Kulturë
Bajram Qerimi: Sinonimet frazeologjike – idiomatike shqipe
E enjte, 08.04.2010, 09:58 PM
SINONIMET FRAZEOLOGJIKE-IDIOMATIKE SHQIPE
Nga BAJRAM QERIMI
Frazeologjia e idiomatika shqipe shënon një fond të pasur prej 100000 ( njeqind mijë) e më tepër frazash e idiomash, që do të jenë të përfshira e të pasqyruara me të gjitha kuptimet, me shumëkuptimësinë më të plotë në “Fjalorin frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik të gjuhës shqipe”,i cili tani ka arritur në më se 4000 faqe dhe pret ta shohë dritën e botimit sivjet (2010) ne te gjitha trevat ku jetojne shqiptaret.Ky fjalor do të jetë fjalori më i pasur i këtij lloji jo vetëm në frazeografinë shqiptare, por edhe në frazeografinë botëtore.Deri më tani përmes internetit kemi ndeshur dy tituj fjalorësh sinonimikë frazeologjikë të gjuhës ruse, njëri me katërqind e më tepër faqe , ndërsa tjetri me një mijë e më tepër faqe, nje fjalor te ketille te gjuhes bullgare, botuar ne vitin 2005, ndërsa në gjuhë të tjera nuk kemi ndeshur. Sinonimet e kuptimeve të një fraze a idiome në këtë fjalor pasojnë pas çdo ftillëzimi, shpjegimi të kuptimit, që shënohen me numra themelorë 1,2,3,4 etj. Një frazë a idiomë me një kuptim është e njëjtë a e afërt me një varg frazash a idiomash, ndërsa me kuptime tjera është e njëjtë a e afërt me vargje tjera frazash a idiomash. Pra, njëjtësia e afria kuptimore e një fraze a idiome me frazat e idiomat e tjera shënon e pasqyron barasvlerësi të plotë, tërësore kuptimore.
Pasi ky fjalor përbëhet edhe prej sinonimeve, në vijim po i sjellim disa shembuj praktikë të frazave e idiomave shqipe, të cilat varësisht nga kuptimet e tyre pasohen nga një numër i madh i sinonimeve përkatëse, nga vargje sinonimesh të frazave e idiomave me të cilat kanë barasvlerësi të plotë kuptimore, si bie fjala:
BËHET BRISK dikush fr. fol.,id.1..nuk i mbetet asgjë nga pasuria (që kishte) dikujt, varfërohet shumë, tej mase dikush, bie poshtë ekonomikisht dikush, bie në gjendje të mjerueshme dikush. (HK f. 148). S. bëhet në (më) ditë dikush; bëhet dorëhollë dikush; bëhet gisht (grerëz, greth) dikush; bëhet lugë e larë dikush; bëhet për ta qarë me lot dikush; bëhet për ta qarë me llajinka dikush; bëhet rrafsh (me bythë) dikush; bëhet rrapitoll dikush; bëhet rrip daulleje dikush; bëhet rrushkull dikush; bëhet për sevap dikush; bëhet telha (toro, trokë, vishkull) dikush; bëhet për vitra dikush; i bie në cifund dikujt; bie nga dega (nga dynjallëku, nga fiku, nga gjendja) dikush; bie në skam (në skamje) dikush; bie nga bota (nga shkalla) dikush; i del barku në fushë dikujt; i (ia) ha gomari (magari) defterin dikujt; e humb gjërin dikush; e ka bosh vorbën e torbën dikush; nuk ka gjë pas shpirti dikush; nuk ka dy këmbë vend dikush; nuk ka këmishë veshur dikush; nuk ka pe as gjilpërë dikush; nuk ka kurrgjë pas shpirti dikush; nuk ka pulë në derë dikush; i kris në cifund dikujt; i lan duart dikush; e lë dynjallëkun dikush; e lënë (e lëshojnë) sendet dikë; mbetet brinjë dikush; mbetet në (më) ditë dikush; mbetet gisht (vishkull) dikush; nuk i mbetet gjë në shpirt dikujt, nuk i mbetet gjë pas shpirtit dikujt; i rrëshqet (i shket) këmba dikujt; rrëzohet nga fiku dikush; i shkon halli poshtë dikujt; zbret nga fiku (nga kali) dikush. 2.dobësohet shumë, së tepërmi (nga shëndeti) dikush, tretet e thahet pa masë, tepër (nga shëndeti) dikush. S arrin në ditë të pikës dikush; bëhet ashkël (ashkëti, asht, asht e lëkurë, asht e zhëngë, bakalaro, bark e shpinë, begun, si bere, bigë, bilonjë, bisht luge, si bisht luge, si bishti i plumbit, si bishti i qershisë, bishtajë, si boshti i furkës, si një brez, si fletë brushtulle, cingaridhe, cingël, cipal, cipë e kockë, cipë qepe, cironkë, si cironkë në pe, si cironkë e tharë në tym, si cironkë e thatë, çengel, çevreng, dahire, si degë pishe, si dele marsi, dërrasë police, në atë ditë, në këtë ditë, në ditë, si domate e mërdhirë në brymë, si domatja në brymë, një dorë, një dorë njeri, sa një dorë, dredhë, si druri i thatë, dru, si dhi e shtime, si edh i shtimë, si stap i evgjitkës, fener, si fije peri rreth boshtit, si fije leshi në furkë, fitil (në fytyrë), si një fletë e tharë në erë, flluskë, furkë, gisht, grihë kose, një grusht, sa një grusht, gjalmë, hije e vetes, vetvetes, si hoshafkë e fishkur, si kedh i shtirë, kërrabë, kërrabë qulli, kërrabëz, kleçkë, koc, kockë, kockë e lëkurë, si koqeve llukë, krënde, krënde e thatë, si kungulli i ndenjur në brymë, si laraskë pa bisht, lëkurë, liktyrë, si lopë e mjelë, si lulja e kungullit në brymë, si lulja pa ujë; si mahunat në gaxhel, si i tharë në mashë, si mishi në mashë, si mishi i tharë mbi zjarr; këmbë mize, krënde, si mullëz lope, si mushkëri e zier, gjysmë njeriu, pastërmë, si pastërmaja e dimrit, si fije peri rreth boshtit, si petavër, petë, përthekojsë, si qepë e tretur në vaj, qiri, qyqe, qyqe e rrembit, si qyqe, si qyqe e rrembit, si roshkë e thatë, rrip, skelet, skra, skrajë, si skrajat e dheut, si skrajë, si smilar mulliri, si stap i evgjitkës, si sheleg i purthosur, shirit, shkarpë, shkop, shkrumb, telef, teneqe, teneshir, trëndelinë dikush; bëhet si i tymosur (si i tharë në mashë, në tym) dikush; bëhet varr (verig) dikush; bëhet si vezë llukë dikush; bëhet vig dikush; bëhet si xinxife e fishkur dikush; bëhet zhëngë dikush; bëhet sikur ka ngrënë shajka dikush; i bëhet barku dërrasë (petë) dikujt; bëhet për në plasë të derës dikush; bëhet ta lidhësh në djep dikush, bëhet për t' u lidhur në djep dikush; bëhet si skrajë dikush; bëhet sikur u jep ujë korbave dikush, bëhet ta shtiesh për vesh të gjilpërës dikush; bëhet për të vdekur dikush; bëhet zorrovinë dikush; i bëhet fytyra si turi dhelpre dikujt; bëhet ta kapësh për hunde i del shpirti dikush; i bëhet lëkura si cipë maze dikujt; bëhet lugë dikush; i bëhet mjekra si kosore dikujt; bëhet për ta hequr për peri dikush; bëhet për ta nxjerrë dredhë dikush; bëhet si mullëz dikush; bëhet si ta mbash në tavan dikush; bëhet si ta kesh terur në tavan dikush; e bën barkun petë dikush; i bie barku dikujt; bie nga shëndeti dikush; i dalin brinjët dikujt; i dalin brinjët mbi lëkurë dikujt; i dalin eshtrat (kockat) dikujt; i duken brinjët dikujt; është asht e lëkurë dikush; është me dy fije brinjë dikush; i fishket lëkura dikujt; i fryhen damarët dikujt; i humb barku dikujt; ligohet si dhitë nga zhuga dikush; i mbetet veç ashti e lëkura dikujt; mbetet asht dikush; mbetet asht e cipë (asht e lëkurë, brinjë) dikush; mbetet si cironkë (e thatë) dikush; mbetet si cirua i thatë dikush; mbetet dërrasë dikush; nuk mbetet hije njeriu dikush; i mbetet veç hunda dikujt; mbetet kleçkë dikush; mbetet kockë e lëkurë dikush; i mbetet qafa në pe (si bisht qepe, si në toja) dikujt; mbetet skelet dikush; mund ta rrëzosh me frymë dikë; i ndahen fulqinjtë prej mishi dikujt; nuk i ngelet veç lëkura dikujt; i ngjitet barku me kurriz (për kurriz, për kurriz të shpinës, për rruaze, për rruazë të shpinës, për shpine) dikujt; i numërohen brinjët (kockat) dikujt; ta prekësh të mbetet në dorë dikush; i regjet lëkura dikujt; rrëzohet me frymë dikush; shkimbet në fytyrë dikush; shkrihet kockash dikush; shkrihet si mishi në mashë dikush; thahet si koçan misri dikush; thahet e bëhet pastërma dikush; i thahet qafa dikujt; thahet e mpihet dikush; thahet e teret asht e lëkurë dikush; i zë syri rreth dikujt. 3.uritet shumë, tej mase dikush, e merr shumë uria dikë. (HK f. 161) S. i bëhet barku ahur (birë, dërrasë, gërrellë, gropë, lug, petë, përrua, zhapë) dikujt; bëhet bishë e malit dikush, bëhet bishë mali dikush; bëhet dërrasë dikush; bëhet limë dikush; bëhet përrua dikush; bëhet dërrasë police dikush; i bën barku giv dikujt; i bëjnë zorrët giv dikujt; i bie shilila (për të ngrënë) dikujt; i fishkëllojnë zorrët dikujt; e gërryen barku dikë (për bukë); e gërryejnë zorrët dikë (për bukë); e grin uria dikë; i humb barku krejt dikujt; e ka barkun bosh (dërrasë, gropë, petull, thatë) dikush; e ka barkun në një pe dikush; e ka barkun zgropë dikush; ka uri të madhe dikush; i kapet (i ngjitet) barku për kurrizi (për rruaze, pas shpine, për shpine) dikujt; i këndojnë zorrët dikujt; i këputet barku dikujt; i kërcasin zorrët (në bark) dikujt; i kërcet barku dikujt; e lëshojnë leqet e këmbëve dikë; i mbetet barku bosh (hon, i zbrazët) dikujt; i murmuron barku dikujt; ngordh për bukë (për të ngrënë) dikush; ngordh urie dikush; i ngjitet barku me kurriz (për kurriz, për kurriz të shpinës, për rruaze, rruazë, për rruazë të shpinës, për shpine) dikujt; e pret për bukë dikë; e pret uria dikë; i shkon barku prapa dikujt; i shkunden zorrët dikujt; i thahet barku (fyti, gryka, zguri, zorra) dikujt; vdes për bukë dikush; vdes urie dikush; i venë zorrët në tra dikujt; i vete barku në kurriz (në tra) dikujt; i vete barku poshtë (prapa) dikujt; e vë barkun në ujë dikush; i zbardhet (i zbehet) buza dikujt; i zgropet barku dikujt
IA KALL (IA KËLLET) BRETKUN fr.fol., iron.-1. (dikujt a diçkaje dikush) nuk mërzitet, nuk lodhet fare për dikë a diçka dikush, nuk shqetësohet, nuk merakoset fare për dikë a diçka dikush, nuk pyet për dikë a diçka dikush, nuk e prish qejfin e tij për dikë a diçka dikush. S.aq i bën dikujt për dikë a diçka; as që do t’ ia dijë dikujt për dikë a diçka; nuk i bëhet për asgjë dikujt për dikë a diçka; nuk bëhet merak për dikë a diçka dikush; nuk i bëhet vonë dikujt për dikë a diçka; nuk ia bën barku dikujt për dikë a diçka; nuk e bën dert diçka dikush; nuk i bën koka dimër dikujt për dikë a diçka; nuk e bën qejfin qeder për dikë a diçka dikush; s’ i bie andej dikujt a diçkaje dikush; s’ i bie në atë anë dikujt a diçkaje dikush; nuk i bie barku dikujt për dikë a diçka; s’ i bie në atë dru (në atë krah) dikujt a diçkaje dikush; i bie ora (sahati) dymbëdhjetë (gjithnjë) dikujt për dikë a diçka; nuk (e) çan kaptinën (kokën, kryet) për dikë a diçka dikjush; nuk çan vesh për dikë a diçka dikush; nuk dëgjon nga ajo anë për dikë a diçka dikush; nuk i digjen bajgat dikujt për dikë a diçka; nuk i digjet barku dikujt për dikë a diçka; nuk i digjen zorrët dikujt për dikë a diçka; nuk do t' ia dijë dikujt për dikë a diçka ; nuk i dhemb barku (koka, kryet, zemra) dikujt për dikë a diçka; nuk e fryn në sy dikë dikush, nuk i fryn në sy dikujt dikush; nuk i ftohet byreku (pilafi) dikujt për dikë a diçka; nuk i ftohen fasulet dikujt për dikë a diçka; ia fut flamën (murtajën) dikujt a diçkaje dikush; nuk i ha baloshi dikujt për dikë a diçka; nuk e ha në bark dikë për dikë a diçka; nuk e ha barku dikë për dikë a diçka, nuk i ha barku dikujt për dikë a diçka ; nuk e ha brenga (derti (malli, meraku) dikë për dikë a diçka; nuk i ha palla dikujt për dikë a diçka; nuk e ha qederi dikë për dikë a diçka; nuk i ha qoshi (qoshja) dikujt për dikë a diçka; nuk i hapet barku dikujt për dikë a diçka; e hedh pas (prapa) krahëve dikë a diçka dikush; ia heq brincën (fillin, kapistallin) dikujt a diçkaje dikush; nuk ia heq shiblën (zhiblën) prej syrit dikujt dikush; nuk i hiqet asnjë ashkël dikujt për dikë a diçka; nuk i hyn derti dikujt për dikë a diçka; nuk i jep dy (pesë) para dikush për dikë a diçka; nuk i jepet për asgjë dikujt për dikë a diçka; nuk e ka për asgjë dikë a diçka dikush; nuk ka dert (nuk e ka dert) për dikë a diçka dikush; nuk e ka dertin e dikujt a diçkaje dikush, nuk ia ka dertin dikujt a diçkaje dikush; nuk ka gajle (nuk e ka gajle) për dikë a diçka dikush; nuk ka hall për dikë a diçka dikush; nuk e ka për pesë dikë a diçka dikush; ia kall, ia këllet djallin (dreqin, flamën, kollofruthin, murtajën, ujkun) dikujt a diçkaje dikush; ia këndon kollofruthin dikujt a diçkaje dikush; s’ i lagen drutë dikujt për dikë a diçka; nuk i laget dushku dikujt për dikë a diçka; nuk e lodh kaptinën (kokën, kryet, mendjen) dikush për dikë a diçka; nuk e luan këmbën për dikë a diçka dikush; nuk luan vendi për dikë a diçka dikush; nuk i mban dert dikujt a diçkaje dikush, nuk ia mban dertin dikujt a diçkaje dikush; nuk e merr në dorë dikë a diçka dikush; nuk e merr malli për dikë a diçka dikë; nuk myket gjer andej për dikë a diçka dikush; nuk ia ndien qoshja për dikë a diçka dikujt; nuk ia ndien veshi (bira e veshit) dikujt për dikë a diçka; nuk i nxehet kryet dikujt për dikë a diçka; nuk e nxen kryet për dikë a diçka dikush; nuk i nxihet oxhaku dikujt për dikë a diçka; nuk i pëlcet (nuk i plas) barku (peshku, shoka) dikujt për dikë a diçka; s’ e pështyn dorën për dikë a diçka dikush; nuk e pret barku (malli) dikë për dikë a diçka; nuk e prish ajsin (çetelen, gjakun, gjumin, qejfin, terezinë, tetikun, tymin, tymin e duhanit) për dikë a diçka dikush; nuk i prishet buza për dikë a diçka dikujt; nuk i prishet gjiza (mendja, puna) dikujt për dikë a diçka; nuk pyet nga ajo anë për dikë a diçka dikush; nuk e qan hallin për dikë a diçka dikush; nuk rrah vesh për dikë a diçka dikush; nuk e tremb qerpikun e syrit për dikë a diçka dikush; nuk i thahet barku dikujt për dikë a diçka; nuk e vë ujin në zjarr për dikë a diçka dikush; e vë në xhepin e pasmë dikë a diçka dikush; nuk e vret kaptinën (mendjen, qyqen) për dikë a diçka dikush; nuk e zë brenga (malli, meraku, qederi) për dikë a diçka dikë.2. ( dikujt a diçkaje dikush) nuk kujdeset, nuk interesohet më a sa duhet dikush për dikë a diçka, e lë jashtë kujdesit, interesit, vëmendjes dikë a diçka dikush e lindiris, e braktis dikë a diçka dikush. (JTH-FFGJSH f. 134, 225). S. ia bën bajgën dikujt a diçkaje dikush; e bën batall dikë a diçka dikush ; nuk e bën beft (beh) dikë a diçka dikush; ia bën bërryl dikujt a diçkaje dikush ; nuk e bën defter dikë a diçka dikush; nuk e bën hesap (mall, numër) dikë a diçka dikush; nuk e çan kokën për dikë a diçka dikush; ia fut flamën (murtajën) dikujt a diçkaje dikush; e hedh m’ (pas) anash dikë a diçka dikush; e hedh anesh (mb' anet, mb' atë anë, më atë anë, më, në një anë, mb' anësh, anësh, anëve, pas dore, pas doret) dikë a diçka dikush; e hedh në harresë dikë a diçka dikush; e hedh pas (prapa) krahëve (krahësh, kurrizit) dikë a diçka dikush; e hedh në listën e kripës dikë a diçka dikush; e hedh mënjanë dikë a diçka dikush; e hedh pas shpine (prapa shpinës) dikë a diçka dikush; e hedh tej dikë a diçka dikush; ia heq brincën (fillin, kapistallin) dikujt a diçkaje dikush; ia kall (ia këllet) dreqin (dujkun, flamën, kollofruthin, murtajën, ujkun) dikujt a diçkaje dikush; ia këndon kollofruthin dikujt a diçkaje dikush; ia kthen bërryl(in) dikujt a diçkajedikush; ia kthen krahët (kurrizin, shpatullat, shpinën) dikujt a diçkaje dikush; e lë në ahur (në ahur të dhive, m' anash, pas anash, anash, mb' anë, më një anë, më nj' anë, më njërën anë, në një anë, m', mb' anësh, anësh, anëve, batall, si cjapkë të parrjepur; si çobani gunën, deng, deng pa markë, si derrin, djerrë, djerrinë, pas dore, pas doret, në harresë, si kallinë, si kallirin pas draprit, pas, prapa krahësh, krahëve, kurrizit, si lopa baglën, mënjanë, ndoresh, pas shpine, prapa shpinës) dikë a diçka dikush; nuk e merr në konsideratë dikë a diçka dikush; nuk e merr ndore dikë a diçka dikush; e qet (m') anash, (m') anesh, mb' anet, mb' atë anë, m', mb', më atë anë, më, në një anë, mb' anësh, anësh, anëve, pas dore, pas doret, në harresë, pas, prapa krahëve, krahësh, kurrizit, mënjanë, pas shpine, pas shpinet, prapa shpinës, tej) dikë a diçka dikush; nuk e shtie në defter dikë a diçka dikush; e var në akull dikë a diçka dikush; nuk ia var këmborën dikujt a diçkaje dikush; e vë më nj' anë (mënjanë) dikë a diçka dikush; ia vë drizën (ferrën) diçkaje a dikujt dikush; nuk e vë as në majë të thoit dikë a diçka dikush; nuk e vë te thonjtë e këmbës dikë a diçka dikush..3. (dikujt dikush) e fut në vështirësi dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë shumë të vështirë dikë dikush, e vë në gjendje, në pozitë pa rrugëdalje dikë dikush, e zë shumë keq, shumë ngushtë dikë dikush . (AXH-I f. 193). S. e bën fuzë (guxhë, kular, kunj, pykë, spicë, tamruk, zhubël) dikë dikush; ia bën pesë me dy (pishë, rricë, me tybe, zheg, zhgrrap) dikujt dikush; e bie në bri të dhisë dikë dikush; ia bie diellin te dera dikujt dikush; ia bie diellin dy kutë (një pëllëmbë, shtatë pëllëmbë) mbi (përmbi) kokë (krye) dikujt dikush; ia bie diellin mbi (përmbi) kokë (krye) dikujt dikush; ia bie diellin në sy (te sytë) dikujt dikush; ia bie lakun në fyt (në grykë) dikujt dikush; ia bie ngushtë dikujt dikush; ia bie punën (punët) buçuk (cicmic) dikujt dikush; ia bie saçin mbi (përmbi) krye dikujt dikush; ia bie shpirtin në fyt (të dalë) dikujt dikush; ia bie thikën në asht dikujt dikush; e fut në bri të dhisë dikë dikush; e fut në darë dikë dikush; e fut në grackë (në rreth, në shtrungë) dikë dikush; ia hedh lakun në fyt (në grykë, në qafë) dikujt dikush; s’ i jep derë dikujt dikush; e kap në brirë dikë dikush; e kap si në grackë dikë dikush; e kapërthen (si) në darë dikë dikush; nuk i lë çare tjetër dikujt dikush; nuk i lë tjetër derë dikujt dikush; nuk i lë derë (derë tjetër) dikujt dikush; nuk i lë derëdalje (derman) tjetër dikujt dikush; e lë si peshkun pa ujë dikë dikush; nuk i lë rrugë (shteg, udhë) tjetër dikujt dikush; e mbërthen (si) në darë dikë dikush; e mbështet për duvari (për gardhi, për muri) dikë dikush; ia mbyll të gjitha (të tëra, tërë) dyert ( rrugët, shtigjet, udhët) dikujt dikush; ia pret krahët dikujt dikush; e qet në bezder dikë dikush; e qet në dert (të madh) dikë dikush; ia qet djersët e vdekjes dikujt dikush; e qet në hall (të madh) dikë dikush; ia qet veten prej huji(t) dikujt dikush; ia rrah vendin dikujt dikush; ia sjell diellin dy gisht (dy kuti) mbi kokë (krye) dikujt dikush; ia sjell diellin një pëllëmbë mbi kokë (krye) dikujt dikush; ia sjell diellin mbi (përmbi) kokë (krye) dikujt dikush; ia shkel bishtin (me këmbë) dikujt dikush; ia shkurton frerët dikujt dikush; e shtie në bigë dikë dikush; e shtie në birë të miut dikë dikush; e shtie në bri të dhisë dikë dikush; ia shtie dy gjunjët në bark dikujt dikush; ia shtie dy këmbët në një këpucë dikujt dikush; e shtie në lavrar (në rreth) dikë dikush; e shtrëngon si në mengene dikë dikush; e vë në bigë dikë dikush; e vë në cuc dikë dikush; ia vë duart në brinjë (në fyt, në grykë, në gjoks) dikujt dikush; ia vë furkat dikujt dikush; ia vë gjunjët në bark dikujt dikush; ia vë këmbën (këmbët) në bark (në fyt, në grykë, në gjoks) dikujt dikush; ia vë këmbët në një këpucë (në një opingë) dikujt dikush; ia vë lakun (litarin) në fyt (në grykë) dikujt dikush; e vë në mengene dikë dikush; e vë me shpatulla në mur (pas muri, për muri) dikë dikush; ia vë shqelmin në bark (në fyt, në grykë, në gjoks) dikujt dikush; i (ia) vë thembrën në bark (në fyt, në grykë, në gjoks) dikujt dikush; ia vë thikën në fyt (në grykë) dikujt dikush; ia zë bishtin (me derë, me portë) dikujt dikush; ia zë çelën dikujt dikush; ia zë kokën me derë (me portë) dikujt dikush; e zë mat dikë dikush; e zë pisk dikë dikush.
LUAN SI ME ARUSHË (SI ME ARUSHËN) fr.fol.,krah.,iron.-1. (me dikë dikush ) bën çfarë të dojë me dikë dikush, sillet,vepron ndaj dikujt dikush sipas qejfit, si do vetë a si ia ka ënda , e përdor dikë dikush sipas innteresit e qejfit vetanak, luan me dikë dikush si do, si ia kënda vetë .(HB-FPD f.14, 236, PETZE-FSHFRR f. 9).S.bëhet kollovar i dikujt dikush; bën cicmic me dikë dikush; s’e bën për gjë dikë dikush; e heq për hunde (për hundësh, për kapistalli, për kapistre, për kërpeshi, për veshi) dikë dikush; e sjell si verrle dikë dikush; e lot si kurbatka ariun dikë dikush; loz cingël (cingëlthi) me dikë dikush; e luan si ariun dikë dikush ; luan arushë (cicmic, cingël, cingëlthi) me dikë dikush; luan si macja me miun me dikë dikush ; e luan në majë të gishtit (të gishtave) dikë dikush; e luan nëpër gishta dikë dikush; luan si qeni me kockën (me leckë, me sukull) me dikë dikush;luan shregull me dikë dikush; e luan në tel dikë dikush; e sjell në majë të gishtit (të gishtave) dikë dikush; e sjell në gisht (në lojë) dikë dikush ; e sjell në gisht si kalin në lëmë dikë dikush; e sjell si lëmshin në shoshë dikë dikush; e sjell si lodër në duart e veta dikë dikush; e sjell poshtë e lart (poshtë e përpjetë, rrotull) dikë dikush; e sjell në tel dikë dikush; e sjell vërdallë (vitëll) dikë dikush ; e tërheq për hunde (për kapistre, për kapistalli, për kërpeshi, për veshi) dikë dikush; e vërtit në gisht si kalin në lëmë dikë dikush; e vjerr në qese të duhanit dikë dikush. 2. (me dikë a diçka dikush) tallet me dikë a diçka dikush, e qesëndis, e thumbon, e shpotit, e çejnon dikë a diçka dikush. S. bën allatkë (çejna) me dikë a diçka dikush; bën hajgare (hoka) me dikë a diçka dikush; e bën lango dikë a diçka dikush; bën lojë (lodra, mahi, shaka) me dikë a diçka dikush; e bën (lolo, llallo qole) dikë a diçka dikush ; lot (luan) arushë me dikë a diçka dikush; e lot si kurbati ariun dikë a diçka dikush; loz cingël (cingëlthi) me dikë a diçka dikush; luan bisht (cicmic, cingël, cingëlthi, guxha, shrregull, teatër) me dikë a diçka dikush ; e merr në bisht të lahutës dikë a diçka dikush; e merr çejna (shpot) dikë a diçka dikush; e qet në bisht të lahutës (të sharkisë) dikë a diçka dikush; ia rrah çekanët dikujt a diçkaje dikush; e vë në akull dikë a diçka dikush; e vë në bisht të çiftelisë (të lahutës, të lugës, të sharkisë) dikë a diçka dikush; e vë në çejnë (në gaz) dikë a diçka dikush; e vë në grykë të lahutës dikë a diçka dikush; e vë në majë të hostenit (të hurit) dikë a diçka dikush; e vë në lodër (në lojë, në qese të duhanit, në qesëndi, në qesti, në hije të rigonit, në rrotë, në majë të shkopit, në sitë e në shoshë, në shoshë, në shpotë, në shpoti, në tela të sharkisë, në verrle, në vigë) dikë a diçka dikush; (ia) vë shpotën dikujt a diçkaje dikush; e vjerr në qese të duhanit dikë a diçka dikush
I LËSHON BUZËT SI STOM PUSI dikush fr.fol.,iron.- 1. shpreh së tepërmi pakënaqësi, mërzi, dëshpërim, pikëllim, mospëlqim, mospajtim dikush. S. i bën buzët çerep dikush; i bën hundë e buzë bashkë dikush; i bën turinjtë mushkë dikush; i bie reja dikujt; i cakat (i cakëllon, i cirit) dhëmbët dikush ; i çaravesh buzët dikush; i desh dhëmbët dikush; i dredh buzët dikush; i fryn buzët (hundët) dikush; i hap dhëmbët dikush; kërcet në dhëmbë dikush;i kërcet (i kërcëllin, i kërcëllon) dhëmbët dikush; e lëshon buzën dikush; i lëshon (i lëvar) buzët (hundët, turinjtë) (një pëllëmbë) dikush; i mbështjell buzët dikush; i mbledh buzët (hundët, turinjtë, vetullat) dikush; e ngërdhesh fytyrën dikush; i ngrys vetullat dikush; ia nxjerr gjuhën dikujt dikush; i palon (i palos) buzët dikush;i përdredh buzët (hundët, turinjtë) dikush; i përvesh (i pupëzon) buzët dikush; i qet dhëmbët jashtë dikush; rri me buzë lëshuar (të lëshuara) dikush; rri me buzë varur (të varura) dikush; rri buzëlëshuar (buzëvarur) dikush; rri me tureçka (me turinj) dikush; rri me turi varur dikush;i rrudh buzët (hundët, turinjtë, vetullat) dikush; i skërmit dhëmbët dikush;i shpërvesh buzët (dhëmbët) dikush; i shtrembëron buzët (hundët, turinjtë) dikush; e shtrembëron fytyrën dikush; i shtrembëron hundët (turinjtë) dikush; i shtrëngon buzët (dhëmbët) dikush; i shuan buzët dikush; i tharton buzët (hundët, turinjtë) dikush;i var buzët (hundët) dikush; e var surlën dikush; i var tureçkat (turinjtë) (një pëllëmbë) dikush; var buzë e turi dikush;i vjen thartë dikujt; e vjerr buzën dikush, i vjerr buzët dikush; i zbardh dhëmbët (si magari, magjari në kaçe) dikush; i zbulon (i zdesh, i zgërdhin, i zhvesh) dhëmbët dikush. 2. zemërohet, hidhërohet shumë dikush, shpreh zemërim, hidhërim të madh dikush, nuk i vjen fare mirë dikujt. (PETZE-FSHFRR f. 36). S. i fryn bulçitë si surlaxhi dikush; i lëshon buzët një pëllëmbë dikush; i lëshon hundët (turinjtë, vetullat) një pëllëmbë dikush; i lëvar buzët (hundët, turinjtë, vetullat) një pëllëmbë dikush; i mbledh buzë e vetulla dikush; i var buzët (hundët, turinjtë, vetullat) një pëllëmbë dikush
E LË CANGËL fr.fol.,id.- 1. (diçka dikush) e lë pa (e) .zgjidhur,pa (e) .vendosur diçka dikush, nuk e zgjdh dot,nuk e vendos dot diçka dikush. S.nuk i jep fill (dum, rrugë, udhë) diçkaje dikush ; e Ië as andej as andej (as andej as këndej, dyzash) diçka dikush; e lë në hava (kacavarur, pezull, varur, vjerrë) diçka dikush. 2. (dikë dikush) - e mëdysh dikë dikush, nuk i jep përgjigje të prerë dikujt dikush, nuk i përgjigjet prerë dikujt dikush, nuk i jep rrugëzgjidhje të prerë dikujt dikush, nuk i 1ë, nuk i jep rrugëdalje (prerë) dikujt dikush. S. e lë në dilemë dikë dikush; e lë ndër domna dikë dikush; e lë më (në) dysh dikë dikush; e lë dyzash dikë dikush; e lë me mendje të ngritur dikë dikush; e lë mëdysh dikë dikush; e lë në mëdyshje dikë dikush; e lë pezull (varur, vjerrë) dikë dikush; e mban cangël dikë dikush; e mban më (në) dysh dikë dikush;e mban (më) dyzash dikë dikush; e mban mëdysh dikë dikush; e mban kacavarur dikë dikush; e mban me mendje të ngritur dikë dikush; e mban në mëdyshje dikë dikush; e mban pezull (varur, vjerrë) dikë dikush . 3. (dikë dikush) nuk i jep ndihmë, nuk e ndihmon dot dikë dikush , e lë në gjendje të ngushtë , të keqe dikë dikush, e 1ë keq dikë dikush .(HB-FPD f.55)..S. ia bën bërryl dikujt dikush; e flak (e hedh) në mëshirën e fatit dikë dikush; ia hedh litarin në grykë (në qafë) dikujt dikush; nuk ia heq shiblën (zhiblën) nga syri) dikujt dikush; nuk ia jep dorën dikush dikujt; ia jep shtymën (të shtyrën) dikujt dikush; ia kthen brinjët (krahët, kurrizin, shpinën) dikujt dikush; e lë në pikë të adaletit dikë dikush; e lë në ahe (në akull, në pikë të akullit, e lë as andej as andej, as andej as këndej, në baltë, në baltë me të katër këmbët, në batak, në botë, në cedillë, çivi, në dalalet) dikë dikush; e lë në diell dikë dikush; e lë në këtë ditë dikë dikush; e lë në krahë (në shpinë) të erës dikë dikush; e lë në mëshirën e fatit (godare, gozhdare, gjallë e ngushtë, në hall, në pikë të hallit, në ishull, në lloç, në llucë, muhasere, si peshkun në zall, pezull, si pikën vjerrë, pingale, pingallë, pus, pykë, pykë në rrugë, as në qiell e as tokë, në qull, në rrugë, në rrugë të madhe, midis katër rrugëve, në mes të rrugës, pa shtëpi e katandi, thatë, në udhë, varur, në vend të shkretë, vjerrë, në zall, zi e më zi) dikë dikush; ia lë barrët në lloç dikujt dikush; e lëshon te balta dikë dikush; e nxjerr në diell dikë dikush; ia pret dorën (duart, krahët) dikujt dikush; ia shkurton dorën (duart, krahët) dikujt dikush; ia than dorën (duart, krahët) dikujt dikush; ia vë duart në brinjë dikujt dikush; ia vë lakun (litarin) në fyt (në grykë) dikujt dikush. 4. (dikë diçka a dikush) e mëdysh, e luhat, e hamend, e lëkund, e bën që të mos dijë si të veprojë dikë diçka a dikush, e vë a e lë në pozitë, në gjendje të pavendosur dikë diçka a dikush, e lëkund midis po-së dhe jo-së dikë diçka a dikush, e bën dikë diçka a dikush të mos dijë ç’ të bëjë më parë ,të mos dijë nga t’ ia nisë, nga të zgjedhë më parë. S.e lë në dilemë dikë diçka a dikush; e lë ndër domna dikë diçka a dikush; e lë më (në) dysh dikë diçka a dikush; e lë në dyshim(e) dikë diçka a dikush; e lë me (në) dy mendje dikë diçka a dikush; e lë mëdysh dikë diçka a dikush; e lë në mëdyshje dikë diçka a dikush; e lë në ngurrim dikë diçka a dikush; e lë pezull (varur, vjerrë) dikë diçka a dikush; e vë në dilemë dikë diçka a dikush; e vë më dysh dikë diçka a dikush; e vë në dyshim dikë diçka a dikush; e vë mëdysh dikë diçka a dikush; e vë në mëdyshje dikë diçka a dikush
I (IA) VË CIPALIN dikujt dikush fr.fol.,iron.- e dëbon, e zbon, e përzë, e shporr dikë dikush nga një vend, nuk e lë brenda dikë dikush, e detyron të largohet, të shpërngulet nga një vend dikë dikush, e karmon dikë dikush. (FGJSSH f. 2153). S. ia jep arratinë dikujt dikush; ia ban çaklat dikujt dikush; ia bën bërryl (dardhë, luksh) dikujt dikush; ia bën paçet dikujt dikush; i bie me noçkë dikujt dikush; ia çon barrët (bereqetin, bythën) dikujt dikush; e heq qafe, e heq qafës, e heq qafet dikë dikush; ia jep arratinë dikujt dikush; ia jep dërrmën (dërrmën e djallin, dërrmën e dhenë, diskun, djallin, drunë) dikujt dikush; ia jep duart (dudat, dujgën, dujkun, dujkat, dujkën, dushën, dushkun, dushkat) dikujt dikush; ia jep dyert e botës dikujt dikush; ia jep dyert e strehët dikujt dikush; ia jep dheun (dhenë) dikujt dikush; ia jep karmat (karmën) dikujt dikush; ia jep këpucët në dorë dikujt dikush; ia jep krahët (kusurin, leckat, munxët) dikujt dikush; ia jep leckat në dorë dikujt dikush; ia jep malin dikujt dikush; ia jep opingat në dorë dikujt dikush; ia jep paçet (partalet, partallet, pendlat, pendtë, porrotpaçet, rrugët, shkelmin, teskeren, topotimën, thonjtë, udhët dikujt dikush; ia kallëzon udhën dikujt dikush; nuk e lë brenda dikë dikush; ia lëkund truallin dikujt dikush; ia luan pragun (trangun, truallin) dikujt dikush; ia mbledh leckat dikujt dikush; ia ngre leckat dikujt dikush; e nxjerr nga dera dikë dikush; ia përplas derën në fytyrë (në hundë, në turi) dikujt dikush; ia përzhit bythën dikujt dikush; e qet fishek dikë dikush; ia qëron bishtin dikujt dikush; ia rrah llatën (teneqen) dikujt dikush; ia tregon derën (rrugën, udhën, udhët) dikujt dikush; ia vë bërrylin (dajakun, dockën, doçkat, doçkën, drunë, drurin, gishtin, llovardon) dikujt dikush
I SHKON DORESH (për) diçka dikujt fr. fol.,id.- 1. ia del, ia arrin diçkaje dikush, ka mundësi, fuqi, aftësi për diçka dikush, mund, mundet të bëjë diçka (t’ ia arrijë, t’ia dalë diçkaje) dikush, ia ka mundësinë diçkaje dikush, është i aftë, i zoti, i shkathët për diçka dikush, i jepet mundësia dikujt për diçka, i mundësohet dikujt diçka, i bëhet e mundur dikujt diçka ,i vjen mundësia, fuqia, volia për diçka dikujt. (FGJSSH f. 59).- Më ka shkruar edhe disa herë për të ma mbushur mendjen, por nuk i shkoi doresh. (RK te: JR nr. 2/ 66 f. 223). S. i (ia) arrin çapi diçka dikujt; i (ia) arrin dora dikujt diçka; ia del në krye diçkaje dikush;ia del mbanë (ndanë) diçkaje dikush;ia ka anën diçkaje dikush; e ka për doresh diçka dikush; e ka në dorë diçka dikush; ka çapokë kaçik, kërçik) për diçka dikush; ia mbërrin dora diçka dikujt; ia qet dora diçka dikujt; i shkon për doresh diçka dikujt; i shkon për dore (për dore e këmbe) diçka dikujt; i shkon dore diçka dikujt; i shkon dora mbarë dikujt për diçka; i shkon për këmbe diçka dikujt; i shkon për mbarë diçka dikujt; i shkon mbarë diçka dikujt; i shkon ndoresh (për) diçka dikujt; i vete mbarë diçka dikujt; i vjen për doresh diçka dikujt; i vjen doresh (për) diçka dikujt; i vjen ndër (në) dorë për diçka dikujt ; i vjen nga dora (për) diçka dikujt; i vjen për dore diçka dikujt; i vjen dore diçka dikujt; i vjen në këmbë (për) diçka dikujt; i vjen këmba në zengji për diçka dikujt; i vjen në kuti (për) diçka dikujt; i vjen për mbarë diçka dikujt; i vjen prej dore (prej dorës) diçka dikujt; i vjen mbarë diçka dikujt ; i vjen për së mbari diçka dikujt; i vjen ndore (ndoresh) (për) diçka dikujt; i vjen nkëmbësh (për) diçka dikujt; i vjen (në) rreth diçkaje dikush; i vjen në skaj (në stom) diçkaje dikush; i vjen në shteg (për) diçka dikujt; i vjen për shteg diçka dikujt; i vjen në shtrungë (për) diçka dikujt; i zë dora diçka dikujt.2.e zotëron mirë një mjeshtëri, një shkathtësi, zeje, punë dikush, bëhet mjeshtër i diçkaje dikush, di si ta punojë, si punohet mirë a më së miri një punë, një zeje, një mjeshtëri etj. dikush. S. ia ka anën (avazin, avullin, dorën) diçkaje (një pune etj.) dikush; ia merr anën (avullin, dorën, krahun, xajën, zanatin, zejen) diçkaje (një pune etj.) dikush; i vjen për dore (për doresh) diçka (një punë, një zeje etj.) dikujt; i vjen dora për diçka (një punë, një zeje etj.) dikujt
FLET ME CEP dikush fr.fol.,ftill.- flet, përdor, thotë fjalë therëse dikush, ther, ngacmon, thumbon me fjalë therëse dikush. (ART-I f. 175, FGJSSH f. 218, 484). S. flet me çek (me çeke, me çikë, me filispica, me gjemba, me kunja, me romuze, me spica, me thumba dikush; hedh çikë (romuze, spica, thumba, thumba e romuze) dikush; e ka gjuhën arëz dikush; ther me çerep (me vegsh) dikush
BËHEN COPË E GRIMË në mes vete (ndër vete) fr.fol.,meton.- 1. zihen, grinden, ngatërrohen, prishen, përçahen shumë keq në mes vete,ndër vete, u hyn grindja keq në mes vete, shkojnë, kalojnë shumë keq në mes vete.- S. bëhen ashaf (ashër, ashkla-ashkla, copa-copa,copë, copë-copë, copë e thërrmijë) në mes vete; bëhen dhendël e bujashkë në mes vete; bëhen spirra e blezga në mes vete; bien në bela në mes vete; bien copë në mes vete; bien mish në mes vete; e çojnë dardhë (dardhë e murriz) në mes vete; e çojnë dërtnall (fuzë, hallakamë, lëmsh, lëmshazi, llugë, pordhë e piskamë, rrokullimë, taraluzhë, valakamë) në mes vete; hahen si artaket në mes vete; hahen me dhëmbë në mes vete; hahen si merimangat në gjyq në mes vete; hahen mish në mes vete; hahen si qentë në mes vete; hahen si (sikur) ujku e dhia në mes vete; janë brisk e thua në mes vete; janë dhëmb për dhëmb në mes vete; janë si kau me kalin në mes vete; janë si shyta me kërrutën në mes vete; janë në thikë e në pikë (thikë e brisk; thikë më thikë) në mes vete; i kanë gjilpërat majë më majë në mes vete;nuk kanë një mendje; kapen arushas në mes vete; kapen tun më tun në mes vete; i mbajnë gjilpërat majë më majë në mes vete; i mprehin brirët (fjalët) në mes vete; i ngrehin gjilpërat majë më majë në mes vete; ia nxjerrin sytë njëri tjetrit; nuk u përzihet lëngu me dhendla në mes vete; shkojnë arëza (ari) në mes vete; shkojnë si artaket (arraz) në mes vete; shkojnë bark e thikë në mes vete; shkojnë në bri në mes vete; shkojnë brijas (brijza, brinjas, brisk, brisk e thua, dertnall) në mes vete; shkojnë si eshka me urorin në mes vete; shkojnë ferrë e gardh (fuzë; fytas e mbytas; gur e mur ; gjak e lak) në mes vete; shkojnë koca-koca në mes vete; shkojnë lëmsh në mes vete; shkojnë në majë e në bisht në mes vete; shkojnë maja-puçë në mes vete; shkojnë (venë) si macja me miun (majë e brisk; majë më majë; mrijas; si qeni me macen; si qen e micë; si shemerkat (si shemrat); si qentë; si shyta me kërrutën; teh më teh; thias; thumb më thumb; si ujku e dhia) në mes vete; e shpiejnë dardhë në mes vete; i vënë gjilpërat majë më majë në mes vete; zihen dhëmb për dhëmb në mes vete; zihen dhëmbazi në mes vete. 2. copëtohen, vriten shumë keq në mes vete, vriten e priten në mes vete, masakrohen në mes vete, kërmoshiten në mes vete. (HB-I f. 199).-Grindjet më të vogla përfundojnë me gjak… Derisa hyqymeti nuk i jep pesë pare, sikur edhe të bëhemi copë e grimë! (JK-TD f. 152).S. bëhen ashër në mes vete; bëhen ashkla-ashkla në mes vete; bëhen batërr në mes vete; bëhen copë ( copa copa, copë-copë, copë e thërrmijë, finik-finik) në mes vete; bëhen dhendël e bujashkë në mes vete; bëhen hashër-neshër në mes vete; bëhen kërdi (kërgan, kërmoja, kostrevë, lakra, llom e troshë, nari-nuri) në mes vete; bëhen plojë (sallatë) në mes vete; bëhen spirra e blezga (troshka-troshka) në mes vete;bëhen thelë e copë në mes vete; bien copë në mes (ndër) vete; shprishen si dhendla mishi në mes vete; shqyhen me (më) dhëmbë në mes vete
IA THOTË COPË diçka dikujt dikush fr.fol.,ftill.- ia thotë hapur e qartë diçka dikujt dikush, ia thotë një të vërtetë ashtu siç është, pa zbukurime dhe prerazi dikujt dikush, ia thotë botërisht, haptazi e menjëherë dikujt dikush diçka, ia thotë hapur e pa frikë dikujt diçka dikush. (AXH-XXIX f. 143, AXH-XLIII f. 148,TASE f. 77, FGJSH f. 59, 480, ART-I f. 181, FGJSSH f. 231, 646, 943, HXH-T f. 110, VK-II f. 48, 250).-Kristina ishte e pastër në zemër, e sinqertë dhe çdo gjë që kishte përbrenda, ua thoshte copë të tjerëve, përpara syve, pa asnjë ngurrim. (APONA-K f.79).Ta them copë, doni që punëtori të vazhdojë të rropatet siç është rropatur tërë jetën e ju të ndani fitimet sipas qejfit. (DHXH- D f. 121).Dua të ma thoni copë: më doni apo nuk më doni? (SUKRA-RRM f. 18).Mua më pëlqen të jem i sinqertë dhe ja ku po ta them copë se kjo botë u plak, se njerëzit çdo ditë bëhen më të padurueshëm dhe se, po qe i ngathët, ta ha macja përsheshin. (ZIÇE-TZ f. 340). Kur shprehte Skënderbeu mendime të tilla ndonjë nga të afërmit e tij varte buzët ose ia thoshte copë " edhe ti Gjergj je fisnik".(SD-SHKT-I f. 87). S. ia thotë ballahu (bam, bram, brom, brram, bum) dikujt diçka dikush; ia thotë si burrat dikujt diçka dikush; ia thotë cok (cullak, cung, ditën për diell) dikujt diçka dikush; ia thotë në dritën e diellit diçka dikujt dikush; ia thotë faqeza dikujt diçka dikush; ia thotë në fytyrë dikujt diçka dikush; ia thotë hapur diçka dikujt dikush; ia thotë kokërdhok (lakuriq) dikujt diçka dikush; ia thotë prerë dikujt diçka dikush; ia thotë rrumbull (rrumbullak) diçka dikujt dikush; ia thotë ndër (në) sy dikujt diçka dikush; ia thotë në sy të botës dikujt diçka dikush; ia thotë para (përpapa) syve dikujt diçka dikush; ia thotë sy ndër sy (sy për sy) dikush diçka dikujt; ia thotë pa shibla diçka dikujt dikush; ia thotë shkurt (shkurt e shqip, shpluet, shqip, shul shqip) dikujt diçka dikush; ia thotë troç (trung, trup) dikujt diçka dikush; ia thotë me dorën në zemër diçka dikujt dikush
E BËN CULE dikë dikush fr.fol.,iron-1. e përdor keq dikë dikush, e përdor dikë dikush sipas interesit e qejfit vetanak, e përdor si të dojë dikë dikush, e përdor, e ka si vegël të bindur dikë dikush, e nëpërkëmb dikë dikush, e nënshtron dikë dikush plotësisht moralisht .S.e bën copë (çarçaf, fërtele, leckë, lëvere, paçavër, paçavure, palaço, pindël, rreckë, rrekëzinë, rrësokë, sukull, shpalcë, thërrime) dikë dikush; e fut në dorë (në xhep) dikë dikush; e ka në dorë (në grusht, në xhep) dikë dikush; e ka si lëmshin në thes dikë dikush; e ka lugë përsheshi dikë dikush; e ka parmendë dikë dikush.2. e shan rëndë dikë dikush, nuk i lë gjë pa i thënë dikujt dikush. S.e bën ars e qyrs dikë dikush; e bën me balosh dikë dikush; e bën baltë dikë dikush; ia bën balushën dikujt dikush; e bën berrah dikë dikush; e bën bërllok e pluhur dikë dikush; e bën për bisht të qenit dikë dikush; e bën brashnjë (byk) dikë dikush; e bën të mos dalë në botë (para botës) dikë dikush; e bën copë (copa, copash, çarçaf, çeçe) dikë dikush; ia bën faqen (fytyrën) për dy (një, pesë) para dikujt dikush; e bën gazin (horën) e dheut dikë dikush; e bën helaq (horë, horr, leckë, për një lek, lëvere, lole, lolo, paçavër, paçavure, palaço, pandël, për dy para, për pesë para, pasqyrë, pindël, për bisht të qenit, qepaze, qerelevere, qole, rezil, rezil e rrusfaj, rreckë, rrekëzinë, rrusfaj) dikë dikush; ia bën lëkurën për dy (për pesë) para dikujt dikush; ia bën samarin copë dikujt dikush; e bën sukull (shpalcë, shtupë, shtupë enësh, zhele, zhubël) dikë dikush; ia çjerr maskën dikujt dikush; e çon në dreq të mallkuar dikë dikush; e dërgon në djall dikë dikush; i flet dhunë dikujt dikush; e hedh në baltë dikë dikush; e gjuan me dru e gurë dikë dikush; hedh baltë (blozë, gurë) mbi dikë dikush; i hedh baltë dikujt dikush; hedh baltë e gurë kundër dikujt dikush; i hedh lerë dikujt dikush; ia heq bojën dikujt dikush; nuk i lë degë e rrënjë pa i (ia) thënë dikujt dikush; nuk i lë din e iman dikujt dikush; i lë hije të zezë dikujt dikush; nuk i lë sy të dalë në shesh të burrave dikujt dikush; ia luan caranin në vatër dikujt dikush; ia luan fenë dikujt dikush; ia mbath njëqind bishta prapa dikujt dikush; ia ngjet baloshin (balushën, damkën, njollën) dikujt dikush; i (ia) nxjerr bojën (kallajin) dikujt dikush; e përvëlon gjer në mykël dikë dikush; ia qep arnën dikujt dikush; ia qet bishtin në ujë dikujt dikush; ia qet bojën dikujt dikush; i qet hije të keqe (të zezë) dikujt dikush; e qet në fund të pusit dikë dikush; ia rrah teneqen dikujt dikush; e rrëzon përdhe (përtokë) dikë dikush; e shan me rrënjë e me degë dikë dikush; e shan rrënjë më rrënjë dikë dikush; e shan me rroc e me koc dikë dikush; ia thyen samarin dikujt dikush; e ul përdhe (përtokë) dikë dikush; ia vë arnën dikujt dikush; i vë lerë (njollë) dikujt dikush. 3. ia nxjerr të palarat në shesh dikujt dikush, e turpëron para të gjithëve dikë dikush, e demaskon dikë dikush, e komprometon, e diskrediton keq dikë dikush, e shpërnderon, e poshtëron keq dikë dikush. S. e bën ars e qyrs dikë dikush; i (ia) bën një balë dikujt dikush; e bën me balosh dikë dikush; ia bën balushën dikujt dikush; e bën për bisht të qenit dikë dikush; e bën brashnjë dikë dikush; e bën çarçaf (çeço) dikë dikush; e bën të mos dalë në botë dikë dikush; e bën të mos dalë para botës dikë dikush; e bën me damkë dikë dikush; i bën dhunë dikujt dikush; ia bën fytyrën për dy (për një, për pesë) para dikujt dikush; e bën helaq dikë dikush; e bën hije njeri dikë dikush; e bën horë (horën e dheut) dikë dikush; e bën leckë dikë dikush; e bën për një lek dikë dikush; e bën lëvere dikë dikush;e bën me njollë dikë dikush; e bën paçavër (paça-vure) dikë dikush; e bën palaço dikë dikush; e bën pandël dikë dikush; e bën për dy (për një, për pesë) para dikë dikush; e bën përrallë (në sytë e botës) dikë dikush; e bën pindël dikë dikush; e bën për bisht të qenit dikë dikush; e bën qepaze (qerpaze) dikë dikush; e bën qole dikë dikush; e bën rezil dikë dikush; e bën rreckë dikë dikush; e bën rregëzinë dikë dikush; e bën sukull dikë dikush; e bën shpalcë dikë dikush; e bën shtupë (enësh) dikë dikush; e bën me turp dikë dikush; e bën zhele (zhubël) dikë dikush; ia çart erzin dikujt dikush; e hedh në baltë dikë a diçka dikush; i hedh baltë dikujt dikush; ia lag bishtin dikujt dikush; e lë bishtcung dikë dikush; nuk i lë din e iman dikujt dikush; nuk i lë sy e faqe dikujt dikush; nuk i lë sy të dalë në treg të burrave dikujt dikush; ia mbath njëqind bishta dikujt dikush; ia merr erzin (fytyrën, nderin) dikujt dikush; ia ngjet baloshin (balushën, damkën, njollën) dikujt dikush; ia nxin emrin (faqen, fytyrën) dikujt dikush; ia nxjerr bojën dikujt dikush; e prek në nder (në sedër) dikë dikush; ia qet bojën dikujt dikush; i (ia) rrah syrin dikujt dikush; ia rrah teneqen dikujt dikush; e rrëzon përtokë dikë dikush; ia skuq faqen dikujt dikush; ia shkel nderin dikujt dikush; e ul pëtokë dikë dikush; ia var cingaret dikujt dikush; ia var korminën në qafë dikujt dikush; ia vesh jelekun dikujt dikush; ia vë arnën dikujt dikush; i vë bojë (damkë) dikujt dikush, i (ia) vë damkën dikujt dikush; i vë (një) damkë të zezë dikujt a diçkaje dikush; i vë dhunë(n) dikujt dikush; ia vë kularin në qafë dikujt dikush; i (ia) vë një njollë dikujt dikush, i vë njollë dikujt dikush, i (ia) vë njollën dikujt dikush; ia vë shqelmin në fyt dikujt dikush; i vë turp dikujt dikush; i vë vulë dikujt dikush, i (ia) vë vulën dikujt dikush; ia vë zgjedhën në qafë dikujt dikush; ia vjerr cigaren dikujt dikush. 4. e sulmon, e kritikon, e qorton ashpër, rreptë dikë dikush. (AXH-XXI f.158, AXH-XXIII f. 95, FGJSH f. 510, AXH-XLIII f.149, FGJSSH f. 1709). S. e bën berrah (bërdoz, bërhaj, bërhoz, bërlutë, byk, copë, copa, copash, çarçaf) dikë dikush; ia bën dardhë dikujt dikush; e bën divaniharp dikë dikush; e bën fërtele (fi, leckë, lëvere, llom, mish për poçe, paçavure, paçavër, pindël, rreckë, rrekëzinë) dikë dikush; ia bën samarin copë dikush dikujt; e bën sukull (shpalcë, tokë, tokë të zezë, thërrime) dikë dikush; e bën për ujë të ftohtë dikë dikush; ia bën veshët kapistër (oputa, rrogoz) dikujt dikush; i bie brisk në fyt (në grykë) dikujt dikush; i bie buzës (duarve) dikujt dikush; i bie me havan në kokë dikujt dikush; i bie hundëve (në kokë, kokës, kresë) dikujt dikush; ia curron veshët dikujt dikush; ia fisklat kurrizin (shpinën) dikujt dikush; e fut në gurë të mullirit dikë dikush; e ha me dhëmbë dikë dikush; i (ia) heq një dackë dikujt dikush; i (ia) heq një dajak dikujt dikush; i (ia) heq një dajak të mirë dikujt dikush; i (ia) heq një dredhë dikujt dikush; i (ia) heq një dru (të mirë) dikujt dikush; i (ia) heq një dhëmbë dikujt dikush; ia heq veshin dikujt dikush; ia jep një çokë dikujt dikush; ia jep një dackë të mirë dikujt dikush; i (ia) jep (një) dajak të mirë (një) dajak shkoze) dikujt dikush; ia jep (nja) dy dredha shpinës dikujt dikush; i (ia) jep një dru (të mirë) dikujt dikush; i (ia) jep një dush të ftohtë dikujt dikush; i (ia) jep një dush të mirë dikujt dikush; i (ia) jep (një) kopaçe të mirë dikujt dikush; i (ia) jep një shuplakë të mirë dikujt dikush; ia këput bishtin dikujt dikush; ia këput ca sëpata dikujt dikush; ia mbledh rripat dikujt dikush; e merr para vete dikë dikush; ia ndreq kokën (qejfin) dikujt dikush; ia nxjerr një dredhë dikujt dikush; e përlan para vete dikë dikush; ia pren fustanë (fustanin) mbi gjunjë dikujt(një femre) dikush; ia pren mustaqet dikujt dikush; e qet për dyz dikë dikush; ia rrah çekanët dikujt dikush; ia rregullon qejfin (samarin) dikujt dikush; ia shkul veshët dikujt dikush; ia tregon derën (qejfin) dikujt dikush; i thyen arra në kokë dikujt dikush; ia ujdis qejfin dikujt dikush; ia vesh këmishën me uthull dikujt dikush; ia zdrugon mendjen dikujt dikush
ËSHTË SI ÇADRA E GABELIT dikush fr.fol.,ftill.,krah.,iron.-është endacak, bredhacak i madh dikush, nuk rri, nuk qëndron, nuk ngulet dot në një vend dikush, sa e gjen këtu, sa e gjen atje dikë, rron si endacak dikush, është njeri pa cak dikush, është njeri pa shtëpi e katandi dikush, ndërron banesë a vend vazhdimisht dikush, bën jetë endacake dikush, nuk zë vend të përhershëm (për të ndenjur, punuar a jetuar) diku dikush. (PETZE-FSHFRR f. 42). S.bëhet si rrëshem blete dikush;nuk i bën dy në një vend dikush; bredh si sitka e kurbatkës dikush; çel dyzet (njëqind) dyer në ditë dikush; drekë e darkë s’ i ha në një vend dikush; është si guri në bahe (në hobe) dikush; është me pandla në krahë dikush; është si pula pa furrik dikush; nuk i ha dy bukë në një vend dikush; nuk i ha tri bukë në cara dikush; nuk i ha kurrë tri bukë në një hi dikush; s’ ka mullar të ngulur dikush; s’ ka vend e trevë dikush ;ku bun s’ bun dikush; ku erret, nuk gdhihet dikush; ku gdhihet s’ ngryset dikush;ku mbjell nuk korr dikush; ku ngryset, nuk gdhihet dikush; ku e zë darka nuk e gjen mëngjesi dikë; ku e zë dita nuk e zë nata dikë; ku e zë dreka, s’ e zë darka dikë; ku mbjell nuk korr dikush; ku ngryset s’ gdhihet dikush; s’ lë derë e portë pa hyrë dikush; rron (gjithnjë) me çoparka në krahë dikush; rron me lecka në krahë dikush; rrotullohet si boshti i furkës dikush
NUK PUSHON SI ÇAKALLJA E MULLIRIT dikush .- fr.fol.,krah.,iron.-flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri, së dërdëllituri dikush, është llafazan i madh dikush, nuk i pushon goja së foluri dikujt, i lëshon fjalët kot më kot pa u menduar mirë dikush, flet shumë e pa menduar dikush.-Y, gojë ters! Llaka, llaka, llaka!S’ pushon njëherë, si çakallja e mullirit. (PARB-V f. 354). S S. bëhet çakalle dikush; bëhet si çakalle (çakallja) e mullirit dikush; i bie dyshemesë (legenit) dikush; bluan bathë dikush; bluan si çakalle mulliri (si çakallja e mullirit) dikush; i bluan goja dikujt; bluan shumë dikush; i bredhërin gjuha para mendjes dikujt ; çel e s’ mbyll dikush ; e çon gojën vrushkull dikush; i del gjuha (llaçka) (na) dikujt ; nuk i dhemb goja dikujt; i ecën gjuha para mendjes dikujt; është cikaçë nga goja dikush; është (si) çakalle mulliri (si) çakalle e mullirit) dikush; është çakatallë dikush ; është (si) çakatallë e mullirit dikush ; është çapellë e qenit dikush; është çarallaz prej goje dikush ; është daulle e prishur (e shpuar) dikush; është i fortë prej fulqie dikush; është gojëçorap dikush; është gojëplotë dikush; është gramafon i prishur dikush ; është gjuhustër dikush; është sa për pesë dikush; është shoshë e prishur dikush ; është thes i çjerrë dikush; flet si cinxër dikush; flet si çakalle mulliri dikush; flet si çakatallë dikush ; flet sa për dhjetë dikush ; flet pa fre dikush; flet me pesë gojë dikush; flet pa hesap dikush; flet si mulliri pa ujë dikush ; flet si papagall dikush; flet shumë e për lumë dikush; grin si mulliri pa kokrra (pa ujë) dikush; grin sallatë dikush; e hap çakallen dikush ; nuk i hyn gjuha në gojë dikujt; i jep gojës dikush; i ka fjalët pa para dikush; i ka fulqinjtë e forta dikush; i ka fulqinjtë si fulqi veku dikush; e ka fytin e madh dikush; e ka gojën si bleta në korrik dikush ; e ka gojën çakalle mulliri dikush; e ka gojën sa një çorap dikush; e ka gojën çorap dikush; e ka gojën hallaqë (kamare) dikush; e ka gojën pa kut dikush; e ka gojën lopatë dikush; e ka gojën si të Lutës dikush; e ka gojën vesh më vesh dikush; e ka gojën të zgjidhur dikush; ka shtatë palë gjuhë dikush; e ka gjuhën e (të) gjatë dikush ; e ka gjuhën të lagur dikush; e ka llaçkën na dikush ; e ka llaçkën e madhe dikush; i ka llafet si gurët e lumit dikush; ka ngrënë plëndës pule dikush; i kërcet çakallja dikujt; e lëshon çakallen dikush; nuk e lëshon fjalën nga goja dikush; e lëshon gojën pa kut dikush; e lëshon gojën më të shtatë dikush; e lëshon gojën në tërëshërë dikush; s' e lidh gjuhën për dhëmbësh dikush; i lodh bulshijtë dikush ; llap andej këndej dikush; nuk e mban gojën dikush; i mbetet goja çark dikujt; të mbush gunën me fjalë (me llafe) dikush; nuk i mbyllet goja dikujt; të mbyt me fjalë dikush; e merr tërë botën nëpër gojë dikush; s’ ndalet si çakalle mulliri (si çakalle e mullirit) dikush; i njeh fjalët si tespihet në varg dikush; nuk i pushon çapella (goja, llaçka) dikujt; e qet gjuhën (na) dikush ; qet kopalla dikush;e qet llaçkën (na) dikush ; nuk i rri goja (rehat) dikujt; i rri goja çark dikujt ;sikur ka ngrënë plëndës pule dikush; shet kopalla dikush;(i) thyen dhëmbë e fulqi dikush ;vërtllon si çakë mulliri dikush ;thotë dhjetë llafe në një gojë dikush ; i vlon goja dikujt; i zgjidhet gjuha dikujt
ËSHTË ÇAKËRRQEJF dikush fr.fol., ftill.- është i thekmezur, i thekur, i qejfleisur dikush, është në gjendje të mirë shpirtërore dikush. (VK f. 245). S.është në bend të mirë dikush; është në damar (dell) të mirë dikush; është në formë dikush; është në huje të mira dikush; është në orë të mirë (në orë të mira) dikush; është në qejf (të mirë) dikush; është në rrebe të mira dikush; është me zemër të ngrohtë dikush; i qesh çehrja (fytyra) dikujt
ËSHTË ÇARTRAFIL dikush fr.fol.,id.- nuk është në gjendje të mirë shpirtërore dikush, nuk është i thekmezur dikush, është në gjendje të keqe shpirtërore dikush, është i zemëruar a i mërzitur dikush, është i vrenjtur, i ngrysur, i vrërët, i zymtë dikush (AXH-XLIV f. 170). S. s' është në damar dikush; është në damar (në dell) të keq dikush; është në ditë të errët dikush; s’ është në formë dikush; është me hënë të keqe dikush; është në huje të këqija dikush; është në humor të keq dikush; është me (në) orë të këqija (të liga) dikush; është me qejf të prishur dikush; s’ është në qejf dikush; është pa qejf dikush; nuk ka çehre dikush; e ka hënën shtrembër dikush; nuk i qesh çehrja (fytyra) dikujt
E BIE NË ÇEKI dikush fr.fol.,id.- 1. diçka (punën etj.) e mbarështron, e rregullon, e ujdis, e mbarëson dikush diçka (punën etj.), e bie në gjendje normale, në gjendje të rregullt dikush diçka, e ndreq, e rregullon ashtu si duhet, ashtu si ka hije dikush diçka, e zgjidh mirë (çështjen etj.) dikush. S. e bie në (më) amë të vet dikush diçka; e bie në binar (në brazdë, në fije, në hulli, në rregull, në terezi, në vend, në vijë) dikush diçka; ia gjen anën dikush diçkaje ( një pune a çështjeje); e kthen në arsim (në binarë, në rend e rregull) diçka dikush; e qet në dyzen diçka (punën etj.) dikush; e qet në binar (në brazdë, në çeki, në dyzen, në hulli, në këllëf, në rregull, në rrugë, në rrugë të drejtë, të mbarë, në terezi, në udhë, në udhë të drejtë, të mbarë, në vend, në vijë) diçka (punën etj.) dikush; e sjell në ajs (në binarë, në bisht) diçka dikush; e sjell mbarë diçka (punën) dikush; ia sjell të mbarën diçkaje (punës etj.) dikush; e sjell në rregull (në rrugë, në rrugë të mbarë, në udhë, në udhë të mbarë, në vijë) dikush diçka; e shkon nëpër duar diçka dikush; e vë në ajar (në ajs, në binarë) diçka dikush; e vë në fije, për fije, në fill, për fill, në hulli) diçka dikush; e vë mbarë diçka dikush; e vë në pergjel diçka dikush; e vë në rregull (në rrugë, në rrugë të mbarë, në terezi, në udhë, në udhë të drejtë, të mbarë) diçka (punën etj.) dikush; e vë në ujdi diçka (punën etj.) dikush; e vë në vazhdë diçka (punën etj.) dikush; e vë në vijë diçka (punën etj.). dikush. 2. (dikë) e bën dikë dikush që të vihet në rrugë të drejtë, e bën dikë dikush që të jetë a të veprojë ashtu si duhet, e vë në udhë të drejtë dikë dikush, e sjell në rrugë të mbarë dikë dikush, e bën dikë dikush që t' i kuptojë gjërat mirë e drejt. (BQ-DSH). S. .e bën bukë turku dikë dikush; e bën çeço (lule, nuse, nuse me tel, pulë, qengj, sus, usta, zap) dikush dikë; e bën që të hidhet (të lozë) si ariu dikë dikush; ia bën veshët oputa dikush dikujt; e bie në arsim (në arsye, në biçim, në bisht, në brazdë, në din, në din e iman, në dyzen, në fije, në fill, në hulli, në mend, në rregull, në rregull e ujdi, në rrugë, në rrugë të drejtë, në rrugë të mbarë, në terezi, në udhë, në udhë të drejtë, në udhë të mbarë, në vazhdë, në vete, në vijë) dikush dikë; ia bie mendtë dikujt dikush; e fut në binarë (në brazdë, në hulli) dikush dikë; i jep arsim dikujt dikush; e kthen në arsim (në binarë, në rend e rregull) dikush dikë; ia mbledh samarin dikujt dikush; ia ndreq bërroren (samarin) dikujt dikush; e qet në brazdë (në çeki, në din, në dritë të vërtetë, në fije, në rregull, në rrugë, në terezi, në udhë, në udhë të mbarë, në vijë) dikush dikë; e sjell në ajs ( në biçim, në binarë, në bisht, në din, për fije, në hulli, në rregull, në rreth, në rrugë (në udhë) dikë dikush; e sjell në rrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë) dikë dikush; e sjell në vete (në vijë) dikë dikush; ia sharrit (ia sharron) brirët dikujt dikush; e shtie në amë (në binarë, në brazdë, në hulli) dikë dikush; e ul në bisht dikë dikush; ia ul bishtin dikujt dikush; ia ul pendët (veshët) dikush dikujt; e vë në ajs (në binarë, në brazdë, në din, në dyzen, në fije, në fill, në hulli, për hulli, në mend, në pergjel, në rregull, në rrotë, në rrugë, në rrugë të drejtë (të mbarë), në udhë, në udhë të drejtë (të mbarë), në vaj, në vazhdë, në vijë) dikush dikë; e vë për fije (për rrote, për rruge të mbarë për ulli) dikë dikush
E KA ÇEREPIN NË ZJARR dikush fr.fol.,meton.- 1.është në gjendje të vështirë dikush, është shumë keq, shumë ngushtë dikush, është në shtrëngesë, në ngushti të madhe dikush. (AXH-XLIV f. 172). S.i dridhet dërrasa nën këmbë dikujt; është për të ardhur keq dikush; është në angështi dikush; është në culahajë dikush; është si daci në gaviç dikush; është në dalalet dikush; është si delja në hell dikush; është në dert (të madh) dikush, është në pikë të dertit dikush; është në det të zi dikush; është në ditë dikush; është në ditë të ditës dikush; është në ditë gazepi (të gazepit, të hallit) dikush; është në ditë të keqe dikush; është në ditë të pikës, është në ditën e pikës dikush; është as në dhe, as në qiell dikush; është greminë e rrrokullimë dikush; është me gurë në kokë dikush; është gjallë e për gazep dikush; është gjallë e ngushtë dikush; është gjallë e në zall dikush është në hall (të madh) dikush; është në pikë të hallit dikush; është në pikë të adaletit; është në dalalet dikush; është kaluar në ujk dikush; është me kërrabë në fyt dikush; është me lak në fyt (në grykë, në qafë) dikush; është si lepuri në fryjë dikush; është si lëtuku në gërshërë dikush; është me litar në fyt (në grykë, në qafë) dikush; është si loçka mbi ujë dikush; është si pika në lis dikush; është si pika në strehë dikush; është si pika varur (vjerrë) dikush; është për të qarë dikush; është as në qiell, as në tokë dikush; ; nuk është as në qiell, as në tokë dikush, është as në qiell, as në tokë dikush; është si tambli në tëpi dikush; është as në tokë, as në qiell dikush, nuk është as në tokë, as në qiell dikush; është me thikë në fyt dikush; është në va të pava dikush; është i zënë si në mengene dikush; është në zor dikush; gjendet në det të zi dikush; gjendet në ditë të keqe dikush; gjendet në ditë të pikës dikush; gjendet në pikë të hallit dikush; gjendet në mes (midis) kudhrës e (dhe) çekanit (çekiçit) dikush; e ka acar (angësht) dikush; e ka ashklën në thua dikush; e ka halën në fyt (në grykë) dikush; e ka kokën për guri dikush; e ka kryet në zjarr dikush; e ka lakun në fyt (në grykë, në qafë) dikush; i ka larë kalanicat dikush; e ka litarin në fyt (në grykë, në qafë) dikush; e ka punën acar (angësht, pisk) dikush; i ka punët buçuk (cicmic, cuc, pisk) dikush; e ka pisk dikush; e ka shpinën për muri dikush; e ka thikën në fyt (në grykë, në qafë) dikush; i (ia) kafshon kali frerin dikujt; e kap zapullima dikë; nuk e lënë hallet për të qarë dertet dikë; ndodhet në ditë të keqe dikush; ndodhet në mes të (midis) kudhrës dhe çekanit dikush; ndodhet në shtrëngim dikush; ndodhet në mes (midis) dy zjarresh dikush; i ka pjellur djalli në trastë (në vatër) dikujt ; ia qajnë dertin bota (hallku) dikujt; qëndron me shpatulla në mur (për muri) dikush; i rri druri mbi kokë dikujt; i rri kërbaçi gati dikujt; rri mbi prush (mbi thëngjinj) dikush; i vete thika në asht (në kockë) dikujt; ia ka zënë çarku kokën dikujt; ia ka zënë guri këmbët dikujt. 2. është shumë i zënë me punë dikush, nuk ka kohë fare për të bërë a punuar diçka tjetër dikush (nga zënia me punë), është me ngut e s’ e pret dot puna dikë. (JTH-FFGJSH f.75). S. nuk i del rend dikujt të marrë frymë; është me dorë në shqilë dikush; ka nëpër duar (shumë punë) dikush;i ka duart plot dikush;nuk ka kohë as të rrahë qerpikët dikush; s’ ka nge të marrë frymë dikush; i ka qetë në arë (në zgjedhë) dikush; i ka rrobat në finjë dikush; e ka ujin në arë dikush; nuk shikon dritë me sy dikush.3. ka shumë halle e kokëçarje, telashe dikush , është shumë i shqetësuar, i brengosur, i merakosur dikush, ka një hall të madh dikush që e shqetëson, që e mundon shumë, pa masë. (AXH-XLIV f. 172).S.avullon si gështenjat e ziera dikush; i avullon koka (kryet) dikujt; i avullon kryet si tambli kur gufon dikujt; i bëhet koka daulle (dhallë) dikujt; i bëhet koka tambura dikujt; i buçet koka dikujt; e çon dheu hava (peshë, përpjetë) dikë; i del avulli dikujt; i del avull (tym) nga koka dikujt; s' di ku e ka kokën (kryet) dikush; i digjet koka dikujt; i digjet koka si furrë dikujt; digjet si petulla në vaj dikush; është si kusia mbi urëza dikush; e ha dheu ndër (nën) këmbë dikë; e hedh dheu dikë; e hedh dheu (trualli, vendi) përpjetë dikë; (i) ka pesëqind caka në kokë dikush; e ka flakën kresë dikush; i hipën një avull (një sekëlldi, një zjarrmi) dikujt; i ikën kafka e kokës dikujt; i ikën kapaku (tabani, tepeleku) i kokës dikujt; i ikën tepja e kokës dikujt; ka një avull dikush; ka avull dikush; e ka bjeshkën në shpinë dikush; e ka diellin mbi (përmbi) kokë ( krye) dikush; e ka kokën daulle dikush; e ka kokën ditë korrriku dikush; e ka kryet në zjarr dikush; ka zjarr dikush; e ka zjarrin në shpatull dikush;i këndojnë bilbilat dikujt; i lëshon koka miza dikujt; nuk e mban (as) dheu dikë; nuk e mban vendi dikë; i mizëron koka dikujt; i luan çafka e kokës dikujt; i luan çarku i kokës dikujt; i luan kafka e kokës dikujt; i luan kapaku (tabani, tepeleku) i kokës dikujt; i luan tepja e kokës dikujt; i luan mendja dikujt; nuk e mban vendi dikë; nuk e mban vendi vend dikë; i mizëron koka dikujt; e ngre dheu (vendi) dikë; e ngre dheu përpjetë dikë; nuk e nxë dheu (vendi) dikë; i nxjerr kryet tym dikujt; i qet kryet avull (flakë, tym) dikujt; i ka rënë barra mënjanë dikujt; i rrahin shumë (njëqind) çekanë (çekiçë) mbi (në) kokë (krye) dikujt; rri mbi prush dikush; i vjen festja (koka) vërdallë dikujt; zien si fasulja në kusi dikush; zien si kazan dikush; i zien koka dikujt; zien si kusia me gështenja dikush; nuk e zë dheu (vendi) dikë; nuk e zë vendi vend dikë; nuk i zihet vendi vend dikujt. 4. ka një punë shumë të ngutshme dikush. (FGJSSH f. 2244). S.e ka kryet në zjarr dikush; e ka kthyer çerepin dikush
IA HEDH DORËN (NJË DORË) dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,met.- 1. e ndihmon, e përkrah dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 360, 661).-Kur të jem keq, më hidh dorën, po, kur të jem mirë, s’ ta kam nevojën. (FUSH f. 265). S. i bëhet dorë (dyshek, jatak, krah, mburojë, ombrellë, qyrk, strehë, shtrat, shtruherë, velenxë) dikujt a diçkaje dikush; i del dragoman dikujt a diçkaje dikush; i del (në) krah dikujt a diçkaje dikush; i del në mbrojtje dikujt a diçkaje dikush; i del në ndihmë dikujt a diçkaje dikush; i del (për) zot dikujt a diçkaje dikush; është çadra e dikujt a e diçkaje dikush; është mburojë (ombrellë) e dikujt a diçkaje dikush; i (ia) hedh dorën dikujt a diçkaje dikush; i (ia) jep një dorë dikujt a diçkaje dikush; i jep krah (ia jep krahun) dikujt a diçkaje dikush; i jep ndihmë dikujt a diçkaje dikush; e ka nën sqetull dikë a diçka dikush; ia mban dorën mbi krye dikujt a diçkaje dikush; ia mban krahun dikujt a diçkaje dikush; (e) merr anën e dikujt a diçkaje dikush; e merr në (nën) mbrojtje dikë a diçka dikush; e merr në (nën) sqetull dikë a diçka dikush; ia ngjet dorën (krahun) dikujt a diçaje dikush; i qëndron (i rri) mburojë dikujt a diçkaje dikush; i shkon në ndihmë dikujt a diçkaje dikush; e shtie nën sqetull dikë a diçka dikush; ia vë dorën mbi krye dikujt a diçkaje dikush; vihet në mbrojtje të dikujt a diçkaje dikush, i vihet në mbrojtje dikujt a diçkaje dikush; i vjen në ndihmë dikujt a diçkaje dikush.2. e ndihmon dikë dikush kur është në ditë të keqe, në nevojë, në hall, në ngushti, në gjendje të vështirë, të rëndë, kritike, e ndihmon dikush dikë të dalë nga një gjendje e vështirë, e rëndë, kritike. (JTH-FFGJSH f. 221). S. i bëhet krah dikujt dikush; i bën çare (derman, hall) dikujt dikush, ia bën çaren (dermanin, hallin) dikujt dikush; e bën këmbë e dorë dikë dikush; e bie në jetë dikë dikush; ia çel sytë dikujt dikush; e çon nga balta (në këmbë) dikush dikë; i del ballë (krah) dikujt dikush; ia ftoh kokën (kryet) dikujt dikush; i (ia) fut krahun dikujt dikush; i gjen çare (derëdalje, derman) dikujt dikush; i gjendet afër (pranë) dikush dikujt; ia heq lakun (saçin) dikush dikujt; i (ia) jep dorën (një dorë) dikujt dikush; ia jep këmbë e dorë dikujt dikush; ia këput konopin (krahët, lakun, litarin, perin) dikush dikujt; ia largon saçin dikujt dikush; nuk e lë në baltë dikë dikush; ia lidh kryet dikujt dikush; i (ia) ndeh dorën dikujt dikush; i ndodhet afër (pranë) dikujt dikush; e ngre nga balta dikë dikush; e ngre në këmbë dikush dikë; i (ia) ngjet dorën dikujt dikush; e nxjerr në anë dikë dikush; e nxjerr nga balta (prej balte, në breg) dikë dikush; e nxjerr në faqe të diellit dikë dikush; e nxjerr në dritë dikë dikush; e nxjerr prej lloçi dikë dikush; e nxjerr në selamet dikë dikush; e nxjerr në va dikë dikush; ia pren (ia pret) fërtomën (lakun, litarin) dikujt dikush; e qet në anë (nga balta, nga bataku, në breg, në dritë, në jetë, nga llumi, mbanë, në selamet, në stom, prej lloçi) dikë dikush; i qëndron (i rri) afër (pranë) dikujt dikush; e sjell në jetë dikë dikush; ia shton bereqetin dikujt dikush; ia shtrin dorën (duart) dikujt dikush; ia zgjat dorën dikujt dikush; ia zgjidh duart dikujt dikush; i (ia) zgjidh lakun (litarin) dikujt dikush
E KA DORËN E RËNDË dikush, KA DORË TË RËNDË dikush fr.fol.- 1. iron. është i ngathë, i plogët shumë (në punë) dikush, punon shumë ngadalë dikush, i përton shumë punës dikush, punon me vështirësi të madhe dikush, e kryen një punë me shumë vështirësi dikush, nuk i ecën fare puna dikujt,nuk i shkon puna mbarë dikujt. ( SMO-3/ 80 f. 178, HB-FPD f. 89, FGJSSH f. 773, 1656). është berr i coftë dikush; është si breshka dikush; është (një) buxhill që nuk ecën dikush; është si duduk me tul dikush; është elb e jo grurë dikush; është i rëndë dikush; është (si) ujë amull dikush; është (si) ujë buxhilli dikush; i hipën breshkës dikush; e ka dorën cung (plumb) dikush; i ka duart cung dikush; i ka duart si të shtuara dikush, i ka duart e thata dikush; e kup buallin dikush; e vë mbi breshkë (një punë) dikush. 2. meton. godet, qëllon fuqishëm, rëndë, me fuqi, me forcë të madhe dikush, ka rënie, goditje të fuqishme dikush sa të dhemb dora fort, së tepërmi. (FGJSSH f. 1656, EQSHI f. 179).- I bëhej trupi plagë. Se zonja kishte dorë të rëndë. (MGA-NË f. 5). S. godet me dorë të hekurt dikush; e ka dorën të fortë dikush; e ka dorën hekur dikush; e ka dorën plumb dikush; e ka dorën e rëndë dikush, ka dorë të rëndë dikush; e lëshon dorën rëndë dikush
AS TË ÇAP, AS TË PËRTYP dikush fr.fol.,ant.,iron.- nuk të jep zgjidhje, rrugëdalje, rrugëzgjidhje dikush, nuk të bën, nuk të kryen, nuk të mbaron dot (asnjë) punë dikush, nuk të ndihmon dot dikush, nuk është për asnjë punë dikush.(BETA-SITA-TIR f. 230). S. as grahet, as ngrihet dikush; as hipet, as ngritet dikush; as hiqet, as ngitet dikush; nuk të jep derë dikush; as të kruan, as të shuan dikush; as të mban, as të lëshon dikush; as ngrihet, as grahet dikush; as të ngroh, as të ftoh dikush; as përtypet, as përcillet dikush; as të prin, as të ndjek dikush; as qartëson, as turbullon dikush; as zvillat, as këlliç dikush; nuk është as i hairit as i sherrit dikush; është keq me dhi e keq në mulli për dikë
I DEL DREDHË dikujt diçka fr.fol., iron.- i del me pasojë të keqe, i del shumë keq, i del me dëm të madh dikujt diçka, i del vështirë, i del ndryshe, i del e kundërta, i del tjetër gjë (nga ajo që mendon, planifikon, dëshiron, pandeh, parasheh, paramendon etj.) dikush. (BQ-PËR f. 472). S.i del bërryl dikujt diçka; i del me bisht (me brirë) dikujt diçka; i del breg dikujt diçka; i del me buçkë dikujt diçka; i del bungajë dikujt diçka; i del me cung dikujt diçka ; i del çatall (çopur, daltë, dardhë, dardhë me bisht, dardhë gorrice, dardhë ukere, dardhishtë) dikujt diçka; i del dimër i (vë)shtirë dikujt diçka; i del dredhë (dredhët) diçka dikujt; i del me duqe diçka dikujt; i del me dhëmbë dikujt diçka; i del gorricë dikujt diçka; i del me guxhë dikujt diçka; i del hardall dikujt diçka; i del për hunde (për hundësh) dikujt diçka; i del lyc (tërhoz) dikujt diçka
I HYJNË TË DRIDHURAT dikujt fr.fol.,meton.- 1. frikohet, frikësohet, tutet, trembet dikush.- Sytë i hapen, gjumi i del dhe i hyjnë të dridhurat. (PARB-PA f. 60). Pastaj, rrëfente Remziu, zunë të më hynin të dridhurat. Polici nisi dikur edhe të shfrynte. (XHKA-ËË f. 63). S. i hyjnë dridhmat dikujt); i hyjnë të dridhmet (të dridhurat) dikujt ; i hyjnë ethet dikujt; i hyn dridha (dridhma, drithërima, drithma, droja, frika) dikujt ; i hyn rrica dikujt; ka frikë dikush; s’ ka guxim dikush; e kap droja (frika, rrrica, tuta) dikë ; e kapin dridhmat dikë; e kapin të dridhurat dikë; e kaplon droja (frika) dikë; (e) merr buburaqen dikush ; merr dro (droe) dikush; e merr droja (frika) dikë; merr frikë dikush; (e) merr tirmën dikush; e merr tuta dikë; i vjen frikë dikujt ; e zë droja (frika, tuta) dikë; e zë të therurit dikë; e zënë të dhemburat (të dridhurat, ethet) dikë. .2. rrëqethet, ngjethet, tmerrohet, tronditet dikush. S. i bën barku (zemra) vërr dikujt; i hipin të dridhura (në trup) dikujt ; i hyjnë të dridhurat dikujt; i hyjnë ngjethjet (rrëqethjet) dikujt ;i hyn dridha (dridhma) dikujt; i hyn drithërima (në trup) dikujt;i kalojnë mornica (të ngjethura, të rrëqethura) (në trup) dikujt;e kapin të dridhurat dikë; e marrin të dridhmet dikë; i ndien dridhjet në palcë dikush; i ngjethet mishtë dikujt; i përqethet shtati dikujt; i rrëqethen leshrat e kokës dikujt ;i rrëqethet lëkura dikujt ; i rrëqethet mishi ( mishtë, shtati, trupi) dikujt ;e rrokin dridhmat (drithmat) dikë; i shkojnë të dridhura (në trup) dikujt, i shkojnë të dridhurat dikujt; i shkojnë mornica (të ngjethura, të rrëqethura) (në trup) dikujt; i shkon një drithmë nëpër mish dikujt; i tërqethet lëkura dikujt;i venë mornica (të ngjethura, të rrëqethura) (në trup) dikujt; i vjen trishtim dikujt; e zë trishtimi dikë; e zënë dridhmat (drithmat, ngjethjet) dikë.3. dridhet, drithërohet, dridhmohet dikush. (FGJSSH f. 375-6, 704, ZS f. 424).-E shikoi e bot derisa i hynë të dridhurat, shoi elektrikun dhe u zhyt në dyshek. (AABD-ËD f. 15). S. i hyjnë të dridhurat dikujt;i hyn dridha (dridhma) dikujt; e kapin të dridhurat dikë; e rrok e dridhmja dikë.4. shqetësohet, e zë meraku dikë për për dikë a diçka, andralloset, merakoset, brengoset për dikë a diçka dikush.- Nënë Danës i hynë të dridhurat . U bë e qartë: së shpejti ajo do të takohej me të birin. (AABD-NJ f. 15).S. ban dert për dikë a diçka dikush, e ban dertin e dikujt a diçkaje dikush, ia ban dertin dikujt a diçkaje dikush; ban gajle për dikë a diçka dikush, e ban gajlen (hallin, kasavetin) e dikujt a diçkaje dikush, ia ban gajlen (hallin, kasavetin) dikujt a diçkaje dikush; e bën dertin e dikujt a diçkaje dikush, ia bën dertin dikujt a diçkaje dikush; bie në bezder për dikë a diçka dikush ; bie në brengë (në dert, në hall, në hidhërim(e), në kasavet, në kujtim(e), në mejtim(e), në siklet, në telashe) për dikë a diçka dikush; e fut veten në telashe për dikë a diçka dikush; e ha brenga (derti) për dikë a diçka dikë ; i hyjnë të dridhurat dikujt për diçka; ka brengë (dert) për dikë a diçka dikush; e ka dert dikë a diçka dikush, e ka dertin e dikujt a diçkaje dikush, ia ka dert dikujt a diçkaje dikush, ia ka dertin dikujt a diçkaje dikush ; ka gajle për dikë a diçka dikush, e ka gajle dikë a diçka dikush, ia ka gajle dikujt a diçkaje dikush, ia ka gajlen dikujt a diçkaje dikush; ka hall (kasavet, siklet) për dikë a diçka dikush; i nxjerr zavall kresë për dikë a diçka dikush; i prishet gjaku për dikë a diçka dikujt; e shtie veten në kasavet (në siklet) për dikë a diçka dikush; i turbullohet gjaku (shpirti) për dikë a diçka dikujt; e vë veten në kasavet (në siklet) për dikë a diçka dikush; i vjen andrallë për dikë a diçka dikujt; i vjen bota anës (rrotull, vërdallë) për dikë a diçka dikujt; e zë andralla (brenga, derti, halli, kasaveti, sikleti) për dikë a diçka dikë
S’ DEL AS NË DRITË AS NË DIELL dikush fr.fol.,meton.-1.nuk e gëzon, nuk e shijon jetën e lumtur fare dikush, jeton në mundime e në hidhërime gjithnjë dikush, nuk kënaqet, nuk gëzohet fare në jetë dikush, e kalon jetën me mundime të mëdha dikush. S. . s’ ia arrin kësaj dite dikush; nuk i bën (dot) dy bukë bashkë dikush; s’ i bën dy ditë të bardha (të mira) dikush; nuk bën behrida dikush; nuk i bën dot dy gurë bashkë dikush; nuk bën hajër kurrë dikush; nuk bën lum dikush; s’ del as në dritë as në diell dikush; ditë e bardhë i bëhet natë dikujt; i erret ( i errësohet) bota dikujt; i errësohet vendi dikujt; ha bukë e gjak dikush; ha bukë e helm dikush; ha bukë me lot dikush, e ha bukën me lot dikush; ha bukë maje plepash dikush; heq për bukën e gojës dikush; jeton bukë e pa bukë dikush; e ka bukën të hidhur dikush; s’ ka ditë të bardha në jetë dikush; kur ka bukën, s’ ka kripën dikush; mezi e nxjerr bukën e gojës dikush; s’ e ka ngirë barkun kurrë dikush; i nxihet jeta dikujt; e nxjerr bukën me majë të gjilpërës dikush; nuk e ka parë ditën e vet dikush ; s’ pret ditë të bardhë dikush; s' i qesh njëherë buza dikujt; s' i qesh buza kurrë dikujt; nuk e sheh as të bardhën e as të zezën dikush; nuk e sheh asnjë ditë të bardhë dikush; nuk sheh behrida dikush; nuk e sheh (më) diellin dikush; nuk sheh ditë dikush; nuk e sheh asnjë ditë të bardhë dikush; nuk i sheh dy ditë të bardha dikush; nuk e sheh kurrë një ditë të bardhë me sy dikush; nuk sheh kurrë ditë të bardhë dikush, nuk e sheh kurrë ditën e bardhë dikush; nuk e sheh kurrë ditën e vet dikush; nuk e sheh një ditë të bardhë dikush; nuk e sheh një ditë të ëmbël me sy dikush; nuk e sheh një ditë të mirë dikush; nuk sheh ditë dikush; nuk e sheh ditën e bardhë dikush, nuk sheh ditë të bardhë dikush; nuk sheh ditë kurrë dikush; nuk sheh ditë të lume dikush; nuk sheh ditë të mirë dikush; nuk e sheh ditën e vet dikush; nuk sheh dritë (kurrë) dikush; nuk sheh dritë të bardhë (me sy) dikush; nuk sheh dritë e diell dikush; nuk e sheh dritën e diellit dikush; nuk sheh dritë me sy dikush; nuk i sheh syri dritë e diell dikujt; i sheh syri terr e zi dikujt; nuk shijon diell as dritë dikush; nuk e shikon dritën e diellit dikush; nuk shkon dy ditë të bardha dikush; i shkon jeta fytas dikujt; i shkon jeta si gjaprit nën gurë dikujt; e shkon jetën si gjarpri nën gurë dikush. 2.qëndron në burg një kohë shumë të gjatë dikush. S. s’ del as në dritë as në diell dikush ; nuk sheh diell as dritë me sy dikush ; nuk e sheh as dielli as hëna dikë ; nuk e sheh (më) diellin dikush ; nuk sheh diell me sy dikush ; nuk shijon diell as dritë dikush ;nuk shikon dritë me sy dikush.