Kulturë
Jusuf Zenunaj: Urimi i Hanko Hallës
E hene, 05.04.2010, 04:00 PM
URIMI I HANKO HALLËS
Sot Hanko Halla u zgjua e gëzuar
për Qeverinë Thaçi radhët që ka ndërruar,
uron Hashimin me fjalën ma të mirë
edhe nata t’i bëhet ditë me diell ,
që zgjodhi ministra mëshkujt ma të mirë.
as në Gjermani nuk i gjindet shoqi .
Fondin e popullit udhëhoqi me mjeshtri
nga vajtën milionat veç ai di.
.
E sa për kulturën nuk dyshoi dot,
Luten e kemi biolog,
për hallet e kulturës mos i hyni n’hak
ua ka zanat fjalëve si me qenë plak.
Për teatër, film e letërsi
Teoria e Darvinit në punë mund t'i hyjë,
me muzikë tashmë i është mësuar veshi,
sikur dallëndyshet me valë deti.
Doktori tjetër, Bajram Rexhepi
pa mantil të bardhë
i gaçshëm për ndihmë të parë
për policë , ministra e qeveritarë.
Jusuf Zenunaj,3 prill 2010