E merkure, 30.04.2025, 08:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: “Më pranë” – mes seksit dhe dashurisë

E enjte, 25.03.2010, 10:50 PM


“Më pranë” – mes seksit dhe dashurisë

 

Nga Ilir Muharremi

 

Batuta ekstreme për seksin, dashuri e kombinuar mes dy çifteve dhe xhelozi të munguar, përcjellshin nga katër aktorë, nëpërmjet një skenografia të varfër, por mjaftë modeste dhe funksionale. Bëhet fjalë për shfaqjen “Më pranë” e autorit Patrick Marber dhe në regji të Kushtrim Koliqit, e cila u dha premierë të martën mbrëma në skenën e Teatrit Kombëtar të Prishtinës. Tema e veprës ishte paksa intime, individuale, në të cilën shumë njerëz valëvitën dhe asnjëherë nuk e shprehin publikisht, thjeshtë egoja fillon ta humb pushtetin nga Idi, dhe kjo dukshëm është vërejtur tek aktorja Gresa Pallaska e cila interpretonte personazhin me emrin Alis. Alis është një “Striptizere” e ardhur nga New Yorku në Londër, dhe ajo ndeshet me një gazetar të dështuar i cili ka ambicie të bëhet shkrimtar, ai quhet Dan interpretohet nga aktori Besart Sllamniku. Absurdi mes dialogëve të këtyre dy personazheve është jashtë mase i pranishëm, tradhtia reale zbardhet shumë thjeshtë pa ndonjë stagnim ose të ardhme të planifikuar të personazhit, ndjenjat dominojnë pa fije egoje dhe kjo vërehet kur Alisa me një përshkrim poetik rrëfen tradhtinë e saj me një burrë tjetër, madje ajo fillon edhe të tregoj shfryrjen e saj seksuale me partnerin tjetër para syve të burrit, pikërisht këtu është edhe ai absurdi kulminant i këtyre dy personazheve dramatik nga të cilët shpërthen komedia. Do veçoja aktoren Pallaska e cila e bëri rolin të besueshëm, ka arrit ti shmanget vetës të kaloj në një lëkurët krejtësisht tjetër, duke u bindur nga udhëzimet e dramaturgut dhe konceptit regjisorial. Për konceptin regjisorial do thosha se nuk ishte diçka i veçantë, kishte një freski të thjeshtë, ndrim të shpejtë të pamjeve nuk ishte shumë statikë, kishte lëvizje të motivuara estetike dhe të pranuara.

 

Tradhtinë  autori i veprës na paraqet si diçka të  zakonshme, diçka që  ekziston tek secili person, por nuk shfaqet publikisht,  vetëm në  fshehtësi veprohet, por fshehtësinë këtu ai e demaskohen dhe saktësohen, kjo është  pikërisht fuqia e fjalë ve të  veprës. Tradhtia nuk na paraqitet si diçka e keqe, por nevojë  dhe shfryrje e ndjenjash, urdhër ndjenjash, dhe më  saktë  tradhtia ekziston tek çdo krijesë  madje edhe tek kafsha.

 

Ndërkaq, gjithherë bukuria nuk e fiton betejën e ashpër të dashurisë, dhe kjo vërehet mes personazhit Dan dhe Ana (Arta Selimi) e cila nuk ka bukurinë e Alis, mirëpo profesioni i saj prej fotografes është tejet joshës për Danin dhe arrin ti zgjojë ndjenjat e tija më të sinqerta engjëllore, nga të cilat ai pushtohet tërësisht. Ana nevrikos burrin e saj, në momentin kur fillon ti zbulon se ndjenjat e saja i përkasin një personit tjetër e ai është Dan. Madje, momenti kulminat është edhe kur ajo i përgjigjet pyetjes së shtruar nga burri, se a ka mastrobuar  ndonjëherë për Danin, përgjigja e saj është shumë e thjeshtë “Po”, disi këtë tradhti vizive burri saj e përpinë shumë thjeshtë.

 

Burri i saj është një personazh  mjaftë tërheqës, por në veçanti komik quhet Larri (Astrit Kabashi) doktor nga qyteti dhe ai dashurohet me Anën, me të cilën fillojnë një lidhje me një fillim të pasionuar. Kabashi ka bërë një dirigjim të suksesshëm të vetës në skenë, lëvizjet e tija skenike, interpretimi i natyrshëm i tekstit, raportet mes partnerëve ishin në nivel. Por, në përgjithësi cili ishte mesazhi kryesor i shfaqjes, çka përmbante në esencë? Seksin vulgar i cili përmes batutave shprehet dhe vazhdimisht përsëritet, bëhet më shumë si interpretim e jo si shfryrje fizike, seksi këtu na vjen si diçka e bukur e ëmbël, ose si një përfitim ekonomik dhe kjo shfaqet përmes personazhit të Anës dhe prapë se prapë ajo në esencë ka ndjenja të sinqerta dashurie sepse është njëri e jo makinë e shfryrjes. Por, në subjekt të personazheve nuk mungon hakmarrja, urrejtja dhe vetmia.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx