E diele, 28.04.2024, 07:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Blerta Kastrati nga Kërpimehu i Besianës, “Miss Salzburgu 2010”

E hene, 05.04.2010, 07:55 PM


  SHOW e  bukurisë në Austri

 

Blerta Kastrati nga Kërpimehu i Besianës, “Miss Salzburgu  2010”

 

Nga Milazim KADRIU

 

Ditë më parë në një konkurrencë bukurie në Austri u zgjodh “MISS Salzburgu  2010” në Austri, ku ngadhënjeu Blerta Kastrati nga Kërpimehu i Besianës. Në këtë SHOW të bukurisë kanë konkurruar  vasha    shumta nga  Austria, por    finale kanë arritur  19 veta. Juria profesioniste e çmoi me  vendin e  parë 18 vjeçare Blerta Kastrati. Kjo u bë e ditur në një pritje që iu bë kësaj bukuroshe në DKRS në Besianë. Drejtori i kësaj drejtorie Nexhmi Balaj  e përgëzoj  zonjushën  Blerta për suksesin  e saj, dhe  i   falënderoj  për përfaqësimin e  bukur  që i bënë rinisë shqiptare dhe çështjes shqiptar në përgjithësi. Ai ka premtuar për mbështetje të aktivitetit të mëtejmë të kësaj bukuroshe  në fushën e afirmative. Blerta është  lindur në Kërpimeh të Besianës, e cila në moshën 6 vjeçe së bashku me  familje  migroi në Salzburg të Austrisë. Ajo është nxënëse në Shkollën e Lartë të Tregtisë (Biznes viti i III-të ), me aftësi komunikatave në shumë gjuhë Botërore. Pasi që u  zgjodh titulluare  e MISS 2010, mori shpërblime  të shumta prej kompanive ma  të njohura  të kësaj Krahine siç janë kontrata me ADI-ËAJSS kompani  e njohur  e  modës.  Prej  muajit shkurt e tutje të gjitha rrugët për  karrierën  e  bukuroshes  llapane  janë të hapura.  Shpërblimet  janë të panumërta prej Krahinës Salzburg të  Austrisë. Ajo tha se  ka qenë e privilegjuar që ta përfaqësojë bukurin në një garë të fuqishme të bukurisë.Ishte hera  e parë që konkurron në një garë siç ishte  kjo. Pas  propozimit  që i kishte  bërë një modeliste, ajo kishte  bërë  një kohë shumë të shkurtër  prova,  dhe menjëherë u plasu    finale  dhe  e  mori kurorën   e bukurisë për 2010.



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora