E merkure, 30.04.2025, 04:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Katër aktorë të njohur francezë

E premte, 19.03.2010, 10:56 PM


KATËR AKTORË TË NJOHUR FRANCEZË

Nga Halit Bogaj

TOTO /Antonio de Curtis dit Tot/ 1898- 1967 / 
Edhe Toto është një aktor i madh i Tetarit dhe filmit italian.Ai u vlerësua për herë të parë në Fetsivalin e Kanës/1966/për rolin e tij si aktor.Duke mos u njohur fort në Francë ai filloi të aktronte në Itali, në Teatrin e vogël të Napolit. Para se të nisej në Romë në vitin 1922, ai posedonte një kompani të pastërt të Tetarit .Për herë të parë në film u paraqit në vitin 1937 me titullin/Ndaloji duart tua/ i regjisorit Gero Zambuto, duke vazhduar më 1939 me’’Shtazët budallaqe’’ i Karlo Ludevigo Bragalias.Filmat e tij treguan sukses të madh, por ai vazhdonte t’i mbante lidhjet me Teatrin në të cilin kishte arritur të bëhej i famshëm dhe të vazhdonte të punonte në mënyrë triumfale.Atëherë aktroi me aktoren e shquar Ana Manjani e cila do të bëhej një yll i paharruar i kinematografisë italiane edhe me shumë filma të tjerë në mesin e të cilëve ishte edhe ‘’Trëndafiuli i tetovuar’’/në të cilin aktronte edhe Bert Llankaster/.

Sukseset më të mëdha filmore ia siguroi regjisori Mario Matoli me filmin’’Il due orfaneli’’/1947/, duke vazhduar të punonte gjithnjë e më tepër në artin filmor.
Në fund të karrierës së tij ai aktroi në mbi 100 filma me të cilët bëhet njëri ndër aktorët më të mëdhenj në lëmin e komedisë botërore në përgjithësi dhe asaj italiane në veçanti.Gjatë punës së tij shumëvjeçare ai aktroi bashkë me aktorët Paolo Stopa,Titina de Filippo, Peppino de Filippo, Aldo Fabrizi, Giovanna Ralli, Gino Cervi, Vittorio de Sica, Silvana Pampanini, Erminio Macario (një aktor i madh i burleskës së asaj kohe), Anna Magnani, Marisa Merlini, Sandra Milo, Alberto Sordi, Nino Manfredi, Ugo Tognazzi, Vittorio Gassman, Renato Salvatori, Carla Gravina, Claudia Cardinale, Marcello Mastroianni, Silvana Mangano, gjithashtu edhe me aktorë të tjerë të shquar internacional si Joséphine Baker, Mistinguett, Fernandel, Louis de Funes, Jean-Claude Brialy, Jean Rochefort, Claudine Auger, Viviane Romance, Orson Welles  dhe Ben Gazzara. Ai punoi edhe me regjisorët e mëdhenj Mario Monicelli, Steno, Luigi Comencini, Mario Costa,Sergio Corbucci, Dino Risi, Alessandro Blasetti, Vittorio de Sica, Roberto Rossellini et Pier Paolo Pasolini.

FERNANDEL/1903-1971/

Fernand Joseph Désiré Contandin , i mbiquajtur shkurtimisht/Fernandel/është njëri nga 5 aktorët më të fuqishëm komik në Francë.Emri i tij ishte shumë i nderuar, kurse kariera artistike mjaft e begatshme.Ai u lind në Marsej ku bashkë me babain e tij aktor filloi të paraqitet në skenë qysh nga fëmijëria e tij e hershme. Në ato vite merrte pjesë sidomos në lëmin e artit teatror. Pastaj punonte si punëtor i portit detar, shitës dhe në një kohë edhe si nëpunës i bankës.Karierën e vërtetë argëtuese e fillon në Paris ku bëhet shumë shpejtë i popullarizuar. Në fillim të karierës merrte pjesë në opereta, koncerte kafenesh dhe mjuzikholle të ndryshme.Me shprehjet e fytyrës së tij për të bërë grimasa të ndryshme ai bie së shpejti në sy si  një komik me talent të pashoq dhe aftësi të jashtëzakonshme interpretimi të personazhev të ndryshme filmore dhe teatrore.Përveç roleve komike ai kishte aftësi të mëdha të aktronte edhe role shumë të  fuqishme dramatike.Ai me sukses të njejtë i tërhiqte si publikun ashtu edhe kritikën filmore.Emri i tij ishte bërë shumë i njohur në mbarë botën i cili kishte arritur edhe tek shukuesit tanë.E mbajmë në mend në një film kushtuar luftës së Dytë botërore,i titulluasr''I zëni rob dhe Lopa'', Fernandel i fshehur pas disa shkurreve arrinte të na bënte të qeshnim me një imitim krejtësisht të thjeshtë duke i habitur gjermanët/shumë prej tyre/që me një truk mashtrues të zbrisnin për të shikuar se a u ishin shpërthyer gomat!.Pra ai në  filmat e tij bënte edhe gjëra dhe veprime të tilla fëmijënore por që kishin një forcë të paparë për t'i tërhequr shikuesit anembanë botës.Shumë autorë komercialë shkruanin skenarë vetëm për filmat e tij ngase ishte njëri ndër aktorët më specifik që i kishte Franca në gjirin e saj kulturor.Për herë të parë në film paraqiet në vitin 1930 në filmin''Bardh e zi'', kurse aktroi në mbi 130 filma ,, nga të cilët duhet dalluar''Thirrja për vallëzim'',''Bonifaci zgjohet dhe ecën në gjumë'',''Kafeneja  e kuqe'',''Don Kanillo'',''Angelle'',''Don Kamillo'',''Pema e ndaluar'',''Njeriu me me pallton e shiut''dhe shumë filma të tjerë.

André Bourvil/1917-1970/ ishte aktor dhe këngëtar frrancez, i njohur më tepër me rolet në zhanrin e komedisë, sidomos duke bashkëpunuar me komikun tjetër të shquar Luj De Fyn.Bourvil kishte lindur në kohën kur i jati i ishte vrarë në Luftën e parë botërore, kurse fëmijërinë e tij e kishte kaluar në fshatin Bourvil nga i cili i kishte mbetur edhe mbiemri.Ai martohet me Xhenifer Lefrik më 23 janar të vitit 1943. Pas një lufte me sëmurjen e tij të pashëruar, vdiq në moshën 53 vjeçare, në një kohë kur mund të krijonte edhe role të tjera të fuqishme, qoftë komike, qoftë dramatike siç ishte roli i Ternardiut nga filmi’’Të mjerët’’/1958/sipas veprës së Viktor Hygos me Zhan Gabenin në rolin kryesor.Bourvil na lente përshtypje të jashtëzakonshme me rolet e tij komike i cili së bashku me Luj De Fyne na dhuronin filma të paharruar.Emri i tij ishte ndër aktorët kryesorë francezë të cilin e mban mend edhe shikuesi ynë nga filmat e tij të shumtë që i kemi parë në ato vite , në të cilët  shpesh i luante edhe rolet kryesore..Na kujtohet edhe roli i tij dramatik nga filmi’’Druri i Noelit’’/1969/në të  cilin  realizoi një perfdiormansël vërtetë antologjike, ashtu siç ishte edhe roli nga filmi ''Dita më e gjatë''/kushtuar zbarkimit të aleatëve në Normandi/ të cilët ishin takuar për ta sulmuar Hitlerin nga të gjitha anët..Pra edhe në atë film ky aktor i madh ka një rol specifik serioz.

Në vazhdim po i japim edhe disa nga filmat e tij të shumtë: ''Nga dritarja'', ''E bardhë si dëborë'',''Zemra mbi dorë'',''Mikuet dhe nëna e saj'',''Në Paris i vetmuar'',''Pesë frank në sekond'',''Tre musketirët''ë'',''Helmi i prillit'',''Kadet Rusel'',''Hazardët'',''Kalimi nëpër Paris'',''Këngëtari i Meksikos'',''Të mjerët'',''Pasqyra me dy fytyra'',''Serenada e Teksasit'',''Kapiteni'',''Fortunati'',''I tërë ari i botës'',''Trakaseni ose kënaqësia e jetës'',''Tartareni i Tarskonit'';''Lufta sekrete'',''Druri i krishtlindjeve'',''Rrethi i kuq'', ''Deti i Atllantikut''etj.

Louis de Funès/ 1914 1983 /
Louis de Funès është njëri ndër aktorët më të mëdhenj  i cili komedinë franceze e ngriti në shkallët më të larta të zhvillimit të saj të bujshëm.Veprimtaria e tij artistike filmore daton dhe shkëlqen në vitet gjashtëdhjeta, pikërist atëherë kur filluan të shuhen dy yjet e ndritshme/Fernandel dhe Bourvill/, edhepse ata akoma ishin aktivë me filmat e tyre të paharruar.Luj De Fin ishte në skenë për tri decenie të tëra duke na dhuruar ngjarje dhe personazhe shumë interesante që kishin të bënin me artin e ndërlikuar komik.Filmat e tij kishin edhe sukses të madh komercial ngase shfaqeshin me interesim të madh në vendet e mbarë botës.

Nga filmat e shumtë na kujtohet sidomos seriali kushtuar ‘’gjandarmëve francezë’’dhe aventurave të tyre të çuditshme të cilave u prinë kush tjetër përveç aktorit Luj De Fin.Ai kur bie në situata të palakmuara,shpeshherë edhe na dhembset, por prapëseprapë nxirret në mënyrat sa më të mira dhe të dëshiruara për shikuesit dhe adhuruesit e tij të shumtë.Është për t’u theksuar se deri në ditët e sotme Luj De Fin është konsideruar një ikonë emblematike e kinemasë popullore franceze.

Shikuar jetën e tij private, Luj De Fin ishte njëri ndër trembëdhjetë fëmijët e çiftit /Karlos Luj De Fin dhe Leonor Soto/ të cilët kishin origjinë spanjolle dhe ishin shpërngulur në Francë.Babai i tij, duke mos mundur ta ushtronte profesionin e avokatit në Francë ishte përcaktuar të punonte në një shitore diamantësh, duke u preokupuar për  ardhmërinë e fëmijëve të shumtë.Dhe duke mos pasur mundësi të merrej me të gjithë fëmijët e tij , Luj De Finin ia la gruasë së tij që ta ushtronte dhe edukonte. Ajo e mësoi që  t’i binte pianos qysh në moshën 5 vjeçare dhe e dërgoi tek mësuesit e komedisë ku tregonte zell të madh për mësim.Si pianst luante në piano në një numër lokalesh të natës dhe bëhej shumë i famshëm me muzicientin e shkëlqyer Edi Barkli, duke ushtruar muzikë edhe për disa filma, si’’Korno’’,’’Restoranti i madh’’dhe’’Njeriu orkestër’’, duke arritur sukses të në vitin 1942, kur i kishte vetëm  28 vjet, atëherë kur fillon edhe kariera e tij humoristike me veprat e Molierit.Në këtë drejtim i kishte ndihmuar shumë edhe aktori i famshëm francez/Deniel Zhelin/.

Ndër filmat më të njohur të tij janë’’Gjandarmi i San Tropezit’’,’’Fantomasi’’/me aktorin klasik Zhan Mare/,’’Korno’’,’’La Grande Vadrouille’’,’’

Në vitet ’70-ta i rikthehet Teatrit duke e aktruar personazhin e Oskarit mbi 400 herë, për të qënduar në skenën e tij deri në vitin 1974 kur aktron mbi 200 herë në pjesën’’Valsi i teorodorëve’’.Në fund të jetës së tij ai e realizoi edhe ëndrrën e tij jetësore, filmin’’Mizerja’’sipas veprës së Molierit. Luj De Fin quhej’’Aktori me 40 fytyra në minut’’, ngase kishte aftësi të jashtëzakonshme t’i ndryshonte grimasat e tij.

Se çfarë vlere kishte për kulturën frenge Luj De Fin, tregon edhe fakti se qysh në vitin 1973 ishte shpallur Kalorës francez i Legjionit të Nderit, i  cili u jepej personaliteteve më të mëdha kombëtare nga fusha të ndryshme të jetës.

Luj De Fin aktro në 150 filma.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx