Kulturë
Cikël poetik nga Gani Qarri
E diele, 21.03.2010, 04:48 PM
Shqipërisë
Se herë përmendë Emrin
E Nënës Shqipëri
Aq herë luaj nga Vendi
Si për Perëndi
Mbaj mend kur ëndrronim
shpesh herë duke qarë
Nga dëshirë e zjarrtë
Shqipërinë për ta parë
Por nga kufijë të hekurt
Dy palësh rrethuar
Për ne Mëma mbetej
Një Mollë e ndaluar
Atë kohë dhe po të dilje
Fshehurazi në Shqipëri
Vetëm pas një jave
Të kthenin në kufi
Edhe unë për her të parë
Në Shqipëri për t`dalë
Kalova kufirin
Natën nëpër Malë
Në vitin nëntdhjet e një
Mu në Hasin e ndarë
Në Qarr,lagja e Rrushve
Isha,Mysafir i parë
Shpesh unë shkoj n`Shqipëri
Dhe me shumë dëshirë shkoj
por mbresat e shkuarjes së parë
kurrë s`mund ti harroj
Edhe pse ,pas mesit të natës
Me aq frikë, kaluam Kufirin
Ate,tani dhe gjatë gjithë Jetës
Do ta kem, Kujtim më t`mirin
Kishim hyrë në Shqipëri
Gëzim më t`madh nuk kishte
Ani pse Nënmadhja jonë
Siq e ëndrronim s`ishte
Sido që të jetë, nesër Shqipëria
Siq ishte dje,siq ësht edhe Sot
Për ne ajo gjithmonë do të mbetet
Atëdhe i të gjithë Shqiptarëve në Botë.
E drejta jonë
Të mallkuar qofshin,këta shekuj të ndarjes
Që Atdheun tonë,në shumë pjes coptuan
Të mallkuara qofshin,ndarjet ndërshqiptare
Ndarje që shumë plagë, Kombit i shkaktuan
Ndarje të një pas njëshme,që dhe sot vijojnë
Dhe ato në mes veti,ne i vejmë në radhë të parë
Kurse para të huajve,kur rastis ti takojmë
Na mungon si forca,edhe karakteri Kombëtar
Ndarjet gjithkund vërehen,ngado ka Shqiptar
Të joshur nga paraja,dhe etja për sundim
Sot kan harruar të gjithe, Betimin Kombëtar
Se do luftojnë deri në vdekje, për Liri dhe Bashkim
Për dëshmorët e kombit,pak kush sot mendon
Për familjet e tyre, dhe për Fëmijët Jetima
Shqiptarët gjithkund të ndar,paraja i bashkon
Për të cilën janë të gatshëm, të bijnë dhe viktima
Ndaj bashkimi i Kombit,dhe trojeve shqiptare
Ësht kërkes e kohës,dhe e drejtë e jona Historike
Për stabilitet në rajon dhe mbijetesë kombëtare
Duhet bër bashkimi i gjithë Shqipërisë Etnike
Cyrih,20.Mars.2010
Rroftë Kosovë e lirë!
Kur netë të gjata e të errta
Mbi Kosovën sundonin
Durimi pa fund dhe pritja
Shqiptarët,torturonin
Çakejt serb dhe hajna
Kosovën plaqkisnin
Derisa shqiptarë të robëruar
Dardaninë braktisnin
Ty kopsht i lulëzuar
Mbjellë me Shqiptari
Të shkatrruan barbarët
E ardhur me tradhëti
Për robërin e pa fund
Dikush na preu në besë
Durimit i erdhi fundi
N`kët gjendje paShpres
Shqiptarët nën robëri
Se donin më as jetën
Dhe shpresat për liri
Pa luftë, tanimë u tretën
Por prap hapej baraka
Se ç`mbahej Konferenc
Durim thrrisnin ?pleqt?
Me plot kompetenc
Durim apo mashtrim
Të pa shembullt askund
Pa luftë skishte Liri
Durimi mori fund
Edhepse ata ende mashtronin
Se bota për ne interesohej
Bile për qështjen e lirisë sonë
Gjithkund diskutohej
Kështu Popull i mashtruar
Gjatë kohë me kopalla
Edh një ditë dhe u ngopëm
Duke dëgjuar prralla
Të pushtuar dhe shpërndar
Nëpër botë plotë mërzi
Linin vendin shumë shqiptar
Dhe Kosovën nën robëri
Linim vendin duke u tretur
Gjithandej,po vdisnim t`gjallë
Ndaj një ditë dhe ne u ngritëm
Për ti dalur shkaut për ballë
Kështu me luftë erdhi Liria
Dhe Amerika na ndihmoi
Me gjak të pastër të shqiptarit
Dardania Lirinë Fitoi
Cyrih,20 Mars 2010
Pritja e gjatë
Nënat Sy përlotur
as një her s`pushojnë
Ato vit pas viti ,
Me mallë djemt kërkojnë
Nënat s`mund të ndalen,
shpesh dhe protestojnë
Për fatin e bijve të humbur,
një sqarim kërkojnë
Nga djemt q`ju ka mbetur,
përveq fotografisë
Me të cilat q`do vit kërkojnë
Ndihmën e Qeverisë
Kërkojn nga Qeveria
Dhe organizatat ndërkombëtare
Edhe pse deri sot mjerisht.
Për to su gjet çare
Ato luten,vuajnë e qajnë
Një lajm duke pritur
Për djemt e humbur të nënave
Për Fatin e tyre të paditur
Kaq kohë ka kaluar,
Por djemt ku kanë mbetur
as sot se dijnë Nënat,
Se janë gjall,a vdekur
Këto pritje të pa fund
Nënat sa i mundojnë
Ndaj qdo Kohë dhe gjithkundë
Ato djemt kërkojnë
Djemt e dashur të nënave
Përher Atdheu i pret
Nëse duhet,do kërkohen
Edhe njëqind vjet
Që Ëndrra e djemëve të zhdukur
Dhe Dëshira e Nënave,të plotësohet
Vetëm me kthimin e tyre në Vendlindje
Përgjithmonë do të Përjetësohet
Cyrih,10 Mars 2010
Harta e Shqipërisë
Shqipëri e ngushtë: ësht e hollë e gjatë
ka Trupin e hajthëm, prer si me Sëpatë
ngado rreth e rrotull, me kufijë ndërshqiptar
Zemërën-Damar prerë, dheTrupin Gjymtyr ndarë
Pjesët e saj më të mira, gjithkah të pushtuara
mbetur nën pushtues, dhe sot të pa ç`liruara
një pjes e popullit Shqiptar, tërsisht e asimiluar
kurse një pjes tjetër,krejtësisht e spastruar
Siq e dijmë të gjithë, kështu ndodhi me Qamërinë
greku,shpërnguli,vrau e preu,dhe djegu Shqiptarinë
madje edhe nëse kanë mbetur, Qamë që aty jetojnë
as sot Shqip të flasin,n`vend të tyre s`guxojnë!
Ilirida nën pushtim, gjithmonë e përsekutuar
Shqiptarët përher mbetën, Popull i diskriminuar
tash dhe në fe sulltanësh, çmendërisht të orientuar
me tendencën e radhës, për ti ç`kombëtarizuar
Jeta e tyre e shtypur, kurr e pa përmirsuar
sistem pas sistemi, vjen duke u rënduar
edhe pse tani me ?udhëheqësi? ? shqiptare?
qëndrimi i politikajve shitës,bjenë shumë Erë Tradhtare
Medvegja,Bujanoci,Presheva - Dardania lindore
Ulqin,Tuz,Hot,Plavë e Gusi dhe gjithë Treva Malsore
Kosova pjesërisht e lirë,me Veriun e saj të pushtuar
mbijetesë t`sigurt kanë,vetëm me Nënën t`bashkuar
Edhe ne si Popull, athua sa jemi Kombëtar ?
a bëjm sot sa duhet ,për Popullin Shqiptar ?
bile ky që mbeti,nga Rrudhja e mëtejme të mbrohet
të ngritet,të rritet dhe mundësisht të forcohet.
Po Akademitë tona, vallë sot q`far (s)veprojnë
gjumin e tyre të rënd,si mund ta arsyetojnë
që dhe frymës së ndarjes,shpesh pa turp i mëshojnë
në vend që,për të mirën e Kombit,dit e nat t`punojnë
Ndaj,nga kush mundë të pritet, shpëtimi për ne
dhe kur për Shqiptarët, do filloj ajo EPOKË e Re
kur do lindë ai Prijës, që si komb të na bashkojë
dhe hartën e Shqipërisë Etnike,përjet ta Realizoi
Cyrih, 01 Mars 2010
Zhgënjimi
Një Popull si ne shqiptarët
Që Bashkimin e kombit ëndrron
Për ditë e më keq ai zhgënjehet
Nga sjelljet e politikanve kameleon
Qësht gjithë kjo fushatë e egër anë e mbanë
Kaq e kamufluar në histori,e tillë e pa parë
Vallë me vetëdije luftojnë,politikanët e sotëm
Për zhbërjen e Shtetit dhe Kombit Shqiptar
Asesi ta kuptoj ky Popull i mjerë
Vendimin e turpshëm « Parlamentar »
Për ngritje memorialesh pushtuesve
Në Zemër të Shtetit Shqiptar
Dhe grishjen për fabrikim sllavësh
Aty ku kurr nuk pati,në Mëmën Shqipëri
Derisa edhe më tej gjysma e Kombit
Ende sotë dergjet nën robëri
Edhe pse mjerisht Flamujt e serbisë
Veriun e vendit të Dardanisë sundojnë
Parlamentarët e Shtetit të Kosovës
Kundër ndoj shamije aty këtu luftojnë
Besimi i Popullit me të drejtë ësht humbur
Madje në të gjitha trojet ku jetojnë Shqipëtar
Me këso përfaqsuesish në luft për përfitime
Smund të ket ardhmëri as përparim Kombëtar
Cyrih,Mars 2010
Çamëris
Çamëria jonë e bukur
Që gjithmonë,shkëlqen si Ar
Na thuaj moj,a s`je përmalluar
Për bijtë e tu Shqipëtar?
Këngën kur t`këndojmë
Vehten dotë se mbajë
Për Qamërinë tonë
Zhgrehemi gjithë në vajë
Ty ne kurr s`të lamë
Na ndoqën me dhunë
Jo që deshën Qamët
Grekëritë na DËBUNË
Dhe kurrë su lejuam
Qamërinë për ta parë
Se pushtuesi grek
Ndaloi q`do Shqiptar
Vendet Qame të bukura
Me fusha dhe dete
Të banuara me Qamë
Fshatra dhe qytete
Kështu ishte dikur
Por ndryshe ësht sot
Në Qamërinë e pushtuar
Përzier këng dhe lot
Në gjith botën mund të shkosh
Por jo edhe në Qamëri
Për shqiptarët Autokton
Kjo ësht Tragjedi
Në mes të Europës
n`kët Shekull të ri
Dhe sot ndalojnë grekërit
Qamët për tu kthy
Sa të drejtë ka Europa
Kur flet për Demokraci
Derisa s`lejohen Qamët
Të kthehen në Qamëri
A smjaftuan Torturat
Vrasjet dhe Dëbimet
Që dhe sot në këto kohëra
Të jenë n`fuqi NDALIMET
Të drejtë kthimi të gjithë kanë
Kudo qoftë në botën mbar
Përse të ketë përjashtime
Vetëm për Qamët Shqiptar ?!
Kur do vijë ajo ditë e bekuar
Që edhe për Qamët të ketë Drejtësi
Dhe të gjithë Shqiptarët e Dëbuar
Ti kthehen Atëdheut në QAMËRI
Se Qamëria jonë e bukur
Që gjithmonë,shkëlqen si Ar
Nëpër kohë kërkonë pa reshtur
Bijtë e sajë Shqipëtar .