Kulturë
Cikël poetik nga Neki Lulaj
E hene, 22.03.2010, 09:40 PM
Neki Lulaj
RRITU TI , SI RRITËN LULET
Ishe i çiltër dhe njomak,
në takimin tonë të parë,
me sy të blertë,shiqim t`pa përcaktuar,
shend e verë,e për merak.
Duart e vocëkla të ftohëta akull
që ti ngroha me duart e mija.
sa i bukur qe ky fillim marsi,
kur ti erdhe,mu shtua kënaqësija.
Flijë ti gjysh me ëndërra të ëmbla,
si flejnë gjithë,çilimija,
pije qumësht të embël njomak,
gjithëherë gjatë vizitave të mia.!
Ti flejë qetë me ëndërra të ëmbla,
se kështu thonë rritën fëmija
me vaje të vogla e gërqe të shkurtëra
kur të merrte ty urija.
Mua më rrah zemra shumë gëzuar
ndjej që unë shumë,po të dua!
Çilimiu i vogël i gjyshit
ti je dritë e yll për mua.
Rritu, gjysh si rritën lulet.
plotë me ngjyra dhe shumë aromë
je dhuratë e mrekullueshme e fillim marsit
e muajit të Revolucionit për Kosovë.
Heronjëve tonë në përmendore
Të lumtë ata që kurrë nuk plakën,
lindën njëherë që gjithmonë të jetojnë,
të lumtë ata që s?kursyen jetën,
u skalitën në heronjë.
Ata as nuk mërdhijnë as nuk kanë të ftohtë,
as gjatë dimrit me ngricë e fortunë bore,
as nuk ndiejnë për shi, as për vapë,
gjatë muajit gusht dhe muajit shtator.
Ata kurrë nuk dijnë të hatrohen,
as nuk fyhen pse në shëtitore,
i lëmë vetëm gjatë orëve të natës,
qëndrojnë krenarë në përmendore.
Të lumtë ata që për ideale ,
Flijuan vetën për këtë liri,
Kryen misione të shenjta kombëtare,
janë sot shembull në histori.
Orrlat krrokasin për kohët e shkuara
Sa do doja ta ndjekja frikën
nga parafytyrimet e mija tmerrane,
e një kohë që s´kthehet më
e gjakpirësve barbariane.
Mbjellë kaos e korrë furtunë
ishte motoja gjakatare,
s?u besohet kurrë as e vërteta
atyre që na shkaktuan shumë varre
Qenët le të lehin,të ulurojnë
sikur ujqërit në muajin dhjetor
e karvani le të hecë përpara
ne shtetësinë po e ndërtojmë
Qanë, vajton ai Jeremiqi,
për Kosovën,shtetin tonë,
le të pëlcet ai bir i shkinës,
se për Kosovën flijohem te tanë.