E shtune, 27.04.2024, 11:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Dyluftimi në O. Koral

E merkure, 31.03.2010, 09:55 PM


DYLUFTIMI NË OKEJ KORAL/1957/  

 

Nga Halit Bogaj

 

Nga disa versione të shumta që janë realizuar gjer sot, filmi”Dyluftimi në O.Koral”,me Bert Llankasterin dhe Kirk Dagllasin ka mbetur ndër kryeveprat më madhështore kushtuar heroit dhe trimit nacional amerikan Vajat Erp  i  cili jetoi aty kah viti  1881 , kur ndodhë ngjarja e filmit për të cilin e kemi fjalën dhe dueli i njohur historik në të cilin  Vajat Erpi dhe vëllezërit e tij e mposhtin bandën e tmerrshme të Klejtonëve.Vajat Erpin e interpreton aktori kolosal-Bert Llankaster, ndërsa shokun e tij-Dok Holidej/Kirk Dagllasi/i paharruar i cili ishte sikur vetë Dok Holideji legjendar.Dy trimat e njohur të Perëndimit të egër duhet të dalin gjithsesi në atë dyluftim të imponuar kundër një bande të pashpirtë që maltretonte mbarë qytetin Tombstoun në të cilin jetonte sherifi i njohur Vajat Erp që kishte bërë emër impozant në mbarë vendin ku sundonte egërsia dhe ku banditizmi kishte marrë hov të tërbuar të cilin mund ta frenonte vetëm ai me zotësinë e tij të jashtëzakonshme..Në atë bandë të tmerrshme bënte pjesë edhe revolveristi renegat-Xhoni Ringo, përndryshe edhe kundërshtar i përbetuar i Dok Holidejit të cilin  e priste në ndonjë dyluftim të përshtatshëm kur do ta vrisnin njëri tjetrin me revolet e tyre të shpejta.Tandemi i njohur-Llankaster-Dagllas shkëlqejnë në mënyrë të paparë si dy figura të paharruara filmore,duke na përngjarë së tepërmi edhe në tandemin tjetër të famshëm:Henri Fonda-Viktor Mejçer nga filmi”E dashura ime Klementina”,në të cilin interpretojnë,gjithashtu:Vajat Erpin dhe Dok Holidejin.Dy aktorët e shquar janë epikë dhe legjendarë jo vetëm në këtë film por edhe në disa të tjerë,siç   na kishin mësuar përherë të ishin të tillë .Filmin”Dyluftimi në Okej Koral’ e realizoi regjisori i madh-Xhon Starxhes,i njohur edhe me filmin tjetër të shquar”Shtatë madhështorët”,në të cilin luanin aktorët:Jul Bryner,Stiv Mek Kuin,Çarlls Bronson,Eli Volleç,Horst Buhollc dhe Xhejms Koburn ,të cilët pikërisht me këtë film ngjiten shkallëve më të larta drejt sukseseve të reja dhe fenomenale.Është thënë shumë herë se askush nuk mund ta luante Vajat Erpin më mire se i madhi Bert Llankaster,por as Dok Holidejin më besnikërisht se vetë Kirk Dagllasi i cili ka dhënë edhe shumë role të famshme filmore në disa filma të tij të ndritur.Siç dihet,Llankaster kishte bërë karierë të shquar me disa filma, në mesin e të cilëve ishte edhe ai Fred Cinemanit”Prej këtu deri në amshim”,por edhe me disa realizime të tjera të dëshmuara dramatike me të cilat ishte bërë njëri ndër aktorët më kolosalë të kohës.Llankaster dhe Kirk Dagllas shkëlqejnë me tërë qenjen e tyre  artistike si dy aktorë të përmasave të fuqishme,duke mbetur  edhe si dy ikona të pavdekshme në mbarë historinë e artit të shtatë dhe në veçanti në lëmin e uesternit amerikan.Janë brilante edhe rolet e aktorëve të njohur:Xhon Ireland, Jo Van Flet, Erll Holman, Ronda Fleming,Denis Huper,Li Van Klif dhe Xhek Elam/si anëtarë të bandës së tmerrshme të Klejtonëve/.Legjenda për Vajat Erpin dhe Dok Holidejin vazhdonte të mbahej mend nga gjenerata të shumta amerikane dhe kujtimi ndaj tyre bëhej edhe më i mallëngjyer dhe më i  shenjtë,duke u përcjellur brez pas brezi si heronj të mëdhenj të popullit dhe atdheut.Ata jetonin në kujtimet njerëzore si figura shumë të ndritshme që kishin lënë gjurmë të pashlyera nëpër kohra të ndryshme, për t`u ngjitur deri në piedestal,ashtu siç e kishin merituar me të vërtetë,duke u  shpërblyer edhe me ngritjen e permendoreve të lavdishme.Famën e tyre e rrisin edhe kineastë dhe regjisorë të tjerë,duke krijuar edhe versione të llojllojshme të cilat dilnin edhe shumë të suksesshme,siç ishte rasti edhe me dy të tjera të aktorëve:Kurt Rasell dhe Kevin Kostner.. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora