E merkure, 30.04.2025, 09:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Rexha: Imperativi artistik

E premte, 26.03.2010, 09:59 PM


IMPERATIVI ARTISTIK

 

Bilall Maliqi: ” Mbresa Vrojtuese”Botoi ,”Kurora”, Gjilan  2010,fq.112.

 

Nga Nexhat Rexha

 

Libri i Bilall Maliqit “Mbresa Vrojtuese” është rrjedh e rezultat i një përvoje të rendësishme  në fushën e poezisë dhe prozës. Atori i këtij libri kohë pas kohe iu përkushtua edhe studimit letrar, gjegjësisht recensionit, nëpër të cilin hapëroi me kujdes, sepse vështrimet me të cilat merret Bilalli i takojnë fushave të ndryshme.

            Në këtë vepër shtjellimi i problematikës së shtruar është reflektim i brendshëm i këtyre veprave, me të cilat ka komunikuar autori. Ai ka shqyrtuar aspekte teorike për mes metodës kompozicionale, e që gjithsesi rezultati  vjen në mbështetje të mbresave, që ai ka fituar gjatë leximit të këtyre veprave, të cilat në vete kanë një heterogjenitet të trajtuar në  shtjellimin e tyre. Mirëpo, autori ka projektuar me hollësi  këtë vepër me materialin e marrë në shqyrtim. Për këtë lëndë të shtruar në formën e parë dhe të dytë, që dallon e specifikon si në përmbajtje, poashtu edhe  në strukturë të brendshme, ai është i vetëdijshmëm në zgjedhjen e njësive dhe sferave  tematike, që kanë trajtuar autorët në veprat e tyre.

            Bilall Maliqi veprën ”Mbresa Vrojtuese” e ka sistemuar në bazë të përmbajtjes së brendshme të tyre dhe gjatë shqyrtimit ai ka arritur  të depërtojë në mesazhet e tyre dhe pastaj ato i ka rrumbullakësuar në unitetin  metodologjik, duke i dhënë fuqi artistike fjalës  së shkruar në të.

             Në tërësinë e kësaj vepre me vështrime kritike autori ka arritur  synimin konvencional të komunikimit me përvojën e fituar si dhe përshtypjet, që dalin pas leximit  dhe qasjes së interpretimit e konstatimit të shfaqjes  së vlerave të brendshme, që bartin këto vepra të marra në shqyrtim. Synimi i autorit në këtë vepër është interpretimi i stadit të sotëm,sepse në të kemi refleksione nga më të ndryshmet, por që në shumicën e trajtesave është e pranishme fjala poetike, e cila shpalosë me fuqi arsenalin poetik të dokumentuar brenda një dekade si dhe brenda kopertinave të këtyre   veprave.

Ndërsa, aktualiteti i brendshëm ruan dhe shpalosë fatin e kolektivitetit tonë nëpër periudha nga më të ndryshmet kohore.

            Bilalli ka depërtuar në këto thellësi përmes mbresave, sepse ai ka përjetuar të zakonshmen dhe të jashtzakonshmen në të gjitha shfaqjet artistike  dhe gjithsesi, ai ka dhënë esencialen e brumosur përmes shenjave e figurave artistike me një brumosje  e ndjenje të ndjeshmërisë së zhvillimit sa më aktual dhe sa më afër aktualitetit të brendshëm, që ka modifikimin e vet diskursi artistik.

            Shpalosja e mbresave  kritike ndaj kritikës është rezultat domethënës, e cila  edhe hapë faqet e këtij libri. Ai  me sukses  ka depërtuar në interpretimin e tri veprave të fundit të Dr.Faik Shkodrës ”A mendojmë sa duhet për ato që kemi”, ”Kur flasin poetët” dhe “Përjetësi”, si dhe dy vepra të Ali D.Jasiqit dhe atë të Solol Demakut. Nëpër vrojtimet poetike, Bilalli ka marrë në shqyrtim nëntë vepra të autorëve të ndryshëm, të cilat përmes vargut poetik artikulojnë ngjarje nëpër kohë a hapësirë nga më të ndryshmet. Me që Bilalli edhe vetë e shkruan vargun e lirë poetik, ka arritur jashtzakonisht bukur të depërtojë në brendinë e secilës vepër apo në secilin varg që ka marrë në shqyrtim.

            Po kështu në pjesën e  tretë ka shqyrtuar katër vepra poetike, me të cilat ai komunikon rrjedhshëm me vargjet e shtresuara në këto vepra. Procesi i zbërthimit nëpër hullinë e këtyre vargjeve konsistohet me  zgjedhjen jo vetëm të veprave, por ai ka trajtuar funksionalizimin e vargjeve,sipas zgjedhjes artistike dhe ky kriter i hap faqet e veparve  me qëllim  që ato t`i ushqejë dhe t`i jap dimensionin vlerësues, e njëherit për t`i dhënë atyre aktualitetin më domethës. Kuptohet, gjithnjë në zgjedhje të korpusit poetik me synimin e argumentimit estetik, që ruajnë në brendi vargjet e Mexhid Mehmetit ,Jonuz Fetahajt, Demir Behlulit dhe Xhemë Karadakut. Pra, ai ka ndriçuar brendinë estetike të fjalës poetike dhe tërë dashurinë si dhe kompleksitetin që ka bota e fëmijëve, gjithnjë duke ruajtur pikëpamjet e zhvillimit me fokusim të dinjitetshëm si në vargje poashtu edhe në jetën e tyre.

            Në një shpalosje melodike në këtë vepër  është radhitur edhe  vepra e Demir Krasniqit ”Krenaria e Gollakut”. Melodia e këngës gjithnjë ka ruajtur ne kujtesë periudhat historike dhe ka shpalosur parafytyrimin e ëndrruar përmes këngës popullore e këto skena komplekse e sfiduese gjeniu ynë gjitnjë i ka ruajtur përmes këngës popullore dhe këto shfaqje  autori i ka shtraur në librin ”Krenaria e Gollakut”, kurse Bilall Maliqi këtyre motiveve tradicionale, iu ka dhënë trajtim  në retrospektivë dhe e ka fiksuar të kaluarën, të sotmen, të cilat evokojnë përsosshmërinë e njeriut tonë nëpër kohë, për të ruajtur krenarinë kombëtare.

            Pjesa e fundit e librit, që përmbyllë dhe rrumbullakëson idenë e autorit në këtë vepër,dallon nga katër  kapitujt tjerë. Mirëpo, nevoja  për njohje dhe eliminimin e asaj që duhet ditur e nuk dihet në profesione të ndryshme, koncepton nevojën për  zgjidhjen e dilemave  që prodhon përditshmëria e njerëzimit.

            Pra, autori ka  ka rishfaqur para lexuesit rëndësinë e këtyre veprave shkencore, të cilat ndihmojnë tejkalimin e nocioneve nëpër kohë e lëmi të  ndryshme. Zbërthimi i terminologjisë përmes këtyre librave është sa e domosdoshme, po aq  e nevojshme për studiuesit e fushave të ndryshme dhe këtë zbrazëtësi e kanë zbutur autorët me këto vepra.

            Problemet e shtruara në librin “Mbresa Vrojtuese”, konsiderojmë se janë të dobishme,si fjala me kuptimin e saj për zbërthim si dhe identifikimi i trajtesave referon ide  themelorre për problematikën e vlerësimin kritik që gjithsesi begaton kulturën tonë.

            Vlenë të theksohet se të gjitha vështrimet e botuara në këtë libër, më parë janë botuar në shtypin e kohës. Çka  do të thotë se vlera  e tyre , që me kohë ka peshuar identitein e verifikimit profesional dhe është cilësuar si vlerë krijuse në vazhdën  shkrimore të aktualitetit  të sotëm.

Pra, Bilall Maliqi tani më autor i verifikuar edhe me veprën  e fundit ”Mbresa vrojtuese” në të cilën ka bërë interpretimin e disa librave poetik e shkencor ka bërë përvojen dhe ka dëshmuar se ai është i përgatitur profesionalisht të kontribuojë edhe në këtë fushë . Përmes persiatjeve të tija, ai ka ndriçuar aspekete të vlerave  estetike e shkencore. Në këtë vepër Bilalli ka shpalosur edhe interpëretimin, edhe vargun edhe fjalën që kërkon heqjen e dilemës.

            Pra, ai  në tërësinë e këtij libri ka afirmuar nocionain artistik, shkencor ,duke i dhënë përparësi imperativit artistik. Problematikën e shtruar në këto vepra Bilalli e riaktualizon, ose e vë në qarkullim për ta determinuar atë sa më afër lexuesit, qoftë të informuar, apo për t`ia trasuar rrugën te lexuesi në pritje.Vepra shtron tendencën e objektivitetit përmes jetësimit sa më afër reales.

            Libri përbëhet me këtë struktur të ndarjes së kapitujve: Persiatje vlerash , Hulli nëpër vargje I, Hulli nëpër vargje II, Muzikaliteti nëpër kohë dhe Nevoja për zgjidhjen e dilemës.

            Në esencë, ai ka sprovuar mbresat e tija, duke i aktualizuar vlerat e brendshme të këtyre veprave të marra në shqyrtim, gjithnjë me peshoren e përjetimit e te arritjes për një komunikim sa më te mirëfilltë.

  



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx