E enjte, 01.05.2025, 02:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Dy poezi nga Neki Lulaj

E hene, 05.04.2010, 04:38 PM


Neki Lulaj

 

 

ATJE NË MBRËMJE ME PISHË NË DORË

 

Mbi valë Deti një pulëbardhë,

rreth kësaj mbrëmje një Ylber mbi lumë,

në këtë natë, gjithëçka e plaqkitur,

natë pa ëndërra me shpresë dhe pa gjumë….!

 

Një syzezë fillikat vetëm,

ka ndezë pishën dhe e mbanë në dorë,

pret këtë mbrëmje,plotë me shpresë,

se do të kthehet Bandilli, natën vonë…!

 

Ëndërrat rinore,natën i rroton,

sikur pajën n`gjergjef të nusërisë,

do të kthehet Bandilli sonte vonë,

do t´më sjellë peshqeshin e besnikërisë…!

 

Orët e natës janë thellue,

gjumi i vashës,s`është kërkund,

Bandilli në portë po troket,

eja Princ, dritë, o Lumë!

 

TRADHTIA

 

Mos i kërko falje kurrë,

asaj zemre të damkosur,

mos i thuaj më falë,kaq shumë,

atij shpirti të plagosur.

 

Mos u ngarkoni me peshën e rëndë,

të pabesisë ,parasë dhe të lakmisë,

sepse herët a vonë do të turpëroheni,

nga veprimet e tuaja të tradhtisë.

 

Jeta e shkurtër,çdo gjë regjistron,

të mashtruarit dhe mëkatarët i denon,

por, tradhtia ngelët një Damkë,

që nuk falet nga asnjë komb?

 

Tradhtia si lubi jetërat na i kafshoi,

fillë pas luftës, edhe sot në Kosovë,

ndaleni krimin ore të pabesë e mëkatar,

mos u shërbeni më atyre që gjithmonë na kanë përqarë.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx