Kulturë
Cikël poetik nga Gani Qarri
E premte, 09.04.2010, 09:45 PM
Gani QARRI
Mitrovica
Ky Qytet i vjetër
i Isa Boletinit
I ndar mes për mes
nga dor e « kainit »
Mitrovica jonë
Sishte e ndar kurrë
Derisa francezët
U vendosën mbi urë
Por q`po bëjn shqiptarët
Që ate ta bashkojnë
Pse vall lajmërojn plane
Që s`mund ti realizojnë
Planet që as një herë
Populli nuk i pa
Dhe Ibri vazhdon
Qytetin me nda
Kot egzistojn urat
Që brigjet bashkojnë
Derisa gjithë veriun
Serbët e sundojnë
Ku as sot shqiptari
Andej s`mund t`kaloj
Se po e hetuan serbët
Vështir e ka t`shpëtoj
ku na mbet premtimi
I planit të qeverisë
Apo u morën vesh me Banin
As për t`mos e nisë.
Kjo faqe Kombëtare
Për ne ësht Dritare
Ku mund t`xjerrim Kokën
Për t`fol me gjit Botën
Dhe jo vetëm pamja
E saj madhështore
Por edhe përmbajtjen
E ka shumë Zemrore
Madje edhe shkrimet
ashtu si ne i qojmë
pa asnjë CENSUR
n`kët faqe i lexojmë
Me pamje heronjësh
Të luftës dhe letërsis
Anë e kënd gjith trojeve
Të krejt Shqiptarisë
Dizajnin e zgjedhur
Në mënyr sharmante
Hapsirën tërheqse
Shumë Extravagante
Dhe Moderatori
Shembull i dinjitetit
Ësht më toleranti
I gjith Internetit
Ate se pengojnë partit
E as idet e shkruesit
Vlersimet për secilin
Ia beson lexuesit
Plotsisht demokrat
Dhe pa asnjë anësi
Që sot rrall e gjenë
Dikund n`shqiptari
Me qëndrimi që mbanë
Korrektësi dëshmonë
Ndaj secili Shqiptar
Shumë sukses i uron
Urimit i bashkohem
Dhe unë me dëshirë
Sukses Moderator
Dhe shëndet të mirë
Me tolerancën tuaj
Te « Zemra Shqiptare »
N`kët faqe bashkon
Gjith hapsirën Kombëtare
Hasi
Ëndrrat e rinisë
Që i thurja për Hasin
Sa herë i kujtoj
Të kthehem më thrrasin
Edhe pse unë ika
Si shumë tjer n`gurbet
Kujtimet për Hasin
Kurr nuk më janë tret
Me q`do gjë që ka
Ashtu sikur ishte
Për mua më t`mirë
Kund në botë nuk kishte
Pash qytete e fshatra
Fusha edhe dete
Por ngado që shkova
Ti n`zemër më mbete
Kot mund t`thot dikush
Ja këtu ësht më mirë
Kur sikur n`vendlindje
S`ndjehesh kund i lirë