E shtune, 27.04.2024, 01:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Udhëve të jetës

E marte, 30.03.2010, 09:48 PM


UDHËVE TË JETËS

 

(Për librin me vjersha të Duro Mustafait)

 

Nga Luan Çipi

 

Unë brodha,  askush s’më ndali

“Udhëve të jetës sime”

Ndaj them: diçka do dali,

Do ngelen ca kujtime.

 

Vërtetë menduar ri

Dhe rrudha ke në ballë

Po ne e ndjejmë, si ti,

Se rrënjët të mbajnë gjallë.

 

Vështirë, sa e vështirë

Me vitet ball- përball

Për Vlorë e për Vranisht

Ke mall, oh sa ke mall.

 

Të rri, apo të iki

Nuk di, ku je o diell,

Se nervi shiatik

Rëndon si thes me miell.

 

Kujtimet në krahë mbart,

Te “Sofra e Zotit” ngule,

Një ditë dimri në fshat

Këmbëkryq me babën ule.

 

Është nëna, larg në Horë

Të desh, si  sytë në ballë

Është qielli mbi Vlorë,

Dhe vajzat përmbi valë.

 

Ti nuk je  vetëm Horjot,

As Vlora dot s’të mban

Se shkrove për një botë,

Për  Frengj e për Kubanë,

 

Helenë edhe Gjermanë,

Për  popujt anë e mbanë

Për Serb e Egjyptianë

Po dhe për qenin “Vranë”

 

Motivi  më i vërtetë

Per ty ka qënë Shqipëria

Bashkim dhe unitet,

Gjithnjë, simbol liria.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora