E marte, 30.04.2024, 07:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: "Dervish" Hasani?!

E shtune, 27.03.2010, 11:35 AM


"Dervish"  Hasani?!

 

Tregim i jetuar

 

Nga Përparim Hysi

 

E kish mbajtur Enver Hoxha atë fjalimin gjëmë të 6

shkurtit 1967:një fjalim si himn i së keqes që grishte rininë,me hir e

pahir,që të lëshoheshin me falanga kundër objketeve të kultit po se

po,po dhe më tej:edhe kundër atyre që shërbenin në këto kulte,si të

vjetëra,që pillnin reaksion kundër "sistemit të ndritur

socialist".Pra,pak a shumë,ky fjalim famëkeq qe si  ajo "Nata e Shën

Bartolomeut",mbi objektet e kultitdhe mbi njerëzit që shërbenin në

to.A nuk qenë me dhjetëra(siodomos nga kleri katolik)që përfunduan

nëpër burgje a ca  më keq:ndonjë syresh e dhe me vdekje,atje,në burg.

Por,pikërisht,kur kish shpërthyer kjo stihi komuniste që kish bekimin

e "Zeusit"(Enver Hoxhës),në Vërzhezhë të Skraparit(gjithmonë do të

ecte kundër rrymës),ish oficeri,Hasan Hysi,vetshpallet

"dervish";shkëput lidhjet me gruan e kalamanjtë dhe shkon e mbyllet në

teqe;Tanimë teqeja qe  e mbyllur,por "Dervish" Hasani e hapi "me

frymën e Zotit".Aty vuri një shpallje si "pormemorie" ku bënte të

ditur se kur kish dtiëpritje për besimtarët dhe sa për bukë e ujë,as

që donte t'ia dinte:kish bërë kontratë me Perëndinë dhe me këtë

dhe,sipas porosisë së Perëndisë,do vepronte këtej e tutje.Tentativën e

ndonjë plake a plaku për ta ndihmuar,e kthente mbrapshtë:"se kështu

kish urdhëruar ai,lart(vetëm i vëllai fshehurazi bënte furnizimin me

ushqiem dhe ujë).Domethënë,Zoti.

 

                 Lajmi,sidomos kur është i "keq"(se i keq dhe thagmë

konsiderohej,ky),vë krahë e merr fluturim dhe mbërriti deri tek ne ,në

Myzeqe.Ne,sado të largët,po kishim të bënim me Hasanin dhe mbaj mënd

që im  atë( i hanin brirët që të kishte shkak për të vizituar

kushërinjtë që kishim në Vërzhezhë të Skraparit),u nis.Një rrugë e dy

punë.- tha.Edhe çmallem me ata të atjeshmit,por do të takoj dhe

Hasanin.Do t'i bëj thirrje,të dalë se do marrë veten më qafë,po se

po,por dhe kalamaqërit dhe ca më tej akoma.Dhe shkoi.Kur u kthye,së

pari,unë e pyeta:-Hë,e takove Hasanin apo jo?Jo,-më tha,-Hazis(kështu

quhej im atë),ke ardhur pak me vonesë.Këtë javë,sipas porosisë që

kam,por dhe për tjetrën.nuk pres vizitorë.Është punë"hëne",Hazis,po ti

nuk merr vesh nga këto punë.E di që ke ardhur nga Fieri dhe malli më

ka marrë,po jam nënë urdhërat e "Atij Lart".Biseda bëhej,siç më tregoi

im atë,pa parë në fytyrë(ai nga brënda dhe im atë nga jashtë).Sado që

i fola(babai qe pak më i madh nga Hasani),po ëhë,vajti puna e tij.-

përfundoi me keqardhje im atë.Dëgjo,- i thashë,- Hasani është burrë

shumë i zgjuar.Unë e marr me mënd mirë,pse është mbyllur atje

ai.-Përse?-pyeti drejtpërdrejt ai.Duke u mbyllur brënda,duke u ndarë

nga gruaja dhe fëmijtë,do që familja(gruaja dhe fëmijtë)të ikë nga

Vërzhezha,kooperativë malore,e me të ardhura shumë të ulëta dhe të

kthehet tek prindërit që i ka në një sektor ferme në Lushnje.Në fermë

është ku e ku shumë më mirë jo vetëm me Vërzhezhën e Skraparit.por më

mirë se në çdo kooperativë bujqësore qoft dhe në Myzeqe.Ja,kini për

të parë,po nuk ndodhi kështu.Jo,mor biri i babait,as që shkulet nga

mekami i teqesë Hasani.

 

                           *     *    *

 

            Siç e shihni,sikur lëmshi u t'horrë gjatë dhe gati krijon

një mjjegull  për lexuesin.Kush qe ky "dervish "Hasani?Hasani luftoi

për çlirimin e vëndit dhe për trimëri u gradua oficer.Qe jo vetëm

oficer i zoti,po njeri punëtor i madh.Tek punonte për të ngritur një

shtëpi të tijën a të vëllait,duke prerë lëndë në pyll,befas humbet

koburen.Të humbisje armën në ato vite(qe pragviteve të

pasçlirimit),ishte punë me rrezik.Dhe nuk vonoi e ndëshkimi erdhi:e

zhveshën dhe e sollën në fshat.Më sakt:e kthyen në fis.Sa qenë

privat,ai shtyhej si shtyhej,po kur u ngrit kooperativa,për të qe një

kular,zverku i të cilit,nuk e mbante dot.Si burrë i zgjuar që qe,e

shihte kooperativën si një lak që sa vinte dhe i shtrëngonte fytin jo

vetëm atij,por dhe gjithë familjes.Dhe ditë e natë vetëm për një gjë e

vriste mëndjen:si të shpëtonte atij  laku.E,thoshte me vete, e ka

thurur mirë "gardhin" ky kukudhi i Gjirokastrës(nënkupto,Enver

Hoxhën).Dhe,kur askush nuk e priste,pa biseduar me asnjeri në

botë(vetëm me të vëllan:me atë e bëri dhe paktin),vëndosi:shpërtheu

derën e teqesë,u mbyll brënda,vari një promemorie dhe kaq.I dhanë e i

morën,miq dhe të afërm;fuksionarë të partisë dhe pushtetit në rreth,po

ëhë:as dilte me fytyrë;kthente gjithë ushqimet nga ata që e donin(më

ushqen Zoti!!!) dhe gjithandej:"u bë shënjt dhe s'ka.Ta shtrëngonin

forcërisht(nga ana politike qe i lidhur me partinë e pushtetin),s'para

shkonte.Pastaj në "ato ditë të takimeve" ai dinte të fliste vetëm për

Zotin e plotfuqishëm dhe,i zgjuar siç qe,ai e dinte se në mes atyre që

i vinin për vizitë,kishte dhe nga ata"balashët",që ç'merrnin prej

tij,drejt e në parti a në pushtet.Po e hante Hasani atë kokërr

ulliri.Tani ai nuk ishte më Hasan Hysi,po "dervish"Hasani.

 

                           *    *    *

              Pjesën e parë të qëllimit e  arriti.Gruaja  me kalamaqtë

ikën nga Vërzhezha dhe u ngulën në sektorin  e Plykut në

Lushnjë."Zuri" basubeja(lutja) e parë.Biseda me "Zotin" i dha frutet e

para.Edhe takimet me "besimtarët" xhëku i

rralloi:punë"hëne",domosdo!!!Epo ç'na polli groshi me këtë "dervish"

kur në gjithë  vëndin u bë batëridia:nuk mbeti as prift apo hoxhë -për

be.As kishë,as xhami,as manastir.Dhe në Manastirin e Ardenicës në

Lushnjë ku ka vënë kurorë Skënderbeu me Donikën,u futën për strehim

dhitë e kooperativës.Por,sidoqoftë,nuk shkonte kjo punë."Dervish" po

ku në Vërzhezhë në një nga fshatrat më të dëgjuar të Skraparit ku kish

patur internatë në kohë të Zogut.Në atë internatë patë mësuar as më

pak dhe as më shumë,po vet mallakastrioti Mehmet Shehu dhe shkolla e

Vërzhezzhës mbante emrin e tij.tani kryeministër.Ah,Hasan Hysi!Hasan

Hysi!Sa punë na hape!...

 

                           *       *       *

 

            Nga koha kur familja e "dervishit"(gruaja dhe fëmijtë)

ishin ngulur në atë sektorin e Plykut,kurse vet "dervish" Hasani,sipas

hënës,vazhdonte ato ritet fetare.kishte shkuar gati një vit..Kur tek

dera u dhanë dy të dërguar nga lart:nga Tirana.E sillin këtu,- qe

urdhëri.Dhe e sollën.E sistemuan në një hotel dhe të nesërmen e

thirrën në  Komitet qëndror të partisë.

Pashë,- më tregoi ai,-se kur dola nëpër Tiranë(se takimi në KQ,qe të

nesërmen),kur u ktheva,m'i kishin lëvizur ato pak "plaçka" që

kisha.Nja dy-tri libra fetare dhe ca fotografi nga të "Traikatit"

bektsashi siç ishte dhe vet.E kuptova që qenë nga ata"dora e

fshehtë"(sigurimit),thoshte me të qeshur.Të nesërmen më thirrën në një

zyrë.Më dhanë e më morën,që t'më futnin në lak(ish fjala për fjalimin

e 6  shkurtit të Enver Hoxhës),po e haja unë atë copë sapun për

djathë.-Dëgjoni,-u thashë,- unë për këtë vënd kam luftuar dhe sa për

Enver Hoxhën,ai "ka uratën e Zotit" pa komandon vëndin.Jo,-më tha,-

nuk e zunë dot fillin.U thashë komandon dhe jo udhëheq.Se tjetër të

komandosh dhe tjetër të udhëheqësh.Po atyre atje u binte zilja:veç tek

Enveri.Kur e kuptuan se unë nuk kisha gjë kundër tij,duket se kishin

marrë porosi,dhe më thanë:

-Dëgjo,a e heq mjekrrën ti dhe të mos kthehesh më në teqe(mekam),por

që sot të nisesh e të shkosh drejt e në Plyk,pranë familjes.Aq më

kishm marrë malli për fëmijtë,sa  desh u hodha përpjetë nga gëzimi.se

kush të linte të ikje nga Vërzhezha?Por,për të mos u dhënë të

kuptoj,se gjithë sa ndodhi,qe  vetëm e vetëm të  shpëtoja nga "kulari"

kooperativë,u them.

-Pas dy ditësh u kthej përgjigje.Se hëna ka ciklin e plotë.Dhe kështu

hoqa mjekrrën e dervishit dhe u ngula në fermë pranë gruas e fëmijëve.

 

                              *        *        *

 

             Kishte vjete në Plyk të Lushnjës dhe një natë erdhi si

mysafir tek ne në Mbrostar-Ura të Fierit ku  banoj unë.Im atë e kishte

patur për drekë dhe,me që unë rroja veçan,e mora për darkë.E doja

shumë se qe shumë i zgjuar.Aty,gjatë darkës,m'i tregoi këto ndodhi,por

portreti i këtij "dervishi" nuk do të ishte i plotë,pa treguar edhe ca

nodhi të tjera.

Tek bënim muhabet në shtëpinë time,pashë që nxori nga xhepi një orë

turke  me kapak"fafon".Jam qejfli i madh për orat e xhepit dhe ia mora

në dorë për ta  parë.Qe pordhim jashtëserie i markës"Demirelu" në

kujitm të presidentit të atëhershëm turk Sulejmam Demirulu.Ia kishim

dhënë gruas së  Hasanit nga të afërm të saj,pas një vizite në Turqi(se

nga biografia kush qe si Hasani!Hasani që,sado dervish,po "Enver

Hoxhën e donte?!!!").Mua më mbetën sytë sa tek prodhimi jashtëserie,po

aq dhe tek fusha e bukur dhe,qejfli i krisur siç dhe jam pas orëve të

xhepit,i them:-Dervish Hasani a i këmbejmë bashk sahatët?-Pa ta shoh

pak atë sahatin tënd?-më tha.I zgjata orën time,një"Glashut"

gjerman,nga më të mirat që qarkullonin në Shqipëri.E mori"Glashutin"

dhe,kur pa që nuk i rrnte mirë kapelja në këtë propzim timin,më

tha:-Jo.Jo.Se do të tallen shokët me ty.Ç'ne ky mësuesi me orëxhepi!

Jo vetëm ia dha të qeshurit me këtë shpoti,po shpejtoi ta fuste në

xhep "Demrelunë " e tij.Po ku mund t'ia hidhje atij "dervishi" si

Hasani.U shtrua edhe darka.Siç ndodh në gjithë shtëpitë tona,ime

shoqe,qe kujdesur që mikut,"Dervish"Hasanit t'i  hidhte dy thela,kurse

mua dhe time eti,nga një.Se kirzë qe për mish,si për të gjitha,aty

prag viteve tetëdhjetë.E keqja qe se  edhe thelat për mikun nuk qenë

njësoj:njëra pak më e madhe dhe tjetra më e vogël.Hasani hëngri vetëm

të voglën.Të madhen nuk e preku fare.

-Ore,Hasan,-foli im atë,- çfarë bën?Pse nuk e hëngre felën tjetër?Dhe

Hasani,si mbaroi së ngrëni, tha:-Dëgjo,or Hazis, aq më hahet mishi sa

tëng  ma bën mu në çaçkë të kokës për të.Po ku ta gjesh mishin se.Ajo

"qëne grua" imja,gjithmonë thelën e vogël më hedhe dhë më është bërë

huq:vetëm thelë të vogël ha,se kam frikë se mësohem pastaj dhe dua të

ha thelë të madhe.Këtë radhë qeshi dhe ime shoqe me këtë batutë që

shtinte shumë lart.Ja,i tillë qe  "dervish" Hasani.I thashë unë:-Ama

burrë i zoti u tregove,ua hjodhe që të ikej nga Vërzhezha.-Jo dhe aq i

zoti,- ma priti.-Si jo dhe aq?Ç'do bëje më?Ja,shkove në Plyk,pranë

familjes.Po jo,mor bir,ma ktheu jo pa shpoti:-Po pse nuk u thashë

atyre të Qëndrorit(nënkupto ata të partisë),që dua të rri në Tiranë.A

e zgjodhi Enevri Tiranën.Dhe unë po yty,Po Plykun unë.Dhe qeshi...

 

                          *      *       *

Epilog...

                  Erdhi demokracia.Ai u gëzua.Rierdhi tek unë,por im

atë  kish dy vjet që kish vdekur.Si gjithmonë,e  mbajta për darkë dhe

e pyeta seç do të bënte.Kam shkuar,- më tha në kryegjyshatë,-por unë

kam nome të tjera dhe ata të tjera.Unë kam mendimin që dhe "tarikati"

bektashi të krijojl familje(jo se më gjeti mua me familje),por

shpëtohet morali,- më tha.Po mezallah,se bien dakort.Unë kam atë

timen,- tha.

Pastaj u bë ca kohë që nuk erdhi më.Kur mora vesh që gjithë paratë e

pensionit i kish grumbulluar,dhe i investoi për të hapur rrugë për ne

teqenë e Kulmakut apo deri në Tomorr.Ç'them,nuk është sajesa ime,por

isha në Shqipëri,kur Televizioni Shqiptar dhe një kronikë:në qendër

vet Dervish Hasani(tani pa thonjëza) se ish me mjekërr dhe kronika e

vinte theksin në altruizmin e Dervish Hasanit:me kontributin e tiijn

finaciar kish hapur rrugën me dy korsi atje në ato qafa malesh për t'u

dhënë mëndësi besimtarëve që të kryenin  ritet fetare.Dhe nuk kish

bërë pak.Unë kam ikur nga Shqipëria qysh nga viti 2000 dhe nuk e di në

rron ky"dervish" kaq i çuditshëm,i zgjuar,dhe kaq altruist

njëkohësisht.Në rron ,le të vejë 100-vjeç(se mbi 90-ta duhet të

jetë),dhe,në nuk rron,le të jetë ky tregimi im si një dëshmi për një

njeri të mirë ,të zgjuar dhe babaxhan.Them që e meriton dhe nuk di në

se dhe ju jini me këtë mendim.

 

                                   4 mars   2010

 

____________

 

Nesër *

 

(poezi)

 

Nga Përparim Hysi

 

 

Nesër nisem drejt Atdheut;s'e kam parë e ka qëkur

Nesër unë i ngjaj Anteut,marr aq forca sa thyej gurë.

 

 

Nesër nisem për Shqipëri,kam dhjetë vjet pa e parë

Të më shihni dot tani?S'jam më plak,po  jam djalë.

 

 

Nesër...nesër(vallë, do gdhihet?).Sa të soset mezi pres

Më s'më hahet;as më flihet(kur do vish,ore,mëngjes?!

 

 

Nesër,unë,or tunjatjeta,fluturoj drejt vëndit tim

Edhe jam sikur kam"fleta",aq jam mbushur me gëzim.

 

 

Mëndjen hiç s'e kam në kokë;mëndja iku,nga unë:shkoi

Duket mëndja është bërë zok;ka vënë krahë e fluturoi.

 

 

Nesër është e mërkurrë,unë do nisem në Shqipëri

Pse më bëhet mua sikur atje jam dhe tani?

 

 

Nuk më bëhet,po vërtet,unë me shpirt kam qenë atje

Sado këtu kam 10-vjet,asnjë ditë s'kam munguar,de!

 

 

Nesër nisem në Shqipëri,do takoj miq e shokë

Kam aq gaz si një fëmijë,cicëroj unë si një zog.

 

 

Nesër,po kush më del përpara?Po ku mbahem më tani?

Më nuk jam me flokë të bradha,se jam prapë flokëzi.

 

 

Nesër nisem në Shqipëri,edhe këmbët po heq "zvarrë"

Ju ndjellë pas,o miq të mi,për në vëndin e bekuar.

 

 

Për në vëndin e bekuar,mu  atje ku na ra koka

Malli i madh më ka pushtuar,aq sa zëmra m'u bë copa.

 

 

Këtë vjershë po e shkruaj për të gjithë që më njohin

Do mungoj për nja tri muaj(ndoshta,rrallë,dhe do më shohin?)

 

 

E kam fjalën për krijues,e kam fjalën për kolegë

Dhe atje nuk do rri"sus",ndoshta krrej ndonjë vjershë.

 

 

Sidoqoftë,unë ju dua(disa muaj do më mungoni)

Kini qenë miq për mua dhe me mua do të jetoni.

 

 

Do të jini në biseda,në takime,ndër gostira

Aq e madhe më është mbresa,sa do ngre dhe dollira.

 

 

Me krijimet aq me vlerë ju më hoqët krejt sikletin

Më qetë mjaltë e sheqer,dhe s'e ndjeva hiç kurbetin.

 

 

Që të gjithëve ju uroj,që të kini veç gëzime

Një nga një ju përqafoj,se ju kam në zëmrën time.

 

* E kam shkruar enkas për të gjithë ata që më njohin

dhe,veçanërisht,për kolegë të mi krijues të njohur përmjet

"Websiteve"."Falaelirë",Botaere","zemrashqiptare","Fotjonart","peshkupauje","gazetakritika", albemigrant(A.Nuro)

etjerë.

 

                            23 mars 2010



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora