E shtune, 27.04.2024, 03:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Mirosllav Kërlezha: Mbi të vetmit flamurë të kohës sonë

E shtune, 20.03.2010, 02:41 PM


ESE

MBI TË VETMIT FLAMURË TË KOHËS SONË
Kushtuar Kosta Novakoviqit, që dergjet i pafajshëm në burg për shkak të tezës së vet mbi Maqedoninë

Nga Mirosllav Kërlezha

Lindja: 7. korrtor 1893, Zagreb, Kroaci-Vdekja: 29. dhjetor 1981, Zagreb, Kroaci Periudha e shkrimeve: 1915. - 1977. Llojet e shkrimeve: roman, poezi, ese, dramë, ditari, udhëpërshkrime, novela, tregime, memoare. 
Bashkëshortja: Bela Krleža 
 
Për mendjet tona të krisura djaloshare Beoagradi shkëlqente me dritën magjike të fanarit të piemontit në ishullin e Utopisë, dhe atyre netve të rënda, të errta të përmbytjeve të gjata, prej aneksionit të Bosnjes (1908), e deri te disfata në Shqipëri, (1915), shumë ëndërrues ëndërronin për Beogradin si maksimalë të shpëtimit nacional dhe social të sllavëve të jugut. Në kohën kur 
nëpër këtë vend të pafat tashmë po hiqeshin zvarë hijet e muzgut bankokratik, kur ari i borxheve të huaja i shtrëngonte gjinthnjë e më tepër Terazitë e “pavarsisë” serbiane drejt tryezës  së gjelbër të Bursës së Parisit, kur edhe një Skerliq shkruante se në Serbi jetohet kriminalisht, si në thesin përvez, në të cilin romakët do t`i lidhnin babavrasësit me ujqit edhe do t`i hidhnin së bashku në ujë, gjimnazistët  para maturës e shikonin Beogradin në mënyrë dekorative dhe poetike, si mund të imagjinojnë vetëm djelmoshat, duke u entuziazmuar me legjendat për Lirinë. Në mënyrë dekorative, sikur ishin dekorative pullat postale mretërore serbiane, me konturat e ulëta të Qytetit, me siluetën modeste të Katedralës ortodokse, me masivin e Kalemegdanit dhe me Gjymrykanën romatike në portin e Savës.
Pullat postale sebiane djelmoshat i mbanin në zemrën e tyre me figurën mbretërore si amuleta të praruara me ar, në krizat e përhetshme morale e politike të asaj kohe, kur ëndrra jugosllave për Beogradin ishte ikje në romantikë, nga realiteti i mallkuar dhe fatkeq. Këtë Qytet të bardhë të vërshuar nga ujrat e bardha dhe drita e fortë e mëngjesit, e përshëndetnim nga treni hungarez pas natës së rëndë të pagjumë si haxhinjtë Qaben, dhe përnjëmend çliroheshim nga ankthi austriak, kur zbritnim në peronin e stacionit, para të cilët xhandarët mburreshin e krenoheshin me germën tradhtare dekorative “Zh” në alfabetin qiril në epoleta. Shqipja e bronzit në kupolën e pallatit mbretëror, që dominonte mbi siluetën idilike të Qytetit, i hapte krahët për ne si zog simbolik, që një ditë do të fluturonte deri në Vjenë e Budim dhe Zagreb, kurse dritaret vezake të pallatit të vjetër mbretëror, me perdet e rënda të damastit të verdhë, me hijet e iluzioneve mbretërore nën rendin e gjysmë të errët të gështenjave, të gjitha këto të pushtonin me shtimungun plotndjesi të ngrohtë lirike, me të cilën shpirtërat e njomë e të pafajshëm fëmijërorë i veshin faktet si me velin e ëndrrës. Një brez poetik “përkundër Kohës jokreshnike” ëndërron për apoteozat e shkëlqyeshme, buzë shushuritjes së qetë të blinjve të Beogradit në Vraçar, prej Skadarlisë kumbon cimbali me tingëllimën jevge të lahutave, me përcjelljen e tremolit të sevdalinlës, këtij vajtimi të pikllueshëm, që vdes këtu në brigjet e Danubit, në rrugën e vet shekullore prej Azisë dhe Kurdistanit deri te manastiret e heshtura të Frushka Gorës.
  Sistemi trekëndësh i këtij botëkuptimi idilik në vështrim të Misterit të Vidovanit të Meshtroviçit: baza Populli, në majë të piramidës Mbreti. Populli – Sinteza e Bashkimit Kombëtar. Të gjitha problemet janë të zgjedhura. Amen. Për këtë idilë gjimnazistët ishin të gatshëm të vdesin, e po të jetë nevoja edhe ta therin njeriun. Dhe përnjëmend: këto njëzet vjet shumënjerëz të pafajshëm janë flijuar për naivitetin e këtyre idilave gjimnaziste, e besa edhe sot po bien kokat për të njejtat dridhje fiktive, me të cilat shpirtrat naivë i mveshin faktet si me velin e ëndrrës, në rrethin e të cilës jeta na kalon përnjëmend si në ëndërr djallëzore. 
Liturgjia e fantazive të pafajshme lirike, në të cilat vepronim në gjunjë, duke u falur perëndive të Vidovanit, u shndërrua në bretkocë të madhe thithëlopë të realitetit politik. Kjo politikë e lugatosur na han veshkat e trurin, e verbuar nga perverziteti i skorpionit gjakpirës, kafshon mishin e vet nga marrëzia vetëshkatërruese e stihisë së çuditshme, të vetëquajtur me krenari “Prosperitet” i së ashtuquajturës konjukturë të pasluftës.
Këto që po ndodhin sot në skenën politike të Beogradit, në gjuhën sociologjike, me të vërtetë, janë dukuri të para të të ashtuquajturit prosperitet të pasluftës. Hijet e zbehta  dhe të tejdukshme të bankokracisë së kohës së Skerliqit po bien sot nëpër tokë të dendura dhe të panëpërdukshme, errësira po shtohet, kurse mbi tokë po përhapet terri i kobshëm i fitimit dhe  dividendës. Pamja madhështore e realizimit të idealeve tona është ndriçuar me kalimin e ndritshëm të paradës operete: nga fundi i avenisë vjen karroca e praruar me gjashtë pendë kuaj të bardhë të majur mirë, lipicanerë, perrukat e pluhurosura të lakejëve, trumpetojnë burizarët e argjendtë të gardistëve, kalon në kuaj suita e shkëlqyeshme mbretërore, si skena e ndonjë skulpture të skalitur në bakër në kohën e para rënies së Bastijes.
Në breg, te stacioni i Zemunit (prej nga shikimi i udhëtarëve ëndërrues, ithëtarë romantikë të po atij mendimi rojalistë, flturonte si pulëbardha prej karaullës së trishtueshme austriake kufitare në anën tjetër të lirë, serbiane), u ndal treni ynë i shpejtë i rrethuar nga kordoni i xhandarëve dhe po priste tash plot dyzet e tre minuta deri sa të kalonte Garnitura misterioze Mbretërore. Në mbrëmjen e tymosur, të bloztë e të ndotur, që me vrenjtësinë e vet ta kujtonte disponimin e errët, pompean para shpërthimit të vullkanit, në zjarrin e diellit që sharronte përmbi shpatin e Bezhanisë, rrëshqiste ngadalë lokomotiva e lyer me vernik me drita jashtëzakonisht intensive të shkëqyeshme; xhandarët para trenit tonë, qe e kishin rrethuar me pushkë e bajoneta, po ua mbushnin mendjen udhëtarëve civilë të trenit të shpejtë civil, se kjo ishe “Pararorja Mbretërore” dhe se dhjetë minuta më vonë do të vinte Garnitura e vërtetë Mbretërore. Për dhjetë minuta rruga do të jetë e lirë dhe ne do të mund të zbresim në stacionin e Beogradit si qytetarë të lirë...
Përnjëmend! Pikërisht dhjetë minuta pas lokomotivës së shkëqlqyeshme të “Pararojës Mbretërore”, ja ku po vjen Garnitura autentike Mbretërore.
Pulmanët e veshur me dru me stemat shtetërore prej bakrit të verdhë, të shkëlqyeshëm dhe të lyer me vernik si jahta e miliarderëve, perdet e lëshuara në vagonat me sallone, që mdryshojnë nga kuqërrimi i purpurtë i rruzullit diellor si kuadrate të zeza. te një dritare e hapur Madhëria e Tij ne atilin e gjelbër të gjeneralit të husarëve me cohën e kuqe intensive si gjaku në pantollonat e kalorësit. Vetëm në sallon, ngapak i trishtuar dhe i lodhur si të ëndërronte atë mbrëmje të tymosur e të përgjakshme. E kishe braktisur Pallatin në shthurjen e një krize parlamentare, në momentin kur përnjëmend askush nuk e di se a kishte mbetur Qeveria në pakicë, sepse ishin verifikuar mandatet kroate, ose ato mandate fatzeza kroate nuk ishin verifikuar ende vetëm që Qeveria e Madhërisë së Tij të mos mbeste në pakicë. Në pulman-dhomën e bukës së sallonit lakejët me gajtanë e çorapë të bardha në eskarpine shtronin tryezën mbretërore për darkë, detektivët e gardistët hapnin gojën nga mërzia, shkëlqenin dritat e kuqe të Trenit Mbretëror dhe gjithçka do të zhdukej në muzg si fantazmë, ngadalë dhe pa u dëgjuar.
Kurse atje tej, nga ana tjetër e stacionit të verdhë të Zemunit, ende ishin ato ngjyra shtetërore perandorake e  mbretërore Maria-Theresiengelbe, mbi pasqyrën e kaltër pastele të ujit të çuditshëm, gurgullues të Danubit, që me gurgullimën e vet ta kujton gurgullimën e bunacës, përmbi qelqin e ndritshëm të murrmë të pasqyrës nuk ishin më konturat e vjetra të Qytetit idilik provincial, që u shfaqeshin udhëtarëve nëpër degët e shelgjeve të Savës në kohën e kaluar të paraluftës, kur lokomotiva e kësaj Lufte 1914-18 ende nuk ishte shndërruar në lokomotivën progresivë të Trenit Mbretëror. Katrorët me skalje të mprehta të shumëkatësheve, me reflekse të ndritshme zigzage mbi pasqyrën e Savës, gjitgandët e betonit, që rriteshin nëpër të tërë vendin pseudo të qytetëruar prej Bukureshtin deri në Budapest, në këtë pjesë të lumtur të planetit, ku luftohej tash plot dy mijë vjet nga peshkopata e shën Andronikut (të Mitrovicës) e shtatmadhëria turke e Dur-ul-Xhihadit e deri sot.
Parambrëmja e murrme në të kaltër e Danubit, kur uji është derdhur nëpër rrafshin e Banatës dhe kambanaret efshatrave të largëta në horizont lundrojnë si veloret në hapësitë e largëta të murrme në të kaltër të detit, kurse në planin e parë të atij pasteli të kaltër të sedeftë një anije e bardhë, tymi e yjët e parë. Agushia i shtypte konstruksionet e hekurta të kubeve dhe skelet e ndërtesave të reja, kurse nëpër kopshte dhe pijetore trumcakët në kurorat e gështnejave të vjetra cicëronin duke iu kërcënuar fatalisht girardikapelave të elegantëve të Terazive, me sjellejen e vet të pafytyrë. 
Jugu i Beogradit ndihej në gjak, në dej, në të tërë trupin; ndrydhej bitumeni nën thembrat e gomës së “Palma” këpucëve, kurse muzika e gardës intononte në “Moskë” marshin e dasmës nga “Lohengrini” ndërsa Danubi rrjedhte i madh e përtac si Amazona. Nëpër kënetat e moçalet e tij kalbej flora e tij fantastike, rreziteshin në diell gjarpërinjtë e mëdhenj, kurse masat e zogjve llomotitës bisedonin për problematikën e jetës së kohës së vet, që në mënyrë të pakuptueshme ishte aq larg kohës sonë; ngadalë e memece rrëshqitnin kufomat e përgjakura e të fryera të të mbyturve që prej Budimit po i lëshonin kalorësit e admiralit Horti, nga hoteli “Hungaria”, kurse këtu nga Shqipete Bardha mbretërore fluturonin mbi ujë si zogjtë e parajsës nga romantizmi ynë politik i improvizuar lirik. Në kështjellën e vjetër turke u shndërrua në zhgjëndërr ëndrra e ëndrrës sonë dhe u realizua “Utopia e ëndrrave tona djaloshare”, dëgjohej (kush kishte vesh për të dëgjuar), se si dikush i pafajshëm bërtiste në dëshprim në Gllavnjaçë, po ashtu sikurse Steria që përgjonte rënkimet e të molisurve nga kazamati i kështjellës së Beogradit vetëm shtatëdhjetë e pesë vjet më parë...
S’ishte më ky ai Qytet i vjetër dhe krenar i Sterier dhe i Dositeut. S’ishin më gjithashtu as xhandarët me germat “Zh” të afabetit qiril në epoleta. Duke t’i përkujtuar më shumë feshakët e Peshtës se sa cohën e vjetër serbiane në shapka, nënoficerët e kufirit, me kapele antipatike infanterike austriake, të shikonin sot ngacmueshëm thuajse çdo kalimtar ishte vjedhës. Kurse ato peskatëshe do të mund të qëndronin kështu njësoj në Moabit, ose në Vjenë, sikursë këtu në rrugën e Kosmajit. Po në këtë qytet, ku para pesëmbëdhjetë vjetësh gjithçka ende kundërmonte me erën e terhan-hallvës abdulhamidiane dhe ku dykatëshet e Secesionit të Franc Jozefit (që Madhëria e Tij mbreti i Jeruzalemit e urrente me gjithë shpirt), nuk përshtateshin dhe dalloheshin si ngjarje arikitektonike e rendit të parë, shëtisnin sot gardistët nëpër karroca a la Daumont, shkëlqenin markat e veturave të shtrenjta, kurse nëpër kafene dhe trure të boemëve  përzihehsin lëngjet “Dada” me heredianizmin whisky me sodë. (Pak më parë ende ishte heredianizmi, krse sot tashmë “Dada flamboyant”-i. Me protokolin mbretëror spanjoll shpejtësi vërtet theqafësi e zhvillimit!). Ky Qytet kishte rrethuar rreth dyqind batalione të këmbësorisë, pesëdjetë eskadrone të kavalierisë, i kishte ngujuar në tokë bateritë e përmasave më të rënda, kishte flijuar një milion njerëz, ishte skalitur me germa të përgjakshme në pllakën legjemdare të historisë, edhe sot, me dispanzerët e vet antituberkulozë dhe antena pa tela, ende plot me furra të drunjta e ahçihane shqiptare, që aq shumë ti kujtonin dyqanet e vogla të hebrenjve në Galicinë lindore, udhëtonte me shpejtësinë më të madhe sipas orarit të trenit të Prosperitetit të papërkulshëm dhe të hekurt. Ky Qytet, që dje ende kështjellë princeugjueniste, me ravletet, kurtinat eskarpet dhe kontraeskarpet, me linetat dhe kaponjeret e veta (vepra precize të fortifikatoreve austriakë), i larmë dhe me shumë minare arabe si reklama algjeriane në vagonat Paris-Lyon-Mediterranee, patriarkal dhe idilik si torta e mirë ortodokse e kremtës së Vidovanit në vitet tetëdhjetë, po bëhej sot qytet tregëtar, ndërkombëtar, dhe si parazit i provincave të pasura po rritej e majej si shumëkëmbëshi i majur në grykën e ujrave të pasura dhe lundruese.
Në këtë qytet nuk kishte shumë gjelbërim dhe retë e zymta të pluhurit silleshin përmbi shtëpia në valën e koshavës, që tingëllonte në telat e telefonit si era në antenat e anijeve. Aty shihet ndonjë ëndërr e rëndë dhe turbullt për ujërat e ndyta e të rritura, por karrocat e Fordit, makinat gjermane me avull, Tungsram-poçat Dunlop-pneumatiku, Sidoli dhe K.G.F. e Svenit tashë kishin arritur këtu bashkë me bankat ndërkombëtare, e ku arrinte kjo shoqëri shumë e bukur cirkuzantësh, atje nuk rritej më bari i romantikës mesjetare dhe i ëndërrimeve të larme popullore. Thundra e Progresit ende nuk i kishte shkelur patrariarhalitetet dhjetërrokëshe të lahutave, por ndarja ndihej në çdohap, sikurse në të gjitha zonat ku shfaqen simptomat e para të kapitalizmit në një stil pak më të madh. Shtypi bulevardesk është revolverist dhe analfabet: aferat përgojoheshin nëpër rrugë; nëpër revista individët lirikë flisnin me sordinë, duke i rënë kitarës në pirgjet e bardha të pjerrëta, si të mos ishin të kësaj bote, kurse toni i bisedave publike, pa marrë parasysh a ishte fjala për sonete apo për pyjet e Thurn-Taxis-it, sillej në buzë të briskut dhe të hakmarrjes. Të këtillë jemi ne dhe kurrë nuk do të mund të na shkelë kush, por as të na mbushë mend. Socializmi predikohej nëntokë dhe kush kishte guxim të deklarohej botërisht socialist, e përjashtonin nga parlamenti, të rrahur me kondak dhe të përgjakur si tradhtar. Gjeneralët ndiqnin politikë komplotiste, edhe kështu organizatat e oficerëve ishin më të rëndësishme se klubet politike, kurse lidhja sekrete me një numër telefoni të gjeneralëve në këto rrethana do të thoshte disa transaksione solide të çarshisë ose dekrete të imta, mall i leverdisshëm për specialistët e bashkimit radikal dhe mbretëror. Bëheshin vjedhje, therje, vrasje, e po shperthenin kund turbullime agrare, dërgoheshin menjëherë me trene bateritë dhe kavaleria në zonën e turbullimeve dhe vendosej rendi me shpatë e me zjarr, në emër të Rendit, Punës e Ligjit që e mbronte Shtetin, dhe në emër të Shtetit, që i garantonte ligjet. Tëgjitha këto ishin oborr i kështjellës, në t cilën priftërinjtë e kishës romake dhe të kishës bizantine bëheshin ministra dhe ku në çdo hap ndihej zjarri i Sodomës. Tipat kriminelë dhe të marrët vëheshin në ballë të turmave, lehinin marrëzira e ankesa deri në kupë të qiellit, kurse turma vraponte pas tyre si pas engjujve të rojës. Të marrë mbanin flamujt, derdhnin gjak, grindeshin e kafshoheshin fraksionet e sektat, duke u helmuar me mallkimin e invektivë, asketët e patalentuar të perëndisë, arkimandritët e peshkopët, partitë fetare, e tërë kjo turmë shizofrenike i ndërronte kushtetutat e kapelat si leckat e pelivanëve. Kishat e një Zoti. që ka dhënë frymë para shumë vjetësh në kryq, rrinin të zbrazëta, kurse në arkat e ngujuara të trazorëve të bankave rojet ruanin viçin e artë dhe i ndiznin kandilat gjithë natën.
Në këtë përmbytje, që, për fat të keq, nuk na kishte vërshuar apres nous, rrrinin në muzgun e shtimungjeve të veta lirike shpirtërat e mirë e të humbur, të mbyllur nëpër dhomat e veta, dhe ofshanin në mënyrë sentimentale e të pafuqishme për gjithçka që ndodhte. Këta njerëz, që kalbeshin kështu nëpër dhomat e tyre, këta ishin realtivisht njerëzit tanë më të mirë, këta ishin njerëz që nuk mund të pajtoheshim me realitetin, sepse gjithashtu nuk mund të harronin intensitein e  “ëndërrimeve të tyre djaloshare”. Shpërputhja në mes të ëndërrimeve dhe realizimeve i brente këta njerëz tanë më të mirë si kanceri, por, përpos distancimeve të tyre të sinqerta si të frajlave të vjetra, këto depresione nuk kishin kurrëfarë domethënie më të thellë, më reale, më konkrete. Ky është tipi i njeriut tonë më të vyeshëm, të butë si njerëzit e Çehovit, shpirtmirë dhe të paaftë, që noton i bartur nga ngjarjet si fija e kashtës e bartur nga rryma e ujit, pa njohje të qartë, në rezignacion, që në defetizmin e vet mikroborgjez zhduket në bazë të supozimeve të gabueshme, gjithnjë në kondicional; sot enden në vagon si bashkudhëtar, kurse nesër nën rrotat e trenit që fluturon gjinthnjë e më me tërbim. Profetët biblikë, artistët- thithës të fondeve të dispozicionit, predikonin religjionin e Kosovës, kurse Kishat e një Zoti, që ka dhënë shpirt për këtë tufë të tij njerëzimit, rrinin të zbrazëta.
Praktikisht, Zotit nuk i besonte askush, por Emri i Tij ishte shtypur edhe në pasaporta, ku, me Vullnetin e Tij, i ndihmonte Mbretit, edhe në njëmijëshe, ku e ruante vendin tonë nga rreziqet socialiste. E vetmja Hyjni, të cilës i faleshin çarshitë e mbarë botës prej kohës së Mojsiut e deri sot, ishte Viçi i Artë. Në trezorët e bankës i ndiznin kandilat gjithë natën para viçit të artë. Muzgu i mendjes dhe përmbytja e të gjitha zakoneve më të mira për turpin e një brezi pasiv intelektual të lëneshave lirike, të shpirtrave të bukur të humbur, që në mes të vërshimit ankohen në poezinë e tyre melankolike të disfatës subjektive. Kjo është e vetmja gjë interesante letrare që ndodh në këso mesesh sikurse ishte ky yni. Proceset kalimtare, kur lindin shtete të reja, format e reja të vetëdijes së popullit, botëkuptimet e reja, qytetërimet e reja borgjeze, të lyera m kremin e freskët borgjez, këto janë periodat e të ashtuquajturit prosperitet dhe të konjukturës së gjendjeve të pasluftës, kur popujt sulen drejt nën yje, e kjo rritje, ky zhvillim pasqyrohet në vetëdijen e elitës lirike të ëndërruesve të vetmuar, si iluzion i furishëm. Ka të hutuar lirikë, që nuk mund të poajtohet me realitetin, që nuk mund t’i harrojnë iluzionet e veta djaloshare edhe që kontrstet e egra të realitetit i hedhin në dëshpërim. Shpërputhja në mes të ëndrrës romantike për “Çlirimin” dhe kësaj marrëzie të policisë dhe të burgjeve, të këtij matrealizimi protokolar mbretëror të pakuptimësisë, na hante si karcinomi, por edhe kjo ankesë e dyshimtë nuk kishte kurrëfarë domethënie më të thellë.
Tipi i asketit, i ëndërruesit pasiv në një kënd, ky ishte tipi i njeriut tonë më të zellshëm, të paaftë të imponohej, mizerjes të ciln ngjarjet e fërfllojnë si fijet e kashtës, në rezignacion dhe në murmuritje mikroborgjeze. Kjo nuk ishte ende koha e “Rapsodisë kroate” , por rreziku i ecjes ishte gjithnjë më i tërbuar dhe në çdo moment treni ynë paranoid mund të vërvitej në humnerë. 
Ky njeri i shkelur, që dominonte në tekstet melankolike të beletristikës sonë mesatare, nuk kishte lidhje me realitetin. Ai ishte shprehje e modeleve të ngjashme psikologjike pasive nga literatura evropoperëndimore, kurse te ne ishte kuriozitet. Sepse në këtë pepitasnobizëm hungarez që po lindte e po krijohej, në këtë tollovi, ku diplomatët në botën e jashtme po ndërtonin në mes të Topçiderit dhe vreshtave të Dedinjës vilat e tyre në stilin japonez, në këtë valë të pasanikëve të rinjë dhe të karrierave, kur zonja Mica, si ministreshë, udhëtonte në Paris me Buick-un e saj personal, në atë tollovi, ku shkruhej për kinematografinë, dhe për pikturën konstruktive në të njejtën mënyrë sikurse për panamatë ministrore, ku gjendeshin imitacionet e hoteleve të klasës së parë me të ashtuquajturin personal zvicëran nga Koçevja, ku rrinin nëpër pijetore shkëlqësia e tyre ministrat dhe si rojet e kufirit e dëlirnin dhëmbët me kleçkë, duke i ngritur dollitë për marrëzira e bllofe, as pa menduar për gjërat në kondicional, por vetë burgosnin dhe digjnin drejtëpërdrejtë si dizdarët e Udbinës! Vjedhës të kuajve që në gjeneratën e parë, tash ishin shkelqësi, kurse nesër – bie fjala – në vilat e tyre të mermerta, prapa perdeve të lëshuara, do t’i prisnin delegacionet e përulura të të ashtuquajturve artistë, piktorë e poetë, për t’i përjetësuar figurat e kalueshme tokësore të politikanëve tanë gjenialë, krerëve financiarë dhe zotërinjëve fisnikë. Dreqi i marrtë! Të parët, të dytët dhe të tretët!
Librat, si gjyle të topave të kalibrit më të rëndë, duhet të hidheshin në këtë çikrik të radikalëve dhe të profiterëve të Zagrebit, në të tollovinë e neveritshme të helmuesve të puseve politike dhe të mashtruesve, gjeneralëve, dhe këshillëtarëve shtetërorë, në këtë pleh feudalësh austriakë të gjakut të kaltër dhe në mes të këtyre opingave të salloneve që po shbashkoheshin sonte në Claridge, e që do të paraqiteshin nesër në vrapimet e kuajve të klubit të xhokejve në Topçider si pandan i modës dhe mik i kësaj shoqërie cincare, që vallëzonte nëpër ballot e klasës së parë, si ndërmejtëse për nga profesioni, si tradhtare e poshtër profesionaliste, nëpër të gjitha bordelet e Evropës, so mi, si fantazmë e ngritur lugat, ngordhësirë e bërllogut.
Ishta ulur në Beograd dhe po shikoja shqipet  bardha të Vidovdanit si po silleshin mbi Qytetin e veshur me velin e pluhurit dhe po dëgjoja rrotat e anijes që po çanin ujin. Qelbeshin nevojëtoret, kurse qentë leshatukë stambollinj të lokaleve ishin të ndytë; këmbonte cimbalu, si nëpër të tërë zonën që shtrihej në lindje të vijës Dancig – Trieshtë, ku dëgjohej muzika jevge dhe haheshin domatet e freskëta, ku nacionalizimi ishte i moshës mesatare, kurse kapitali i huaj dhe i importuar nga vendet e largëta. Kolporterët brohorisnin për panama të reja nëpër ministri, vjedhje të reja të milionave, afera të reja dhe masakrime të reja të të pafajshmëve në provincat e jugut.
U ngrit ushtira dhe i vrau me topa dyqind qytetarë të vet, për t’i trguar rajës shqiptare ad oculos, çka do të thotë e Drejta e Shpatës. Për këto masakrime masive politike kolporterët broorisnin publikisht në mes të qytetit: “Lufta e përgjakshme në jug”, “Dyqind të vdekur”, “Shumë me rëndësi”, “Botim i jashtëzakonshëm”, “Ballkan”, “Pravda”, “Vreme”, “Cicvaricev Dnevnik”, “Shumë me rëndësi”. 
Ndodhi që prapë menjëherë, në mënyrë të jashtëzakonisht të qartë, e ndejva çka do të thoshte të jeshë një nga dyqind Mustafa Abazët ose Adem Beqirët njëzet e pesë vjeçarë dhe çka do të thoshte të bjerësh i pushkatuar një ditë me diell, si qytetar lojal nga mitralozi i shtetit tënd, vetëm nga mendjelehtësia e faktorit parlametarisht të papërgjegjshëm, që krenohej se sundonte me Vullnetin e Perëndisë. 
Si të ndalej ky qarkullim i pamend nëpër rrugët e qytetit, si të detyrohej ky vërshim i plehut dhe vjedhësve e vagabondëve që të ndalej për një minutë në vrapimin e vet të tërbuar pas fitimit dhe të gjendej dikush që do t’ia kalonte kësaj bande dhe t’ia shpjegonte se nën rrotat e asaj tollovie të marrëzishme ishin shtrirë sot pasdite dyqind Mustafa Abaza të rinj e të pafajshëm, me kafka të çara e brinjë të thyera. Zotërinjë ministra, sikur të kishit vetëm një gram fantazi poetike, jam i bindur se nuk do të ministronit!
O, atë pasdite qershori të Beogradit m’u sqarua në mënyrë shumë intensive se çka do të thotë kur përkundër marrëzisë ngritet një dukuri e ndritshme dhe si në shpërthimin e shenjtë të njohjes uluron kundër marrëzisë, me të tërë zërin, kundër mentalitetit të brezave të tëra dhe kundër mendjelehtësisë së shkujdesur të bankave grykëse dhe të pangopshme, për të cilat koeficienti i vuajtjes njerëzore është pokeri më i zakonshëm kriminal në kumarhanen e dehur.
Mu kujtua Dimitre Tucoviqi dhe libri i tij për Shqipërinë e vdekja e tij e trishtueshme, si kishte mbetur i shkelur si zhelan nën rrotën e po atij mekanizimi kundër të cilit luftoi trimërisht dhe burrërisht. Në figurën e tij të ndritshme na shfaqet ngushëllimi se as në horizontet tona ende nuk janë rrëzuar pa shpresë të gjithë flamujt, dhe vdekja e Dimitrie Tucoviqit, sikurse edhe ajo agonia e irnuar, e qetë, melankolike e Svetozar Markoviqit, janë ngjarje që qëndrojnë si udhërrëfyes në fillim të rrugës sonë në Qytetërim. Këto janë fate të vetëdijeve fisnike, që janë ndarë nga mjediset e veta të prapambetura. arkaike; plot neveri ndaj baltës së përditshme, marrëzive dhe shpirtligësisë dritëshkurtër, këta shpirtmëdhenj janë të vetmit diagnostikë të sigurtë të ambientit të vet të përgjakshëm dhe të tërbuar. 
Në këto qytetërime të denja për buzëqeshje përbuzëse, prej të cilave brenda dyqind vjetëve nuk do të mbetet as fija e kashtës as trarët, në këto lugina skëterrëse, ku gjenden stacionet e hekurudhës  me gatometre e hidrante si të vetmet konstruksione industriale në detin e mjerimit dhe të baltës, në jetën që i pret poetët e vet për të vuajtur, figurat e urta dhe racionale të tipit të Dimitrie Tucoviqit, veprojnë si motorë, dhe këta viganë të rinjë, duke na lënë si testament dy-tre libra të panjohur, të harruar, janë të vetmit flamuj të kohës sonë.

LIBRI I DIMITRIE TUCOVIQIT

Sot, njëmbëdhjetë vjet pasi është shkruar, libri i Dimitrie Tucoviqit për Shqipërinë, nuk ka humbur as një germë nga aktualiteti i vet. Të njejtin qëndrim negativ, të cilin Ballhausplatz-i dhe zotërinjtë Aehrenthal dhe Berchtold ndaj tëtërë problemit jugosllav, të njëjtin qëndrim kishte Beogradi radikal, politikan ndaj çështjes shqiptare, si para dhjetë e para dymbëdhjetë vjetëve, si edhe sot e kësaj dite. Ky është qëndrimi mednjelehtë mesjetar i salloneve të rrethuara me ar të Luigjit XV dhe ceremonialit spanjoll, ky është qëndrimi Divide et impera, ther e skllavro, ndaj e sundo, ky është parimi katastrofal i poliitikës së pakokë dhe të verbër që logjikisht gjithmonë përfndon me disfatën dhe shpartallimin e atyre që therin, ndajnë dhe sundojnë.
Njerëzit nga Ballhausplatz-i e cytën kundër  çështjes jugosllave grumbullin e qenve të tërbuar dhe lehës dhe të gjithë ata Lepoldë Mandelët, Numan-ët, Friedjung-ët dhe baronët Nopcsa, Prohaska dhe “Pester Lloyd-ët, “Az Est”-i dhe “Neue Freie Presse” lehnin të tërbuar dhe gjakatarë, se si këto fise të egra sllave të Ballkanit ende po lëronin me me permenda të dunjta, se si ishin të helmuara nga siflisi, se si të vetmet “makina” në këtë vend, sikurse është ky yni, ishin “shkerpësat”, se si organizatat ekzistuese popullore shtetërore ishin gjinthjë të rrezikshme për paqen dhe qytetërimin evropian, se si kombet e atilla, që lindin si kombi ynë, pikërisht në interesin e këtij qytetërimi dhe të paqes evropiane, duhet të pushtohen dhe të pacifikohen.
Kurse shtypi i Beogradit, si pandan i karabushëve vjenezë, opinioni publik radikal, kabinetet e Beogradit para luftës dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin (gjithashtu) shqipëtarët rajë të paemër, që banon në vend paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. Qysh para disa vitesh udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, “me bisht të kalit ose të dhisë”, dhe këta bastardhë të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe theret ndër vete në anarki skëterrëse. Në këta shkrepa të egjër, të zez dhe të pashkelshëm, shtatëdhjetë për qind të burrave vdesin nga hakmarrja, kurse vdekja prej sëmundjes në shtrat është turp. Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropianë, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyrë njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandetralit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare, dhe pa oxhak; flejnë në dritën e pishës, të veshur me pushkë në dorë, kurse para kasolles kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte. Për Zotin besojnë se u ka dhënë pushkët që të vriten midis tyre, kurse ka vise në veri, në të cilat perëndive të vjetra ende u shugurohen njerëz të gjallë. Shqiptarët e pijnë gjakun e dhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk egziston tek ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhët e tyre. Nuset blihen e shiten për pajë prej disa lugësh, nevojëtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë e me morra, dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë e tipa të poshtër që i lëshojnë sytë përtoke si qentë para njeriut, jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike, këta janë gjakatarët dhe vrasësit qindravjeçarë të elementit serb në viset jugore. Kjo masë e zjarrtë e tërbuar, anarkike, e ngjajshme me kafshët, dridhet si lava në luginat e buta të viseve jugore dhe atje vret e pret, djeg dhe shkatërron vendbanimet tona të qeta e të qytetëruara me qinda e qinda vjet. Kjo llavë e bastadhëve shqiptarë, që jeton në provincat që në Mesjetë i takonin Perandorisë Serbe (e drejta historike, analoge me të drejtën historike hungareze për Dalmacinë, Bosnjen, Kroacinë), derdhet si lum “vërshues” në viset  buta dhe të qytetëruara, dhe këtë lumë “vërshues” duhet kthyer në shtratin e tij të natyrshëm në malet e zeza dhe të pashkelshme.
Kështu shkruanin për shqiptarët akademikët e luftës me orietime liberalodinastike ose revolucinarorepublikane, ministrat e majtë e të djathtë reaksionarë ose nacionalë revolucionarë, politikanët dhe i tërë shtypi i kabineteve të shumëllojshme dhe të panumërta, dhe kështu zhvillohej  me vetëdije propaganda mbi politikën koloniste, e kur ushtria ngadhënjimtare zbriti nëpër shkrepat shqiptare deri në Durrës, deri në Lezhë dhe deri në Shën Ivanin e Medovanit, opinioni publik prej graniti, i krijuar nga propaganda kolonialiste i përshëndeti sukseset ushtarake në disponim ngadhënjimtar. Çështja ishte shumë e thejshtë.
Dy vilajete turke, ai i Shkodrës dhe ai i Janinës, u pushtuan me  fuqinë e armëve, kurse okupacioni i një regjioni, në të cilin nuk kishte asgjë pos katërqind fjalëve kelte, dukej logjik dhe i natyrshëm. Në këtë kohë kaotike, kur gati i tërë opinioni i Begoradit  kërkonte që të pushtohej Shqipëria, Dimitrie Tucoviqi parashtroi antitezat e veta të pathyeshme. Libri i tij, në ato kohë kur u shkrua, ishte një akt i guximshëm dhe i denjë për respekt. Ai, para së gjithash, tregoi me gisht faktin themelor të migrimeve në Gadishullin Ballkanik, duke theksuar se shkakun e këtyre dyndjeve shekullore duhet kërkuar, para së gjithash, në format themelore të sistemit çifligaro-feudal në të tërë territorin ee imperatorisë osmane. Sikurse kurdët myslimanë që i thernin  jermenët e krishterë në Azinë e Vogël, ashtu edhe myslimanët shqipëtarë e thernin rajën e krishterë katolike e ortodokse në Ballkan. Fiset, racat, origjinat, besimet, gjuhët e dialektet që aq shumë janë amalgamuar në këto lugina, sa që është e pamundur të tërhiqet kufiri i gjendjes së sotme etnografike, e po të rikonstruktohej me mitraloza e varje në bazë të dofarë gjendjesh fiktive të para shunë qinda vjetëve do të ishte krim ose marrëzi.
Dimitrije Tucoviqi sqaroi se gjendja anarkike, në të cilën jetojnë fiset shqipëtare të veriut, rrjedh, para së gjithash, nga fakti se këto vise të izoluara në malet e larta kanë ngelur disa shekuj prapa shekujve, jo nga e ashtuquajtura paaftësi raciale, por shkurt për shkak të rrethanave në të cilat jetojnë.  Duke jetuar në një krahinë të papjellshme malore sipas parimit të fiseve, shqipëtarët asgjësohen për arsyen e thjeshtë, sepse fiset shtohen brez pas brezi, kurse prona e tokës mbetet gjithnjë e njejtë dhe e pandryshuar. Kjo therje pra tek ata është i vetmi rregullativ, meqense nga jugu më i pjellshëm dhe bregdeti janë dëbuar nga sistemi feudal çifligar turk dhe brezi i fortë, i pashpërthyeeshëm i garnizoneve osmane. Dhitarët dhe Bujqit  më primitivë nuk mund të depërtojnë deri në bregdetin e dobishëm dhe kështu, plaçkitja, rrëmbimi i bagëtisë, zënia e udhëtarëve, është pasojë e qartë e jetës së vështirë. Të rrjepur nga fajdexhinjtë e viseve më të pasura detaro-feudale (40-60%), duke u asgjësuar nga hakmarrja, këta të mjerë vuajnë përherë dhe pa ndërprerje nga uria, dimrit ushqehen me tallat e misrit ose lëvoret e ahut, e kur të vie pranvera me lulebore e bar. Kurrëfarë inferioriteti racial nuk është shkaktar i kësaj gjendjeje të trishtueshme, sepse shqipltarët, kur në brezin e parë janë larguar nga baza e tyre fisnore, si të shpërngulen në rrethina më të qytetëruara po i përshtaten shkallës më të lartë të jetës mekanikisht dhe pa ndryshim nga popujt  fqinjë. Por, megjithatë, veriu i egër shqipëtar nuk lejoi të pushtohet kurrë dhe gjithnji ruante njëfarë pavarsie nga rendi ushtarak dhe administrativ turk, kështu që edhe kërkesat  e Lidhjes së Pavarur (mendohet për Lidhjen e shqiptare të Prizrenit- shënim i përkth.), në vitin njëmijë e tetëqind dhe tetëdhjetë e një, janë dokumente të bukura të vetëdijes dhe të krenarisë liridashëse shqiptare.
Përpos kësaj,  në bazë të analizave të dokumetuara, Tucoviqi theksoi se Veritu dhe Jugu nryshojnë ekonomikisht, se jugu çifligar dhe bregdeti janë shumë më të zhvilluar dhe më të qytetëruar, se shtresat e nëpunësve shqiptarë, pastaj pasuria shqipëtare, shtypi shqipëtar, publicistika, fillet e partive politike po fillojnë t’i tregojnë të gjitha konturat e lëvizjes kombëtare moderne.
Përkundër tezave të Tucoviqit, të harruara nëpër vitrinat e pluhuruara të librarive të Beogradit, çarshia e Beogradit ishte e bindur se me këtë sulm të papritur shqiptar e ka shkaktuar fait accoplinë napoleoniste, kurse zotërinj kontët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Vjenës në Ballhausplatz, kundër kësaj lëvizje napoleoniste të shahut tërhoqën kundërlëvizjen e tyre francjozefiste, dhe Lartmadhëria e Tij Prins Wilhelm  von Wied und Neuwied me samur-kallpakun e mbretit shqiptar hipi në anije në Trieshtë dhe kështu Madhëria e Tij Wilhelmi i Parë, si Mbreti i Parë i Shqipërisë, u nis prej Trieshtës në një operetë ballkanike, jo tepër spirtuoze, sikurse, zaten, janë të gjitha këto opereta ballkanike të Vjenës.

AVENTURAT E MBRETIT

Kështu ishte kjo: në unifromë për paradë, në stacionin e hekurudhës në Trieshtë, ishte rreshtuar kompnaia e nderit e Regjimentës perandorake dhe mbretërore Numër Katër të Bosnjes dhe Hercegovinës (Be-Ha-Vier), nën komandën e kapitenit perandorak dhe mbretëror baron Stockert von Bährenkopfit, togë-komandantëve zotërinj Oberleutant Pochanka Edler von Colossalsieg Theodorit dhe Oberleutant kalorës Rüdling von Rüdlingen und Rudennen Hermholdit dhe Tanhäuserit, dhe oberlaqmanit tonë perandorak  mbretëror, Sokratës Sërshkiqit.
Në uniformat e veta të çela pastele të kaltëra, me “egalizirung” të kuq në të kaltër të alizarinës dhe me pulla të praruara të shkëlqyeshme, me krapllak-fes, që të kujtojnë gjakun e derdhur rishtas të njerëzve, me rripa të verdhë që kundërmojnë një erë të thartë të lëkurës së derrit të regjur rishtas, këto lodra të naftalinizuara, të nxjerra nga kutia e magazinës dhe të renduara në peronin e stacionit të hekurudhës së Trieshtës, si figura dekorative të lyera me vernik, qëndrojnë në këmbë të tmerrshme dhe të palëvizshme që në mëngjes prej agimit, duke mbajtur roje për ardhjen e një Koke të kurorëzuar rishtas me Vullnetin dhe Urtinë e Fuqive të Mëdha.
Në uniformën e vet gjysmë luftarake prej njëqind e tetëdhjetë pushkësh, me shpresë se do të hanin një drekë solemne shtetërore, perandorake dhe mbretërore, me mish të pjekur të viçit, me petulla e një shishe birrë, të gjitha fytyrat e kompanisë autoktone shkëlqenin nga kënaqësia, të gjithë djelmosha njëri më i gjatë se tjetri, të gjitha rrethatoret, të gjitha thembrat e të gjitha majat e këpucëve me thumba në një vijë, si ta kishte hequr dikush me vizore, të gjithë të qetë e shurdhmemecë në momentin kur me të rënat e trumpetave të Hajdinit u shpërnda përmbi stacion të hekurudhës fishkëllima e lokomotivës, qe e solli në Adriatik një Mbret të Ballkanit, Princin e zgjedhur me dëshirën e të Madhërishmit, për nder dhe lumturi të pamasë t Popullit shqiptar.
Kur në dyert e sallonit të vagonit të Garniturës Mbretërore u duk figura e Madhërisë së Tij Bretit të Shqipërisë së Lirë dhe të Madhe, Wilhelmit të Parë, kur banda perandorake dhe mbretërore e Regjimentit të katërt, të Bosnjes dhe Hercegovinës luajti akordet e para të himnit shqiptar, jehuan stakatet e rrepta të komandës, vringëlluan shpatat e  niklit për nder, u ngrit me krenari shtiza e flamurit të nderit në shenjë të përshëndetjes, kurse njëqind e tetëdhjetë shuplaka të forta Be-Ha-Vier u ranë kondakëve të lidhur me hekurin e manliherkave, me aso lëvizje simulante dhe të mësuar, sa syrit të pamësuar të laikut do të mund t’i dukej sikur njëqind e tëdhjetë automatike krisën në një moment ashtu si të ishte lëshuar në llërat e njerëzve farë mekanizmi djallëzor, i cili njeriun e bën kukull pa ide dhe të zbrazët. Të gjithë të pranishmit në atë moment solemn e ndien madhështinë autentike të përjetimit historik patetik, kur njerëzve të thjeshtë u jipet rasti i nderit të marrin pjesë në një lojë teatrore madhështore, jo vetëm si publik, por edhe si pjesmarrës. Rrnoftë Shqipëria! Rrnoftë Madhëria e Tij Wilhelmi i Parë, Mbreti i Shqipërisë!
Madhëria e Tij Wilhelmi I Mbreti i Shqipërisë, në gallauniformën e tij të murrme të gjeneralismusit shqiptar me kallpak të astrakanit të bardhë dhe me puplën e gatës, me gërsheta të pasura të praruara të husarëve hungarezë dhe me dekoratat më të larta evropiane, i përcjellë nga Madhëria e Saj Mbretëresha e Shqipërisë, e pas Madhërive të Tyre suita e agallarëve dhe bejlerëve feudalë në sallonrok dhe fesa, me Shkelqësinë e tij Esad-pashën e Shkodrës, përfaqësuesin feudal të Shqipërisë, i cili, ja, kishte blerë për vete një mbret evropian dhe tash këtë nip të (“shkrimtares”) Carmen Sylvës po e shpiente në pashallëkun e vet si atribut letrar stolisës të dinjitetit të vet feudal të Shkodrës. Në përcjelljen e Madhërisë së Tij Mbretit të Shqipërisë “Hof-und Leibarzt Seiner königlichen Majestät Wilhelm des I von Wied und Neuwied, Königs von Albnien”, të veshur me unidorma me gajtanë të praruar në vernik e plumazh, ishin dr. Georg Berghausen, pastaj kavalieri major von Ghigliardi, aviatori agramer, ish Oberleutnant i të ashtuquajturit Feldjäger – batalionit kroat numër tridhjetë e një të Erstaz-Kompagniekaderi i Zagrebit, i cili, si oficer austriak në shërbimin informativ, me detyrën e lartë perandorake dhe mbretërore të spiunazhit më vulgar, kishte udhëtuar në Shqipëri, pastaj marshali i oborrit princor von Trotta dhe disa zonja të oborrit mbretëror me prejardhje me të lartë aristokratik prej Gothe dhe Neuwiedit. 
Mbi qilimin e kuq imperatorial, nëpër dhomën mbretërore vjeneze, austriake, francjozefiste të pritjes të stolisur me lule tropikale e gjelbërim, Shkëlqesia e Tij Mëkëmbësi von Hohenlohe me një gardë të tërë të nënpunësve  e lakejëve dhe oficerëve të paradës e përcolli Madhërinë e Tij deri te karroca, dhe kështu rreth tridhjetë karroca u nisën rrugëve të shkreta të Trieshtës deri në port, ku në valët e buta në diellin e hershëm të mëngjesit shkëlqente jahta e Madhërisë së Tij Perandorit të Austrisë “Taurus”.
Në atë tren monumental, kur Madhëria e Tij Mbreti i Shqipërsië e pa për herë të parë Detin Adriatik, që po vajtonte thellë atje poshtë dhe Mbretërinë e Tij, u dëgjuan topat nga hapësira e detit në luftanijet ndërkombëtare, që, si përcjellje e eskadrës mbretërore, mbanin roje jashtë brezit të limanit të Trieshtës dhe me përcjelljen e topave të kështjellës së vjetër të Trieshtës filloi kanonada, që për herë të fundit ishte dëgjuar në Pallatin e Klaudit, mbretit të Shekspirit dhe xhaxhait të Hamletit, kur kremtoheshin përshpëritjet dhe dasma së bashku, vetëm që komedia të kushtonte sa më lirë. Sepse kjo kanonadë e Flotës Ndërkombëtare të Luftës, që po përshëndeste triumfalisht ardhjen e Sovranit të ri në bregdetin adriatik, që tash ishte kanonadë jo vetëm për këtë Mbret operet dhe për fatin e tij të mjerë, por edhe për mbarë Qytetërimin evropian, që atyre ditëve tashmë ishte ligështuar, që t’i mbyllte sytë e vet të lodhur disa çaste më vonë.

Koracata e Madhërisë së Tij mbretit të Britanisë së Madhe “Gloster”, koracata e Madhërisë së Tij mbretit të Italisë së Bashkuar “Quattro”, koracata e Madhërisë së Tij perandorit të Austrisë dhe mbretit të Hungarisë “Admiral von Tegetthoff” dhe koracata e Shkëlqesisë së Tij Nënpunësit më të Lartë Jakobin, Kryetarit të Republikës së Francës, “Danton” – të gjitha këto koracat shtinë nga njëqind e një të shtëna nderi për lavdinë e Sovranit Shqiptar, i cili po imbarkohej në fillim të rrugës së një aventure, të denjë për penën e një Karl Maji.
Ku ishte nisur ky princ i përrallës së Grimit, kjo foshnje e Gothe-Almanakut, që nuk ka ide se, prejse është krijuar bota është shkruar që Durrësi t’i vrasë Mbretërit? Kjo çerdhe ilire prej gjarpërinjsh, që pjell fatkeqësitë për të gjitha ushtritë dhe për të gjithë popujt e për të gjithë individët që ndonjëherë kanë pasur fatin të shkelin në këtë truall të mallkuar, për princin gjerman është Terra Vergine (kurse për ne nuk është – incognita).
Në kohën e lashtë antike, homeriane, në Durrës lindnin luftëra, pësonin të përmbyturit e vdisnin fiset nga murtaja, uria dhe sëmundjet e neveritshme, aty edhe Cezari, në luftën qytetare romake, përjetoi blamazhin e vet të parë historik. Rreth Durrësit rrjedh gjaku prej pushtuesve të Stambollit deri te normanët, prej Robert Guiscardit deri te venedikasit, kurse mbretërit serbë, të vetëquajturit maqedonë, anzhuinët, venedikasit e shqiptarët vriten shekuj me radhë rreth kryeqytetit të Wilhelmit. Dhe kur Austria me Italinë ia rrëmbyen Mbretit serb Durrësin, si rezidencë për këtë princ të papjekur me uniformën solemne nga “Vejusha e gzueshme”, kjo operetë, sipas të gjitha ligjeve të historisë, nuk mund të mbahej në skenë as si mjet paliativ në muzgun e vet të katastrofës. Kriza e Durrësit e tundi paqen botërore, kur midis Fuqive të Mëdha dhe Mbretit serb po luhej loja e pahijshme me mobilizime dhe ultimatume, me përqëndrimet e forcave të mdha ushtarake dhe me kërcënimet, që u ndërprenë, ja, për një moment, me këtë intermeco mbretërore të Trieshtës, me shampanjë dhe valse të Shtrausit.
Në jahtën mbretërore perandorake “Taurus” gjatë të tërë rrugës pihej shampanji dhe ngriheshin dollitë për ardhmërinë e madhe të Mbretërisë së Porsalindur të Shqipërisë, e kur dy ditë më vonë, Madhëria e Tij Wilhelmi i Parë, i përcjellë nga Oborri i tij, Madhëria e Saj Mbretëresha, Lartmadhëria e Tij trashëgimtari njëvjeçqar i fronit Karl Viktori Ngadhënjimtar, pastaj Lartmadhëria e Saj Kontesha pesëvjeçare Maria Eleonora, zbarkoi në kryeqytetin e vet në Durrës, gjëmuan topat, ranë muzikat, kurse populli qante në gjunjë nga entuziazmi. Para çiftit të lartë mbretëror populli shtroi rrobat dhe qilimat e vet, kështu që këmbët e Madhërive të Tyre, prej anijes e deri në Pallat, nuk prekën tokën e thjeshtë të përbaltë të plebejëve, dhe kështu me pëllumbat e kuq, me zurna e tupana, me fishekzjarre e lule filloi një nga mashtrimet më të paskrupullta ballkanike, as i pari, as i fundit.
Me këtë veprim të tij gjenial, Ballhausplatz-i perandorak i Vjenës donte ta forconte politikën e vet imperatoriale në Ballkan dhe këtë vend fatkeq, të uritur e të mjerë ta bënte një kështjellë të tij në rrugën e Selanikut. Të gjitha ato çështje të rënda, vendimtare dhe të ndërlikuara të Veriut dhe të Jugut, të feudalëve dhe të rajës, të gegëve dhe të toskëve, të myslimanizmit dhe të katolicizmit, plagët e hapura qindavjeçare të gjendjes mesjetare të izoluara dhe të braktisura të prapambeturisë arhaike, diplomatët ndërkombëtarë përpiqeshin t’i zgjidhnin me ceremonialin spanjoll në Oborrin shqiptar dhe me Touring-klub-ndërresat nëpër dhomat e fjetjes të pallatit mbretëror.
Dhe natyrisht: të gjitha dështuan për njëzet e katër orë. Ky Cirk mbretëror hipi prapë në jahtë dhe shkoi në Neuwied, Esad-pasha mori sundimin e rajës pa epitetonin e vet mbretëror të ornansit, dhe nën ndikimin e përgjakshëm të luftës mbretërore përparimi i kaosit shqipëtar pësoi në masë aq të lartë dhe me një ritëm aq të shpejtë, sa, kur Avni Rrustemi e vrau Esad-pashën në mes të Parisit, ai shtiu me vetëdije në këtë gjeneral turk si në një pashë feudal dhe tiran të mbarë vendit.

Pas vdekjes së Esad-pashës në Shqipëri mbretërori gjendje e hapët e armatosur (e ngjashme me kryengritjen), derisa, pas luftimeve të përgjakshme të gjata dhe të kota me italianët e me grekët, nuk u mblodh në janar të këtij viti (1924) konstituanta, me detyrë që Shqipërisë t’i japë kushtetutën. Menjëherë pas mbledhjes së konstituantës ishte e qartë se prijësi i feudalëve dhe bejlerëve reaksionarë Ahmet-bej Zogu nuk do ta kishte shumicën feudale dhe se zgjdhjet, përkundër terrorit dhe dominimit të tij dhe përkundër vetëdijes shumë të vogël të shtresave më të ulta, kishin sjellë fitoren e rajës mbi elementet feudale reaksionare. Prej gjithsejt njëqind e katër votave të konstituantës Ahmet-bej Zogu dispononte vetëm njëzet e gjashtë vota të partisë së vet (popullistët), katërmbëdhjetë vota të bejlerëve dhe gjashtë vota të grekomanëve të Gjirokastrës. Që ta ruante me çdo kusht pushtetin feudal, Ahmet-bej Zogu i dha postin  e kryeministrit, vjehrrit  të vet të ardhshëm, Shefqet-bej Vërlacit të Elabasanit, dhe ky koalicion feudaloçifligar u bë shkaktar i atentatit kundër Ahmet-bej Zogut. Kur nxënësi shtatëmbdhjetëvjeçar Beqir Valteri në parlamentin e Tiranës e zbrati revolverin e vet në eks- kryeministrin Ahmet-bej Zogun (për të cilin dihej pozitivisht që po sundonte edhe më tutje me anë të kullës së vet elbasanase Shefqet-beut), ky djalosh brohoriti: Vdekje bejlerëve! Poshtë feudalizmi!
Atentati nuk pati sukses; Ahmet-bej Zogu vetëm u plagos lehtë. Meqenëse Beqir Valteri ishte anëtar i një grupi të organizuar intelektualësh me kryetar Avni Rrustemin (hero kombëtar, i cili e çliroi vendin nga tirania e Esad-Pashës), Ahmet-bej Zogu urdhëroi të vritej Avni Rrustemi. Vdekja e Avni Rrustemit ishte shenjë e qartë se feudalët dhe bejlerët nuk do të tërhiqeshin pa gjak nga pushteti, dhe kështu varrimi i Avni Rrustemit qe sinjal për revoluvion. Tridhjetë deputetë të opozitës – përfaqësues të rajës dhe të tendencave demokratike, që ishin tubuar në Vlorë në varrimin e Avni Rrustemit, vendosën që të mos kthehen më në Tiranë; pasi lidhën besën para përfaqësuesve të tubuar të fshatrave se do të marrin hakun, e thirrën me ultimatum qeverinë e Tiranës që të jepte dorëheqje dhe ta pengonte kështu gjakderdhjen e panevojshme. Koloneli Gurakuqi u nis nga Vlora për në Shkodër, e mori pushtetin e garnizionit të atjeshëm dhe filloi organizimin e kryengritjes në Shqipërinë Veriore. Kështu shpërtheu revolucioni, në zhvillimin e të cilit nuk ndryshoi asgjë kabineti i ri i Iljaz bej- Vrionit, sepse të gjitha traktativat midis tij dhe kryengritësve përfunduan me mossukses. Në Shkodër pushtetin e mori Rexhep Shala, në Vlorë Fan Noli, në Dibët Elez Isufi, kurse në Kosovë Bajram Curri. Kur ushtria kaloi në anën e kryengritësve, këta hynë ngadhënjimisht të Tiranë, më dhjetë qershor të këtij viti. Më parë u formua kabineti ushtarak i Rexhep Shalës, i cili pastaj ja dorzoi pushtetin kabinetit politik Fan Noli-Gurakuqi.
Kavalieari Ahmet-bej Zogu iku me shefin e vet të gjeneral-shtabit, ish agjutantin e Wilhelm von Wiedit, von Ghigliardin në Beograd dhe, nën ndikimin e drejtpërdrejtë  të ish kryesministrit, shtypi i Beogradit po e paraqet sot luftën politike të bejlerëve dhe të rajës në Shqipëri si luftë të ndikimit italian kundër ndikimit serb. Se në këto valë në mes të Veriut dhe të Jugut, të gegëve dhe të toskëve, të myslimanëve dhe të katolikëve, në mes të tjerash, pasqyrohej edhe lufta e komponentave italiano-serbe, për këtë nuk ka kurrëfarë dyshimi. Por se kjo kryengritje e fundit e rajës shqiptare ka karakter shprehimisht antifudal dhe se sot Beogradi, me anë të figurave të veta të kobshme, është vënë në paralele me aspiratat feudale të zotërinjëve Bejlerë, edhe kjo është krejtësisht e qartë.
Dhe kështu sot po jemi dëshmitarë të kudrëthënies së plotë që Italia industriale dhe imperialiste po e përkrah rajën shqiptare, kurse Beogradi, qendra e një shteti fshatar të Ballkanit, në valën e vet të marrëzisë reksionare, po e mban anën e bejlerëve shqiptarë. Beogradi po e vështron sot problemin ballkanik në të njëjtin klishe në të cilin dikur Bresnic fon Sdiaçofi e vështront problemin jugosllav: populli pa histori, pa letërsi, pa tradita nuk ka të drejtë për ekzistencë. Divide et impera! Ashtu sikurse për zoitn Bresnic fon Sidaçofin që serbët ishin një racë më e ulët, të cilët duhej ngushtuar me rrethin e bllokadës dhe të izolimit që të shkatërroheshin dhe t’u zëhej fryma në mishderrin e tyre dhe kumbullat e tyre, e pastaj të hapej para binarëve austriakë rruga elirë për në Selanik dhe Beograd, ashtu edhe për zotërinj don Bresnicët e sotëm të Beogradit shqiptarët janë gjithashtu një racë më e ulët, të cilët duhet të ngushtohen me rrethin e bllokadës dhe të skllavërisë feudale që të shpartallohen dhe të therin njëri-tjetrin në malet e veta në hakmarrje. Në bregdet duhet përkrahur sistemin feudal të Ahmet-bej Zogut që t’i pengojë malësorët që t’i afrohen detit dhe të mos qytetërohen, e pastaj, në kufirin tonë jugor, po kërkuan shpëtim normal, duhet të vriten me mitraloza, dhe ne do të kemi rrugën e lirë për në Shkodër dhe në det!
Sot duhet të financohet zotëri Ahemt-bej Zogu, ky aventurier çifligar, duhet të armatoset me agjutantin e tij von Ghigliardin, këtyre zotërinjëve nga hoteli “Bristol” duhet t’u vëhen në dispozicion të holla që, për këtë qëllim, na janë vënë gjithashtu në dispozicion edhe neve, sepse për këtë arsyre edhe quhen: fond i dispozicionit.
Duhet të lansohet ) ky protégé ynë, duhet t’i lejohet që bashkë me bellogradistët rusë të organizohet e të hidhet në Shqipëri, të vrasë e të varë në Shqipëri të gjithë ata që në atë vend të mjerë e përfaqësojnë Evropën, ta pushtojë Durrësin e Tiranën dhe nën oreolin e trekëmbëshave t’i vërë vetes në kokë kurorën shqiptare si përfaqësues i sovranitetit  shqiptar. Dhe prapë do të gjëmojë kanonada e njëqind e një gjyleve të topave nga kështjellat e Durrësit e të Shkodrës, të Tiranës dhe të shën Xhon Meduanit, prapë do të ndërtohen pallatet sipas parimit të Touring-klubeve, gjeneralët zotërinj von Ghigliardi dhe kompania do të luajnë bridge dhe do t’i gjuajnë pëllumbat prej deltine, do të paraqitet një mbretëreshë e re, njëfarë Gjeraldine Aponji shumë e bukur, për të cilën ka pasur hesap t’i përlyej duart e veta me gjak, e pastaj prapë njëfarë Fan Noli ose Shefqet-bej Neuwiedi para imperativit të kohës, sikurse Fan Noli dhe Vërlaci e Ahmet-beu dhe Gjeraldina që janë vetëm episode, ashtu do të mbeten episode dhe të gjitha ato që janë vetëm dekorim dhe që nuk kanë lidhje organike me bazën popullore.
Sot, më shumë se kurrë, Ballkani duhet të shikohet në mënyrë integrale. Sot më shumë se kurrë duhet të besohet në bashkimin e Ballkanit për shpëtimin e shpirtërave tanë dhe të atyre viktimave të pafajshme, që vriten për çdo ditë nëpër shkrepat dhe malet e Ballkanit. Duhet të vendosen lidhje konstruktive që të gjitha luginat ballkanike kryq e tërthor të lidhen me binarë, sepse ku kumbon fishkëllima e lokomotivës, atje vdes hakmarrja dhe analfabetizmi shuhet. Dihet kërkuar tymtarët e bloztë dhe ditën tetorëshe të punës! Ku krijohen sindikatat dhe zhvillohet lufta e klasave, atje fiken ceremonialet spanjolle dhe mbretizimi! Jo me mitraloza e litarë, por me libra!

(1924)
(Mirosllav Kërlezha: “ESE”, Prishtinë, 1979, f. 213-239)
Kosta Novakovi? (1886-1939), në ?a?ak. Ka qenë i majtë e publiicist në fillim të shekullit 20. Ka qenë anëtar i dalluar i Partisë Socialdemokrate Serbe, e cila vepronte si opozitë në Mbretërinë Serbe; këta ju kundërvunë planeve serbmëdha të zgjerimit të Serbisë në territoret e Shqipërisë e të Maqedonisë.
Bashkë me Tcoviqin, Llapçeviqin e Dragoviqin, u bë njëri nga të parët.
Ka qenë redaktor i gazetës „Radni?ke novine“; në Beograd, ka mbaruar Fakultetin Filozofik.
Gjatë Luftës së parë Ballkanike, qe angazhuar në korpusin ekspeditiv në Shqipëri, dhe ka dëshmuar për dhunën serbe në Shqipëri dhe për serbizimin e Kosovës.
Për shkak të veprimtarië revlucionare më 1924 është gjykuar nga Mbretëria SKS, me  gjashtë muaj burg, kurse më 1926 sërish është burgosur dhe është dënuar me pesë vjet burg. Më 1927 ka ikur nga burgu dhe ka emigruar në Rusi, në Moskë ka punuar si punëtor shypshkronje.
Kosta Novakovi?, socialdemokrat 



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora