E diele, 05.05.2024, 03:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Kazablanka

E premte, 26.03.2010, 10:06 PM


KAZABLANKA/1942/

 

Nga Halit Bogaj

 

“Kasablanka” është film i regjisorit Majkëll Kertis, me aktorët Hemfri Bogart dhe Ingrid Bergman në rolet kryesore.

 

Ngjarja zhvillohet në kafiterinë e Rikit në Kazablankë të Marokut në kohën e Luftës së dytë botërore, kur Maroku ishte nën mbikëqyrjen franceze.Filmi  kishte ndikim të madh dhe sot konsiderohet ndër veprat më të suksesshme të kinematografisë amerikane, duke hyrë nganjëherë edhe në 10 filmat kryesorë të saj.

 

Siç thamë ngjarja ndodhë në Kasablankë gjatë Luftës së dytë kur atje mblidhen njerëz nga vendet e përfshira me luftë për të emigruar në SHBA.Vendtakimi i tyre është kafeneja e Rikit/një/ amerikan parisien/i ikur edhe ai nga Franca për shkak se i përkiste Lëvizjes revolucionare franceze./

 

Në ndërkohë në kafiterinë e Rikit arrin udhëheqësi i Lëvizjes europiane asntifashiste / Viktor Laslo/ i cili njëkohësisht është bashkëshorti i Ilsës/ish e dashura e Rikit/ në Paris.Riki bëhet tepër xheloz kur e kupton  atë të vërtetë të hidhur, aq më tepër ngase Ilsa kurrë nuk i kishte treguar Rikit përse nuk kishte dalur në takim atë ditë kur Riki kishte ikur nga Parisi dhe kishte dashur që me vete ta merrte edhe Ilsën.Prandaj edhe e urrente sëtepërmi ish të dashurën e vetë që nuk i kishte ardhur atëherë në takim.Por gjërat kishin qenë krejtësisht ndryshe, sepse Ilsa qysh atëherë kishte qenë e fejuar për Laslon por ai ishte në një Kamp përqëndrimi gjerman dhe ajo kujtonte se ai ishte i vdekur.Për të qenë befasia më e madhe Ilsa e kupton po atë ditë kur duhej të takohej me Rikin se Laslo ishte gjallë.Prandaj edhe nuk  del në takim.

 

Pikërisht edhe nga shkaku i dëshpërimit ndaj Ilsës kishte lindur edhe cinizmi i Rikit dhe mos interesimi për asgjë, gjë që më vonë ai e kupton se nuk kishte pasur të drejtë të hidhërohej aq tepër ngase Ilsa vërtet kishte qenë një femër shumë e ndershme.

 

Në ndërkohë, akoma pa e kuptuar të vërtetën Riki, Ilsa e lut që t’u ndihmonte për t’ua siguruar vizat për SHBA por  ai nuk pranon asesi deri në çastet e fundit.Mendon a t’i hakmirret apo me një shpirt solidar dhe humanizëm t’i ndihojë asaj dhe Viktor Laslos me të cilin faktikisht ishte i lidhur thellë në idealin e përcaktuar patriotik, të cilin akoma e kishte në thellësinë e vetvetes Rik Blejni.

 

Pas spiegimit se përse nuk kishte dalur në takim në Paris, Riki ndryshon mendimin dhe ua siguron dy bileta aeroplani për në SHBA.

 

Filmi i fitoi 3 çmime oskarë dhe gëzoi shikueshmëri të jashtëzakonshme në të gjitha vendet e botës.Është shumë interesant nga shkaku se përfundon ashtu siç përfundonm ngase çdo kush do të priste se në fund të filmit Riki dhe Ilsa do të bashkoheshin sërish. Dhe pikërish këtu është e tërë madhështia kryesore e filmit.

 

Kritika e konsideronte filmin si njërën ndër kryeveprat më të arritura të kinematografisë.Hemfri Bogart deri në fund të filmit është romantik, duke mos i ikur seriozitetit të tij të njohur dhe pesimizmit të fituar nga dashuria e humbur nga e cila ndien edhe tradhëtinë.

 

Filmi është rrëfim për një mashkull dhe një femër që janë thellësisht të dashuruar dhe që viktimizojnë dashurinë e tyre për ideale më të larta njerëzore. Po të mos veprohej ashtu siç u veprua, roli i Hemfri Bogartit nuk  do të ishte aq madhështor dhe nuk  do të mbahej në mend me dekada të tëra.

 

Por edhe rolet e aktorëve kryesorë, janë ndër rolet më të paharruara të kinematografisë amerikane.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora