E shtune, 27.04.2024, 09:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Luan Çipi

E diele, 21.03.2010, 11:59 AM


Luan Çipi

 

 

NDERIM MILTO FERROS*

 

Koha e kish vlerën  zero

Po një emër s’ka të sharë.

-Ish i ndjeri Milto Ferro

Më i parë, ndër gazetarë.

 

Ka shkruar te “Zëri Vlorës”

Krijime, me ndjenjë vëllazërimi

Pa makinë, me penë të dorës;

Ka  “qëndisur” te “Bashkimi”

 

Dikush shpifte e intrigonte

Të qëna e të paqëna,

Lufta e klasës gëlonte,

Diellin e mbulonte hëna.

 

Po lartohej në zenith

Burri që ish më i zoti,

Që nuk merrej prit e hidh

Lodra fjalësh kot së koti.

 

Sa dinjitoz dhe i aftë,

Me halle njerëzish rronte,

Nuk i binte kujt në qafë,

Gazetarinë e nderonte.

 

E kujtojmë në përvjetor,

E nderojmë si atdhetar.

Ishte  krenari në Vlorë

Milto Ferro, gazetar.

 

*Vdekur 22 mars 1990

 

 

TIRANA E PAS ÇLIRIMIT

(60 vjet më parë)

 

Ishin vitet pas çlirimit

Ne, erdhëm adoleshentë

Në moshë të edukimit,

Kur nxënësi quhej student.

 

Tirana, në rindërtim

Për të mbyllur gropa e plagë.

Qytet, pa shumë shkëlqim,

Si një pyll i madh, në flakë.

 

Titizmi,  sa ndarë nga jeta

Kudo britma:”Stalini Rroftë,

Enver Hoxha, o  tungjatjeta,

Komunizmi mbretëroftë”!?

 

Po, çfarë gjetëm në Tiranë

Përshtypja, si provincial?

Thua asgjë të re s’pamë,

Veç karrocave me kalë.

 

Në kodër, pallati i mbretit

Pazari i madh, për tregtim,

Fushë balloni, mes qytetit,

Teci i vogël, për  ndriçim .

 

Shëtitje në bulevard

Ca xhami, me gjithë minare,

  Një lulishte e  një sahat

Fushë e baltë, në Shallvare

 

Kish dhe 5 shkolla të mesme

Stadium, teatro e kinema

 Rrugë asfalti me ca çezme

Kërcim e  këngë  tra la la.

 

Skish fabrika e kombinate,

Nuk kish tren e televizion

 As pallate mbi tre kate,

Dhe buka ish me racion.

 

Mars, 1950

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora