E merkure, 30.04.2025, 02:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Sherri

E marte, 23.03.2010, 09:52 PM


Sherri*

 (tregim i jetuar)

Nga Përparim Hysi

Prolog...

          Këtë tregim e kam shkruar në vitin 1990.Qe si prova ime e
parë në prozë.E kam botuar(më duket në vitin 2007) dhe,në e sjell për
lexuesit, dua që me këtë tregim të përshëndet një person të
veçant:Fiqri Shahinllarin.Se edhe ky,Fiqriu,paska përjetuar një
shmangje sherri dhe kush shmang një sherr,nuk është
frikacak.Përkundrazi.Është trim i vërtetë.Ne,shqiptarët,këtë të
shkretë sherr sikur e kemi në majë të hundës dhe unë them se të
trajtosh tema të tilla,janë më se të nevojshme.Jam i ndërgjegjshëm se
tregimi im nuk i bën dot karshillëk një pene perfide dhe me përvojë si
 të Fiqriut,por,sidoqoftë,kur thotë një personazhi i një tregimit
tim"Me këto buzë që kemi dhe do puthemi".Tregimi im,ashtu si dhe i që
solli Fiqriu është një ndodhi e vërtetë.Dhe unë,duke e parë pak më me
gjakftohtësi,edhe kam ndërhyrë pakësa,për të sjellë ndonjë detajë që
më ka shpëtuar së pari.

                              *      *      *

              Fshati ynë i ngjan një qyteze të vërtetë.Po ta shohësh
me vëmëndje,i ngjan më shumë një salle të madhe teatrale ku "plateja"
janë gjithë shtëpitë e fshatit,ngjitur,çip më çip me nëra-tjetrën dhe
mbi fshat,si një tribunë gjigande,platacioni me vreshta e ullinj që zë
tërë kodrën dominuese me dhjetra hektarë.Kjo kodrër dominuese i ngjan
një presidiumi të vërtetë se  aty,shpesh herë,mblidhemi dhe nëpër
hijet e ullinjëve(gjithë mbasidteve të verës e deri sa fillojnë shirat
e vjeshtës),zëmë e kuvendojmë tuf-tufë sipas grupmoshave dhe ca më
tepër:çlodhemi duke lozur lojëra të ndryshme.Kjo ndodh me pleqtë ca më
shumë,por nuk mungojnë dhe të rinjtë që u qan syri  për lojëra.Është e
pamundur që hijet të rrinë bosh.Përkundrazi!Në s'ka njeri nëpër
hije,dihet se ka ndodhur diçka.O ka një mbledhje me rëndësi tek "Këndi
i kuq",o larg e tutje ka ndodhur një vdekje.Dhe në gjëmë,shkojmë të
gjithë.Se,po nuk i shkove tjetrit për vdekje,me të je ndarë për së
gjalli.S'i shkove,nuk të vjen.
Dhe mos kujtoni se flas kot.Sa për illustirm:tregonte një  nga fshati
një ndodhi të freskët.Na paskësh ardhur në Tiranë një kuadër nga një
rreth tjetër dhe qe emëruar drejtor drejtorie në  Ministri të
Bujqësisë.Kish nja një muaj aty.Dikujt,nga punonjësit të asaj
drejtorie i kish vdekur i ati.I thonë:-Shoku drejtor,X... i ka vdekur
i ati.Do vemë apo jo?-Të rroj vet! ua
kish pritur.Pra,"kuadri i ardhur
rishtas"  qe"vënë  me ngulm punëve dhe nuk
kish atë nge.Bën si bën ata
shokët dhe një nga një shkuan."Kuadri"hiç.Mirëpo ajo e shkretë dardhë
bishtin kot nuk e ka prapa.S'kaloi shumë kohë nga kjo"bëmë e këtij
kuadri",ndodh dhe na vdes i ati.Mvartësit u treguan burra.Asnjë nuk i
shkoi për ngushëllim.Pas tri ditësh,u kthye më i zi seç qe.Ata filluan
ta ngushëllojnë,sipas zakonit,por atij nuk iu durua:-More,-u tha,si
nuk erdhi asnjëri për ngushëllim në shtëpinë time?Dhe njëri që qe,më i
gojës,i tha:-Të kujtohet seç bëre me X....Nuk vajte.-Pse,- tha ai,-
kështu qenka?Që atë ditë kuadri u tjetërsua.I mblodhi të tërë dhe u
tha:-Në ndodhtë këtej e tutje ndonjë fatkeqësi,duhet të më lajmëroni
menjëherë.Dhe nuk la më rast pa shkuar.

                          *     *     *
E,pra,tek bënim atë ritin e përditshëm,nën hije e ulllinjëve,mbi xhade
nga ku fshati duket si në pëllëmbë të dorës,befas ndjejmë berihaj tek
lagja e Myslimajve.I shihnim të dy vëllezërit,Nexhipin dhe
Novruzin,që,ndërsyer nga gratë,mbërthyen dajakët dhe gati të vriteshin
me njëri-tjetrin.O burra,çuna,-urdhëroi xha Myrtua,-o burra të vemë
dhe t'i ndajmë.Vrapuam kush e kush më parë dhe,sakaq,i ndamë.Ekeqja qe
se,sado vëllezër,po shkaku i sherrit kish qenë një pulë.Kjo dreq pulë
pasak qenë e Nexhipit dhe shkon e bën vezë tek gradhi i
Novruzit.Novruzi merr vezën.Po të lë "murtati?!"-thuaj.Sa për
"murtat",xha Myrtua i thotë gruas.Le të jetë kjo,gruaja,ndo e
Nexhipit,ndo e Novruzit.Gratë,- thotë xha Myrtja,-një metro i ka
prerë.Ja,e patë?Kanë dalë nga një bark dhe desh u vranë me
njëri-tjetrin.Sebep vërtet qe një kokërr vezë,por gjetkë më është
mazaraja.Se "murtati"(gruaja) është si mola që ha trarët e
shtëpisë.Turp e për faqe të zezë,goxha burra dhe ca më tepër dhe
vëllezër,lanë nam.Aha,ja u thotë xha Myrtja,- i dha fund
muhabetit,-"ustaj i natës(gruaja) të bie zjarrin në shtëpi,prandaj do
mbledhur rrypat që në sabah,se,po u ngrysti,të gjen si me këta dy
"meqymat" dhe të shkojë namuzi mu tek molla e kuqe.
Të tërë qemë kundra këtij sherri të kotë dhe secili zuri dhe tregonte
për raste sherresh në fqinjësi,miqësi apo dhe vëllazëri. Njëri thoshte
se njerëzit janë prej gjaku dhe gjaku i nxhetë merr zjarr kollaj.Një
tjetër,nga sherri vjen qederi.Njërit që i vinte ndoresh për bejte,aty
për aty,zuri dhe ua qendisi samarin(sado që ata sherrëxhnijtë s'qenë
mes nesh në hije),por kënga përhapet me shpejtësinë e erës:

               "O Nexhip,mos paçë Zenunë  *(i ati i tyre)
                Qysh e bëtë atë punë
                Për një vezë morët drunë..."

Dhe,kur menduam se e tepruam,pak si tepër,me këtë sherr fare të kotë
kotë,e mori fjalën Joti,që,sado që nuk banonte tek ne,,punonte
traktorist në fermën tonë dhe vinte shpesh e çlodhej hijeve,se me
traktor,atëkohë,punonte ndihmësi.Qe një burrë as i gjatë shumë dhe as
i shkurtër.S'para fliste kollaj,po,kur merrte fjalën,i zinte vënd.
-Dëgjoni,-filloi ai,-sherri është si zjarri.Po i fryjte,fillon dhe
ndizet.S'i fryjte,tak dhe shuhet.
Net thamë se mbaroi me kaq,por ai vazhdoi:
-Kam një komshi unë,siç kini dhe ju,xhanëm.Ibrahim e quajnë këtë
komshinë tim.Kosovar me origjinë.Njeri në punë të tij dhe,në ke
nevojë,o komshi,Ibrahimi të bëhet copa,të bëhet kurban.Por...,epo s'ka
iksan pa noksan,kur thoni ju,"turqit"(e kishte për ne:gjithë fshati
ynë është mysliman.Ke parë ti:dhe të ardhurit(se kanë ardhur nga
Tepelena,nga Berati,nga Skrapari,nga Labëria,nga Mallakastra,por që të
gjithë myslimanë dhe Joti e di mirë këtë.E,pra,ky Ibrahimi ka dhe
huqet e tij,ama.Për shëmbul:nuk të bie në,qafë,po dhe nuk do t'i biesh
në qafë.E,të mos zgjatem,- vazhdoi Joti,-unë po në shtëpi shkoj(kohë
fushate,or burazer),rrallë:gati dy herë në muaj.Shtrirë,një mëngjes në
jatak,kur më thotë gruaja.-Joti,Ibrahimi  na vret pulat!!!-Si i
vret?-pyes unë.Ja,do ta shohësh vet.Dhe vërtet shoh matan gardhit,në
oborr të tij që Ibrahimi po u hidhte pulave të tij.Dhe,ndërsa po u
hidhte,pashë në të njëjtën kohë,njërës i ra me shkop.-E pe?- ë tha ime
shoqe.Qe pula jonë.Dhe priste që të ngrihesha dhe të bëja sherr me
Ibrahimin.Unë as që u ndjeva fare.Ajo:-Joti,mbaruan pulat
tona,mbaruan.Dje njërën,sot tjetrën dhe sa të sosen fare.

                               *     *     *

Të nesërmen unë u ngrita heret dhe me trastën me haje në dorë,fillova
dhe të ndjellë pulat.Më rrethuan xhumbël dhe unë hiidh e hidh ç'kishte
gjithë trasta.Kur dëgjoj Ibrahimin:
-More Jot,bjeru more atyre se ato tri të mëdhatë janë bash të miat!!!
Unë:-Po ku dinë pulat,more Braçe,se të kujt janë.Ato duan veç  të hanë
dhe t'u bëj mirë!Ibrahimi nuk e donte veten.E pashë tek shfryu dhe
hyri brënda.Por ç'ndodhi të nesërmen do të thoni ju?Aty dhe më
qëndroni.Më ngrihet Ibrahimi para meje dhe,siç bënte zakonisht,i
ndolli pulat.Shkuan dhe pulat e mia.Vara,ime shoqe,bënte
sehir.Unë:-Ibrahim,folu  pulave se janë të miat!Ai:-Po pula janë,more
Jot-o,e s'po dijnë,valla.Ta hajë dreqi,- shtoi ai,-sa kot qe
sherrohna!!!
Pra,siç dhe dëgjuat,e ndreqëm.Dhe me Braçen ia kalojmë për mrekulli.
Të tërë u mrekulluam nga ky "leksion"i bukur dhe ca më shumë nga
fjalët e çmuara:"Sherri është si zjarri.Po i fryve,ndizet.Po s'i
fryve,shuhet.Lekison i bukur,apo jo?...

*Kodrat me ullinj,tani,janë mbushur me vila,po unë kam 10-vjet pa i parë.


                           Gusht 1990- mars  2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx