Kulturë
Albert Zholi: Flet gazetarja e TVSH-së Entela Komnino
E diele, 28.03.2010, 12:03 AM
Flet gazetarja e TVSH-së Entela Komnino
Televizionet në Shqipëri janë kthyer si agjenci lajmesh
Nuk paragjykoj profesionin me gjininë
Bashkjetesa lidhet ngushtësisht me të ardhurat financiare
Lidhjet dashurore në Shqipëri përfundojnë në kafene ose në një motel
Në 1997 në Lezhë kemi qenë shumë afër vdekjes
Albert Zholi
Mbi 15 vjet në këtë insitucion të medias vizive ajo është bërë e pranishme në çdo familje shqiptare. Ajo futi këmëbët në television në periudhën kur ende televizionet private enede nuk kishin lindur në Shqipqëri dhe TVSH, mbante atë emër të madh që askush se besonte se do vinte një ditë, që mitin e tij do ta thyente ndonjë television tjetër. Por ja që demokracia I ka këto, konkurenca është zhvillim dhe nga gjiri i TVSH u larguan shumë kaudro që më vonë do të themelonin gtelevizione të rinj që do ta linin në hije gjigandin e medias vizive shqiptare. Por Entela dhe pse ka pas shumë kërkesa, ajo asnjëherë nuk u tundua nga ana materiale, por qëndroi në atë institucion që lidhi ëndrat më të bukura të jetës. E qetë gjithmonë e qeshur, por këmbngulëse në profesion ajo hyn në radhët e pakta të gjinisë femërore që nuk e kanë “tradhëtuar” asnjëherë TVSH. Ajo mësoi shumë aty, por ka dhënë
po aq dhe nga vetja e saj.
-Znj. Entela, çfarë është për ju Radio-Televizioni shqiptar?
-Radiotelevizioni shqiptar është i vetmi institucion ku unë kam punuar me përjashtim të një kohe të shkurtër, kur unë në fillimet e mia si gazetare kam punuar në gazetën “Rilindja e Kosovës”. Ishte koha kur sapo kisha ardhur në Tiranë. Njëkohësisht larg këtij televizioni kam qenë kur kam punuar në agjencinë telegrafike shqiptare për pak kohë pas gazetës së mësipërme. Ishte fundi i vitit 1993 dhe viti 1994.
-Sa vjet keni që punoni në këtë institucion?
- Unë kam që nga viti 1995. Në fillim kam punuar tek departamenti i informacioni, më vonë u quajt departamenti i aktualitetit, dhe pastaj u bë drejtori më vete në RTVSH.Përpara kësajë periudhe kam qenë me studime jashtë shtetit. dhe agjenci dhe në gazetën Rilindja.
-Pse preferuat një television shqiptar dhe jo një televizion privat?
-Në atë kohë nuk kishte televizion tjetër dhe unë gjithmonë kam menduar që n.q.s. do të kishte televizion tjetër në momente të krizave që ka pasur instituoicni, do të ishte qëndrimi dhe puna në këtë insitucion. Kur u shfaqën televizionet e tjera kuptova që marëdhënia ime me ato televizione nuk ishte aq e thjeshtë, dhe shkëputja prej TVSH, mund të më çonte në rezultate më të gabuara. Por nga ana tjetër sot në ekonominë e tregut, je e lirë të zgjedhësh dhe nuk je më jashtë mode apo kohe n.q.s. e ndërron stacionin apo gazetën (kjo ndodh tek të gjithë gazetarët).
-Ju tregoni dashuri ndaj TVSH, por sot TVSH në raport me televizionet private duket se ka një stanjacion, një zbehje. Mendimi juaj?
-Janë disa vështrime dhe këto janë vështrime si qytetarë, si shikues të ekraneve, vështrimi i brendshëm si profesionistë, dhe vështrime si drejtues ku unë nuk e kam arritur akoma atë stad që unë të shikoj gjërat si drejtues. Kam të mundur vetëm dy vështrime: vështrimi i pamjes si shikuese dhe vështrimi i dytë si gazetare. Nga të gjitha marëdhëniet dhe rezultatet e mundëshme, mua nuk më duket se diferenca midis televizionit shqiptar dhe televizioneve private është cilësisht e ndryshme në atë masë sa të duken diferencime të dukshme. Të gjitha televizionet në Shqipëri po ti marrësh në raport me televizionet e huaja në botë kanë të njëjtën cilësi. Në raport me qytetarin brenda, me shikuesin, në kuptimin e tregut të televizionit, ka disa ndryshime. Por sipas meje, raportet që krijojnë të gjitha ekranet në Shqipëri me shikuesin është i njëjtë. Ecuria që kanë pasur televizionet private në
rrëmbimin e tregut ndaj televizionit shqiptar nuk shikoj se është ndonjë zhvillim që të lë pa mend.
-Si e shikoni sot të qenit gazetare, e shikoni si komoditet apo si një profesion shumë të vështirë?
-Ky profesion sot, nuk është shumë i vështirë siç ka qenë disa vite më parë. Shoqëria shqiptare është bërë më komode dhe nuk ka më ato vështirësi dhe kriza të tmerrshmë. Ato kanë qenë kohë depressive, ku duhej që gazetari ti përcillte në çfarë raporti vendoset. Ne luftën e kemi kaluar me realitet dhe kemi pasqyruar kriza të mëdhaja dhe kemi parë një shoqëri e cila përpiqet me hapa shumë të mëdhaja të kalojë nga e vjetra tek e reja. Vendi ynë në periudhën e parë të tranzicionit dhe deri më sot ka kaluar tre kriza të tilla ’90-2000.
-A mendoni se ende shoqëria shqiptare është një shoqëri maskiliste?
-Ne nuk e shoqërojmë mendimin tonë me statistika. Sot në këtë zhvillim dhe ecuri të shoqërisë ne nuk dimë akoma numrin e saktë të banorëve shqiptarë. Dhe nga numri i saktë i banorëve të saktë të dalim tek leximi i mentalitetit të tyre statistikor. Përshtypja që më jep zhvillimi i ngjarjeve të përditëshme është në ekstreme të mëdhaja. Janë famiiljet e zbritura nga zonat e thella, të cilët ligjërojnë vrasjen e fëmijës brenda në shtëpi (p.sh se përse vajza kishte qenë në disko, fshati thotë se babai bëri mirë se ruajti nderin). Dua të them se femrat kërkojnë të jenë aq komode sa duan një marëdhënie tepër të sigurtë financiare. Pra ne jetojmë në mes të dy ekstremeve.
-Numri i madh i divorceve mos ndoshta ka të bëjë me problemin ekonomik?
-Kjo duhet të interpretohet mirë, duhen të jenë statistikat e sakta.Unë e njoh përfundimin e një sondazhi që del nga një mijë persona, por kjo quhet një prerje ose një grup i caktuar. Pra unë ve në dyshim sondazhet e bëra me grup përfaqësues në Shqipëri, pasi nuk ka sondozhe që të japi të dhëna minimale të individëve në Shqipëri, që fillojnë që nga procesi i regjistrimit, ku ne na njohin në botë vetëm nga regjistrimi i kohës së Zogut.Në kohën ku jetojmë nuk arrijmë dot të shkruajmë pa emocion realitetin që kemi.Ky është një realitet staistikor i pa saktë duke pasur parasysh dhe emigracionin e popullsisë.
-Femrat shqiptare e kanë zënë pozicionin e duhur sot në jetën e përditëshme?
-Këto pozicione nuk kanë se përse të ndahen nëse e kanë gjet femrat apo meshkujt.Këto pozicione janë për të gjithë. Edhe për gratë që u diskutua në parlament se 30% e grave do të futeshin në parlament por nuk fituan.Edhe kjo përqindje nuk kishte se përse të cilësohej 30 % . Përse mos të ishte 70% apo 50% e grave në parlament? Por si fillim në këto zgjedhje u përshi 30 përqind e grave, pavarsisht se nuk fituan po aq.
-Primare tek një femër gazetare kush duhet të jetë?
-Nuk paragjykoj profesionin me gjininë. Nuk më ka kushtëzuar në zgjedhjen e profesionit çështja e gjinisë.Të gjitha profesionet po ti shikosh përtej të përditëshmes të japin një deformim. Mendoj se femrat gjykatëse kanë të theksuar fenomenin e dominimit (ose jurists), ku çdo gjë duan ta çojnë në kanalin e ligjit. Femrat që punojnë me projekte kuptohen që kanë shtampa projektesh që lidhen me zhvillime të psikologjisë. Po kështu flas edhe unë shumë për shkak të zanatit tim.Nuk e paragjykoj dot se kush duhet të jetë primare. Cdo njeri duhet të mari përsipër aq sa mund të bëjë.
-Tradita dhe familja sot. Cili është mendimi juaj për bashkëjetesën?
-Cështjen e bashkëjetesës unë gjithmonë e kam parë me një sens të brendëshëm që të ndikoj tek ata njerëz që e kanë zgjedhur si mënyrë të jetuari. Bashkëjetesa është që dy persona të bëjnë dashuri të lirë. Në Shqipëri nëse mbaron shkollën e lartë dhe nuk ke shumë mundësira për një vend pune, do të thotë se nuk ke të ardhura të mjaftueshme të jetosh e pamvarur nga shtëpia jote, le më pastaj të futesh në një lidhje në mënyrë të pamvarur.Kur ndjenja të çon në idenë se unë dua të bashkëjetoj me këtë njeri atëherë duhet të kesh mundësinë financiare të bashkëjetosh me atë njeri. Ne shikojmë vajza që mbarojnë shkollën e lartë dhe që vishen me rroba shumë të shtrenjta, ose një veshje që nuk i përgjigjet realitetit të tyre financiar. Këto femra flasin për tendenca të emancipimit. Kjo do të ishte një marëdhënie normale kur fëmija të dali nga shtëpia që 18 vjeç, ta
mbarojnë shkollën me të ardhurat e veta ose bursën e shtetit e ku këto ti kthejë në të ardhura të sigurta. Dhe me këto të ardhura të sigurta zgjedhin se si do të jetojnë, me bashkëjetesë, fejesë, martesë apo dashuri të lirë me dikë tjetër. Të rinjtë shqiptarë kanë probleme sepse konceptimin e dashurisë apo të një lidhje nuk e kanë të qartë në përditshmërinë e saj.
-Kjo do të thotë se emancipimi i shoqërisë shqiptare ende vlen për tu dëshiruar në raport me vendet e tjera perëndimore?
-Kjo është e njëjta gjë siç ndodh tek statistikat.Nuk po konstatohert ajo që po jetojmë sot. Dhe aq më tepër të jepen skema të përshtatëshme nga psikologët, për familjen, lidhjet dashurore mes të rinjve. Strategjitë shtetërore duhet ti lënë hapësirë të gjithë raporteve të brendshme të një shoqërie për ti ndihmuar familjet të orientohen për të reaguar ndaj zhvillimeve të shoqërisë, ndaj kërkesave të kohës,mënyrës së ndërtimit të familjes. Bota këto zhvillime i ka arritur kollaj. Ndërsa tek ne kjo po arrihet me hope. Unë shikoj se brezi i ri sot nuk di se përse edhe kur futet në një lidhje ju ndodh kriza shumë e shpejtë. Në Shqipëri lidhja përfundon në kafe ose në një motel, dhe nuk kanë mundësi ta njohin njëri-tjetrin dhe ta zhvillojnë lidhjen e tyre të pranueshme në shoqëri.Këto nuk duhen lënë me syrin e një rasti të veçuar. Kjo është një zhvillim ku prindërit kanë shumë
shqetësim por nuk arrijë dot që ta gjejnë gjithmonë zgjidhjen.
-Edhe në shumë libra edhe në biseda tryezash diskutohet që tre janë kërkesat ose karakteristikat e një lidhjeje, paraqitja ana ekonomike dhe inteligjenca, ju kë do të preferonit tek njerëzit?
-Janë të gjitha bashkë. Paraqitjen unë e mendoj si një moment prezantues. Francezët thonë se njeriu pritet simbas pamjes dhe përcillet simbas mendjes (sjelljes). Italianët të presin simbas veshjes dhe të përcjellin simbas sjelljes.Por unë mendoj se funksionojnë të gjitha bashkë. Unë nuk mendoj se paraqitja lë gjurmën e parë. Intelegjenca i rregullon të gjitha.
-Cfarë vlerësoni më shumë tek një njeri?
-Nuk ndahen gjërat.Ne njohim shumë njerëz dhe nuk i dallojmë dot.Dhe në mënyra të papritura të shfaqen gjëra që ndoshta nuk janë menduar fare. Më habisin fenomenet e caktuara.
-Kujt i jepni më shumë kohë në kohën e lirë librit, televizionit apo gazetës?
-Televizionit. Gazetat i shikoj me tituj në mëngjes. Televizioni ecën shumë përpara dhe shikoj shumë stacione të huaja.Televizionet në Shqipëri nuk i shikoj të ndryshme, i shikoj të njëjtë.
-A keni ndonjë peng deri më sot në televizion?
-Ndonjë peng nuk kam.Ka ardhur koha që të shfaqen struktura të vërteta televizive. Unë nuk shikoj që stacionet televizive private të kenë ndonjë strukturë të re. Këtu ka kryeredaktor të cilët kanë ardhur nga gazetat. Në shumicën e tyre janë njerëz që nuk e kanë njohur fare ekranin dhe për këtë arësye televizionet në Shqipëri janë kthyer si agjenci lajmesh. I kushtojnë më shumë rëndësi lajmeve dhe jo pjesëve të tjera. Futen disa bërthama spektaklesh të cilët mundohen ti fusin në skenë gazetarë që kanë studjuar jashtë duke kopjuar emisione të vendeve nga kanë ardhur.Kjo është e tmerrëshme sepse shihet një sforcim i jashtëzakonshëm për të bërë shoë.
-Gjatë gjithë këtijë rrugëtimi jetësor a do doje të ndryshoje diçka tek vetvetja?
-Më ka shoqëruar vazhdimisht ideja që më ka pëlqyer jeta që më është dhënë dhe mënyra se si e kam jetuar.
-A keni sapur ndonjë moment të vështirë në jetë?
-Unë i përkas brezit të atyre gazetarëve që në 10 vjet kanë kaluar 3 luftëra.Këto kanë qenë momente shumë të, rënda depressive. Shqipëria është ë një vend që bie shpejt në kolaps dhe del shumë shpejt nga kolapsi.Në vitin 1997 më ka rastisur duke shoqëruar një grup të huajsh në Lezhë, janë hapur armët, kanë qëlluar dhe kemi qenë shumë afër vdekjes.