tetovë

 

Burri botës

 

Hipi burri botës

Lart majë muri

Pyeti me habi

Ku më mbeti flamuri

Mezi e fitova besimin e bazës

Të ulem këmbëkryq

Në fron të “oazës”

Kur më kaplon mua

Malli për atdhe

Betohem në shpatën

E të madhit Skënderbe

Sa herë më kujtohen

Vuajtjet e vegjëlisë

Hakun ia marr

Shishes së rakisë

Që hallet e popullit

T’i nxjerrë në breg

Lypi pa përtim

Konjak Skënderbeg

Dhe kërkesa ime

kur nis e stërzgjatet

Kërkoj me ton të ashpër

Votkë nga Karpatet

Pas shumë mundimesh

Pre bie qurani

Tërë këto sakrifica

Për hir të vatanit

Kur orvatjet e mia

Marrin shije farmaku

Që ta qetësojë shpirtin

Lypi suxhuk taraku

Unë i pari juaj

Nuk shkulem prej fronit

Ngase shpesh e uli bishtin

Para gishtit padronit



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx