Kulturë
Kalosh Çeliku: Shtëpia publike
E shtune, 20.03.2010, 02:24 PM

Shtëpia publike
Natë. Matanë mureve më thërret Nusja me pashterkë të kuqe. E hap dritaren. Errësirë. Nën hijen e ftoit e pash duke i rënë dajres. Shtrigani i Allahut e hiqte vallen. E valonte shaminë e kuqe e i përdridhte bythët. Belin.
- Ec, zbrit poshtë! Çka më shikon si mëzat i tredhur. Nuk ke frikë se po të hipa lartë do të të shkepi çotek deri në mëngjes...
- Oh, jo. Jo, mezi iu përgjegja nga dritarja, mes grilave. E kam frikë pashterkën tënde të kuqe me pala. Shpeshëherë e shoh edhe në ëndërr. Ja, zbrita menjëherë poshtë në lëmë. Aman, vetëm mos më rrah deri në mëngjes!...
E hoqa shulin me frik? dhe e hapa derën. Nusja me pashterkë të kuqe më rrëmbeu plot inatë si nj? shtrig?.
- Ja, i tha Shtriganit t? Allahut. Është shkrimtar, merre dhe mos e lësho deri në mëngjes pa ia dhanë mirë hakun. Ki, kujdes se, është i rrezikshëm, ndodh të të ikë nga dritarja n? l?m?, marr malin.
O Imzot, thash në vete. U mplaka e nuk më kishte zënë syri deri më sot kësi rrospie. Bythët na, palare. Fytyrën rrumbullake. Faqekuqe si mështjerrë, siç din Zoti më t`i krijojë rrospitë meshkuj...
- Ec pas meje, më tha Shtrigani i Allahut. Më rroku për dore dhe më tërhoqi zvarrë n?p?r l?m?.
Nusja me pashterkë të kuqe i ra dajres.
Ding - ding - diiing...
Rranka - ka - ka - kënka...
Shtrigani i Allahut duke kënduar e hequr vallen:
Do të mi jap?sh shtëllungat e leshit?...
Do të t`i jap moj Nuse si s`ti jape - jooo...
Dera u hap dhe unë ende pa e marrë veten, kur u ndezën dritat, mu këputën këmbët. Plot pas një ore e gjeta veten para Shtëpisë Publike. E ngrita kokën. E pash Shriganin e Allahut se si ma bënte me gisht. E tërhoqa veten zvarrë dhe e pështyva në fytyrë. Ti nuk di t`i biesh dajres. Ti nuk di ta heqish vallen. Ti nuk di këngë...
Qeshi. Vallen e heq Nusja me pashterkë të kuqe. Ajo i bie edhe dajres. Edhe këndon këngë...
- E si e pate emrin zonjë?
- Unë jam Shtrigani i Allahut...
E mora janxhëkun me eshtra në krah dhe ika si pa kokë. Nëntë orë kisha ikur nëpër një pyll të dendur me lisa. Matanë përroit e pash F. B. me "Filxhanin e dashurisë". E kishte hapur në mes dhe lexonte një poezi për Zehranë... Nusen pa duvak…
- Hë, më bërtiti me sa zë që kishte. Kush të turret pas shpine?
- Rrospitë Meshkuj! Mezi arrita t`i përgjigjem duke u mbushur frymë.
- E kam ditur se, vështirë e ke t`u shpëtosh nga duart... Grushtat... E kanë në dorë gjithë Shtëpinë Publike. Cilit t`ia vënë mëndjen e shtinë në dorë. E blejnë për pak para. Ose e shesin në ndonjë ministri... Redaksi... Kabinet… Kujdes duhet patur, që mos të të takojnë natën në rrugë. Vaj halli nëse të zunë pas mesnate, prite nesër veten ministër, ambasador, drejtor shkolle ose redaktor në ndonjë redaksi. Janë Rrospitë më të rrezikshme deri më sot që kanë lindur në Shtëpinë Publike. E heqin veten patriotë. Mendojnë se edhe kështu i dalin zot Atdheut...
Dhjetë ditë e dhjetë netë ika nga Qyteti i qyqeve dhe e strehova veten në nj? Tyrbe mbi Liqe. Natën vonë pas mesnate e hapa dritaren. Matanë mureve errësirë. Nëpër Liqe më vinte një dritë. E zgjata dorën. Larg. Dikur, i dëshpruar u ktheva dhe u shtriva në shtratin me brymë t? Baba Shehut. E arratisa veten mes mureve. Dallgëve që e rrihnin bregun. Hënën e plot? që mbyteshte në Liqe. Varkën me të cilën Ajo do të ktheheshte në vendlindje. Ëndërr. Lasgushi dhe Meri vinin drejtë meje nëpër Liqe. Aty për aty mu kujtua poezia "E mora shoqezën përkrah". Liqeni dhe "Hapat ca nga ca..."Vallë, ç`pa Liqeni?! Nuk e di.
Ngadalë u ngrita edhe njëherë dhe e hapa dritaren krah më krah. Dielli më hyri në dhomë me gjith? rreze...
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Neki Lulaj
Sabile Keçmezi-Basha: Qeshje e ngrirë (Cikël poetik)
Cikël poetik nga Keti Agaj
Cikël poetik për femijë nga Tahire Berisha Abazi
Tregime nga Rizah Sheqiri
Poezi për fëmijë nga Myvela Dervishi
Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Senatin Amerikan, z. DioGuardi midis miqve shqiptarë në Staten Island, New York
Halit Bogaj: Katër aktorë të njohur francezë
Suzana Kuqi: Copëza...” Madonina mia”
Luan Çipi: Petraq Pali dhe libri i fundit i tij
Hysen Këqiku: Meditimet si shkallë të ngritjes emocionale
Demir Krasniqi: Kanga e Junanit
Agim Gashi: Jetë varri
Baki Ymeri: Shqiptarët janë të lëvizshëm si zhiva
Agron Shele: Rreth mrekullisë së poezisë Eseniane
Pjetër Domgjoni: Bisedë me Shqiponjën (II)
Ferit Ramadani: Hiroshima ime Shqipëri!
Kristaq Turtulli: Fragment nga romani "Dëgjo floriri im''
Kalosh Çeliku: Treshi përsheshi gërhet për Liri
Flet ish aktorja e cirkut “Mjeshtre e madhe e Punës” dhe poetja Vitore Sallaku