Kulturë
Gani Qarri: Gjeneralit Klark dhe NATO-s
E premte, 26.03.2010, 10:49 PM
Në shenjë falënderimi Gjeneralit Klark dhe NATO-s për Ndihmën dhën Kosovës dhe Popullit Shqiptar para 11 vitesh
Gani Qarri
Gjeneralit Klark dhe NATO-s
Ju shpëtuesit tanë të denjë
Të jetrave të pafajshme Shqiptare
Dhe ,ngjadhnjyes të ndritshëm
Të shumë aksioneve Shpëtimtare
Ju që ishit forca e veprimit shkatrrues,
Mbi bishën pushtuese sllavo-barbare
Legjendar, Gjenerali jonë-Klark
dhe NATO-ja, Çlirimtare
I pavdekshmi President-Klinton,
Zonja Olbrajt dhe Amerika mbarë
Që inicuat mbrojtjen e Popullit tonë
dhe udhëhoqët aksionin Ndërkombëtar
Për Lirinë e vendit tonë të shtrenjtë
Dhe Popullit liridashës Shqiptar
Ju përjet do mbeteni Heronjët
e mbijetimit tonë Kombëtar
Me ndihmën e pa kursyer të Amerikës
Dhe gjakut të dëshmorve të rën për Liri
Përkrahur nga fushata Ajrore,e NATOS
Fituam ne dhe luftën, tonë për pavarsi
Dhe gjithë të rënit për Kosovën,
Atyre që sot në amshim pushojnë
Shqiptarët e gjith Kombit
Përjetë me Nderim ju kujtojn.
Liria e Kombit nuk falet as blehet
me luftë dhe sakrifica,Fitohet !
Por dhe ajo me ndihmën e miqve
deri në fund mund të qohet
Populli im i dashur,pa përkrahjen Amerikës
Ndihmën e NATO-s dhe Gjeneralit Klark
E vështir dhe e gjatë,do ishte lufta jonë
Me armiqt që na rrethojnë,gjithkah rreth e qark
Amerika nëpër kohë ishte gjithkund dhe gjithqka
Për ne të vetmuarit,Kombi më Jetim në Europë
Siq ishte&ësht Ajo dhe Anglia për Hebrejt në Arabi
Pa ndihmën e të cilve,nuk do kishte Izrael sot
Librat fetar do vazhdonin të lexoheshin
Si q`do herë gjithkah ,me shumë nostalgji
Por shteti Hebre ndoshta sot do të përmendej,
vetëm si TERMË për shpjegimet e Fesë,në Histori
Senatorët Amerikan,përherë me ne ishin
Në anën e të drejtës tonë, për Atdhe dhe Liri
Që nga dy dhomat e Kongresit Amerikan
dhe deri te Kryetarët e shkëlqyer në Qeveri
Amerika ishte ajo që dikur mrojti Shqipërin
nga Coptimi i mëtejmë i tokave nën robëri
Dhe Kosovën e ndihmoi dhe përkrahu
që nga lufta në fitore,deri në Pavarsi
Sa vrasje dhe vdekje shkaktoi pushtuesi sllavë
Në Atdheun tonë të pushtuar për afro njëqind vjetë
Që nga Prekazi e deri në Reçakun e pa harruar
Më në fund Wokeri dhe Amerika thanë fjalën e Vetë
Por sikur të mos ishte Amerikani nderuar Woker
Me thirrjen që i bëri NATO-s për ndihmë dhe drejtësi
Në Kosovë kush e di edhe për sa vite do vijonte lufta,
Ku do duhej derdh edhe shumë gjakë,për Vend dhe Liri
Ne jemi dëshmitar të gjallë të kësaj kohe
Të përpjekjeve të shumë popujve për Liri
Ku nga gjitha anët e botës,zhvillohen lufta
Por që pa përkrahje,përfundojnë me tragjedi
Luftërat edhe kur bëhen të drejta,dhe për Liri
Ato jo gjithmonë edhe të drejtën e fitores gëzojnë
Ngase po ju mungojë përkrahja E MIQVE me Fuqi
Me dekada mund të zgjasin,por tragjikisht përfundojnë
Ne jemi dhe mbetemi Krenar me ndihmën e Nën Amerikës
Të cilën patëm fat ta kemi,por dhe duhet ta ruajmë përjetë
Ngase Ajo shumë herë e dëshmoi me Vepra Përkushtimin
Për mbrojtjen e tokave të këti pak Atdheu që na ka mbet
Me Përkrahjen dhe ndihmën e saj,ne sot në Liri jetojmë
Edhe pse nuk e pat kët fat, edhe i gjith Kombi mbarë
Ndaj Amerikën për ndihmë,ne përjet e Falënderojmë
Duke Shpresuar të na përkrah edhe për bashkim Kombëtar