| E shtune, 27.03.2010, 11:35 AM |
"Dervish" Hasani?!
Tregim i jetuar
Nga Përparim Hysi
shkurtit 1967:një fjalim si himn i së keqes që grishte rininë,me hir e
pahir,që të lëshoheshin me falanga kundër objketeve të kultit po se
po,po dhe më tej:edhe kundër atyre që shërbenin në këto kulte,si të
vjetëra,që pillnin reaksion kundër "sistemit të ndritur
socialist".Pra,pak a shumë,ky fjalim famëkeq qe si ajo "Nata e Shën
Bartolomeut",mbi objektet e kultitdhe mbi njerëzit që shërbenin në
to.A nuk qenë me dhjetëra(siodomos nga kleri katolik)që përfunduan
nëpër burgje a ca më keq:ndonjë syresh e dhe me vdekje,atje,në burg.
Por,pikërisht,kur
e "Zeusit"(Enver Hoxhës),në Vërzhezhë të Skraparit(gjithmonë do të
ecte kundër rrymës),ish oficeri,Hasan Hysi,vetshpallet
"dervish";shkëput lidhjet me gruan e kalamanjtë dhe shkon e mbyllet në
teqe;Tanimë teqeja qe e mbyllur,por "Dervish" Hasani e hapi "me
frymën e Zotit".Aty vuri një shpallje si "pormemorie" ku bënte të
ditur se kur
që donte t'ia dinte:
dhe,sipas porosisë së Perëndisë,do vepronte këtej e tutje.Tentativën e
ndonjë plake a plaku për ta ndihmuar,e kthente mbrapshtë:"se kështu
ushqiem dhe ujë).Domethënë,Zoti.
Lajmi,sidomos kur është i "keq"(se i keq dhe thagmë
konsiderohej,ky),vë krahë e merr fluturim dhe mbërriti deri tek ne ,në
Myzeqe.Ne,sado të largët,po kishim të bënim me Hasanin dhe mbaj mënd
që im atë( i hanin brirët që të kishte shkak për të vizituar
kushërinjtë që kishim në Vërzhezhë të Skraparit),u nis.Një rrugë e dy
punë.- tha.Edhe çmallem me ata të atjeshmit,por do të takoj dhe
Hasanin.Do t'i bëj thirrje,të dalë se do marrë veten më qafë,po se
po,por dhe kalamaqërit dhe ca më tej akoma.Dhe shkoi.Kur u kthye,së
pari,unë e pyeta:-Hë,e takove Hasanin apo jo?Jo,-më tha,-Hazis(kështu
quhej im atë),ke ardhur pak me vonesë.Këtë javë,sipas porosisë që
kam,por dhe për tjetrën.nuk pres vizitorë.Është punë"hëne",Hazis,po ti
nuk merr vesh nga këto punë.E di që ke ardhur nga Fieri dhe malli më
ka marrë,po jam nënë urdhërat e "Atij Lart".Biseda bëhej,siç më tregoi
im atë,pa parë në fytyrë(ai nga brënda dhe im atë nga jashtë).Sado që
i fola(babai qe pak më i madh nga Hasani),po ëhë,vajti puna e tij.-
përfundoi me keqardhje im atë.Dëgjo,- i thashë,- Hasani është burrë
shumë i zgjuar.Unë e marr me mënd mirë,pse është mbyllur atje
ai.-Përse?-pyeti drejtpërdrejt ai.Duke u mbyllur brënda,duke u ndarë
nga gruaja dhe fëmijtë,do që familja(gruaja dhe fëmijtë)të ikë nga
Vërzhezha,kooperativë malore,e me të ardhura shumë të ulëta dhe të
kthehet tek prindërit që i ka në një sektor ferme në Lushnje.Në fermë
është ku e ku shumë më mirë jo vetëm me Vërzhezhën e Skraparit.por më
mirë se në çdo kooperativë bujqësore qoft dhe në Myzeqe.Ja,kini për
të parë,po nuk ndodhi kështu.Jo,mor biri i babait,as që shkulet nga
mekami i teqesë Hasani.
* * *
Siç e shihni,sikur lëmshi u t'horrë gjatë dhe gati krijon
një mjjegull për lexuesin.Kush qe ky "dervish "Hasani?Hasani luftoi
për çlirimin e vëndit dhe për trimëri u gradua oficer.Qe jo vetëm
oficer i zoti,po njeri punëtor i madh.Tek punonte për të ngritur një
shtëpi të tijën a të vëllait,duke prerë lëndë në pyll,befas humbet
koburen.Të humbisje armën në ato vite(qe pragviteve të
pasçlirimit),ishte punë me rrezik.Dhe nuk vonoi e ndëshkimi erdhi:e
zhveshën dhe e sollën në fshat.Më sakt:e kthyen në fis.Sa qenë
privat,ai shtyhej si shtyhej,po kur u ngrit kooperativa,për të qe një
kular,zverku i të cilit,nuk e mbante dot.Si burrë i zgjuar që qe,e
shihte kooperativën si një lak që sa vinte dhe i shtrëngonte fytin jo
vetëm atij,por dhe gjithë familjes.Dhe ditë e natë vetëm për një gjë e
vriste mëndjen:si të shpëtonte atij laku.E,thoshte me vete, e ka
thurur mirë "gardhin" ky kukudhi i Gjirokastrës(nënkupto,Enver
Hoxhën).Dhe,kur askush nuk e priste,pa biseduar me asnjeri në
botë(vetëm me të vëllan:me atë e bëri dhe paktin),vëndosi:shpërtheu
derën e teqesë,u mbyll brënda,vari një promemorie dhe kaq.I dhanë e i
morën,miq dhe të afërm;fuksionarë të partisë dhe pushtetit në rreth,po
ëhë:as dilte me fytyrë;kthente gjithë ushqimet nga ata që e donin(më
ushqen Zoti!!!) dhe gjithandej:"u bë shënjt dhe s'ka.Ta shtrëngonin
forcërisht(nga ana politike qe i lidhur me partinë e pushtetin),s'para
shkonte.Pastaj në "ato ditë të takimeve" ai dinte të fliste vetëm për
Zotin e plotfuqishëm dhe,i zgjuar siç qe,ai e dinte se në mes atyre që
i vinin për vizitë,kishte dhe nga ata"balashët",që ç'merrnin prej
tij,drejt e në parti a në pushtet.Po e hante Hasani atë kokërr
ulliri.Tani ai nuk ishte më Hasan Hysi,po "dervish"Hasani.
* * *
Pjesën e parë të qëllimit e arriti.Gruaja me kalamaqtë
ikën nga Vërzhezha dhe u ngulën në sektorin e Plykut në
Lushnjë."Zuri" basubeja(lutja) e parë.Biseda me "Zotin" i dha frutet e
para.Edhe takimet me "besimtarët" xhëku i
rralloi:punë"hëne",domosdo!!!Epo ç'na polli groshi me këtë "dervish"
kur në gjithë vëndin u bë batëridia:nuk mbeti as prift apo hoxhë -për
be.As kishë,as xhami,as manastir.Dhe në Manastirin e Ardenicës në
Lushnjë ku ka vënë kurorë Skënderbeu me Donikën,u futën për strehim
dhitë e kooperativës.Por,sidoqoftë,nuk shkonte kjo punë."Dervish" po
ku në Vërzhezhë në një nga fshatrat më të dëgjuar të Skraparit ku kish
patur internatë në kohë të Zogut.Në atë internatë patë mësuar as më
pak dhe as më shumë,po vet mallakastrioti Mehmet Shehu dhe shkolla e
Vërzhezzhës mbante emrin e tij.tani kryeministër.Ah,Hasan Hysi!Hasan
Hysi!Sa punë na hape!...
* * *
Nga koha kur familja e "dervishit"(gruaja dhe fëmijtë)
ishin ngulur në atë sektorin e Plykut,kurse vet "dervish" Hasani,sipas
hënës,vazhdonte ato ritet fetare.kishte shkuar gati një vit..Kur tek
dera u dhanë dy të dërguar nga lart:nga Tirana.E sillin këtu,- qe
urdhëri.Dhe e sollën.E sistemuan në një hotel dhe të nesërmen e
thirrën në Komitet qëndror të partisë.
Pashë,- më tregoi ai,-se kur dola nëpër Tiranë(se takimi në KQ,qe të
nesërmen),kur u ktheva,m'i kishin lëvizur ato pak "plaçka" që
kisha.Nja dy-tri libra fetare dhe ca fotografi nga të "Traikatit"
bektsashi siç ishte dhe vet.E kuptova që qenë nga ata"dora e
fshehtë"(sigurimit),thoshte me të qeshur.Të nesërmen më thirrën në një
zyrë.Më dhanë e më morën,që t'më futnin në lak(ish fjala për fjalimin
e 6 shkurtit të Enver Hoxhës),po e haja unë atë copë sapun për
djathë.-Dëgjoni,-u thashë,- unë për këtë vënd kam luftuar dhe sa për
Enver Hoxhën,ai "ka uratën e Zotit" pa komandon vëndin.Jo,-më tha,-
nuk e zunë dot fillin.U thashë komandon dhe jo udhëheq.Se tjetër të
komandosh dhe tjetër të udhëheqësh.Po atyre atje u binte zilja:veç tek
Enveri.Kur e kuptuan se unë nuk kisha gjë kundër tij,duket se kishin
marrë porosi,dhe më thanë:
-Dëgjo,a e heq mjekrrën ti dhe të mos kthehesh më në teqe(mekam),por
që sot të nisesh e të shkosh drejt e në Plyk,pranë familjes.Aq më
kishm marrë malli për fëmijtë,sa desh u hodha përpjetë nga gëzimi.se
kush të linte të ikje nga Vërzhezha?Por,për të mos u dhënë të
kuptoj,se gjithë sa ndodhi,qe vetëm e vetëm të shpëtoja nga "kulari"
kooperativë,u them.
-Pas dy ditësh u kthej përgjigje.Se hëna ka ciklin e plotë.Dhe kështu
hoqa mjekrrën e dervishit dhe u ngula në fermë pranë gruas e fëmijëve.
* * *
Kishte vjete në Plyk të Lushnjës dhe një natë erdhi si
mysafir tek ne në Mbrostar-Ura të Fierit ku banoj unë.Im atë e kishte
patur për drekë dhe,me që unë rroja veçan,e mora për darkë.E doja
shumë se qe shumë i zgjuar.Aty,gjatë darkës,m'i tregoi këto ndodhi,por
portreti i këtij "dervishi" nuk do të ishte i plotë,pa treguar edhe ca
nodhi të tjera.
Tek bënim muhabet në shtëpinë time,pashë që nxori nga xhepi një orë
turke me kapak"fafon".Jam qejfli i madh për orat e xhepit dhe ia mora
në dorë për ta parë.Qe pordhim jashtëserie i markës"Demirelu" në
kujitm të presidentit të atëhershëm turk Sulejmam Demirulu.Ia kishim
dhënë gruas së Hasanit nga të afërm të saj,pas një vizite në Turqi(se
nga biografia kush qe si Hasani!Hasani që,sado dervish,po "Enver
Hoxhën e donte?!!!").Mua më mbetën sytë sa tek prodhimi jashtëserie,po
aq dhe tek fusha e bukur dhe,qejfli i krisur siç dhe jam pas orëve të
xhepit,i them:-Dervish Hasani a i këmbejmë bashk sahatët?-Pa ta shoh
pak atë sahatin tënd?-më tha.I zgjata orën time,një"Glashut"
gjerman,nga më të mirat që qarkullonin në Shqipëri.E mori"Glashutin"
dhe,kur pa që nuk i rrnte mirë kapelja në këtë propzim timin,më
tha:-Jo.Jo.Se do të tallen shokët me ty.Ç'ne ky mësuesi me orëxhepi!
Jo vetëm ia dha të qeshurit me këtë shpoti,po shpejtoi ta fuste në
xhep "Demrelunë " e tij.Po ku mund t'ia hidhje atij "dervishi" si
Hasani.U shtrua edhe darka.Siç ndodh në gjithë shtëpitë tona,ime
shoqe,qe kujdesur që mikut,"Dervish"Hasanit t'i hidhte dy thela,kurse
mua dhe time eti,nga një.Se kirzë qe për mish,si për të gjitha,aty
prag viteve tetëdhjetë.E keqja qe se edhe thelat për mikun nuk qenë
njësoj:njëra pak më e madhe dhe tjetra më e vogël.Hasani hëngri vetëm
të voglën.Të madhen nuk e preku fare.
-Ore,Hasan,-foli im atë,- çfarë bën?Pse nuk e hëngre felën tjetër?Dhe
Hasani,si mbaroi së ngrëni, tha:-Dëgjo,or Hazis, aq më hahet mishi sa
tëng ma bën mu në çaçkë të kokës për të.Po ku ta gjesh mishin se.Ajo
"qëne grua" imja,gjithmonë thelën e vogël më hedhe dhë më është bërë
huq:vetëm thelë të vogël ha,se kam frikë se mësohem pastaj dhe dua të
ha thelë të madhe.Këtë radhë qeshi dhe ime shoqe me këtë batutë që
shtinte shumë lart.Ja,i tillë qe "dervish" Hasani.I thashë unë:-Ama
burrë i zoti u tregove,ua hjodhe që të ikej nga Vërzhezha.-Jo dhe aq i
zoti,- ma priti.-Si jo dhe aq?Ç'do bëje më?Ja,shkove në Plyk,pranë
familjes.Po jo,mor bir,ma ktheu jo pa shpoti:-Po pse nuk u thashë
atyre të Qëndrorit(nënkupto ata të partisë),që dua të rri në Tiranë.A
e zgjodhi Enevri Tiranën.Dhe unë po yty,Po Plykun unë.Dhe qeshi...
* * *
Epilog...
Erdhi demokracia.Ai u gëzua.Rierdhi tek unë,por im
atë kish dy vjet që kish vdekur.Si gjithmonë,e mbajta për darkë dhe
e pyeta seç do të bënte.Kam shkuar,- më tha në kryegjyshatë,-por unë
kam nome të tjera dhe ata të tjera.Unë kam mendimin që dhe "tarikati"
bektashi të krijojl familje(jo se më gjeti mua me familje),por
shpëtohet morali,- më tha.Po mezallah,se bien dakort.Unë kam atë
timen,- tha.
Pastaj u bë ca kohë që nuk erdhi më.Kur mora vesh që gjithë paratë e
pensionit i kish grumbulluar,dhe i investoi për të hapur rrugë për ne
teqenë e Kulmakut apo deri në Tomorr.Ç'them,nuk është sajesa ime,por
isha në Shqipëri,kur Televizioni Shqiptar dhe një kronikë:në qendër
vet Dervish Hasani(tani pa thonjëza) se ish me mjekërr dhe kronika e
vinte theksin në altruizmin e Dervish Hasanit:me kontributin e tiijn
finaciar kish hapur rrugën me dy korsi atje në ato qafa malesh për t'u
dhënë mëndësi besimtarëve që të kryenin ritet fetare.Dhe nuk kish
bërë pak.Unë kam ikur nga Shqipëria qysh nga viti 2000 dhe nuk e di në
rron ky"dervish" kaq i çuditshëm,i zgjuar,dhe kaq altruist
njëkohësisht.Në rron ,le të vejë 100-vjeç(se mbi 90-ta duhet të
jetë),dhe,në nuk rron,le të jetë ky tregimi im si një dëshmi për një
njeri të mirë ,të zgjuar dhe babaxhan.Them që e meriton dhe nuk di në
se dhe ju jini me këtë mendim.
4 mars 2010
____________
Nesër *
(poezi)
Nga Përparim Hysi
Nesër nisem drejt Atdheut;s'e kam parë e ka qëkur
Nesër unë i ngjaj Anteut,marr aq forca sa thyej gurë.
Nesër nisem për Shqipëri,kam dhjetë vjet pa e parë
Të më shihni dot tani?S'jam më plak,po jam djalë.
Nesër...nesër(vallë, do gdhihet?).Sa të soset mezi pres
Më s'më hahet;as më flihet(kur do vish,ore,mëngjes?!
Nesër,unë,or tunjatjeta,fluturoj drejt vëndit tim
Edhe jam sikur kam"fleta",aq jam mbushur me gëzim.
Mëndjen hiç s'e kam në kokë;mëndja iku,nga unë:shkoi
Duket mëndja është bërë zok;ka vënë krahë e fluturoi.
Nesër është e mërkurrë,unë do nisem në Shqipëri
Pse më bëhet mua sikur atje jam dhe tani?
Nuk më bëhet,po vërtet,unë me shpirt kam qenë atje
Sado këtu kam 10-vjet,asnjë ditë s'kam munguar,de!
Nesër nisem në Shqipëri,do takoj miq e shokë
Kam aq gaz si një fëmijë,cicëroj unë si një zog.
Nesër,po kush më del përpara?Po ku mbahem më tani?
Më nuk jam me flokë të bradha,se jam prapë flokëzi.
Nesër nisem në Shqipëri,edhe këmbët po heq "zvarrë"
Ju ndjellë pas,o miq të mi,për në vëndin e bekuar.
Për në vëndin e bekuar,mu atje ku na ra koka
Malli i madh më ka pushtuar,aq sa zëmra m'u bë copa.
Këtë vjershë po e shkruaj për të gjithë që më njohin
Do mungoj për nja tri muaj(ndoshta,rrallë,dhe do më shohin?)
E kam fjalën për krijues,e kam fjalën për kolegë
Dhe atje nuk do rri"sus",ndoshta krrej ndonjë vjershë.
Sidoqoftë,unë ju dua(disa muaj do më mungoni)
Kini qenë miq për mua dhe me mua do të jetoni.
Do të jini në biseda,në takime,ndër gostira
Aq e madhe më është mbresa,sa do ngre dhe dollira.
Me krijimet aq me vlerë ju më hoqët krejt sikletin
Më qetë mjaltë e sheqer,dhe s'e ndjeva hiç kurbetin.
Që të gjithëve ju uroj,që të kini veç gëzime
Një nga një ju përqafoj,se ju kam në zëmrën time.
* E kam shkruar enkas për të gjithë ata që më njohin
dhe,veçanërisht,për kolegë të mi krijues të njohur përmjet
"Websiteve"."Falaelirë",Botaere","zemrashqiptare","Fotjonart","peshkupauje","gazetakritika", albemigrant(A.Nuro)
etjerë.
23 mars 2010