E shtune, 27.04.2024, 02:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Gani Xhafolli: Pasthënje për librin e shkrimtarit Frrok Kristaj kushtuar Nënës Tereze

E merkure, 24.03.2010, 10:56 PM


Pasthënje për librin e shkrimtarit Frrok Kristaj kushtuar Nënës Tereze - ”Nëna – Njesë”, e shkruar nga shkrimtari Gani Xhafolli:

 

NË VEND TË ESESË

 

EMRI I NANËS TË URTISË

I BËN DRITË ÇDO GERME DHE ZEMRE

 

I

Kur e lexova Librin e Frrok Kristajt, ishte një mbrëmje e ftohtë pa hënë. Qielli dukej si një ombrellë ngjyrë hiri. Isha i lodhur pak nga dita e gjatë me pak diell. Thashë e bardhë është bota që ka një nënë, një NANË të Shenjtë si NANËN TEREZE. E shikova FYTYRËN E NDRITUR TË SAJ në murin e dhomës time të vogël. Ajo bënte dritë. Mora frymë me buzëqeshjen e saj plot rreze dhe dashuri. E afrova fotografinë e Lises të vogël tek sytë e saj... Mu duk e ndjeva zërin e Lises nga Berlini: E dua! E duam sepse është NANË e madhe me miliona e miliona zemra. Faqet u përqafuan me faqe.

E thirra Lisen në telefon. Më pyeti a je lodhur shumë gjatë ditës?

Thashë: Pak  po. I tregova që faqet e saj dhe të NANËS TEREZE janë përqafuar. I tregova si... Ajo u gëzua shumë. Tha: Do t’i tregoj mësueses nesër... Plus do ta shënoj edhe në ditar. U përshëndetëm, ajo e gëzuar, edhe unë i gëzuar.

 

II

E LEXOVA EDHE NJË HERË librin e mikut tim të ZEMRËS, Frrokut të Zymit të bukur. U kënaqa me shumë e shumë vargje... Përbrenda tyre e pashë shpirtin e madh të NANËS hyjnore plot dritë. Në secilën shkronjë më dukej e gjallë nëna e të gjithë shekujve dhe EPOKAVE. E shikova edhe Frrokun në FOTOGRAFI... I thash të kam vëlla sepse ke shkruar bukur dhe me zemër për NANËN e Botës për Gonxhen dhe duart e saj shëruese.

Miku im i shpirtit më tha në TELEFON: Do të shkojmë në Prekaz të Adem Jasharit dhe do të lexojmë vargje me diell. Përbrenda meje çelën shumë lule. Një poezi timen dhe shtatë të Frrokut ia lexova NANËS të dashurisë... Që bën dritë nëpër shumë mure të botës. E lexova dorëshkrimin për të tretën herë. Shkrova në ditarin tim: Ky libër duhet ta sheh sa ma shpejt dritën. Sepse edhe të gjitha germave u bën dritë emri i Nanës të Urtisë, që fryma e saj i bën dritë çdo germe e çdo zemre... Dhe me laps ngjyrë qielli i rishkrova këto katër vargje të Frrokut: Pages nuk i duhet / lufta dhe armiqësia / i duhen buzëqeshjet / dhe dashuria.

DHE u ndala edhe në këto vargje me diell... Shpirti mori formë tjetër. I harrova të gjitha lodhjet dhe shqetësimet. Ua lexova këto vargje mollave të verdha në shportë. Thashë të Frrokut janë. Erdh pranvera / erdh pranvera / plot me rreze si flori / na solli diell / dhe bukuri.

E mbylla librin. E shikova orën ishte 24 pa 5. Në ëndrrën e parë e pashë Nënën Tereze... I përqafova pëllumbat e vegjël dhe dallëndyshet e vogla që lexonin vargjet e Frrok Kristajt pën NANËN e amshuar shenjtëreshë. U kënaqa me duar trokitje plot muzikë. Pavarësia e përqafonte Kosovën e Ilirisë.

 

Gani XHAFOLLI

17 shkurt 2010 

 



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora