E enjte, 01.05.2025, 07:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Andon Andoni: Rreth shkrimit nga K. Zylo - Prof.Tomor Domi i “Stines se Pranveres”

E diele, 28.03.2010, 09:43 PM


Rreth shkrimit nga K. Zylo -  Prof.Tomor Domi i “Stines se Pranveres”, botuar ne faqet e gazetes “Mesuesi”

 

Nga Andon Andoni, shkrimtar

 

     Ishte nje rastesi e kendshme per mua qe ne faqen e gazetes te kisha te pranishem edhe nje shkrim per Prof.Tomor Domin.  Shkrimi vinte se largu nga pertej Atlantikut shkruar prej ish studentes se tij dhe njeherazi poetes Kozeta Zylo, te cilin po e renditim ne kete faqe Profil, te gazetes “Mesuesi”.

 

Vec emri i profesorit tim, u lidh ne keto adresime kujtimesh te viteve te shkuara edhe me kolegen e gazetes sone “Meusesi” Vjollca Spahon, e cila ka qene jo vetem ish studente e tij por dhe e “brendshme” ne shtepine e Tomorit, si mikesha me e ngushte e Lides, gruas se forte qe rriti tere perkujdesje vajzen e vetme Besa, qe sipas Vjollces, i “ka keputur koken te atiti”, per shpirtmadhesine dhe zemren e bardhe bore.

 

Per me teper, per sot, ne menyre te rastesishme e sollem neper biseda edhe me Hektor Ciften, Drejtuesin e Departamentit te gazetarise ne Universitetin “A.Xhuvani”, me te cilin kemi te lidhura kujtime per Tomin e qe na vjen nder mend si nje gurgullime ujerash mali plot kristale.

 

Dhe vertet Tomor Domi kishte nje gazmim si rrjedhe e gurgullime ujerash.

 

Tere passion ndaj dijes dhe arsimit.  I hapur ne nje kohe te mbyllur.  I dashur me studentet dhe koleget, i murretuar ndaj vogelsirave dhe diktateve.

 

Ne menyren me te sinqerte duhet te themi se bash ne kete stine, ne fillimin e pranveres, plot prej nesh, na ka perbashkuar kujtimet per profesorin tone te dashur Tomor Domin.  Me sa duket, ne menyre fluide, ai vjen e na zgjon ne pranvere me dashurine e tij per studentet, per auditoret, per universitetin, per perndezjen e gjelberimit elbasanas, per dashurine ndaj librit qe e donte aq shume.

 

Elbasani e mban mend gjate ne memorie Tomin e deres se madhe te Domeve qe u shua aksidentalisht ne pranveren e pare te demokracise, se bashku me kolegun e tij pedagogun Hysen Hoxha.

 

Gati njezet vite pa te.  Njezet vite qe nuk troket hapi i tij ne rrugicen e ngushte drejt universitetit.  Dy dekada i munguar, por mes nesh, ish studenteve dhe kolegeve te tij, mbetet me imazhin e asaj  te qeshures se tij karakteristike si bucime hareje, si kengezim zogjsh, me shtatin e hedhur dhe veshtrimin e thelle te paqte, mbetet Tomor Domi i stines se pranveres.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx