E merkure, 30.04.2025, 12:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Sfarqa: ‘’Me grykë pushke këndon Kosova“

E hene, 22.03.2010, 10:58 PM


 

Nga aktiviteti i krijuesve tanë në mërgatë

 

‘’Me grykë pushke këndon Kosova“
(Është ky titulli i librit të parë të poetit-rapsodit  Agim Gashit)


 Shkruan: Muharrem Sfarqa 

Fondit të librit shqip në mërgatë, këto ditë iu shtua libri me i ri me poezi-këngë me titull “Me grykë pushke këndon Kosova”, i krijuesit tani më të njohur shqiptar Agim Gashit, i cili mëse dy dekada jeton dhe vepron jashtë atdheut dhe atë, pikrisht në Düren të Gjermanisë.
Edhe pse libri është përmbledhja e parë e autorit me poezi-këngë, vërehet niveli i lartë artistik i realizimit, zgjedhja e temave ku mbisdundon malli për atëdhe, për Kosovën e dashur, së cilës autori i këndon me zërin e grykës së pushkës. Kjo, edhe ishte mënyra e jetës shqiptare mbi njeqindvjeçare për të ushqyer rezistencën kombëtare ndaj politikës
përbindëshe okupuese, deri në pavarësinë e Kosovës. Me forcën e artit të këngës dhe butësisë së vargjeve, ai ia arrinë të ngrisë deri në majat e piramidës së heroizmit shqiptar, heronjët e rënë të luftës së fundit në Kosovë nga Adem Jashari, Sali Çeku, Agim Ramadani, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Arsim Rexhepi e deri te dëshmorët e Feronikelit, pa harruar se gjithë këta ishin vazhdimësia historike shqiptare e luftëtarëve paraardhës, siç ishin Kamer Loshi e Ahmet Delia, Shote e Azem Galica, Shaban Polluzha e Tahir Binaku, ku autori Gashi përmes urave poetike lidhë fatet e gjeneratave nëpër histori. Poeti u këndon edhe të gjitha trojeve të etnikumit shqiptar dhe në këtë mënyrë motivi atdhetar dhe ai i atdhedashurisë zë vendin qendror në poezitë-këngë të këtij autori. Ky motiv bëhet përshkuesi i frymës kryesore si atëherë kur autori u këndon heronjëve, që nga Gjergj Kastrioti e deri te heronjtë e historisë më të re, e edhe atëherë kur ju këndon të gjitha trojeve të shkëputura nga trungu shqiptar.
Kjo spikat, aty kur poeti Agim Gashi me “vajin e burrit” i këndon Çamërisë, Iliridës, Plavës e Gusisë, ashtu edhe Toplicës së vjetër rreth Mollë së Kuqe si sinonim i dhimbshëm i ndarjes së detyrueshme shqiptare.
Edhe pse përgjithësisht poezitë-këngë janë artistikisht të realizuara, megjithatë dy poemat kryesore brenda librit, ajo “Thërret Kosova moj Nanë Shqipni” si dhe “Me grykë pushke këndon Kosova” që është edhe titulli i librit, tregojnë se autori Agim Gashi edhe pse për herë të parë prezentohet me një libër poezish-këngë para lexuesit, ai është një mjeshtër i rrallë i vargjeve dhe se zejen e artit poetik e ka ushtruar tani më një kohë të gjatë. Për lexuesin e vëmendshëm shqiptar, ai ka qenë i pranishëm me botimet e tij të herëpashershme në shtypin e përditshëm dhe atë periodik letrar. Pasi poeti-rapsodi Agim Gashi është i nohur në popull më tepër si rapsod dhe këngëtar, lexuesi e ka më të lehtë që një numër tekstesh të këngëve të tij ti gjejë në formë poezish-këngësh në këtë përmbledhje.
Libri është redakaktuar nga Bedri Neziri, ndërkaq dizajnimi i ballinës së librit nga artisti Mentor Lutolli, nxjerr në pah simbolikën e brendshme autoktone shqiptare të kësaj përmbledhje. Libri i cili ngërthen në vete 75 faqe, përfundon me një pasthënje nga Ferit Ramadani me titull “Alarm për të mbrojtur vatanin”, e cila mund të konsiderohet ndoshta edhe si kritika e parë pozitive-këngëve të kësaj përmbledhje.
Këtu autori nuk ka harruar të falenderojë edhe donatorët që kanë ndihmuar botimin e këtij libri. Në fund të cekim edhe këtë se gjatë vizitës që i bëmë autorit në banesën e tij, tek ishte kthyer nga një mjekim spitalor nga ishulli Borkum i detit të veriut, ai shprehu
dëshirën e tij, për përrimin e këtij libri në kuadër të LSHAKSH-së në Gjermani, anëtar aktiv i së cilës është tanimë një kohë të gjatë. E lamë në përballje me shëndetin e tij të rrënuar nga sëmundja dhe brenda një vorbulli letrash poezish-këngësh, ku po grumbullonte doreshkrimet për libra të rinjë. 

 

_____________

 

Libri në fjalë kushton 2 euro dhe porositet te Kadri Mani (kadrimani@hotmail.com), në Prishtinë, Rr. “Hasan Jashari” p. n. (Lagjja e Spitalit- Lagjja e Dërmakëve); te supërmarketi LORIKU, në udhë për Matiçan. Celulari: 044/24 92 31.-

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx