Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Urimi i Hanko Hallës

| E hene, 05.04.2010, 04:00 PM |


URIMI I HANKO HALLËS

 

 

 

Sot Hanko Halla u zgjua  e gëzuar

 

për Qeverinë  Thaçi radhët që ka ndërruar,

 

uron Hashimin  me fjalën ma të mirë

 

edhe nata t’i bëhet ditë me diell ,

 

që zgjodhi  ministra  mëshkujt ma të mirë.

 

 

 

Kush është ma i zoti se doktor Bukoshi

 

as në Gjermani nuk i gjindet shoqi .

 

Fondin e popullit udhëhoqi me mjeshtri

 

nga vajtën milionat veç ai di.

 

.

 

E sa për kulturën nuk dyshoi dot,

 

Luten e kemi biolog,

 

për hallet e kulturës  mos i hyni n’hak

 

ua ka zanat fjalëve si me qenë plak.

 

 

 

Për teatër, film e letërsi

 

Teoria  e Darvinit në punë mund t'i hyjë,

 

me muzikë tashmë i është mësuar veshi,

 

sikur dallëndyshet me valë deti.

 

 

 

 

 

Doktori tjetër, Bajram Rexhepi

 

pa mantil të bardhë

 

i gaçshëm për ndihmë të parë

 

për policë , ministra e qeveritarë.

 

 

 

Jusuf Zenunaj,3 prill 2010