E marte, 30.04.2024, 02:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Kjo dramë e madhe njerëzore

E shtune, 27.03.2010, 02:12 PM


Ikja e madhe

 

VI. Kjo dramë e madhe njerëzore

 

Albert Zholi

 

Emigracioni…Kjo plagë e rëndë.. Kjo dramë e madhe njerëzore e pambarimtë, ky gjak që rrjedh rrëke për afro dy dekada, (sepse sot që po shkruajmë këto rreshta rrëketë e gjakut janë bërë lum), po ta gjykosh thellë-thellë, nuk është gjë tjetër vecëse një armiqësi e pakuptimtë e shqiptarëve me njëri-tjetrin. Përvecc luftrave botërore që gjakun e bëjnë të shenjtë, të gjitha vdekjete tjera jot ë natyrëshme nuk sjellin gjë tjetër vecëse një rrënim të vetëdijes kombëtare. Konica i Madh u ‘persekutua”disa dekada për thënien e famëshme se…”armiku më I madh për shqiptarin është vetë shqiptari”.Ky ambassador I kulturës dhe i letërsisë kishte përjetuar vitet tragjike të pavarësisë, por edhe vitet e mëpasëm. Duke jetuar perëndimin dhe kulturën e tijë, nuk mund të mos diktonte se midis kombit të vettoleranca qe një margaritar aq i rrallë, sa edhe për të mundtë vriteshepër ta

përvehtësuar. Dhe për sfidat, për prapambetjen, për cungimin drastik të vet Shqipërisë, për ndrydhjen e hapësirës, shpesh herë ne kemi bërë fajtorë të huajt.

Le të marrim gjërat më me radhë…Emigracioni I shqiptarëve ka qenë I njohur, sic kemi theksuar shumë herët. Qe një kohë kur bota nuk ishte ndarë në sisteme antagoniste politike e shoqërore dhe kufijtë ishin përgjithësisht të hapur. Në vitet ’30 në Greqi mund të shkoje pa asnjë problem vetëm duke marrë një copë kartë në Konsullatën Greke në Gjirokastër. Janina qe pazari I shqiptarëve jugperëndimor, sikundër qe Follorina për Korcarët. Dhe në ato vite niveli ekonomik I Shqipërisë ishte shumë më I ulët se ai I Greqisë. Vecanërisht qendrat urbane . Por njerëzit nuk shkonin në Greqi “përgjithmonë”.Preferohej ca më tej. Minierat e Francës, e kryesisht Lyoni, pastaj Amerika e largët. Në Greqi tregëtonin dhe ktheheshin . Ngandonjëherë Brenda ditës. Me gjithë vështirësitë e transportit. Shkurt kufijt ishin gati-gati të hapur. Mbyllja e kufijëve, madje me tela me gjëmba, u bë në kohën e

sistemit totalitar punist. Kjo për faktorë politikë që dihen. Pas vitit 1992 ky sistemkishte rënë. Shqipëria dhe Greqia tanimë ishin dy vende kapitaliste. Sidomos PD dhe Berisha përdorën gjërësisht kartën e Evropës, e bashkëpunimit me të, e emigracionit të organizuar. Dhe pot ë ndodhdte kjo, asnjë tragjedi, apo marrëzi shqiptare nuk do të kishte ndodhur. Të dhënat jo zyrtare, (asnjëherë nuk ka pasur të dhëna zyrtare kur dihet që shtetet e zhvilluara interesohen edhe për një grusht qytetarësh të tyre në xhunglat e Amazonës), thonë se këto vite, nga 1990 e sot, Shqipërinë e kanë lënë afro gjysmë milioni njerëz, ose një e gjashta e vendit. Po të mendonim se shumica dërrmuese e këtyre njerëzve janë forca të afta për punë, atëherë mund të themi pa frikë, se Shqipërisë I është larguar një e treat e punonjësve që duhej të rindërtonin atë (Të dhënat zyrtare zyrtare japin rreth 600 000

pensionistë, dhe afro 800 000 studentë.. Po të shtonim këtu edhe numrin e grave që nuk përfitojnë pensione, si edhe të fëmijëve nën moshën shkollore, kuptohet se c’kanë mbetur në Shqipëri).Kjo hemoragji erdhi si rezultat jo vetëm I mbylljes, sic analizuam procesin e hapjes së ambasadave dhe ikjeve masive të fillimit të viteve ’90. Përmendëm shkarazi se pas zgjedhjeve të vitit 1992 që u përkrahën fuqishëm nga Shqiptarët, hemoragjia në vend që të pakësohej u shtua më shumë. Asnjë tampon nuk i vuri kësajë plage qeverisja e PD. Të mendoje vallë se të 28 000 kilometra katrorë ishin pak për të jetuar në to tre million shqiptarë?Nuk vërtetohet ky mendim. Pasuritë nëntokësore, pyjet, ujërat dhe bagëtia e Shqipërisë mund të jenë në nivele të tilla sa vende të tjera të Evropës mund t’i kenë zili. Shqipëria zë një nga vendet e para në botë për prodhimin e kromit, është shumë e pasur në

bakër dhe derivatet, deri te ari, ka qymyrguri jo aq të cilësisë së lartë, porn ë sasira të tilla sa mund t’I shërbej ekonomisë. Male të tëra të hekur-nikelit, pasi u shfrytëzuan 40 vjet,madje u gjetën të vlefshëm edhe nga specialistët e huaj evropianolindorë që punonin në to qysh në vitet ’50) tani flenë përsëri në ekzistencën e tyre miliona vjecare. Nafta është një bilanc ende I papërfunduar. Nga një vend që gjysmëshekulli më parë mburrej vetëm me Selenicën dhe me tri puse nafte në Kucovë, hapi hapësiara të tilla për pasuritë e tijë sa sot nuk I di më ku I ka. Ose u lanë të humbisnin. Miniera të tëra u braktisën duke flakur tej jo vetëm të ardhurat kombëtare , por imedialisht mijëra punëtorë në rrugë të madhe. Të dhënat e fundit të shtypit flasin për shitjen e një kompanie gjermane të të gjithë masivit krombajtës Bulqizë-Batër, etj me një vlerë vetëm për 3,5 milionë

dollarë, kur disa vjet më parë Bulqiza realizonte një fitim neto prej 60 000 000 lënia në mëshirë të fatit të shërbimeve gjeologjike, doemos të huajt do të evidentonin tani se Bulqiza është një kon të së cilës i është prerë vetëm maja, ndëërsa bazamenti nuk dihet se ku shkon. Ky konkluzion shkencor nuk është i panjohur. U mbyll e gjithë industria mekanike. Mijëra torno e makina të tjera metalprerëse ose u lanë t’I hajë ndryshku , ose u shkatërruan për tu shitur në Mal të Zi për mbeturina hekuri. U mbyll uzina moderne e azotikut në Fier për ti lënë vendin një firme të dyshimtë amerikane të sillte plehëra kimike në vend Fat patën vetëm ca fabrika këpucësh e konfeksionesh të cilët i mbajtën shoqëri të huaja jo fort të fuqishme me të cilat ‘mëshiruan”disa dhjetëra punëtorë. U shkatërrua flota detare dhe ajo e peshkimit. Portet ranë nën peshën e ndihmave të huaja ose të gurit të

blertë. Qeveritë shqiptare të pas ’92 mburren se bënë zot të tokës “fermerët ,(emër që në dukje të emocionon sepse ndodhet afër fjalës së huaj “fermë”, afro 800 mijë familje, thotë PD, por shumica e emigrantëve janë nga kjo kategori “të pasuruarish”. Që të mos jemi të padrejtë, ekonomia shqiptare e centralizuar kishte pasur edhe shumë skarcistë të cilat nuk mund të mbaheshin më. Shteti nuk mund të vazhdonte të financonte ca mikropunishte të cilat prodhonin me kosto tpër të lartë dhe nuk mund ti privatizonte askush. Nuk mund të bëhej fjalë për mbajtjen e një uzine metalike në Gjirokastër e cila prodhonte kamineto, cadra, lugë e pirunj, apo rubineta, kur në tregun e huaj atom und t’i blije shumë lirë. Nuk mund të mbahej një uzinë si soda kaustike e Vlorës e cila më shumë helmonte detin dhe ambjentin se sa prodhonte gjë. Nuk mund të mbahej kombinati i tekstileve në Tiranë me një

teknologji tejet të vjetër, por mund të ripërtërihej kombinati I Beratit. Nuk mund të mbahej pellgu qymyrgur i Tiranës me kushte tepër të vështira shfrytëzimi dhe em qymyre me fuqi kalorifike në nivele minimale. Por mund të mbahej Memaliaj, mborje–Drenova, etj…Nuk mund të mbaheshin ndërmarrje fantazmë që nuk prodhonin asgjë dhe që ishin ngritur vetëm për t’u dhënë njerëzve nga një copë bukë të thatë. I gjithë ky proces i ndërlikuar u la në dorë të ekonomistëve të paaftë apo në rastin më të keq, në dorë të idhtarëve

të partisë në pushtet . Segmente të tilla të krenarisë kombëtare si ushtria, marina luftarake, aviacioni apo edhe shërbime secrete, u deformuan aq sat ë mos njiheshin , Ky nivel zero, sic u trumbetua, nuk kishte se sit ë mos prodhonte atë “shtesë” të gjysmëmilioni njerëzish të cilët morën arratinë, por kjo do të ishte më e vogla fatkeqësi. Po të mundeshin do të largoheshion nga Shqipëria, sepse ‘nuk I mban” vendi, edhe një milionë të tjerë. Pas shtatë vjetësh të rendit të ri ekonomik, asnjë millimeter nuk e kanë zmbrapsur shqiptarët dëshirën e tyre për t’u larguar. Dhe kur u pa se asgjë nuk lëvizi nga vendi për pesë vitet e qeverisjes së PD, përvec disa qindra kioskave të cilat të kujtonin fillimin e kapitalizmit evropian të shekullit XVIII-të, apo të tregëtisë së pistë të tregjeve ne mes të baltës e pluhurit, atëherë kur sistemi demokratik nisi të jhajë kundërshtarët e

vet politikë e t’I k onsiderojë armiq, kur politika ekonomiike ia la vendin ekonomisë politike, kur shteti hidhte hapat drejt diktaturës neokomuniste, ndërsa ngjante me liberalizimin e skajshëm, kur cdo gjë mund të vidhej e të shitej, atëherë u shpikën …SKEMAT PIRAMIDALE ,një iluzion që,o zotzgjati sa për të shkatërruar mijëra e mijëra emigrantë dhe të jhajë kokën e vet shteti shqiptar. Kaosi që solli shembja e Piramidave në Shqipëri do të analizohet shumë gjerë në të ardhmen . Ato jo vetëm sollën varfërim të tejskajshëm, por afruan vdekjen në cdo familje të cilat flinin me armë nën jastik…Ja pse vazhdojnë të rrjedhin lumenjë lotësh…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora