Kulturë
Albert Zholi: Flet poeti, studiuesi, prof.Agim Vinca
E shtune, 27.03.2010, 04:57 PM
Flet poeti, studiuesi, prof. Agim Vinca: “Fjala shqipe, mburoja kundër dhunës”
Politika është një e keqe e domosdoshme
Nga Albert Zholi
Fadil Shehu
Një nga njohësit më të mirë të gjuhës shqipe dhe një nga poetët e spikatyr shqiptarë mbetet dhe Profesor Agim Vinca. Jeta e tij ëshët mbushur me tallaze dhe i ngjan një deti të tërë ku në çdo milimetër të lëvizjes ai ka mundur të nxjerrë na pah vlerat e gjuhës shqipe dhe mënyrën e të kënduarit bukur të letrave shqipe. Thjeshtësia është tipari dallues i tij, ndërsa dashuria për gjuhën është pjesa më e dukshme e karakterit të tij jetësor. Gjithmonë kërkues, qëmtues, i dashuriuar me librin dhe me gjuhën shipe ai rrëfen jetën e tij, duke mos u treguar i kursyer fjalët ( spese është i heshtur) për vetë faktin se tashmë është koha tamam që këmbanat e alrmit duhet të dëgjohen tek çdo shiptar për të ruajtur gjuhën shqiipe.
-Zoti Agim,lexuesi shqiptar ju ka njohur vetëm nëpërmjet krijimtarisë suaj.Vërtetë cili është Agim Vinca?
=Edhe pse njeriu nuk duhet të flasë për vete por të tjerët të flasin për të ,Agim Vinca është poet ,studiuesi letërsisë,profesor i universitetit të Prishtinës dhe në katër vitet e fundit edhe në universitetin e Tetovës.Është një shërbëtor besnik i gjuhës shqipe,të kësaj zonje të madhe,së cilës i kemi shumë borxhe dhe duhet të bëhemi robër të saj në mënyrë që të bëhemi dhe zotër të fjalës sonë.
-Si erdhi në magjinë e letrave shqipe profesori Vinca?
=Unë kam filluar të shkruaj këtu e dyzet e ca vjet më parë.Krijimet e para kanë startuar në vitin 1969, kur sapo kisha mbushur 20 vjeç.Një nga vjershat e mia të hershme e kam titulluar ”Apotro Bardhë e zi”.Me intuitë unë kam patur një prirje që në jetë të afirmoj të mirën dhe të godas të keqen. Ndoshta jam një iluzionist që kërkon përherë të bardhën , të bukurën dhe të mirën në këtë jetë.
-Nga cilat momente të vecanta priret krijimtaria juaj?
=Si poet anoj paksa më tepër, më thonë kolegët. Nuk janë pak që kanë shkruar për poezinë time, edhe nga Kosova dhe Shqipëra, madje dhe nga bota e jashtme, se Agim Vinca si poet është i lidhur me trevën e vëndlindjes dhe fëminisë sic thotë dhe kritiku i njohur francez Zhan Pjer Vëler.Ndoshta nga që imazhet e para, mbresat e para,kujtimet e para ,janë ato të cilat njeriu i mban me vete qysh nga mosha e fëmijërisë.
-Përse shkruan Agim Vinca?
=Shkruaj për ato gjëra që më ngacmojnë, për ato gjëra që i kam të shtrenjta.Gjithësesi shkruaj dhe poezi proteste kundër së keqes, padrejtësisë e robërisë.Mos harroni që krijimtaria letrare në Kosovë ka qënë për një kohë të gjatë në një farë mënyre vazhdon edhe sot ,arti i rezistencës ,sepse në kushtet që ne kemi jetuar,padyshim fjala shqipe ka qënë mburoja më e mirë kundër dhunës ,diskriminimit dhe përpjekjeve për asimilim.Agim Vinca si poet shkruan biografinë e vet shpirtërorenë tërë ato që nënkuptojë si studiues.Përherë kërkoj të rikrijojë hartën e vlerave të letërsisë shqipe nga Meshari e deri në ditët e sotme.
-Mendoni se katarakti i fuqishëm i krijuesve në Kosovë ka gjetur tashmë shtratin e vet?
=Hapësira shqiptare po kalon tani në një fazë tranzicioni,ku shumë gjëra kanë ndryshuar,ku shumë gjerajanë realizuar.Në këtë kohë është vështirë të orientohesh ku pseuovlerat kanë prirje të zënë vëndin e vlerave.Megjithatë letërsia shqipe ka arritur të rimarë veten edhe në këtë periudhë tranzicioni dhe mund të them se ne shqiptarët tranzicionin në art,letërsi dhe krijimtari e kemi kaluar më shpejt se sa në ekonomi,politikë dhe diplomaci.Kështu që në hapësirën mbarëshqiptare po krijohet një letërsi me prirje moderne moderne në të gjitha zhanrete saj ,një letërsi e cila ecën përkrah rrjedhave të letërsisë bashkëkohore në botë.
-Profesor,sa prezent shfaqet bashkëpunimi midis krijuesve mbarëshqiptarë?
=Absolutisht ne jemi një popull.Kemi një gjuhë, një traditë,një histori dhe një kulturë. Por meqë shqiptarët fatkeqësisht historia i ka ndarë duke jetuar në kontekste të ndryshme në pesë-gjashtë shtete ballkanike,dhe diaspora e madhe nëpër botë ,ky bashkëpunim lë shumë për të dëshëruar.Hapësira kulturore shqiptare ende nuk funksionon si një e plotë.Megjithatë kufinjtë janë relativizuar, kontaktet janë bërë më të shpeshta në planin individual, familjar e institucional.Mendoj se në planin institucional duhet të bëhet më tepër sidomos nga dy qëndrat më të mëdha të kulturës shqiptare ,Tirana dhe Prishtina, pa harruar asnjëherë Shkupin e Tetovën si segment tepër i rëndësishëm për shqipëtarët në Maqedoni.
-Cfarë është politika për ju?
= Politika është një e keqe e domosdoshme. Nuk kam ambicje politike .Për një kohë të gjatë në shkrimet e mia publicistike me karakter politik dhe polemik , në mbrojtje të qënies shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni ,në mbrojtje të të drejtave të shkelura të dinjitetit,fyerjeve e akuzave të propogandës së krerëve Serb dhe Maqedonas.Pas luftës unë kam qënë në postin e zv/ministrit të arsimit dhe shkencës në Kosovë dhe më pas si ministër.Por në këtë post nuk qëndrova vecse disa muaj.U tërhoqa nga politika pasi nuk jam pajtuar me kornizat e ngushta që më caktonin të tjerët.
-Cilën prej krijimimeve tuaja do të veconi si maja të krijimtarisë suaj?
=(Buzëqesh lehtë)Besoj se këtë përgjigje duhet ta thonë të tjerët për mua.Edhe pse deri tani kam shkruar tetë vëllime me poezi dhe rreth 23 vepra krijuese e studimore,si më të dashurin dhe më të vecantë do të cilësoja librin tim të parë me poezi që titullohet”Feniks”,si fëminë e parë.Por këtu gjithësesi nuk do të vecojadhe librin tjetër po me poezi “Buzë Drinos”pasi edhe vetë jam buzë Drinos.
-Lexuesi mbarëshqiptarë ka lexuar e vlerësuar dhe krijimet tuaja të kohëve të fundit .Dicka rreth tematikës që ato mbartin.
=Ndoshta ky motiv bën që unë të përmënd dy librat e mi të fundit të botuar në muajt e vjeshtës që kaloi.Bëhet fjalë për librin me poezi “Psalmet e rrënjës” i vlerësuar si libri më i mirë i vitit, si dhe librin me studime , ese letrare e kulturore për letërsinë shqipe të traditës dhe bashkëkombësave e cila titullohet”Fijen ta Këputa”.
-Cilët prej shkrimtarëve nga tradita dhe letërsia bashkëkohore pëlqeni më tepër?
=Unë kam shumë miq në mjaft shtete .Megjithatë do të vecojë Dritëro Agolli,Visar Zhiti,Mimoza Ahmeti,Ndoc Paplekën,kurse në Prishtinë kam qënë dhe vazhdoj të mbetem një bashkëpunëtor shumëvjecar I profesorit tonë të nderuar Rexhep Qosja.Ndjehem krenar që si student I tij ku para tij kam mbrojtur magjistraturëndhe doktoratën ,prej 35 vjetësh vazhdoj të punoj si professor në universitetin e Prishtinës .
-Cfarë kanë arritur të marrin nga nektari i babait të tyre fëmijët tuaj?
= Unë kam tre fëmijë të cilët në jetë kanë zgjedhur profesione të dryshme.Në se i pari Driloni punon inxhinjer dhe i dyti Shpëtimi si jurist vajza që quhet Doruntina ka përfunduar studimet e larta në Nju Jorkpër antropologji dhe në tregimet e saj ,them se është më pranë profesionit të babait të saj.
-Nesër cili do të jetë profesor Agim Vinca?
=E nesërmja kursesi nuk është në dorën tonë.Por një gjë është e sigurtë :Agim Vinca do të vazhdoj të punoj me përkushtim në fushën e studimit të letërsisë shqipe si dhe në zbatimin e shumë projekteve të cilat për momentin nuk po i zbuloj.
Faleminderit profesor