E enjte, 01.05.2025, 10:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Në Kongresin e Manastirit

E shtune, 03.04.2010, 03:47 PM


NË KONGRESIN E MANASTIRIT

(Poezi kushtuar 100 vjetorit të Kongresit të dytë të Manastirit)

 

Nga Neki Lulaj

 

Një manifestim i vështirë historik,

për gjuhën tonë dhe alfabetin shqip,

kundër qëllimeve të errëta të Turqisë,

që ta zhdukun alfabetin e Arbërisë.

 

Ishin një fuqi,xhonturqit ogurzi,

shtypnin shqiptarët duke iu ndërru fe e kombësi,

Kongresi i dytë në klubin „Bashkimi“,

ngriti ndërgjegjen kundër këtij diskriminimi.

 

Me 2-3 prill të vitit 1910,

përfaqësuesit treguan sakrificën e vet,

se për gjuhë shqipe dhe Alfabet,

s’njohim Agë, Pashë, Sulltan as Mbret.

 

Kosova, Shkodra, Selaniku, Shkupi, Stambolli e Janina,

ishin ajka që mbrojtën këtë vendim,

që gjuha shqipe kurrë të mos tjetërsohet,

alfabeti shqip në shkolla të mësohet.

 

Delegatët kishin të njejtin qëllim,

që mos ta përkrahin asnjë asimilim,

shkollat shqipe xhonturqëve ua verbonin sytë,

kjo gjuhë e perëndisë për ta paralajmëronte një rrezik.

 

Në këtë Kongres, sot 100 vjeçarë,

u mbrojtë Alfabeti shqip dhe identiteti kombëtar,

reaksionarët xhonturq, mysliman të tërbuar

bënin përpjekje mbinjerëzore kongresin ,për ta rrënuar.

 

Dervish Hima I madhi ideolog,

një burrë kombëtar dhe patriot,

ngriti zërin në Kongres që një e drejtë s’duhet  mohuar,

Alfabeti i gjuhës shqipe s’duhet asimiluar.

 

Latoi fjalë e bëri vepër,

që alfabeti i gjuhës shqipe të mësohet në shkolla

dhe të shkruhet në letër,

 se ne jemi shqiptarë e jo komb tjetër.

 

Luftë kanë shpallë në fushën e shkronjave,

do xhonturq e do shqiptarë,

por n’kongresin e dytë të Manastirit,

ishin të pathyeshëm këta ideolog, atdhetarë.

 

Xhonturqit kishin një qëllim ogurzi,

me shkombëtarizu një Shqiptari,

duke ua ndarë aleatëve të zi,

në Sërbi, Greqi dhe Bullgari.?

 

Petro Nini Luarasi nga Shqipëria,

iu tha klerikëve kthehuni ju nga Greqia,

se ne i dërgojmë fëmijët në shkolla tona,

se gjuha e shenjtë shqipe është e jona.

 

Aty u morën vendime, për  një Akademi,

që të botojnë literaturë për Shqiptari,

në Elbasan, Shkup e gjetiu,

shkolla  e shenjtë shqipe e para priu!

 

Gjuha shqipe me shkronja të arta,

abetarja të jetë e para,

grekët, xhonturqit e të tjerët i rroku tmerri,

që Alfabetin latin e miratoi Kongresi.

 



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx