E enjte, 01.05.2025, 01:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Dallgë deti e dallgë shpirti

E enjte, 25.03.2010, 10:55 PM


Agim Gashi në Borkum
Agim Gashi në Borkum

Agim Gashi

 

DALLGË DETI E DALLGË SHPIRTI

 

Dallgët deti sonte ka ngritë,

i ka ngritë dhe shpirti im.

Ah si shkon kjo jetë mizore

asnjë ditë nuk kam qetsim.

 

Ushtojnë dallgët fryn murlani

ndali pak o deti im,

ta shikoj se mos po ndalen

edhe dallgët e shpirtit tim.

 

Dallgë, ngrihen si për kiameti

dhe gjasojnë me një cunam.

Pse çuditem me dallëgë deti,

kur tanë jetën cunam e kam.

 

Sonte gjumi më ka ikë.

Shiqoj orën e s’shof dot.

Shof Yllin e mëngjezit.

Me dallgë shpirti prap lufton.

 

Dallga e detit si cunami

ma e lehtë më duket mu‘,

se sa dallga e shpirtit tim

që m´ka djegë e përvlu.

 

Fli moj dallgë dhe ti së pakut,

pse shkund detin e shpirtit tim?

Peshë m’i ngre valët e gjakut,

dallgë, dallgë, në dallgëzim.

 

II

 

Rri pranë detit i vetmuar

me pulëbardhat bëj shoqëri,

mendja m´shkon te deti Jon

që lag brigjet në Arbëri.

 

Ju pulëbardha që flutroni

Nëpër detna tuj kalu,

kur t´kaloni mbi ujra t´Arbërit

ndaluni pak për me pushu.

 

Ndaluni në brigjet shqiptare,

dallgëve atje me u tregu

se edhe kur s´jeni të qeta

ju nderoj edhe fort ju du.

 

Sepse jeni dallgët e mia

andaj ju lus për pak qetësi.

Valë të buta e të shtrira,

don sot nëna Shqipëri

 

Kur t´qetsohen dallgët shqiptare,

do qetsohen dhe dallgët e mia.

Bashkë do t´marrim tjetër pamje,

Rroftë Kosova e rroftë Shqipëria!

 

Nga Borkumi n´Deti t´Veriut,

ndaluni edhe në Sazan

Ishulli - ishullin përshëndesni,

Vëlla më ke e vëlla të kam...

 

03.03.2010-Borkum



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx