E shtune, 27.04.2024, 08:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Diçka për poezinë e “Unë jam Drenica”, nga autori Mehmet Haziri

E merkure, 24.03.2010, 10:55 PM


Diçka për poezinë e “Unë jam Drenica”, nga autori Mehmet Haziri, botuar më herët  në të përditshmen”Bota sot”

 

Nga Halit Bogaj

 

Mehmet Haziri ka shkruar një poezi  aktuale kushtuar trevës heroike të  Drenicës me të cilën hedhë dritë në të tanishmen dhe të kaluarën e saj të lavdishme.Vetë titulli simbolik”Unë jam Drenica” dëshmon haptazi përpjekjet dhe prirjet e autorit për të treguar se kush ishte dhe kush është përherë  Drenica.Përmes vargjeve të bukura të poezisë së theksuar njihemi më afërsisht me: vuajtjet, përsekutimet, plagët, vdekjet dhe krenarinë kombëtare të Drenicës nëpër kohrat e kaluara.

 

Në fillim të kësaj vjershe, autori na i dhuron vargjet e paharruara:/Ti nuk je Drenica/Që i ke ktheyr të gjitha urrejtjet/e përbuzjet/te portreti yt/.Me këtë strofë ai na tregon se Drenica e mëhershme dhe ajo e Adem Jasharit ishin diçka tjetër nga ajo që u shfaq në ditët e pasluftës sonë ëlirimatree  me ç’rast autori fishkullon të metat dhe mediokritetet që  kishin hyrë si kancer në shpirtrat urrejtës të disa personave me të cilët nuk mund të identifikohet e tërë treva për të cilën flet poezia e fuqishme e Mehmet Hazirit.

 

Në vijim të poezisë kujtohen të bëmat kur ajo / Drenica/ në të gjitha stinët e dimrat/e  pranverat/e kishte ruajtur bukën/e fjalën/e këngën…/

 

Diellin kurrë nuk e  ke sharë/as atëherë kur retë të kanë dalur përpara/.

 

Me të gjitha këto meditime të thella autori dëshiron të tregojë se /Drenica/ asnjëherë nuk ishte bërë viktimë e lakmive personale të disa individëve të pandërgjegjshëm të cilët nuk hezitonin fare që t’ia mveshin një hije të zezë asaj dhe tentonin t’i shkatërronin të arriturat heroike shekullore të atij regjioni  përherë të përgjakur.

 

Mëtej autori shpreh ndjenjat  e tij vërtet të fuqishme :/Unë jam Drenica/që në mote të furtunta/e kam pritur luftëtarin/edhe udhëtarin/edhe pleqnarin/në shtëpinë e zjarrit./në sofër ia kam shtruar bukën/me fjalët më të ngrohta të gjuhës sime/, vargje këto të cilat simbolizojnë një traditë të lashtë mikpritjeje dhe atdhedashurie të sinqertë vëllazërore për mikun e ardhur në konakun tonë.Pra si ka të ngjarë që aq shpejt të harrohen ato zakone dhe tradita  aq bujare të  rrënjosura aq thellë në shpirtin njerëzor të një territori të përflakur nga luftra të njëpasnjëshme çlirimtare.

 

Nga ky rrafsh, Drenica e autorit dhe e Kosovës nuk mund t’i  durojë të këqijat mbi supet e lodhura dhe mbi kurrizin e kërrusur nga luftrat dhe vuajtjet e njëpasnjëshme .Duke njohur karakterin e saj , Mehmet Haziri arrin të na dhurojë një poezi të mrekullueshme me të cilën i  shpreh bindjet dhe dëshirat e një intelektuali të pasionuar për ta parë Drenicën aty ku e ka vendin, ndaj janë të paharruara edhe vargjet :/Ti nuk je Drenica/që herë puthesh e herë kafshohesh/, por një  Drenicë  me një traditë të trashëguar nga të parët e saj trima dhe burra të besës dhe fjalës.

 

Mëtej ai na e bën të ditur:/se Drenica e tij nuk është e tillë/që  nuk ka mësuar  asgjë nga Shaban Polluzha/, për t’u kthyer në një lajthitje djallëzore  bashkëkohore, ngase ajo në asnjë mënyrë nuk i përket  mashtrimi , por  famës së fituar  dhe të merituar gjatë kohrave të shkuara dhe të sotme, kur edhe njëherë u përgjak tmerrësisht gjatë luftës së fundit për çlirimin tonë definitiv nga armiku ynë shekullor.

 

Mëtej shohim edhe akte të tjera sublime të trevës së Drenicës, e cila, për fyerjet ndaj Ismail Qemalit/e kishte goditur Stambollin/dhe toskë e gegë i kishte pajtuar/me tregimin për gjarpërin me dy krerë/.

 

Janë  shumë domethënëse këto fjalë që aludojnë në një dëshirë të madhe për një dashuri më të thellë mes nesh, për një pajtim kombëtar brendashqiptar/sidomos në Kosovë/, për çka poeti thotë, natyrisht duke folur në veten e parë në emër të Drenicës, se/Urrejtjen nuk e kam si borxh/dhe nuk kam plumba për vete për t’u vrarë/.

 

Përveç tjerash kemi edhe vargjet e hidhura dhe të shprehura me një mllef të papërmbajtur të cilat burojnë nga thellësia më e madhe e zemrës, kur poeti nuk dëshiron që treva e tij të bëhet pre e orekseve lakmitare të djajve të cilët:/Në pikë të  ditës gënjejnë se e duan Kosovën/.Me fjalë tjera  dëshiron që ajo  të jetë Drenica/që kishte shkruar dhjetë histori/ , në luftrat e ndryshme kundër armiqve të shumtë që vinin në trojet e saj.

 

Drenica e poetit është e njohur edhe për fjalë të mençme të cilat na i kanë lënë trashëgim pleqnarët e dalluar si:Xhemalj Abria, Ramadan Shabani,Tahir Berisha  e shumë të tjerë dhe të cilat kanë shërbyer edhe si Universitet i këtij populli, duke u mbledhur shpeshherë edhe nga mbledhësit më të shquar të folklorit tonë si:Anton Çeta me shokë.

 

Drenica është  edhe vatra shekullore e Hasan Prishtinës i cili / dinte ta mbronte Kosovën dhe Shqipërinë në parlament turk/, por edhe regjioni i Shaban Polluzhës/i cili luftonte edhe kur i kishte mbushur 70 vjet/.

 

Këtë poezi autori nuk e shkroi rastësisht në ditëlindjen e komandantit legjendar, e cila ka një porosi të përhershme se Adem Jashari nuk kishte luftuar për përçarje por për bashkim të menjëhershëm në luftën vendimtare për liri, që në vargun e fundit thuhet:/se i ka mbledhur sot në festë të gjithë shqiptarët…/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora