| E hene, 05.04.2010, 07:55 PM |
Në SHOW e bukurisë në Austri
Blerta Kastrati nga Kërpimehu i Besianës, “Miss Salzburgu 2010”
Nga Milazim KADRIU
Ditë më parë në një konkurrencë bukurie në Austri u zgjodh “MISS Salzburgu 2010” në Austri, ku ngadhënjeu Blerta Kastrati nga Kërpimehu i Besianës. Në këtë SHOW të bukurisë kanë konkurruar vasha të shumta nga Austria, por në finale kanë arritur 19 veta. Juria profesioniste e çmoi me vendin e parë 18 vjeçare Blerta Kastrati. Kjo u bë e ditur në një pritje që iu bë kësaj bukuroshe në DKRS në Besianë. Drejtori i kësaj drejtorie Nexhmi Balaj e përgëzoj zonjushën Blerta për suksesin e saj, dhe i falënderoj për përfaqësimin e bukur që i bënë rinisë shqiptare dhe çështjes shqiptar në përgjithësi. Ai ka premtuar për mbështetje të aktivitetit të mëtejmë të kësaj bukuroshe në fushën e afirmative. Blerta është lindur në Kërpimeh të Besianës, e cila në moshën 6 vjeçe së bashku me familje migroi në Salzburg të Austrisë. Ajo është nxënëse në Shkollën e Lartë të Tregtisë (Biznes viti i III-të ), me aftësi komunikatave në shumë gjuhë Botërore. Pasi që u zgjodh titulluare e MISS 2010, mori shpërblime të shumta prej kompanive ma të njohura të kësaj Krahine siç janë kontrata me ADI-ËAJSS kompani e njohur e modës. Prej muajit shkurt e tutje të gjitha rrugët për karrierën e bukuroshes llapane janë të hapura. Shpërblimet janë të panumërta prej Krahinës Salzburg të Austrisë. Ajo tha se ka qenë e privilegjuar që ta përfaqësojë bukurin në një garë të fuqishme të bukurisë.Ishte hera e parë që konkurron në një garë siç ishte kjo. Pas propozimit që i kishte bërë një modeliste, ajo kishte bërë një kohë shumë të shkurtër prova, dhe menjëherë u plasu në finale dhe e mori kurorën e bukurisë për 2010.