E marte, 30.04.2024, 08:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Aristotel Mici: Himni i flamurit - Simbol mbar?komb?tar

E shtune, 27.03.2010, 12:23 PM


HIMNI  I FLAMURIT - SIMBOL MBAREKOMBETAR

 

(Me rastin e 101 vjetorit)

 

ARISTOTEL MICI

Shkrimtar

 

Fjala himn vjen nga lashtesia e antikitetit grek dhe ka te beje me nje lloj te poezise se kenduar, pra te  poezise melike. Kjo lloj  poezije shkruhej e kendohej  per glorifikimin e nje perendije, te nje personaliteti, a po te nje ngarjeje te madherishme, qe me kalimin e kohes kthehej ne simbol.  Pak a shume kete kuptim e perdorim  kane poezite himne edhe sot. Edhe himni I Flamurit tone  Kombetar kete qellim ka pasur  dhe ka: te hymnizoje  Flamurin, simbolin e unitetit kombetar nder shekuj. Qe nje lumturi dhe nje gezim  mbarekombetar, qe ngritja e Flamurit tone kombetar, me 28 Nentor 1912, u shoqerua me hymnin e tij. Po, ku e gjeten dhe si e gjeten  perfaqesuesit e gjithe trevave te Shqiperise kete Hymn per ta  shoqeruar ngritjen e Flamurit  Kombetar?

 

  Pergjigjen me te mire per kete pyetje dhe mendimin me te plote e te sakte per zanafillen e Himnit te Flamurit e ka dhene Doktor Lasgush Poradeci, liriku i madh i poezise shqiptare, “Princi i pozise” si e quanin shume bashkekohes. Ashtu sic deshmon ky personalitet ne studimin e tij monografik, “Himni i Flamurit dhe  Gjeneza e Tij”, dalja e ketij                                                                                                                                                                                               Himni  eshte e lidhur ngushte me krijimin e grupit te kengetareve shqiptare te mergimit ne Bukuresht. “Prej gjirit te  ketij grupi mori lindjen  Himni Kombetar i shqiptareve, me fjalet e te cilit ne goje luftonin cetat kryengritese dhe vdisnin deshmoret e Lirise. Ai u shenjterua kesisoj  jo vetem si Kenga e luftetareve, po u be edhe himni I gjithe Shqiperise, himni I shtetit shqiptar te ngritur me therorira  qindvjecare. Edhe tashti ai eshte si ne diten me te pare te lindjes se tij lartesonjese, i mbushur me hijen e rende  te burrerise, te betimit dhe te beses se dhene shqiptare- Me poshte poeti pyet dhe pergjigjet vete: - Si doli kjo kenge  e kombit kaq e perhapur dhe kaq e pelqyer?- Doli, ashtu vetiu- pergjigjet ai,-  aq spontane eshte gjeneza e saj, sa i natyrshem dhe krejt i  vetekuptimshem ishte malli per atdhe, qe beri te mundur krijimin e korit, qe u themelua ne Bukursht nga fundi i vitit 1907” (L.Poradeci-Vepra Letrare, f.357, Tirane,1990)

 

Ne nje nga ditet pas themelimit te Korit te  Kolonise Shqiptare  te Bukureshtit u paraqit midis kengetareve Asdreni, i cili  kishte sjelle me vete  poezine per  himnin me titull: ”Rreth Flamurit te Perbashkuar”. Nuk pershkruhet dot  hovi i zjarrshem  i zemrave, me te cilat u prit ky lajm  i bukur. Ishte pranvera e vitit 1908. Ne kete kohe ne gjirin e Kolonise se Bukureshtit ndodhej edhe poeti shkodran Hile Mosi, i cili u ngarkua nga kolonia  per ta shpene Himnin ne Shqiperi. Dergimi i  Himnit  ne Atdhe me ane te Hile Mosit  qe nje ngjarje fatmire per ceshtjen kombetare, pasi ai kish talent muzikor dhe aftesine per te  fituar  simpathine e njerzeve qe do ta perhapnin.

 

Dhe fjalet e Himnit  Hile Mosi i pelqente teresisht, shkruan Lasgushi: “Asdreni  atyre u  ka dhene mjafte shkendija nga shpirti kryengrites “- thoshte ai. Keshtu Himni, duke filluar nga Korca, u perhap ne te gjithe  Shqiperine.     (L.Poradeci-Vepra Letrare,f.370)

 

Dhe tani, mbas njeqind vjetesh, ne  behemi kurioze te dime se si  kjo kenge u shpernda ne gjithe Atdheun, ne nje kohe kur nuk kish radio, television dhe mjete te shpejta komunikimi, kur shkollat numeroheshin me gishtat e dores. Po edhe kete deshire na e sqaron Lasgushi i Madh, po aty, kur shkruan: ”Dhe ne se Himni u perhap ne te gjithe  Shqiperine, duke zoteruar zemrat shqiptare, kjo ngjau se populli e gjeti te pelqyer; vete e deshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajten dhe frymen, vete  populli e shenjteroi....Ashtu u be Shqiperia me Himnin e saj Kombetar..”

 

Ne studimin  e tij per  Himnin Lasgush Poradeci ka formuluar fjalet me te bukura permes nje entuziazmi patriotik dhe nje analize estetike te qelluar aq mire: ”Kjo nuk eshte pervecse fryme shqiptare prej  jetes se pavdekur  te Rilindjes  Shqiptare, qe eshte  heroizmi  romantik i ngjalljes se Atdheut. Fryme e futur me shume thjeshtesi, me shume mjeshteri, me shume bukuri ne cdo fjale, dhe ne cdo shprehje, dhe ne cdo  varg , dhe ne cdo strofe te Himnit.Titulli qe i ka vene  himnit  Asdreni eshte nje  koncept dhe nje akt etnikerisht shqiptar.”

 

Dhe keshtu, qe nga viti 1908 e ketej, ne  gjithe veprimtarite patriotike, kulturore, sporive  e shkollore, sa here ngrihej Flamuri, shoqerohej me  kengen e tij, me Himnin Kombetar.  Jane  mbushur 102 vjet qysh kur shqiptaret, brenda e jashte Atdheut, kendojne me veneracion kete Kenge te  shenjte “Rreth Flamurit te Bashkuaer”,dhe e kane bere ashtu pjese te ndergjegjes se tyre. Ne kete menyre, kenga e Flamurit, Himni, prej disa gjeneratash, u kthye ne simbol mbarekombetar, per gjithe shqiptaret kudo qe jane.

 

Studijuesi Vasil Tole ne numrin  jubilar te gazetes Illyria, me 28  Nentor,2003, f.25, lidhur me sa me siper, ka shkruar nje artikull intresant me titull:Asdreni eshte autori i tekstit te Himnit te Flamurit .Detajet qe sjell autori  me ane te ketij shkrimi kane nje vlere te jashtezakonshme per gjenezen e Himnit te Flamurit si edhe rolin e ketij Himni per te mbajtur gjalle ndjenjen e shqiptarizmes.Duke  shkruar  per Himnin, V.Tole citon Lasgushin qe konfirmonte ne studimin e tij realist se me kete himn  “luftuan cetat e kryengritjes  qe ishin neper gjithe viset e Atdheut, dhe vdiqen  vdekjen e embel deshmoret e lirise.Me te u ngrit flamuri ne Vlore”. Me pak fjale, ngritja e Flamurit nen tingujt dhe fjalet e “Betimit  mbi Flamur” ishin vetem nje akt formal nga ana e Ismail Bej Qemalit per ta njohur kete  kenge tash e tutje, si kengen tone kombetare. Se dyti, shkruhet ne kete artikull, lidhur me fjalet e Himnit, duhet thene se  ne asnje vend te botes nuk gjejme nje  himn kombetar, i cili t`i kushtohet po nje simboli tjeter kombetar sic eshte flamuri, dhe qe te dy se bashku t`i kushtohen atdheut.”

 

Qysh ne vargun e pare te Himnit Asdreni jep kushtrimin per bashkimin kombetar rreth Flamurit, simbolit te unitetit, para te cilit te betohemi dhe te japim besen per  shpetimin e  Atdheut dhe te kombit. Kjo parulle do te ishte aq aktuale  per gjithe nje shekull edhe per sot. Kjo thirrje  patetike e poetit ishte vazhdim i  jehones  se Rilindjes:

 

            Rreth flamurit te perbashkuar

 

            Me nje deshir`me nje qellim,

 

            Te gjithe atij duk` ju betuar

 

            Te lidhim besen per shpetim.

 

Ne artikullin e tij  studjuesi Vasil Tole sjell edhe hollesi qe tregojne per gjallerine qe i dha jetes politike dhe gjithe veprimtarive kulturore kendimi ne menyre korale i Himnit: “Ne ceremonine e shpalljes se  Pavaresise, me 28 Nentor 1912, ne qytetin e Vlores,  Himni Kombetar u kendua nga te gjithe delegatet, ku ne sy binin delegatet e shoqerise shqiptare te Bukureshtit, Dhimiter Zografi,Dhimiter Mborja,Dhimiter Berati; delegatet e Korces:Thanas Floqi, Spiridon Ilo dhe P. Mborja; si dhe artisti Murat Toptani, delegat i Tiranes. Ne pervjetorin e pare te shpalljes se pavaresise, me 28 Nentor 1913, mberrin ne qytetin e Vlores orkestra frymore e qytetit te Shkodres “Daulla” e drejtuar nga Frano Ndoja. Nder te tjera, ne koncert, ne publik interpretohet Himni i Flamurit. Ne shkurt te vitit 1919, tingujt e Himnit te Flamurit percjellin per ne shtepine e fundit, ne varrezat e Kanines, Ismail Qemalin, plakun e shenjte te Vlores,  i cili me aktin e shpalljes se pavaresise, u be edhe bekuesi i kenges sone kombetare. Ne Luften e Vlores te vitit 1920, festa e fitimtareve u kremtua nen tingujt  e Himnit te Flamurit dhe kenges Vlora-Vlora me poezi te  Ali Asllanit dhe muzike te Th.Nashit”.

 

Nder kohe, gjat ketyre  me shume se 100 vjeteve ka pasur edhe zera, te cilet nuk e kane mbeshtetur Himnin Kombetar “Rreth Flamurit te Perbashkuar”. Mospranimi i tyre vinte nga shkaku se  autori i muzikes eshte  nje kompzitor i huaj dhe keshtu sipas tyre prekej  origjinaliteti shqiptar. Megjithate keto zera qene  shuar si flake kashte. Ne vazhde te kesaj ideje, vjetet e fundit doli edhe nja artikull tjeter i shkruar nga  Prof. R. Sokoli  ne gazeten “Illyria”, 5 shtator,2006,  me titull  “Gjeneza e Himnit te Flamurit“. Ne kete artikull autori  shkon edhe me tutje ne mospranimin e Himnit Kombetar te Flamurit. Sipas autorit te  ketij shkrimi, ky Himn nuk  paska  as tekstin e poezise me origjine shqiptare.Dhe keshtu, sipas tij, “a duhet te pranojme nje  himn kombetar teresisht te huazuar?”. Deduksioni del vetiu se Asdreni  nuk e paska pase te tijen kete poezi, per rrjedhoje , poezia “Rreth  Flamurit te Perbashkuar” qenka nje plagjiature, te cilen Aasdreni nuk duhej ta perfshinte ne vellimin e tij te dyte “Enderra dhe lote”.  Nisur nga ky deduksion edhe studjuesit e vepres se Asdrenit, botuesit  e kritiket letrare duhej t`ia kishin thene me kohe  lexuesit kete fakt, kete mungese origjinaliteti te kesaj poezie. Po ta besojme qind per qind deduksionin e nxjerre nga  artikulli i zotit R. Sokoli, se himni nuk ka as tekstin e poezise me autoresi shqiptare, atehere  edhe mendimet e L. Poradecit per spontaneitetin e poezise se  Himnit Kombetar si dhe gjithe vlerat e saj, nuk qenkan per t`u besuar. As deklarimi i Hile Mosit qe “fjalet e poezise se  Himnit i pelqente shume dhe se Asdreni atyre u ka dhene  mjaft shkendia nga shpirti kryengrites” nuk duhet marre ne konsiderate.

 

I  prirur nga ideja e injorimit te  Himnit te Flamurit, autori i artikullit  futet thelle ne kohe, germon ne histori, qe te vertetoje se  “motivi i ketij  himni i ka prindet  nder disa balada kaloresiake te hershme”, pertej kohes moldavo-rumune te kompozitorit  Ciprion Porumbesku, pertej dinastise se Habsburgve te Austro-Hungarise, me tutje shekullit te XV. Pastaj, pasi e shkurorezon anen muzikore te Himnit, ai  perpiqet t`i heqe autoresine shqiptare  tekstit, poezise se Asdrenit, “Rreth Flamurit te Perbashkuar”, duke e ballafaquar ate me nje poezi te poetit Bersani, nga e cila  poezi Asdreni eshte ndikuar ne ide.

 

Po dhe ne  eshte ndikuar nga ide patriotike dhe liridashese poeti Asdren, nuk ka bere ndonje mekat. Fundja,  ndikimet dhe  komunikimet kulturore kane qene “ura” te progresit dhe civilizimit njerezor . Mbyllja ne vete ose veteizolimi ka qene ne cdo kohe regres. A nuk u ndikua nga mithologjia letersia antike greke? A nuk u mbeshtet  letersia e vjeter  romake te modelet e letersise se Greqise  Antike. A nuk u ndikua romantizmi i vendeve ballkanike  nga romantizmi evropian? Atehere pse  t`ia mohojme kete mundesi poetit dhe patriotit Asdren, i cili ne kushte emigracioni ishte aq i perkushtuar per  pavaresine Atdheut, per Flamurin e Shqiperise dhe Himnin  e tij. Stjuduesit e latinishtes, sa here komentojne Virgjilin, vene re pika perngjasimi midis Eneides dhe poemave homerike. Po ata nuk e bejne kete analize per te minimizuar  vlerat poetike  te Virgjilit, po per te pohuar se, si nje talent i shquar, ai mbeshtetej edhe te nje pararendes i madh. Per analogji, atehere, pse ne, shqiptaret,  u dashka te bejme te kunderten, per nje poezi te Asdrenit, qe eshte  aq e ngulitur ne traditen tone. 

 

Sa here lexojme dhe studiojme vepren letrare te Naim Frasherit, shikojme me kanaqesi se ai si  poet i madh kombetar ka qene mbeshtetur te  kolose te letersise, si te Orientit dhe te Evropes. Disa vjet me pare, ne revisten “Universi” ne Tirane kam botuar nje ese per kete ceshtje, duke dashur te theksoja  se  “adhurimi  i poetit tone kombetar ndaj Homerit bie ne sy jo vetem ne parapelqimet  per idete humane dhe figurat  madhore te artit te tij, po edhe te vleresimi i detajeve si dhe teknikave te vecanta krijuese, te imazheve epike e shembelltyrave te personifikimit. Le te sjellim ne mendje  fillimin e  “Iliades”, kur Homeri i drejtohet muzes Kaliope:  “O vashe kendo merine

 

                        E Aqileht  Kordhetarit.....”

 

Dhe, ja .... Naimi, si poet i frymezuar shkruan te strofa e pare e poemes  epike  “ Istori e Skenderbeut”:

 

Kendo engjell urtesine

 

 e gjithe  miresite,

 

Skendebene e trimerine,

 

Qe i dha Shqiperise drite                                      

 

 Lexojme “Bageti e Bujqesine” dhe na vjen ne mendje titulli i poemes se Virgjilt ”Gjeorgjiket dhe Bukoliket”. Madje edhe pershtatjet nga fabulat e Ezopit ne na duket se jane krejt te Naim Frasherit, sepse i pershtati  mjeshterisht, duke i kthyer ne vlera edukative per femijet e kombit tone. Dhe ne i themi keto per ta lartesuar figuren  poetit. Pse te mos arsyetojme keshtu edhe per Asdrenin. Pse t`i mohojme atij shpirtin krijues dhe frymezimin patriotik me aq shume dashuri per kombin,  Atdheun dhe Flamurin?!Atehere pse  te mos mendojme se edhe Asdreni ka pase  parapelqimet e tij ne  lemin poezise!?

 

Tek shikon shprehjen metaforike te prof. Sokolit  se ai do te zbuloje prindet e himnit nder disa balada kaloresiake, te vjen ne mendje puna  kerkuese e shekspirologeve, te cilet me kete ane e matane Atlantikut anglofone, studiojne veprat e Shekspirit, duke  gjetur prinderit si edhe gjysherit e subjekteve te tij. Ata shkojne ne Verona te Italise, futen ne shtepine muze te Zhuljetes, dalin ne fotografi me skulpturen e mermerte te saj dhe pastaj  nisen ne lindje te Verones, ca kilometra me tutje, ne Montekio Maxhiore, ku ndodhet keshtjella e Romeos e kthyer ne pike turistike. Atje, duke pire kafe, ata “ shikojne ne muret e godines se lashte portretin e shkrimtarit italian A. Da Porto, i cili pati fatin i pari ta bente publike dashurine tragjike te dy te rinjve te Verones me novelen e tij ne vitin 1531. Pastaj  u vene syte te shkrimtari veronez Matteo Bandello, qe pak me vone, ne 1554, botoi nje tjeter novele me te njejtin subjekt. Dhe ja, ne vendin e trete me te dukshem “Romeo e Zhulieta” e Shekspirit gjenial, botuar me 1596.”  (sipas “The Story of Romeo and Juljet”f. 58 nga Storti Edizioni-Venezia).  Keshtu,  po te flasim me metaforen  e zotit R. Sokoli, ata, shekspirologet, gjeten gjyshin, atin dhe birin e tragjedise se Shekspirit “Romeo e Zhuljeta”,  por ata nuk kane thene kurre, qe kjo veper e Shekspirit  nuk eshte origjinale, nuk kane shkruar kurre qe Shekspiri eshte nje pershtates, sepse ata  nuk vuajne nga purizmi  i ngushte nacional, qe eshte aq i ndjeshem ne psikologjine ballkanike. Keshtu arsyetojme ne edhe per disa vepra te tjera te Shekspirit, te cilat shekuj  te shkuar qene trajtuar nga autore te tjere  para tij, sic jane: Hamleti (Princi i Danimarkes), Othello, Tregtari i Venetikut. Pavaresisht nga gjysherit dhe prinderit e motiveve te tyre, lexuesit e gjithe kontinenteve ato i njohin si vepra te Shekspirit.Askush deri me sot nuk ka guxuar te vertetoje se atyre u mungon origjinaliteti. Atehere pse  t`i mohojme Asdrenit origjinalitetin dhe autoresine  e poezise ”Rreth Flamurit te Perbashkuar”?

 

Per analogji te menduari per kete rast po permendim nje kenge amerikane me titull Janki Dudle (Yankee Doodle). Ne fillim ajo ish nje kenge  angleze qe u fut ne Amerike nga ushtaret kolonizatore britanike ne vitin 1775 dhe u degjua ne betejen e Lexingtonit, e cila qe preludi i Revolutionit American dhe i luftes per pavaresine e Amerikes. “Pak me vone, nje student i  Kolegjit Harvard, Edward  Bangs, e rishkroi tekstin e kenges duke ia pershtatur  kohes se Revolucionit Amerikan.”(nga Jerri Silverman “Songs and Stories” f.29)

 

 Pavarsisht nga melodia me autor anglez, ajo njihet si kenge amerikane. Per me teper, sic thote Enciklopedia – Wikipedia, ajo kenge ne radio eshte nje sinonim i Shteteve te Bashkuara. Radioja “Zeri i Amerikes” fillon me sinjale  nga melodia e  kenges “Janki Dudle”. Per me shume akoma kjo  kenge  eshte  dhe Himni  i nje shtetit te  Amerikes, te Konektikut. Ja, pra edhe  kesaj here kemi nje himn me melodi te huazuar. Po asnje amerikan  nuk e shtron problemin e mungeses se origjinalitetit per kete kenge aq popullore ne Amerike. Se pari se ajo kenge u be nje nga simbolet e luftes per lirine e Amerikes. Dhe se dyti, studjuesit Amerikane  vlerat kulturore nuk i gjykojne  nga kendi i purizmit nacional. Edhe ky shembull flet per ate  qe Himni yne Kombetar nuk duhet injoruar.

 

Ne pjesen e fundit te artikullit te siperpermendur, Prof. Sokoli  tregon disa raste himnesh kombetare te disa vendeve te botes te kompozuar nga autore te huaj, per shembull, “himni zyrtar i Spanjes  ka qene i kompozuar nga nje autor anonim gjerman, himnin e SHBA e ka kompozuar nje autor anglez, himni i Bolivise eshte kompozuar  me 1845 nga italiani Bente Vincenti, himni kombetar  portugez  shtjellohet porsi ariet e vjetra italiane”, keshtu, ne artikull autori permend edhe shembuj te tjere himnesh me  muzike te huajtur, dhe me gjithate, kombet e ketyre vendeve nuk tremben nga huazimi. Ata i ruajne, ashtu, hymnet e tyre si simbole kombetare. Kurse ne , shqiptaret , sipas prof. Sokolit  duhet te gjykjome ndryshe, “me qe vete sedra kombetare (fjale te  profesorit) kerkon qe te mos te perfaqesohemi me nje krijim te huazuar”.

 

Duke marre shkas nga citimi qe  prof. Sokoli i ben Himnit te SHBA, do te ishte mire te shkruanim sado pak ca fjale lidhur me historine  ketij  himni. Sic tregon ne librin e saj  Deborah Kent: “Me 13 shtator 1814 flota britanike nisi  nga Atlantiku sulmin me artileri te dendur drejt portit Fort McHenry ne Gjirin Chesapik. Rreth 1800 bomba flakerine per gjithe naten mbi ate qyteteze. Francis Scott Key e perjetoi me ankth ate nate heroike me gjemimin  e panderprere te bombave. Me padurim priste te gdhinte dita. Ne agim, kur po vegonte pak drite, nisi te verente me dylbi. Ai u lumturua,kur arriti te shikonte se Flamuri Amerikan qendronte larte ne fortese dhe valvitej i vezulluar nga yjet. Ate moment ai ndjeu nje gezim te papermbajtur dhe nje frymezim i buroi nga zemra dhe shkroi pozine :The Star-Spangled Banner (Ylli Vezulloi Flamurin). Tek shkruante ate poezi, Frencis  Scott Key-in e pushtoi  deshira qe edhe ta kendonte. Po ku ta gjente ne zjarrin e betejes muziken a po kompozitorin?... Ashtu, vetiu i lindi ideja ta shoqeronte me nje melodi te njohur te kenges “To Anacreon in Heaven ”(Per Anakreontin ne Parajse), e kompozuar nga  nje muzikant anglez  John Stafford Smith. Kjo kenge qe bere popullore si ne Angli dhe neAmerike. Poezia e F.S. Key-it e shoqeruar me melodine angleze u gjet shume e pelqyer nga publiku Amerikan. Goje me goje ajo u perhap ne te gjithe SHBA. Ne menyre te vetvetishme ajo u kendua nga populli amerikan prej vitit  1814  e deri  me 1931. Ate kohe Presidenti Herbert Hoover (Huver), me 3 Mars-1931, firmosi ligjin  qe kenga “The Star- Spangled Banner” te behej Himni  kombetar i SHBA.”(sipas Deborah Kent “The Star- Spangled the Banner” f. 22).

 

            E sollem pare lexuesit kete episod  nga libri i studjueses amerikane per te  pohuar se fakti qe permend Prof. Sokoli se Himni Amerikan  eshte bere nga nje autor i huaj eshte i verterte. Po aq sa eshte e vertete qe amerikanet nuk  ankohen per huazim lidhur me melodine e Himnit te tyre. Per me teper, kjo ide e tolerances amerikane duket te  Statuja e Lirise, e cila ngrihet madheshtore ne ishullin Ellis si nje hyjneshe e mrekullise para New Yorkut marramendes. ”Per shume njerez  ne te gjithe boten Statuja e Lirise eshte nje simbol i lirise dhe i Shteteve te Bashkuar.Por ideja per kete Statuje te Lirise nuk ka lindur  ne Shtetet e Bashkuara.”( nga  Anne Hemstead ”The Statue of Liberty” f.5). Skulptori qe e ka  ideuar dhe krijuar kete statuje eshte francezi Frederik August Bartholdi. Duke qene se statuja do te kishte permasa gjigante autori i saj bashkepunoi me ingjinierin e famshem francez, arkitektin Aleksander Gustav  Eifel. Pra kemi dy autore te  huaj qe realizojne  nje skulpture gjigande,simbolin e lirise dhe demokracise amerikane, dhe, asnje amerikan nuk ka thene qe “sedra jone kombetare kerkon qe te mos perfaqesohemi me nje krijim te  huazuar”, ashtu si ka shkruar  profesori yne ne artikullin e tij.

 

            Ne te kaluaren, para Luftes se Dyte Boterore, sapo shfaqej ndonje mendim per ta ndryshuar Himnin e Flamurit, shtypi patriot perparimtar reagonte ne menyre kunndershtuese. Kur u duk nje iniciative e tille aty nga fundi  i viteve `30 te shekullit te kaluar, revista “Perpjekja Shqiptare”, shkruante: ”Himni i Flamurit nuk mund te ndryshohet, sepse Hymni i Flamurit ashtu sic eshte sot, u be prone e kombit.Iu fut ne gjak”

 

Me nje fjale Himni i Flamurit Kombetar ka marre pagezimin  historik me vete. Ai u kendua ne menyre masive para se te behej fakt zyrtar ne Kuvendin  historik  te Vlores me  28 Nentor 1912. Nje himn tjeter i ri nuk do t`i kishte ato efekte emocionale dhe ate fryme patriotike qe kerkonte ideja e bashkimit kombetar. Per kete arsye gazeta “Java” ne  gusht te vitit 1937, theksonte ”Nje here behet himni. Prandaj ne jemit  te mendimit te mos ndryshohet, se historia nuk ndryshohet”.Po kjo gazete, dy numra me vone, do te mbronte perseri idene e mosndryshimit te ketij  himni ”sepse ka rrenje te thelle ne zemrat shqiptare dhe keto zemra do te ndjejne dhimbjen me te madhe kur te lendohen e te shkulen ato rrenje.”

 

Po ne muajin gusht  1937 dhe “Gazeta Korca”,  me numrin e saj 23, do t`i dilte ne mbrojtje Himnit Kombetar te Flamurit:”Hymni yne i vjeter i flamurit duhet te mbetet si kujtim historik edhe si simbol i luftrave per liri. Asnje himn tjeter nuk mund ta zere vendin e tij, duke hyre ne shpirtin e popullit, si ka hyre marshi “Rreth flamurit”.

 

Gjat kohes se mbreterimit te Ahmet Zogut, me gjithe diskutimet e zhvilluara per kete ceshtje, mbi Himnin e Flamurit nuk u vu dore, nuk guxoi ta prekte kush. Po ai u cenua ne vitet e diktatures  komuniste. Administrata moniste, e prirur nga sllogani i Enver Hoxhes se “ne ideollogji nuk mund t`i bejme leshime vargut dhe fese”, fshiu nga Himni strofen, qe ka fjalen “Zot”. Lidhur me kete dhunim te Himnit Kombetar, me te drejte poeti Agim Shehu reagon, kur shkruan: “Hymni i Asdrenit pohon, po me fryme perendie, te verteten e historise dhene si fat perjetesie per Shqiperine: Se Zoti vete e tha me goje/ qe kombe shuhen permbi dhe/ po Shqiperia do te rroje... Shteti komunist qe nuk e  pelqente kete profesi  hyjnore e fshiu kete strofe nga syte e shqipetareve”.( ILLYRIA- 28 Nentor-2003).  Po ky cenim i Himnit qe i perkoheshem. Me ardhjen e demokracise gjithe kombi, brenda kufijve shteterore si edhe jashte  Atdheut, kudo qe ndodhet, e  kendon  ate te plote me mall e deshirim. Me kete rast, eshte per t`u  pershendetur nga te gjithe  shqiptaret ideja qe dita e mesimit ne shkolle te filloje me Himnin e Flamurit. 

 

Nga verejtjet, qe mund t`i jene bere Himnit Kombetar, me e renda dhe me e pahijeshme eshte kejo e fundit, e  zotitR. Sokoli, i cili ka guxuar  ta krahasoje  Himnin  e Flamurit  me  shpaten e Liktorit dhe yllin pesecepesh. Kjo analogji te menduari nuk qendron, sepse, sic dihet, shpaten e Liktorit e vendosi diktatura fashiste, ndersa yllin me pese cepa e vendosi diktatura komuniste. Ato shenja te huaja nuk  u vendosen nga populli, sepse ne diktature nuk pyetet populli. Kurse Himnin e Flamurit, si e pame dhe me siper ne kete trajtese, e zgjodhen vete shqiptaret. Pasi e kendoi Kolonia Shqiptare e Bukureshtit,  Himni erdhi ne Korce e ne te gjithe Shqiperine. Dhe, kur qe kenduar kater vjet me radhe, u fut ne Kuvendin historik te Vlores. U kendua e u firmos nga delegatet e kuvendit mbarekombetar me ne krye Ismail Qemal Bej Vlora. U bekua dhe u shenjterua prej Tij.

 

 Duke shoqeruar ngritjen e Flamurit me 28 Nentor 1912, Himni i Flamurit eshte  bere qysh ne ate kohe nje fakt historik, nje simbol  mbarekombetar. Asnje hymn tjeter, sa do i persosur te jete nuk mund ta zevendesoje ate. Prandaj, ne cdo pervjetor te tij, edhe ne cdo ngjarje lkombetare, gjithe shqiptaret kudo qe jane, te tregojne dashuri  dhe nder edhe ta lartesojne kete Hymn  per frymen e tij te shqiptarizmes dhe te bashkimit kombtar.

 

 

Bibliografi

 

L. Poradeci: Vepra  Letrare, Shtepia bottuese “N. Frasheri”-Tirane 1990.

 

A. Shehu:  “Illyria”, 28  Nentor,2003.

 

Anne Hemsted: “The Statue of  Liberty”, Heinemann-Chicago,2006, f. 5.                                                                                             

 

A. Mici: “Adhurimi i N. Frasherit per Homerin”, Revista “Universi”-Botimet “Toena”,Tirane, 1997.

 

Deborah Kent: “The Star – Spangled the Banner”, Chicago – 1955, f. 22.

 

Gazeta “Java”, gusht 1937.

 

Gazeta e Korces, gusht 1937.

 

Jerri (Jerry) Silverman: “Songs and Stories”, by Millbrook Press,    Brookfield, 1994, f.29.

 

R. Sokoli: “Illyria”, 5 shtator, 2006.

 

Storti Edizioni,” The Story of  Romeo and Juliet”,Venezia, 1998,f. 58.

 

V. Tole: “Illyria”, 28 Nentor,2003.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora