Kulturë
Dy poezi nga Besar Shkëmbi
E premte, 09.04.2010, 08:58 PM
Besar Shkëmbi
DRINIT T `BARDHE
Duke ecur ashtu sic ishte
nje mengjes filloi t´me fliste
a e di ti more djale
mua m´thrrasin Drin i bardhe
nga se ujin e kam ar
lagu kopsht e lagu are
une kallirin e mbush fare
qe te mbushet cdo hambare
mos t´ia kemi askujt nevojen
per buke goje t´ia shtrijme doren
Nder luadhe barin rrit
te hane delet te hane dhithe
te hane kecat te hane qingjat
te hane lopet te hane vicat
te hane kuajte e gjithe bagetite
t`rritet dardha me hardhite
t´rritrt molla me qershite
ne Shqiperi prodhoj dhe drite
naten une ua beje dite
Dua t´them dhe dika tjeter
Sa vet toka jam i vjeter
ujevaren e kam mjekerr
historine e shkrova n´leter
dhe me shume gjelozi
e kam ruajtur thelle ne gji
qe ta kam gjithmone deshmi
qysh se k´tu kishte njeri
qe nga deti
der´te Sava e Danubi
dikur thirrej Iliri
Sot e gjithe shqiptaria
nga Kosova e Shqiperia
Mali i Zi Maqedonia
Bujanovci e Turqia
arbereshet e Grecia
gjenerate pas gjenerate
i lexojne faqet e mia
Zanat ketu vijne takohen
oret ketu vijne freskohen
dragojte vijne ketu pastrohen
trimat vijne ketu sherohen
T´ri e treja m´vizitojne
puthjen e pare k´tu shijojne
e kur zemrat n´gjoks u dridhen
me uj t´ftohte i freskojne
Kengetaret bukurite m´i kendojne
historite lahutaret m´i kujtojne
shume poete e poetesha
vargje e vargje me kushtojne
Sa shume krajle e sa shume mbreter
kam percjell ne boten tjeter
sa kane ardhur e sa kane shkuar
sa perhere jane harruar
une ketu kam qendruar
me ujevaren e kulluar
djale pas djali e brez pas brezi
me uj t´tohte i kam freskuar
Sa kuqedrat jane munduar
e bajloze kane punuar
per t´me shterrur per t´me shuar
e sa krajle e sa mbreter
per t´me vu nje emer tjeter
mundi kot u ka shkuar
dite e nat une kam vashduar
mes per mes i kam pershkuar
gjithe Kosoven dhe Shqiperine
me ujin tim i kam freskuar
dhe keshtu do vazhdoje
gjer sa zoti
galaksine ta shkatrroje
BERLINI E VERSAJA PERSERI
„Ti Shqiperi me jep ndere
me jep emrin shqipetar“
Po po eshte e vertete
s´dua t´jam vec kosovar
se perdhunisht
me kane ndare
perdhunisht m´thane kosovar
perdhunisht m´than s´je shqipetar
nga nje flaumur m´i bene dy
njerin me gjashte yje
tjetrin kuq e zi
ne OKB me thane vec keshtu
duhet hy
jo vec nje shtet
duhet dy
edhe keshtu s´me pranuan
vec me kane genjy
Nga kjo shpirti po me djege
e ndane trungun ne dy dege
Evrope shtriga
t´gjitha shtetete n´Kontinent
po lufton t´i beje nje
Ndersa k´tu
Berlini
Versaja
Jajca perseri
tash si po duket pergjithnje